Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Tiranë: Operacioni "Xhepisti", policia prangos një bandë me 14 hajdutë

    Të arrestuarit u zbuluan gjatë hetimeve për dy kryeinspektorët e vjedhjeve, Besnik Preni dhe Preng Frroku

    Gjatë operacionit “Xhepisti” kapen 5 anëtarë dhe shpallen në kërkim 9 të tjerë

    Goditet “ushtria” me 14 hajdutë që vepronin në Tiranë dhe që dyshohet se merrnin urdhër nga dy punonjës policie, të cilët u arrestuan rreth dy muaj më parë. Policia e kryeqytetit ka arrestuar pesë prej tyre, ndërkohë që nëntë të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni i koduar “Xhepisti” është organizuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, që në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 1, kanë arrestuar pesë nga 14 personat e dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal, që merreshin me vjedhjen e qytetarëve nëpër autobusë.

    Goditja e tyre është bërë dy ditë më parë, ndërkohë që operacioni ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, pasi prej dy muajsh, policia ka punuar për identifikimin e plotë të tyre dhe dokumentimin e veprave penale të kryera nën urdhrat e dy punonjësve të policisë, Preng Frroku dhe Besnik Preni, të cilët punonin në seksionin kundër vjedhjeve në Komisariatin Nr. 3. Burimet policore bënë të ditur se fillimisht në pranga janë arrestuar tre persona, që janë kapur nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, ndërkohë që dy të tjerë janë kapur nga Komisariati Nr. 3. Sipas të dhënave, në pranga përfunduan Shkëlzen Hajdari, Xhemal Beqiri, Armand Zebi, Martin Brahimllari dhe Bledar Korgori. Të pestë organizonin punën e paligjshme në Tiranë, duke “rrjepur” xhepat e qytetarëve të ndryshëm që udhëtonin me urbanët e linjave të ndryshme. Pas goditjes së dy punonjësve të policisë, ata ishin shpërndarë, por ditët e fundit janë riorganizuar dhe kishin filluar vjedhje të tjera. Policia tha se ka identifikuar mbi dhjetë raste të tyre dhe tashmë po punon për kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit. Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, ku janë sekuestruar sende të ndryshme.

    Ushtria me 14 hajdutë u zbulua gjatë hetimeve për dy punonjësit e policisë. Duke punuar për dokumentimin e plotë të veprave penale të Preng Frrokut dhe Besnik Prenit, grupi hetimor ka zbuluar se ata nuk zhvatnin para vetëm nga hajdutët e Kombinatit, pasi nga ana tjetër kishin ndërtuar një grup edhe më të fortë. Sipas të dhënave, duke punuar për një kohë të gjatë me kontingjentin kriminal, kishin njohur shumë hajdutë, që më parë i kishin përdorur edhe si informatorë. Gjithë hajdutët, të cilët vepronin dhe jetonin në zonën e Komisariatit Nr. 3 i kishin grupuar, duke bërë 14 veta bashkë, në formën e një ushtrie. Për këtë arsye, atyre u kishin premtuar siguri që mos të preken nga policia, por në këmbim u kërkonin të gjithëve bashkë nga 300 mijë lekë të vjetra në ditë.

    Për këtë kishin rënë dakord dy palët dhe grupi i hajdutëve e kishte forcuar punën e vet në linjat urbane nga qendra e Tiranës te QTU-ja. Çdo mëngjes mendohet se policët takoheshin me krerët e grupit dhe atyre u jepeshin “detyrat” e ditës. Nëse kishte ndonjë aksion nga policia, i njoftonin që atë ditë mos të dilnin për të vjedhur. Kështu, “ushtria e hajdutëve”, hipnin nëpër autobusë dhe plaçkitnin familjarë, që shkonin për të bërë pazar në QTU. Kjo bëhej çdo ditë, ndërsa dorëzimi i parave në orët e mbrëmjes. Sipas të dhënave policore, takimi për dorëzimin e parave lihej ditën e martë. Paratë e mbledhura, dy efektivët i ndanin bashkë në mënyrë të barabartë. Kjo është kuptuar edhe më parë, pasi kur ishin në shërbim këta dy persona, nuk kapej asnjë “xhepist”, ndërsa kur dilnin të tjerë që nuk njiheshin, gjithmonë arriheshin rezultate. Tashmë, policia ka në dorë listën e 14 hajdutëve dhe numrat e tyre të telefonit dhe pritet që së shpejti të bëhen arrestimet përkatëse. Nga ana tjetër mësohet se fluksi i denoncimeve në Komisariatin Nr. 3 për vjedhje ka rënë ndjeshëm, ku specialistët e policisë tregojnë se që nga arrestimi i tyre ka pasur shumë pak denoncime për vjedhje portofolash dhe humbje dokumentesh.

    Shqip

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Keta xhepistat jane perhapur si morrat ne kohen e Xhaxhit.Ke frike te kesh cante ne dore se vallahi te hedhin ne shesh sa ta rrembejne canten.
    ceshtja eshte se prape do ti lene te lire dhe te njejtat gjera do bejne.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Diku para dy vjetesh mu ke urbani tek stacioni trenit me ra ne sy nje tufe cunash qe mbanin nga nje qese ne dore dhe grindeshin me ze te larte jo ti jo une.
    Sapo erdhi urbani nja 3 u turren kokeulur tek dera autobusit u shtyne dhe per cudi kur u mbyll dera ata nuk hipen.
    Dukeshin qarte qe ishin xhepista po qe vepronin kaq hapur qe cudia ime me e madhe.
    Me siguri kjo bande ka qene dhe fakti qe paskan pasur police per kapo tregon se paskan qene te mbrojtur mire nga ligji ndaj vepronin aq hapur.
    Skisha pare xhepiste ne tufe asnjehere.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •