Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Po po,diku viti 1997 nese nuk gaboj ka pasur firma greke qe nese nuk gaboj kane blere aksione te Trepces,Beogradi i pat shitur.
    Nuk e di sa do ju bejne pune ato dokumente,mirepo e di te sigurte se do te kete probleme lidhur me kete ceshtje.
    Jo vetem Trepqen edhe firmen(fabriken e metaleve)"Famipa".E di kurr deshi armiku i popullit AKM ta shese nderhyrje pat nga Greqia dhe nuk munden ta shesin.E Famipa eshte nje nder fabrika kyqe per shtetin tone.Aty mund te prodhohen edhe arme...edhe shume pjese te "ndezjes" se aeroplaneve,tanksave e tj.Shtetet me sa e di pritnin ne REND per te marre prodhimin e "Elektrokontakteve" se ky prodhim behet vetem ne France dhe ketu.Biles teknologjia te cilen e kane arrite vete inxhinjeret e kesaaj firme,eshte me e mira ne Europ.Por,kurr hyne te huajt ne Kosove,prej asaj kohe e deri me sot nuk eshte lejuar prodhimtaria e tille,edhe nese ka pasur shume te interesuar nga firmat gjermane dhe franceze per te investuar aty.
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    E more drifilon vllau, per qe nuk e njef Ferat Shalen po flet me entuziazem per shitjen e Trepces. Ne tjeter rast ndrysh do te flisje. Ky njeri e shkaterroi minieren edhe ashtu te shkaterruar ne kohen e luftes. Eshte e vertete se duhet te behen investime. Mirepo eshte e vertete se edhe ajo pak cfare pat shpetuar, ky mistrrec e vodhi dhe e shiti.Investimet ne miniere kishte pase mundesi ti beje edhe vet qeveria jone, por nuk interesi ketu. Interesi eshte qe kjo te " privatizohet" . Qe dikujte ti shkojne ne konto disa miljon.

    Po ata 10000 te punesuar, simbas teje, si mund te behen nese kjo privatizohet? Ne cfare menyre? Ne kete menyre, harroje! Do te kishte pase mundesi vetem atehere, kur kjo miniere te kishte mbetur ne pronesi te Kosoves, ndryshe jo.
    Edhe ato perqindjet e fitimeve qe i ke nda, i ke bere shume keq. 50% e fitimit per paga? A e ke idene ti se cfare nxjeret nga kjo miere? A e ke idene se sa ar e sa argjend fitohen ne muaj nga kjo miniere, duke mos e llogaritur fare plumbin, zingun, metalet e tjera dhe kristalet e mrekullueshme dhe unikate? Une shoku, i kesaje ane jam, une e njof kete regjion dhe kete miniere si shtepine time. Qe nga gjyshi e deri te vellau ne kete kombinat kan punuar. Ka shume te familjes qe edhe sot ketu jan te punesuar. Pra. Qellimi i qe verise se hajnave fshataresk e pulagji, nuk eshte modernizimi dhe zhvillimi i Kosoves, por pasurimi i vet dhe familjeve te veta.

    Edhe nje informacion . Po shkruhet se Trepcen edhe ne kohen e titos e paska pas shfrytzu Anglia. Edhe kjo eshte nje e pa vertete e madhe. Trepcen e ka shfrytezuar ne shkallen me te larte Serbia, nje pjese federate dhe nje pjese simbolike Kosova dhe qytetaret e saje.

    FLM. Shume per info dhe per ket sqarimin shume eksplicide Daja-GONI

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134

    Princi Michael i Kentit, gjatë vizitës në Trepçë


    Kërkojnë hise në Trepçë

    Anglezët pretendojnë se miniera e Stantërgut është pronë e tyre. Burime të Express`it thonë se delegacioni britanik ka ardhur në Kosovë me tapi për të dëshmuar pronësi mbi minierën e gjigantit metalurgjik - Trepça. Në AKP s`dinë gjë. Faktet historike tregojnë se kompania angleze “Selection Trust” ka eksploruar në vitin 1926 këtë minierë

    Nga Agon Sinanaj më 05.06.2010 në ora 9:00
    Vizita e princit Michael i Kentit me një delegacion biznesmenësh nga Britania e Madhe në Kosovë, nuk është krejt e rastësishme. Mësohet se ata kanë ardhur për të kërkuar hisen e tyre në këtë vend, të cilin pretendojnë se e kanë eksploruar para një shekulli.

    Burime të Express`it thonë se ata kanë ardhur me tapi për të kërkuar pronësi mbi gjigantin metalurgjik Trepça. Dëshmitë e tyre anglezët ua kanë paraqitur institucioneve të Kosovës, me të cilat dëshmojnë se në vitet 1920, ata e kanë zbuluar minierën e Stantërgut. Në këtë mënyrë, pronësia mbi pasuritë minerare pretendojnë se u takon atyre. Në vitin 1926 anglezët kishin eksploruar minierën e Stantërgut. Asokohe, kompania angleze “Selection Trust” eksploroi, hapi dhe shfrytëzoi minierën deri më 1941. Vitet e para miniera filloi veprimtarinë prodhuese me një kapacitet 500 ton në ditë për t’u ngritur pas disa vitesh në 2 mijë tonë në ditë.

    Po ashtu, para një muaji është arritur marrëveshje mes Trepçës dhe kompaninë angleze “Poseidion grup”, e cila ka filluar eksplorimin e resurseve të reja minerare në Kosovë. Faza e parë e hulumtimeve gjeologjike është kompletuar dhe janë bërë 5 shpime me gjatësi 197 metra.

    Megjithatë, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk prononcohen lidhur me këto pretendime, duke thënë se nuk janë në dijeni se anglezët kërkojnë hise në minierat e Trepçës. As zëdhënësi i Trepçës, Bislim Muça, nuk i ka komentuar pretendimet e delegacionit anglez, duke i parë më shumë në nivel të bashkëpunimeve. Krejt çka ai ka thënë rreth privatizimit të Trepçës, është krijimi i një task-force. Gjithashtu, në qershor pritet të bëhet strategjia rreth gjendjes ekzistuese të aseteve të këtij gjiganti.
    “Për me tej është në dorën e strukturave kompetente. Anglezët janë të interesuar me bashkëpunu”, tha Muça.

    Nga ana tjetër, delegacioni i investitorëve nga Britania e Madhe, të prirë nga princi Micheal i Kentit, pas ardhjes në Kosovë i bëri një vizitë të premten minierës së Stantërgut. Ardhja e tyre thuhet se është bërë për t’u njohur për së afërmi me gjendjen e Trepçës dhe mundësitë e investimeve.

    Pas daljes nga galeria e minierës, princi Michael i Kentit tha se ka ardhur në Kosovë, përkatësisht në Trepçë, për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fushat e rëndësishme, siç është sektori minerar dhe për të ndihmuar këtë sektor përmes investimeve.

    Princi, po ashtu, ka lavdëruar punën e minatorëve, stafit inxhiniero-teknik dhe menaxhimin e suksesshëm të kësaj ndërmarrjeje nga stafi udhëheqës.

    Menaxheri i ndërmarrjes “Trepça”, Ferat Shala, vizitën e anglezëve e ka quajtur si shumë të rëndësishme për Trepçën, pasi, sipas tij, mëtohet që të vihen bazat e një bashkëpunimi të përbashkët në fushën e ekonomisë me kompani shumë serioze të Britanisë së Madhe.

    Për Shalën, menaxhmenti i ndërmarrjes së bashku më gjithë punonjësit e tjerë po bëjnë përpjekje sa po munden për ristrukturimin dhe rimëkëmbjen e Trepçës.

    “Në këtë kontekst duhet përmendur edhe punën e Taskë-forcës, që ka për qëllim ta krijojë strategjinë dhe kahet e zhvillimit të sektorit minerar në përgjithësi dhe të ndërmarrjes Trepça në veçanti’, ka thënë Shala.

    Ndryshe, më herët, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit patën thënë se rigjallërimi i suksesshëm i Trepçës nënkupton që të lirohet nga detyrimet ligjore për shkak të trashëgimisë së kaluar të saj, sa u përket detyrimeve dhe padive.

    Fakte për Trepçën

    - Në vitin 1925-1932, Alfred Chester Beatty, inxhinier amerikan, ka filluar hulumtimet e para për minierën e Stantërgut.
    - Kompania angleze, Selection Trust Ltd, eksploroi e hapi dhe shfrytëzoi minierën nga vitet 1926 e deri 1941.
    - Selection Trust nënshkroi kontratë në atë kohë me Radomir N. Pasic, djalin e ish-kryeministrit të Jugosllavisë, Nikola Pasic.
    - Më 9 dhjetor 1927, në Londër formohet shoqëria aksionare “Trepça Mines Ltd” në bazë të koncesionit në vlerë 1,789,028 (pounds sterling) për shfrytëzim 50–vjeçar të vendburimit.
    - Për shkak të krizës financiare në vitin 1941, kjo kompani ia shet 40 për qind të aksioneve të Trepçës kompanisë gjermane “Hermann Goering's Reichswerke Company”.
    - Në vitin 1946, Qeveria e Titos nacionalizon të gjitha minierat e Trepçës, bashkë me të gjitha kompanitë e tjera në ish-Jugosllavi.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Princi Michael në Kosovë

    Princi i Kentit, së bashku me një delegacion me biznesmenë të njohur nga Britania e Madhe po vizitojnë shumë ndërmarrje dhe kompani të rëndësishme prodhuese në Kosovë.
    Qëllimi i vizitës së afaristëve britanikë është identifikimi i kompanive ku ata mund të investojnë në të ardhmen.

    Pas një rruge të gjatë dhe të mundimshme nga vizita e tij në Trepcë të Mitrovicës, deri tek fabrika e verërave në Rahovec, “Stone Castle”, princin Michael të Kentit duket se shija e verës e relaksoi.

    “Është kënaqësi e madhe të shoh kaq shumë verë. Për mua është hera e parë që vizitoj Kosovën dhe po shijoj një verë të shkëlqyer. Ju keni mundësi reale për investime dhe përfitime të mëdha. Uroj që këto pasuri të vendit të jenë të njohura në shumë vende të botës”, është shprehur princi Michael.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=184839

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •