Sa i vetmuar ndjehem unė?
...
Mendo udhėtarin e humbur nė shkretėtirė
Me vetulla rėnduar nga rėra si duna,
Me buzė zhuritur e tė tharė,
Pashpresė pėr njė pikė ujė.
Mendo se oazin e kaltėr e kaloi nė krah,
E kaloi e se pa...
Mendo se njė mirazh tė rremė po ndjek,
Mendo se hapat zvarrė mezi hedh,
Se fuqi mė s'ka,
Ėshtė kapitur nėn Diell;
Por mos kujto se mjafton ajo rėrė dhe orėt e gjata,
Nuk matet vetmia.
Mendo varkėn nė det pa rrema e pa velė,
Mendo peshkatarin qė ujin me grushta jashtė nxjerr,
Me buzė tė kripur, tė ēarė e gjak,
Qė me vete pėshpėrit tė njė kėnge tė vjetėr ca fjalė.
Mendo qė dhe tė vetmit shkrep
Trilli i erės i ngriti male me dallgė
Dhe varka veē hipėn dhe zbret
Nėn Yllin Polar;
Por mos kujto se mjaftojnė oqeanet dhe brenga,
Nuk matet vetmia.
Mendo njė grimcė gjithėsie
Hapėsirės sė pamatė pa tė tjerė pranė,
Mendoje akullin blu tė njė natė tė paanė,
Gjithēka lėviz,
Gjithēka,
E tė gjitha larg njėra-tjetrės janė.
Mendo se iku dhe kometa e ndritshme
E askush se di nė kthehet mė;
Por mos kujto se mjafton largėsia dhe heshtja,
Nuk matet vetmia.
Mendo njė kaproll nė shelgjet mbi lumė
Rrethuar nga langorė qė nė grykė e ēanė,
Mendo ulėrimat shtazore tė qenve,
Drithėrimėn e pėrvajshme tė shelgjeve,
Vrapin e llahtarisur tė ujėrave,
Mendo gjakun qė rrjedh,
Mendo lotėt kristal qė prej syve ranė;
Por mos kujto se mjaftojnė lotėt dhe dhimbja,
Nuk matet vetmia.
Do tė them dhe tė tjera,
Mė shkurt, por mė shumė,
Mė fal nė tė tremb, po deshe dėgjomė.
Mendo eremitin nė shpellėn e lagėsht
Qė ilaēe mbi vete provon derisa mė tė mirin gjen.
Mendo tė burgosurin pa faj nė kėshtjellėn muretrashė
Nė ishullin shkėmbor e tė vetmuar pa breg.
Mendo njė tė vetėvarur nė degėn nė rrap
Dhe erėn qė ėndrrėn ja merr e tutje ia tret .
Mendo njė tė plagosur qė beteja e kurseu
Por askush s'e di dhe tė gjallė e mbulojnė nė dhe.
Mendo njė skelet zbuluar prej njė varri tė vithisur
Ku zog s'ndalon , e s'mbin as bar e as gjėmb.
Mendo Prometeun nga zinxhirė shtrėnguar
Qė orėn makabre tė vuajtjes pret.
Mendo njė foshnjė braktisur prej nėnės nė njė derė
Qė duart e vogla zgjat drejt qiellit e qesh.
Mendoi mė parė kėto
Por mos mendo asnjė "Happy end",
Pastaj mua mes tyre ku tė duash mendomė,
Por pėrsėri kjo s'mjafton
Tė kuptosh SA i vetmuar ndjehem unė,
Ėshtė e pamatshme VETMIA.
Vėrtet unė ndjehem i vetmuar,
I vetmuar,
Shumė.
Ndonėse gjithė ditėn me miq kam kaluar,
Ndonėse shampanjė kam pirė,
Ndonėse kam folur shumė,
Ndonėse tė kam pranė, ... pėrsėri i vetmuar jam unė.
...
E pamatshme vetmia e atyre qė guxuan,
E udhėtarit qė me krye Diellin prek,
E peshkatarit qė njė ofshamė urie i vjen prej detit,
E grimcės akull tė largėt qė nga shpėrthimi u tret,
E kaprollit qė me sy tė pėrlotur mizorisė sė botės i flet.
A matet vetmia e eremitit
Kur mes dhimbjesh dhe gjarpėrinjtė tremb.
A matet vetmia e tė burgosurit pėrjetė pafaj
Qė u thinj, u plak e qiellin i lirė kurrė se pa.
A matet vetmia e tė vetėvarurit nė rrap
Kur veē pak mė parė nga shokėt u nda, e njė fjalė se tha.
A matet vetmia e tė plagosurit nė betejė,
Mbuluar me tė rėnėt, jetėn pėr vendin kur dha.
A matet vetmia e njė varri tė panjohur, tė vithisur
Prej fatit tė zi mbetur emėrshuar.
Sa shumė kuptoi Prometeu,
Por ē'di nga bota foshnjė e mirė.
Sa shumė guxuan nė kėtė botė,
Mes tyre dhe unė,
Bisku i shpirtit tim,
Guxoi tė ngrihet mbi kėtė rasė varri tė mallkuar,
Guxoi dhe shkroi pėr ty, pėr tė tjerė.
Por unė ndjehem i vetmuar,
Ē'kuptim ka fjalė tė them pėrsėri,
Guxo ti, guxo dhe paē nder.
Por ti hesht,
Hesht,
Hesht me njė buzėqeshje qė ajrin therr,
E me frikėn qė dritėn e syve tė err,
Dhe kur flet s'guxon atė qė ke nė mendje tė thuash.
Atėhere unė veten shikoj nė mjegullėn e syve tė tu
Dhe kuptova si jam,
Thjesht: i vetmuar,
Se as hija ime s'mė ndoqi aty,
U tremb,
U largua.
E unė s'jam Dekarti, e punė s'mė bėn vetmia,
Ndaj kur mė pyete : "Si ndjehesh?"
T'u pėrgjigja thjesht:
I V E T M U A R.
Krijoni Kontakt