Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    PD: Vota per gjyqtaret e presidentitetit te jete e hapur

    thote ki ndreu diku atje poshte se sali berisha eshte neo-komunist ... ēfare gafe groteske ... salis eshte arkeo-komunist i betuar dhe i thekur, me ide te shemtuara dhe vepra te ndyra karrige-enveriste ...


    S H Q I P, 04/06/2010

    VOTA E FSHEHTĖ DHE ENVERIZMI BERISHIST
    Andrea Stefani

    Tentativa e shumicės berishiste pėr tė dhunuar fshehtėsinė e votės sė deputetėve ėshtė njė praktikė neokomuniste e tipit enverian, me anė tė sė cilės, Kryeministri Berisha gjakon tė kontrollojė deri edhe vullnetet e pėrfaqėsuesve tė popullit. A i mbani mend fotot e deputetėve tė Kuvendit Popullor qė (me gjestin e nxėnėsit qė kėrkon tė ngrihet nė mėsim) votonin me bėrryl tė ngulur nė tryezė dhe dorėn lart? Tė gjithė, nė tė njėjtin pozicion, votonin hapur, nė mėnyrė “transparente”, nė unitet tė plotė me Partinė dhe Enverin. Nuk votonin fshehtazi. Sepse tė fshihje votėn nga Partia dhe populli do tė thoshte t’ia kishe me hile partisė dhe popullit. Ēeliku i unitetit tė deputetėve me Enverin ishte pikėrisht “transparenca”. Enveri dhe Partia e dinin se po tė lejonin fshehtėsinė e votės, kushedi se ē’mund t’i ndodhte “unitetit”. Prandaj nuk e lejuan kurrė. Edhe kur ju duhej ta njihnin ligjėrisht fshehtėsinė e votimit, gjenin mundėsi ta shmangin praktikisht.

    Dhunimi i fshehtėsisė sė votės ėshtė njė nga themelet e dhunimit tė lirisė sė votės dhe “sekretet” e jetėgjatėsisė sė llahtarshme tė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Dhe duket se neokomunisti Sali Berisha ka sot njė nevojė urgjente pėr tė dhunuar fshehtėsinė e votės sė deputetėve. Tashmė dihet se votave tė popullit “Doktori” ia ka gjetur “ilaēin” t’i kontrollojė me vjedhje dhe ndalim tė transparencės. Pėr votat e deputetėve ndjek terapinė e kundėrt, kėrkon t’i komandojė me “transparencė”, duke ia hequr votimit fshehtėsinė. Ē’mendje e ndritur!

    * * *

    Pėrse komshiu fanatik i njė lideri a partie nuk duhet ta dijė se pėr kė votoj unė? Qė unė tė kem liri tė votoj edhe kundėr kandidatit qė adhuron gjithė afsh komshiu, pa rrezikuar tė vuaj ndonjė pasojė tė pakėndshme. Ky rregull i demokracisė, vota e fshehtė, vlen edhe pėr deputetėt nė raport me liderin. Aq mė tepėr nė raport me liderė autoritaristė si Sali Berisha, qė duan tė komandojnė ēdo vullnet nė parti, Parlament dhe shtet.

    Vota e fshehtė ka qenė dhe mbetet njė nga armėt mė tė forta tė lirisė kundėr autoritetit shtypės. Qė vota tė jetė e lirė ka si kusht bazė qė tė jetė edhe e fshehtė. Jo rastėsisht, regjimi komunist, i lejonte votimet, por duke bėrė kujdes qė tė mos lejonte nė praktikė votėn e fshehtė. Kishte raste kur nė qendrat e votimit krijohej edhe njė qosh me perde ku votuesi mund tė hynte dhe tė plotėsonte fletėn e votimit, fshehtazi, pa e parė askush. Por shumica, 99.9 pėr qind, nuk denjonin tė hynin atje. Ata e plotėsonin fletėn pėr kandidatėt e Frontit Demokratik m’u pėrpara syve tė komisionit tė qendrės sė votimit. Pėrgjithėsisht dhoma e fshehtė ishte njė zonė e rrezikshme ku shkelte vetėm armiku i klasės. Tė hyje atje do tė thoshte tė deklaroje votėn kundėr Partisė dhe Enverit! E pėrse njerėzit duhet t’ia fshihnin vullnetin e tyre Partisė dhe Popullit kur e jepnin pėr partinė dhe popullin? Situata ishte absolutisht groteske. Votimi i fshehtė njihej me ligj, por ligji nuk zbatohej, sepse populli nuk donte t’ia fshihte votėn Partisė.

    * * *

    Kėtė situatė kėrkojnė tė rivendosin Berisha dhe berishistėt nė Kuvend, duke propozuar tė amendojnė rregulloren e tij nė mėnyrė qė dekretet e Presidentit tė Republikės (si pėr shembull pėr emėrimin e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese apo atė tė Lartė), tė votohen kėtej e tutje hapur. E pėrse deputetėt duhet t’ia fshehin “popullit” votėn e tyre? – thonė e shkruajnė berishistėt duke rimarrė kėtė “argument” tė vjetėr nga bagazhi enverist. Ata flasin pėr “popull”, por qėllimi i vėrtetė ėshtė qė deputetėt tė mos votojnė dot fshehtazi Berishės. Praktikisht kėrkohet qė deputetėt tė votojnė me dorėn lart si dikur dhe “Partia” (d.m.th. Enveri dje, d.m.th. Berisha sot) t’i shohė se si dhe pėr kė votojnė. E si do mund tė kontrollohet gjyqėsori nėse nuk kontrollohet vota qė miraton gjykatėsit? Shikojmė pra se autoritarizmi ėshtė njė piramidė e tėrė kapjesh e kontrollesh apo edhe “transparencash”. Brenda saj ėshtė sarkofagu i lirisė. Nė majė shndrit skeptri i sundimit.

    * * *

    Nuk ėshtė e para herė qė Berisha i rikthehet ēėshtjes sė votės sė fshehtė tė deputetėve. Kjo tregon se e ka merak tė madh. Dhe kuptohet sepse. Berisha i trembet ēdo mekanizmi procedural qė krijon nė vendimmarrje hapėsira lirie tė pakontrolluara prej tij. Kėshtu u frikėsua ai edhe nė vitin 2006, kur opozita kėrkoi nė Kuvend votim tė fshehtė me kuti, ndėrkohė qė votimi elektronik me butona nuk garantonte fshehtėsi. Madje nė orvatje pėr tė penguar instalimin e njė mekanizmi elektronik, votimi tė sigurt fshehtėsie, Jozefina Topalli bėri ca propozime pėr mbulimin e duarve tė deputetėve qė e ēuan Gramoz Ruēin deri te shakaja thumbuese me “tanga”. Nė atė kohė Berisha kėrkonte qė me anė tė “transparencės” tė mbante nėn kontroll votėn e mbėshtetėsve tė Bamir Topit.

    Por duket se edhe sot qė i ka spastruar radhėt e grupit parlamentar nga mbėshtetėsit e Presidentit, duket se nuk e ka gjetur ende unitetin e lakmuar enverist tė grupit rreth tij. Prandaj edhe i ka ndėrsyer ca nga marionetat e tij nė Kuvend kundėr votės sė fshehtė. Madje duke u tallur disi edhe me ambasadorin amerikan Withers, ka folur kėto ditė pėr nevojėn e transparencės nė shqyrtimin parlamentar tė kandidaturave pėr Gjykatėn Kushtetuese. Tallen edhe me opozitėn qė ka kėrkuar transparencė nė administrimin e procesit zgjedhor. Transparencė deshe, merre transparencėn! I ngatėrrojnė qėllimisht gjėrat kėta ngatėrrestarė qė kanė 20 vjet qė ngatėrrojnė Shqipėrinė. Bėjnė kinse se nuk kuptojnė dallimin mes transparencės mbi numėrimin e votės sė popullit qė kėrkon opozita, dhe transparencės sė votės sė njė individi. Ndėrsa e para ėshtė jetike pėr tė mbrojtur votėn dhe demokracinė nga vjedhėsit e pushtetit, realizimi i “transparencės” sė dytė do tė ishte vdekje e lirisė sė votės, vdekje e demokracisė. Ashtu sikundėr pėr 45 vjet vdiq demokracia edhe nė Kuvendin Popullor edhe nė Shqipėri, sa kohė nuk votohej fshehtazi. Ja pse themi qė iniciativa berishiste pėr heqjen e votės sė fshehtė, ėshtė njė minė enveriste nė themelet e demokracisė dhe parlamentarizmit nė Shqipėri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte frika e diktatorit per humbjen e pushtetit. Kerkon ti mbaje me zor kamikacet e vet qe ti perdore si perhere mish per top per qellimet e pushtetit qe diktaturat e kane gjithmone te inkriminuar.
    Se e ndjen qe numri kamikaceve eshte ulur ndjeshem se kane kuptuar dhe ata katastrofen e afert te Salise dhe po marin masa qe ti bien bien ne koke sa me pak reperkusione per shkak te asaj detyre.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kėshilli i Rregullores, do tė studiohet mėnyra e votimit tė dekreteve nė parlamente tė tjera

    Kėshilli i Rregullores vijoi dje diskutimet rreth propozimit tė deputetėve tė PD-sė pėr votimin e hapur pėr dekretet e Presidentit pėr emėrimin e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė dhe asaj Kushtetuese. Pas njė debati tė gjatė dhe tė detajuar lidhur me procedurėn dhe pretendimet e kryetarit tė Grupit Parlamentar tė PS-sė, Ruēi, anėtarėt e Kėshillit shkėmbyen pikėpamje kryesisht pėr pėrmbajtjen, motivet, argumentimet, doktrinat dhe modelet juridike qė janė nė fuqi nė vendet e demokracive parlamentare, pėr emėrimin e funksionarėve tė lartė tė Gjyqėsorit. Nga ana e anėtarėve tė maxhorancės, nė kėtė kėshill u shpjegua se votimi i hapur pėr gjyqtarėt e lartė ėshtė konkretizim jo vetėm i parimit tė transparencės, por edhe i parimit tė pėrgjegjshmėrisė dhe llogaridhėnies sė Parlamentit, i cili ėshtė i sanksionuar dhe funksionon me sukses nė shumė prej modeleve solide tė demokracisė parlamentare. Nė pėrputhje me vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, dhėnia e pėlqimit nga ana e Kuvendit ėshtė kompetencė substanciale dhe jo formale e tij. Kjo kompetencė substanciale qė tė ushtrohet ka nevojė pėr instrumente substanciale. Ky ėshtė edhe motivi ku mbėshteten amendamentet e Rregullores. Nga ana e kolegėve tė Partisė Socialiste u kėrkua qė tė merret kohė pėr diskutimin e pėrmbajtjes dhe pėr shkėmbimin e mėtejshėm tė argumenteve. Ndėrsa deputeti Gjiknuri e cilėsoi propozimin e deputetėve tė PD-sė si njė mjet pėr tė urdhėruar votimin politik tė dekreteve tė Presidentit. “Maxhoranca do tė heqė njė nga elementet mė tė rėndėsishme qė ka demokracia perėndimore. Maxhoranca do tė heqė kėshtjellėn e fundit tė votės sė fshehtė, qė pasi ua hoqi qytetarėve, kėrkon t’ua heqė dhe ligjvėnėsve. Ky vendim fsheh njė qėllim politik qė ėshtė emėrimi i gjykatėsve sipas orekseve tė kryeministrit”, - ėshtė shprehur Gjiknuri. Kryetarja e Kuvendit kėrkoi qė materialet lidhur me modelet e ngjashme tė parlamenteve tė tjera tė studiohen nga tė gjithė kolegėt pėrpara se diskutimi rreth amendamenteve tė vijojė nė Kėshill. Mbledhja e radhės e Kėshillit u vendos qė tė zhvillohet ditėn e hėnė.

    Albania
    4 Qershor 2010

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte interesant, se si njerez qe njohin vetem demokracine shqiptare, dhe nuk kane jetuar ne ndonje vend tjeter demokratik, jane "eksperte" se cfare eshte demokratike dhe cfare eshte tiranike.

    Vota e fshehte eshte liri kushtetuese qe e gezojne VETEM shtetasit e nje shoqerie demokratike, jo te zgjedhurit e tyre, jo ata deputete qe jane ne ate kuvend per te perfaqesuar interesat e atyre qe i kane zgjedhur, e jo interesat e tyre personale qe duan t'i mbajne sekret. Ne Amerike, te gjitha votat qe mbahen ne te dy dhomat e Kuvendit jane vota te regjistruara e publike. Regjistrohen ne fletoren zyrtare te Kongresit dhe cdo qytetar amerikan mund te mesoje voten qe kane hedhur ata kongresmene e senatore per te gjitha projektligjet qe jane votuar.

    Kjo eshte demokracia. Kjo eshte transparenca me publikun. Qytetaret shqiptare qe jane Sovrani, meritojne te mesojne voten e hedhur nga deputeti i tyre per te gjitha projektligjet e votuara ne parlament. Vetem ne kete menyre qytetaret mund te gjykojne nese deputeti i tyre po perfaqeson interesat e tyre apo jo ne Kuvend.

    Cdo vote qe deputetet shqiptare hedhin duhet te jete publike. Ky eshte modeli demokratik. Vota e fshehte vetem sa fsheh interesat e pista dhe korrupsionin.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •