-
Perjashtuar
Luftë kundër vehabizmit apo kundër Islamit?!
Luftë kundër vehabizmit apo kundër Islamit?!
Vëllezër të dashur, të gjithë jeni dëshmitarë për luftën e vazhdueshme të armiqve të Allahut, kundër kësaj feje dhe pasuesve të saj. Dhe kjo luftë ka ekzistuar çdo herë ndërmjet të vërtetës dhe të pavërtetës, dhe ajo do të vazhdojë deri në fund të kësaj bote. Për këtë Allahu (azzevexhel) ka garantuar dhe ka thënë: “Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrasur nga feja juaj nëse do të kenë mundësi”, dhe gjithashtu thotë: “As jehudët e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri të pasosh ti fenë e tyre”.
Dhe siç shihet në këto argumente, Allahu (azzevexhel) nuk bën dallim në mes të popujve të kufrit, ngase ata të gjithë janë të njëjtë kundër Islamit, qofshin edhe të një gjaku apo të një kombi me muslimanët.
Dhe kjo luftë është duke u përhapur nëpër botë si luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit, apo vehabizmit, dhe kjo nuk është gjë tjetër përveçse një lojë dhe intrigë e armiqve të kësaj feje, për ta lehtësuar luftën e tyre kundër atyre që janë të kapur me dhëmballë për sunetin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), dhe për të mos i pasur kundër tyre edhe muslimanët tjerë të cilët janë më të dobët dhe më tolerantë në fenë e tyre. Ndërsa luftra që vetëm Allahu e di numrin e tyre, janë zhvilluar kundër muslimanëve, para ardhjes së ShejhulIslam Muhamed Ibn AbdulVehabit, dhe shumë të tjera pas ardhjes së tij, dhe të thuhet se lufta që bëhet kundër muslimanëve është luftë kundër vehabizmit, është një mashtrim dhe një tallje me vetveten, dhe këtë e kupton gjithkush përveç atyre që djalli ua ka larë trurin me dyshimet dhe devijimet e tij.
Çfarë vehabizmi ka në fëmijët e Palestinës që gjaku i tyre derdhet vite me radhë, para mbarë botës se kufrit, dhe askush nuk e ngritë zërin për mbrojtjen e tyre? Çfarë ekstremizmi paraqitën minaret nëpër xhamitë e Irakut që shumica e tyre u djegën dhe u rrëzuan? Çfarë vehabizmi gjendet në Kur’anin Famëlartë që njerëzit e kufrit e hodhën atë në shtallën e derrave që ata të shkelin mbi fjalën e Allahut? Çfarë vehabizmi pati mbi shkëlqesinë e Muhamedit (salallahualejhiveselem), që ata e karikaturuan atë në Danimarkë në forma të ndryshme, duke e nënçmuar dhe ofenduar atë para gjithë botës? Çfarë ekstremizmi paraqitën minaret të cilat u ndaluan në Zvicër? Çfarë vehabizmi gjendet në nikabin e motrave muslimane, i cili u ndalua në Belgjikë dhe Francë dhe është duke u ndaluar në gjithë Evropën? Pa dyshim se kjo nuk është gjë tjetër, pos luftë e hapur kundër Islamit dhe pasuesve të denjë të Tij.
E për fat të keq, në ditën e fundit është duke u vërejtur kjo luftë edhe në trojet tona shqiptare, duke u arrestuar hoxhallarë dhe davetxhinjë të cilët thërrasin në të vërtetën e Islamit, dhe në pasimin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), dhe kjo nuk bëhet nga shtetet laike shqiptare për diç tjetër, përveçse për të kënaqur zotin e tyre Amerikë, dhe për të hidhëruar Zotin e gjithë botërave, Allahun (azzevexhel).
E nuk është për t’u habitur me këtë që po ndodhë, ngase popujt e kufrit janë një popull, pa marrë parasyshë kombin dhe gjuhën e tyre.
Por, për t’u habitur është me ata të cilët përfaqësojnë muslimanët në këto vende, dhe bëhen sikur të jenë të shurdhër ndaj këtyrë rasteve. Ku është BIK-u i cili nuk vonoi më herët për të dalur dhe për t’u distancuar nga tekfiri i nënë Terezës? Ku është ai i cili kërkoi nga shteti që të shfrytëzon edhe ushtrinë e policinë kundër shoqatave arabe, ngase ai nuk ka ushtri për t’u përballur me to? Ku janë ata hoxhallarë të cilët lejuan me fetvatë e tyre, hyrjen e muslimanëve në polici të kufrit? Ku janë ata që thërrisnin që ndërmjet dy të këqiave të zgjedhësh me të lehtën?!
Do të heshtin, dhe le të heshtin, por ne nuk do të heshtim asnjëherë nga zullumi dhe tirania e tiranëve që ushtrohet ndaj vëllezërve tanë, ngase muslimanët janë si një trup, dhe nëse një pjesë e trupit është e sëmurë, i gjithë trupi nuk është i qetë.
Ndërsa armiqët e kësaj feje, le ta dijnë se kjo fe është e garantuar nga Allahu Fuqiplotë, dhe kjo fe i përngjanë një peme të cilën sa më shumë që e shkurton, ajo edhe më shumë rritet dhe lulëzon, dhe Islamin sa më shumë që e luftojnë, aq më shumë shtohet dhe përhapet. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhepse e urrejnë jobesimtarët.”
marrur ne www.feja-islame.com
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt