-
Biznesi: Kuvendi te aprovoje sa me shpejt "Gjykatėn Administrative"
I gjithė biznesi: Urgjent Administrativen
Biznesi ka bashkuar zėrin pėr miratim tė shpejtė tė projektligjit pėr Gjykatėn Administrative, peng i 84 votave tė Parlamentit qė maxhoranca aktuale nuk i ka. Koalicioni nė Pėrkrahje tė kėtij projektligji, pėrmes njė njoftimi theksoi dje se tashmė janė plotėsuar gjithė kushtet pėr tė ndėrmarrė kėtė hap dhe legjislativi duhet tė reagojė brenda qershorit. I pėrbėrė nga 35 organizata tė biznesit, koalicioni mbėshtet projektligjin e pėrgatitur me asistimin e programeve tė ndihmės teknike tė financuara nga Bashkimi Europian dhe Qeveria amerikane. Kėtė pėrkrahje, grupi i organizatave tė biznesit e justifikon me zgjidhjen e problematikave qė do tė japė ngritja e Gjykatės Administrative. Ky institucion, qė nga biznesi kėrkohet me ngulm prej gjashtė vitesh, pritet qė tė jetė mė efektiv dhe i drejtė nė trajtimin e mosmarrėveshjeve mes individėve, organizatave dhe institucioneve publike qendrore e vendore. Njė tjetėr pritshmėri nga krijimi i gjykatės lidhet me pėrfitimet e qytetarėve dhe veēanėrisht bizneseve, duke pasur parasysh gamėn e mosmarrėveshjeve administrative qė pėrfshijnė ato nė fushėn e tatimeve, regjistrimit tė biznesit, licencave prokurimeve, mosmarrėveshjet qė kanė tė bėjnė me punėsimin, pensionet dhe regjistrimin e pasurive. Nė kėtė kuadėr, Koalicioni i bėri thirrje parlamentit qė tė kalojė brenda qershorit projektligjin nė fjalė, i cili nėse nuk miratohet shpejt rrezikon financimet e Qeverisė amerikane pėr Shqipėrinė. Disa javė mė parė, nė njė takim tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, pėrfaqėsues tė USAID bėnė tė ditur se Administrativja ėshtė kushti pėr tė pėrfituar financime tė mėtejshme nga programet e Qeverisė amerikane.
Panorama
-
-
Shqiperia eshte duke kopjuar fije per fije jurisdiksionin gjerman. 
Nuk eshte vetem Shqiperia qe ben kete, por tani me edhe kjo. Japonia p.sh. ka bere te njejten ne lidhje me shume ligje. Interesant.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt