Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë: Deklarimi i pasurisë, Sejdiu varfërohet, Thaçi pasurohet

    Kryeministri ka shtuar për tre vjet llogaritë bankare dhe pasuritë e patundshme

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, është më i “varfër” sivjet sesa para tre vjetësh. Duke krahasuar formularët e deklarimit të pasurisë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2007 dhe deklarimit të pasurisë në vitin 2010, Presidenti Sejdiu ka 21 mijë e 600 euro më pak para të gatshme. Kështu bëri të ditur në një shkrim të djeshëm, e përditshmja e Kosovës “Koha Ditore”. Në procesin e deklarimit të pasurisë së organizuar nga OSBE-ja para tre vjetësh, para të gatshme Sejdiu kishte deklaruar 119.827 euro të shpërndara në tri banka komerciale, ndërsa sivjet ai ka deklaruar 98.200 euro. I pari i vendit sivjet nuk ka deklaruar edhe një shtëpi 250 metra katrorë. Para tre vjetësh ai kishte thënë se ka një shtëpi personale me vlerë 200 mijë euro, si dhe një shtëpi tjetër të përbashkët me familjen prej 500 metrash, në vlerë prej 400 mijë eurosh. Ndryshe nga Sejdiu, që është “varfëruar” këto tre vjet, partneri i tij i koalicionit, Kryeministri Hashim Thaçi, duket se e ka rritur pasurinë që kur ka ardhur në pushtet. Në vitin 2007 Thaçi kishte deklaruar vetëm 540 euro para të gatshme në një bankë, ndërsa sivjet ka 324 mijë e 901 euro në dy llogari bankare. Në vitin 2007, sa ishte në opozitë, Thaçi kishte thënë se ka një shtëpi personale 250 metra katrorë në Prishtinë në vlerë prej 150 mijë eurosh, ndërsa sivjet ka thënë se këtë shtëpi e ka shitur 260 mijë euro. Kurse në fshatin e tij të lindjes në Brojë, Thaçi para tre vjetësh ka thënë se ka shtatë hektarë tokë, vlera e së cilës është 140 mijë euro, ndërsa sivjet për të njëjtën tokë 180 mijë euro, pa përmendur vlerën e shtëpisë, për të cilën ka thënë se kushton 80 mijë euro. Kryeministri i vendit është pasuruar edhe me një truall me sipërfaqe 15 ha e 75 metra në Vetërnik, me vlerë 175 mijë euro, në të cilin po ndërton një shtëpi, sipas tij, 700 metra katrorë, që kushton 230 mijë euro. Gjithë këtë truall dhe shtëpi me vlerë 405 mijë euro ka thënë se e ka mbuluar me 260 mijë euro nga shitja e shtëpisë në lagjen “Arbëria”. Sivjet Thaçi po ashtu ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Grand Chiroki”, të blerë 11 mijë euro, me paratë e kursyera. Nëse nuk ka ndonjë burim tjetër të ardhurash, Kryeministri i vendit këtë pasuri e ka arritur me pagën e tij vjetore 17 mijë e 318 euro, pagën e bashkëshortes prej 15 mijë e 608 dhe me një kredi 100 mijë euro.

    Më i pasur sivjet është deklaruar edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, aktualisht kryetar i LDD-së në opozitë. Pasuria e tij e paluajtshme në vitin 2007 ka qenë një shtëpi 300 metra katrorë në Prishtinë me vlerë 120.000 euro dhe një vilë në Brezovicë me 100 metra katrorë, me vlerë 50 mijë euro.

    Kryetari LDD-së sivjet ka thënë se e njëjta shtëpi ka vlerë 250 mijë euro, vila në Brezovicë 90 mijë euro dhe 41 mijë euro para të gatshme në dy llogari bankare, ndërsa tre vjet më parë kishte thënë se nuk ka asnjë cent.

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-ministri Ardian Gjini, sipas asaj që ka deklaruar, asnjë cent nuk e ka në xhep, pasi sivjet nuk ka deklaruar asnjë cent para të gatshme. Gjini kishte deklaruar në vitin 2007 një truall tre ha në Prishtinë me vlerë 200 mijë euro dhe një shtëpi banimi në Gjakovë me vlerë 250 mijë euro. Pronë private Gjini kishte deklaruar vetëm veturën e tij të tipit “Mercedes” në vlerë prej 11.000 eurosh. Ndërsa deri më 1 gusht i kishte thënë se ka pasur borxh 65.000 euro në një bankë.

    Sivjet Gjinit, e njëjta shtëpi në Gjakovë duket se i është rritur për 100 metra. Sipas tij, shtëpia në Gjakovë është 350 metra katrorë, por me vlerë 250 mijë euro, sikurse para tre vjetësh. Ndërsa tre ha truall në Prishtinë kanë po të njëjtën vlerë sikurse para tre vjetësh, 200 mijë euro. Nëse Gjini ka deklaruar të njëjtën veturë “Mercedes”, atëherë vlera e saj i është rritur për 4 mijë euro, pasi sivjet ka thënë se ka një të tillë me vlerë 15 mijë euro. Ish-zëvendëskryeministri Lutfi Haziri, aktualisht ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është pasuruar shumëfish për tre vjet. Në vitin 2007 ai kishte deklaruar 45 mijë euro para të gatshme, ndërsa kishte thënë se nuk ka pasuri të patundshme. Tani Haziri ka thënë se ka një shtëpi familjare me 16 ha truall, pronë e përbashkët me prindër, në vlerë 350 mijë euro, pesë ha truall pronë e bashkëshortes në vlerë 12 mijë euro, një veturë BMW X5 në vlerë 25 mijë, para të gatshme në bankë 78 mijë euro.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Dhjetë zyrtarët që paguhen më shumë në Kosovë

    Kreu i trustit pensional merr shifrën më të madhe: 5500 euro në muaj

    Si shteti më i ri në botë, Kosova nuk është poshtë në lidhje me pagat e drejtuesve të institucioneve. Disa prej pagave që marrin zyrtarët e lartë të institucioneve kosovare mund të cilësohen të larta, krahasuar me rrogat e administratës apo edhe pagat mesatare. Pagat në Kosovë variojnë nga 100 euro në muaj deri në 5500 euro. Përderisa rroga mesatare në Kosovë thuhet të jetë në mes 200-300 euro, këtë shumë parash disa zyrtarë të lartë të institucioneve kosovare e konsiderojnë si taksë të pagës së tyre. Listës së pagave të larta në Kosovë i prijnë punëtorët e institucioneve të pavarura. Listës së top-pagave më të larta në Kosovë i prin kreu i trustit pensional të Kosovës. Kuota e parave që Ardian Zalli tërheq në bankë shkon as më pak e as më shumë, por 5500 euro në muaj. Kështu ka deklaruar vetë Zalli për Agjencinë Kundër Korrupsionit. Duke marrë për bazë deklarimet e pasurisë dhe të ardhurave të tyre për AKK-në, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, renditet i dyti për nga paga e majme që merr. Ai ka deklaruar se merr 4300 euro në muaj nga BQK-ja. Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës KOSTT, Fadil Ismajli, renditet treti. Ai ka deklaruar se merr pagë nga ky institucion në vlerën 3500 euro. Pas tij janë dy zëvendësguvernatorët e BQK-së që marrin paga mbi tre mijë euro. Është Nexhat Kryeziu dhe Gani Gërguri që kanë paga rreth 3300 euro. Paga të ngjashme kanë edhe dy zëvendësdrejtorët e trustit pensional të Kosovës, Agron Krasniqi dhe Vërshim Hatipi. Paga e tyre kap vlerën prej 3100 euro. I teti në listën e top-zyrtarëve me rroga më të larta është drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Agron Mustafa merr 3014 euro pagë mujore. Pas tij renditet drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjuka, i cili shpesh edhe mund ta tejkalojë atë dhe shumë të tjerë. Ai ka deklaruar se merr pagë mujore prej 2800 eurosh, por që ajo mund të rritet për 25 për qind brenda muajit. Në top-dhjetëshen e pagave më të larta që kanë deklaruar zyrtarët e lartë kosovarë hyn edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai ka deklaruar se merr 2700 euro për punën e tij si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Dhjetëshja e parë do të ndryshohej sikur Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, të deklaronte vlerën e pagës së tij. As kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, nuk e ka deklaruar pagën e tij të majme.

    Shqip

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Shtet hajdutesh e cubash eshte shteti i Kosoves. Shtet i udhehequr nga maloket me bisht.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Mos te harrojm qe paga e kryeministrit dhe e kryetarit nuk i kalon 2'5oo € ne muajt.

    E megjithate,... jan be milionera !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Me page mujore milioner eshte pak si veshtire te behesh.
    What goes around,comes around.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Mua me duhet mi dasht keta ministra , se jan te mit, ,

    por kurr nuk i perkrahi keta hajna te mallkuar, vjedhacaka , qe kan luftu per me vjedh.

    e kurse invalidat , skan buk me u ngi si duhet.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Milioner se jo mahi ,Kta' '"musliman" i pertkasin nji sekti te DJALLIT.
    Avash SE DO VJE SHKAU E UA MER RRUGES PER SDI KU ateher kure marin iken si te pa koke.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Shtet hajdutesh e cubash eshte shteti i Kosoves. Shtet i udhehequr nga maloket me bisht.


    Nuk me befason pse jeni kaq te mjerë kur pa asnjë argument i padisim te gjithë ata njerëz sikur qe benë ky fare Ujak-Goni. Nuk befasohem as me verbrin e njerëzve qe padite e UDB-se apo padit e Serbisë i përdorin si argumente kundër dikujt qe deri i kanë lexuar këto padi neper gazeta nuk kanë dëgjuar kurrë për këta njerëz. Është mjerim për ne si popull qe vetëm ata qe janë vrare ne lufte paskan qene te denje dhe te tjerët i përqeshim me fjale te kafeneve dhe pa asnjë fakt vetëm e vetëm qe nuk kemi fuqi dhe dije te mendojmë si qytetare te denje. Pra jo vetëm ky Ujak-Goni por kushdo tjetër qe ka fakte le ti ofroi atje ku edhe duhet e jo ne formën me te lige te akuzohen ata njerëz qe ne katër sy me ta do ti lagnin pantallonat nëse veç vishen me pantallona.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Nuk me befason pse jeni kaq te mjerë kur pa asnjë argument i padisim te gjithë ata njerëz sikur qe benë ky fare Ujak-Goni. Nuk befasohem as me verbrin e njerëzve qe padite e UDB-se apo padit e Serbisë i përdorin si argumente kundër dikujt qe deri i kanë lexuar këto padi neper gazeta nuk kanë dëgjuar kurrë për këta njerëz. Është mjerim për ne si popull qe vetëm ata qe janë vrare ne lufte paskan qene te denje dhe te tjerët i përqeshim me fjale te kafeneve dhe pa asnjë fakt vetëm e vetëm qe nuk kemi fuqi dhe dije te mendojmë si qytetare te denje. Pra jo vetëm ky Ujak-Goni por kushdo tjetër qe ka fakte le ti ofroi atje ku edhe duhet e jo ne formën me te lige te akuzohen ata njerëz qe ne katër sy me ta do ti lagnin pantallonat nëse veç vishen me pantallona.

    Po perse ti dhe disa ( 3 ose me se shumti 4 nga 40000 antar te ketije forumi) posa te kritikohet qeveria, menjehere u bie ndermend serbia dhe UDB-ja? Perse vetem ju, jini ata qe u bien ndermend spiunet dhe bashkpuntoret e serbise? Kjo me bene te mendoj mua, dhe jo vetem mua. Kjo me bene te mendoj jo vetem per kohen e shkuar por edhe per kohen aktuale.

    Nje pyetje per ty shoku patriot, shok i atyre qe na paskan luftuar.
    A ke mundesi te na e shpjegosh se ne cfare menyre qlirim.karat na u bene miljoner? Si u bene Thaqi, Haredinaj, Daci, Gjini, Surroi Jakupi e disa te tjere ne keto pak vite miljoner? Sa e kan rrogen mujore keta qe po e dokan kaq fort Kosoven? Llogaro pak, nese di te llogarosh, llogaro e na trego. Une jam ne gjendje edhe te kerkoj falje nese jam gabuar. Une per dallim nga ti, te lartpermendurit por edhe ty, nuk i quaj serb. Jam edhe ne gjendje ti dua, ti perkrah dhe tua jap voten, nese keto qe shkruhen dhe thuhen per ta nuk jan te verteta.

    Kerkove argument? Te kalosh nga nje gjendje mesatare ne multimiljoner per 10 vjet e me pak edhe ne kapitalizmin me te eger eshte veshtire. Po ne Kosove? Cfare argumenti tjeter do ti?
    Na bjere ti kunderargumente, ne vend se te etiketosh e ta flliqesh gojen.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Vertet nuk ja marr lakmi ketyre te pangopshmve qe kan uri gjithmone por me qudit fakti se nje 30.000 euro nuk mund te mblidhen qe 3 jave dite per nje invalid te luftes nga Magurja qe e kam pare 3 jave rresht ne emisionin afer te RTK-se per operimin ne kembe ...,

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •