Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Antikorrupsioni: Pranga Drejtorit te Inspektoratit të Kontrollit të Karburanteve

    Zbardhet afera me karburantet

    Trazhgim Sokolaj

    Drejtori i Inspektoratit të Kontrollit të Karburanteve Virgjil Joti i arrestuar me akuzën e korrupsionit tri ditë më parë, akuzohet se ka shfrytëzuar vartësit e tij si sekserë për të marrë shuma ryshfeti nga kompanitë e importit të naftës e gazit. Pasi kishte kërkuar 20 mijë dollarë ryshfet për të dhënë lejen e hyrjes në treg të karburantit që ndodhej në anijen e ankoruar në Durrës, tri ditë më parë ish-kryeinspektori Virgjil Joti ka dërguar vartësin e tij Kastriot Llakaj, për të marrë paratë. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se Zyra Task Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, dokumentoi momentin kur në emër të kryeinspektorit Virgjil Joti, vartësi i tij Kastriot Llakaj mori 17 mijë euro ryshfet nga përfaqësuesit e kompanisë që kërkonte leje për hedhjen në treg të karburantit. “Kastriot Llakaj, me detyrë inspektor në institucionin e drejtuar nga Virgjil Joti, u kap në flagrancë pasi mori paratë nga përfaqësuesit e firmës dhe po hynte në automjetin e tij me 17 mijë eurot e marra ryshfet”, thanë burime të Prokurorisë. Sipas tyre, inspektori i përdorur si ndërmjetës, pasi kishte marrë paratë po kthehej të takonte shefin e tij Virgjil Joti për t’i dhënë “pjesën që i takonte”. Ndërkohë i arrestuari i tretë i kësaj skeme korrupsioni, inspektori Luan Qato mësohet se ka qenë në dijeni të këtyre fakteve megjithëse nuk ka marrë pjesë direkt në skemën e korrupsionit.

    Dyfishimi i ryshfetit
    Përfaqësuesit e kompanisë së importit të karburantit “Kalaja” sh.a janë paraqitur pranë Zyrës Task Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës dhe kanë bërë denoncim në datën 31 maj 2010. Atë ditë, kryeinspektori Virgjil Joti u kishte bërë të ditur se kishte dyfishuar shumën e ryshfetit që duhej të paguanin, nga 10 mijë dollarë për një anije, në 20 mijë USD. Menjëherë pas dyfishimit të faturës së paligjshme, kompania ka vendosur të njoftojë Njësinë Task Force, e cila në bashkëpunim me policinë realizoi hetimin në kohë rekord të këtij rasti. Sipas padisë së bërë nga kompania “Kalaja” sh.a, prej tetë muajsh kryeinspektori Virgjil Joti dhe vartësit e tij u kishin marrë atyre 100 mijë dollarë në tetë muaj. Për çdo anije të mbërritur në Durrës, kompania duhej të merrte leje nga Inspektorati i Kontrollit për të hedhur mallin në treg. Ish-kryeinspektori akuzohet se për çdo anije ka nxjerrë pengesa duke pretenduar se lënda ishte jashtë cilësisë, dhe më tej ka lejuar hedhjen në treg pasi ka marrë 10 mijë USD për çdo rast. Katër ditë më parë ai u ka thënë përfaqësuesve të kompanisë se shuma e ryshfetit ishte dyfishuar ndërkohë që biznesi menjëherë paraqiti kallëzim në Prokurori.

    Panorama

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin



    Drejtori i Inspektoratit të Kontrollit të Karburanteve Virgjil Joti i arrestuar me akuzën e korrupsionit tri ditë më parë, akuzohet se ka shfrytëzuar vartësit e tij si sekserë për të marrë shuma ryshfeti nga kompanitë e importit të naftës e gazit. ish-kryeinspektori Virgjil Joti ka dërguar vartësin e tij Kastriot Llakaj, për të marrë paratë.Ndërkohë i arrestuari i tretë i kësaj skeme korrupsioni, inspektori Luan Qato
    Kjo ngjarje korruptive nuk ka si shkak tre njerez te korruptuar dhe aq por burimi vjen nga ndarja korruptive e pushtetit ndermjet PD dhe LSI (80% me 20%).
    Kjo drejtori qe Ju permendni eshte "copa" qe ben pjese ne "trofeun" e LSI mbas ndarjes se pushtetit.
    Dhe nuk ka si te ndodhi ndryshe kur pushteti kuptohet jo si sherbim ndaj qytetareve por si "lope" qe duhet "mjele" sa me shume qe te munden se nuk i dihet me vone.
    Pikerisht kjo eshte rrjedhoje e korrupsionit zgjedhor ne Qershor 2009.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Kjo ngjarje korruptive nuk ka si shkak tre njerez te korruptuar dhe aq por burimi vjen nga ndarja korruptive e pushtetit ndermjet PD dhe LSI (80% me 20%).
    Kjo drejtori qe Ju permendni eshte "copa" qe ben pjese ne "trofeun" e LSI mbas ndarjes se pushtetit.
    Dhe nuk ka si te ndodhi ndryshe kur pushteti kuptohet jo si sherbim ndaj qytetareve por si "lope" qe duhet "mjele" sa me shume qe te munden se nuk i dihet me vone.
    Pikerisht kjo eshte rrjedhoje e korrupsionit zgjedhor ne Qershor 2009.
    Tek-tuk,dilka dhe ndonje person (si Station);qe kupton nga politika.
    Eshte hera e pare;qe shikoj nje argumentim politik shqiptar:
    Ndarja e korrupsionit 80% per PD,e 20% per LSI...(nuk paska vetem dele,paska dhe njerez qe e kane kuptuar politiken Shqiptare)
    Politik i thençin,eshte vetem korrupsion.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Kjo ngjarje korruptive nuk ka si shkak tre njerez te korruptuar dhe aq por burimi vjen nga ndarja korruptive e pushtetit ndermjet PD dhe LSI (80% me 20%).
    Kjo drejtori qe Ju permendni eshte "copa" qe ben pjese ne "trofeun" e LSI mbas ndarjes se pushtetit.
    Dhe nuk ka si te ndodhi ndryshe kur pushteti kuptohet jo si sherbim ndaj qytetareve por si "lope" qe duhet "mjele" sa me shume qe te munden se nuk i dihet me vone.
    Pikerisht kjo eshte rrjedhoje e korrupsionit zgjedhor ne Qershor 2009.
    ke shume te drejte ne lidhje me cdo gje qe ke thene.
    ketu ne Shqiperi eshte bere e udhes ndarja e korrupsionit sipas pjeses qe lidh kontrate.

    me lindin ne mendje disa pyetje:

    pse kjo kompania nuk e ka denoncuar qe ne fillim (ne anijen e pare te futur) kete korrupsion?
    sipas lajmit i bie qe kjo te jete anija e 10 qe ai paguan rryshfet.
    pse nuk e ka denoncuar qe ne fillim?
    pse nuk arrestohet edhe administratori i kompanise per korrupsion?
    dihet qe korrupsioni ka ne perberje dy pale, njeren qe jep dhe tjetren qe merr.
    te arrestosh vetem njeren pale eshte padrejtesi ne kurriz te "luftes kunder korrupsionit".
    ky problem nuk ka per tu zgjidhur ndonjehere, sado te mundohemi pasi kushdo qe te vije ne pushtet qofte majtas qofte djathtas, ne bashkepunim me ne dhenesit e parave, do vjedhe sa te mundet dhe do e shkaterroje sa te mundet kete vend.
    eshte nje simbioze e qendrueshme ndermjet marres-dhenes rryshfeti qe nuk ka si te prishet kur te dyja palet jane perfituese te ketij fenomeni dhe per me teper kur ai qe duhet ta luftoje kete fenomen eshte perfituesi me i madh.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Qe ne Shqiperi ka korrupsion, ky eshte lajm i vjeter. Lajmi i ri qe me gezon mua eshte:

    1. Biznesi raporton prane organeve te shtetit korrupsionin.
    2. Te korruptuarit arrestohen e dalin para drejtesise.

    Dhe kjo perben nje ogur te mire dhe nje leksion te mire per te gjithe: lufta kunder korrupsionit nuk kerkon vetem gadishmerine ligjore dhe politike te qeverise per ta luftuar, kerkon edhe bashkepunimin e biznesit te vendit dhe qytetarit te thjeshte: mos ushqeni paraziztet e korrupsionit, denoncojini ata. Po e beme kete gje te gjithe, burokratet e administrates do te mendohen dy here para se te guxojne te bejne afera te tilla korruptive.

    Albo

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Qe ne Shqiperi ka korrupsion, ky eshte lajm i vjeter. Lajmi i ri qe me gezon mua eshte:

    1. Biznesi raporton prane organeve te shtetit korrupsionin.
    2. Te korruptuarit arrestohen e dalin para drejtesise.

    Dhe kjo perben nje ogur te mire dhe nje leksion te mire per te gjithe: lufta kunder korrupsionit nuk kerkon vetem gadishmerine ligjore dhe politike te qeverise per ta luftuar, kerkon edhe bashkepunimin e biznesit te vendit dhe qytetarit te thjeshte: mos ushqeni paraziztet e korrupsionit, denoncojini ata. Po e beme kete gje te gjithe, burokratet e administrates do te mendohen dy here para se te guxojne te bejne afera te tilla korruptive.

    Albo
    Do ishte vertet mire qe te kishim lajm te ri por fatkeqesisht lajmi eshte i vjeter dhe bile rutine Albo.

    1- Biznesi raporton prane organeve te Shtetit korrupsionin vetem kur makuteria e pushtet mbajtesve te korruptuar kalon ç'do cak. (binzesmenit ne fjale i ishte kerkuar te paguante dy fishin per nje anije nga 10.000€ ne 20.000€)
    2- Te korruptuarit arrestohen dhe dalin para drejtesise dhe nuk denohen, pasi kalojne nje periudhe "konvaleshence" deri sa te fashitet zhurma mediatike dhe nje dite te bukur i shikon ne nje post tjeter me pushtet publik.
    Pse ndodh kjo ? Rebusi eshte shum i thjesht, pushtetari me i larte ne hierarki (po mar si shembull I.Meten) vesh me pushtet shteteror vartes te tije dhe keta nje pjese te mire te korrupsionit qe bejne jane te detyruar tja dorezojne "shefit".
    Rasti i dyte i veshjes me pushtet eshte qe personat qe punesohen ne poste me pergjegjesi e blejne me para ne dore vendin e punes se tyre drejtperdrejt tek pushtetari me i lerte ne hierarki dhe njekohesisht me pagesen e bere (qe eshte goxha e majme) per blerjen e ketij posti kane blere edhe te drejten per te bere korrupsion.
    Raste per mos denim korrupsioni ka plote por me te spikaturit jane Ministri i Brendshem L.Basha, Ministri i Mjedisit F.Mediu etj, etj... pa fund.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Pranga policëve, i vunë 100 mijë euro gjobë biznesmenit italian

    Artan CENA
    TIRANË - Një polic burgjesh dhe dy bashkëpunëtorët e tij kanë rënë në pranga pasi akuzohen për gjobëvënie ndaj një biznesmeni italian në shumën e 100 mijë eurove. Arrestimet janë bërë mëngjesin e djeshëm, pas denoncimit të vetë të dëmtuarit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë ditën e djeshme se Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë mundur të arrestojnë tre të dyshuarit, njëri prej të cilëve ishte dhe administrator i firmës së italianit që merrej me mbledhjen e lëkurëve të kafshëve dhe dërgimin e tyre në Itali. Arrestimet janë bërë dy ditë më parë, në kohën kur tre të dyshuarit kanë shkuar në dhomën e hotelit ku ishte italiani me inicialet E. P. Të ndaluarit janë, Jetnor Dushaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie i rolit bazë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë; Ermal Malaj, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Sefer Dervishi, 27 vjeç, banues në Mamurras të rrethit Kurbin.

    Prokuroria
    Prokuroria e Krimeve të Rëndë ka bërë të ditur se denoncimi për gjobëvënien është bërë vetëm pak ditë më parë. “Në datën 31 maj 2010, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar kryesisht një procedim penal që bën fjalë për veprën penale të ‘shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë’”, - thanë dje burimet zyrtare nga Krimet e Rënda. Menjëherë kanë nisur hetimet. “Nga hetimet paraprake, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, ka rezultuar se shtetasi italian me inicialet E. P., i cili ushtronte një aktivitetet privat të përpunimit të lëkurëve në qarkun e Lezhës, është bërë objekt i një kërcënimi për të dhënë shumën prej 100 mijë eurosh nga shtetasit e arrestuar Sefer Dervishi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras, administrator i firmës së kallëzimtarit E. P., të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, dhe “konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës”, bëhet e ditur nga institucioni i akuzës.

    Bashkëpunëtorët
    Dy persona të tjerë janë vënë në prangat e policisë si bashkëpunëtorë të Dervishit, të dy efektiva policie. Jetnor Dushaj, 24 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Fushë-Krujë, me detyrë punonjës policie në Burgun e Fushë-Krujës, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës”. Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi është arrestuar dhe Ermal Malaj, 32 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kodër-Kamzë, Tiranë, me detyrë punonjës policie në Burgun e Fushë-Krujës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës”. Sipas denoncimit, tre personat e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kërkuar shumën prej 100 mijë eurosh, në shkëmbim të mbylljes së një problemi me policinë. Ndërkaq, këta shtetas rezultojnë të jenë autorët e dyshuar të një ngjarjeje të ndodhur para pak ditësh, ku për motive konkurrence i kanë vendosur një sasi eksplozivi një tjetër biznesi në qytetin e Kavajës.

    Të arrestuarit
    Jetnor Dushaj, 24 vjeç, polic burgu
    Ermal Malaj, 32 vjeç, polic burgu
    Sefer Dervishi, 27 vjeç, administratori i firmës

    Albania

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ryshfet për lejen e ndërtimit, arrestohet kryekomunari


    LEZHË - Korrupsioni me lejet e ndërtimit ka çuar në pranga një kryetar komune. Arrestimi është bërë në Lezhë. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se Andi Marku, 35 vjeç, është vënë në pranga pasi i ka marrë 1 milion lekë një bashkëfshatari të tij për t’i dhënë lejen e ndërtimit për të rrethuar pronën e tij. Sipas policisë, mesditën e djeshme, rreth orës 13:00, pas një pune hetimore, duke përdorur mjete speciale të hetimit, Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, gjatë operacionit të koduar “Kolshi”, ka bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e Andi Markut për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. 35-vjeçari Marku është nga fshati Manati, komuna Kolsh e rrethit Lezhë. Ai është me arsim të lartë dhe mbante detyrën e kryetarit të komunës Kolsh, Lezhë. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës thanë se arrestimi i tij është bërë pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një banori të komunës Kolsh shumën prej 1 milion lekësh në këmbim të dhënies së një lejeje ndërtimi për rrethimin e pronës së tij. Për këtë arrestim janë kryer të gjitha veprimet hetimore me mjete speciale të vëzhgimit. Pas kapjes në flagrancë të tij është bërë dhe kontrolli i ambienteve të zyrës, si dhe sekuestrimi i shumës së parave të dhëna. Pas ndalimit të tij, dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të Andi Markut, i vënë nën akuzën e “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.


    Albania
    2 Qershor 2010

  9. #9
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Maliqet e ligjit

    Kur me 14 dhjetor 2009 biznesmeni Ilirjan Brokaj guxoi te bente nje leter te hapur kunder kreut te Inspektoriatit Qendror Teknik, besoj se do te jete zhgenjyer thelle.
    Shume pak gazeta e publikuan letren e tij te hapur, ku denonconte direkt kreun e IQT-se, Virgjil Joti, tashme prej disa ditesh ne burg, asnje televizion nuk e permendi dhe çeshtja u "arkivua" nga pikpamja mediatike, sigurisht per turpin e te gjithe neve qe na "bie skandali turinjeve" dhe nuk kemi guxim ta shohim.

    E_mail-i i z. Brokaj ishte i thjeshte dhe akuzues qe ne titull ku thoshte se korrupsioni po mbyt biznesin dhe shtetin. Aty biznesmeni shprehej se kompania e tij kishte qe ne vitin 2003 qe merrej me importin dhe shperndarejen e gazit ne Shqiperi, duke qene nje nga importuesit kryesor te kesaj fushe, taksapagues i rregullt dhe punedhenes ne qytetin e Vlores. Ai akuzonte se me ndryshimin e IQT ne Tirane e me ardhjen ne kete detyre te z.Joti, per kompanine e tij filluan problemet.
    Joti, sipas Brokajt filloi te bente te veshtirin, duke kerkuar berjen dhe riberjen e analizave te produktit dhjetra here, duke krijuar vonesa fiktive duke shkelur ç'do procedure qe parashikon ligji shqiptar.
    Ai i ishte shprehur troç biznesmenit: "ju mund ti keni analizat ne rregull, por une jam "MALIQI" qe bej ç'te dua". Nepermjt personave te trete dhe pastaj personalisht, pasi ishte takuar me z.Brokaj "Maliqi" i kishte kerkuar nje "grusht dollare" 20 mije per çdo anije te importuar dhe, sipas Brokajt, kjo shume nuk eshte e madhe po te llogaritesh demin qe i ka shkaktuar zoteria, por eshte gjigande si ze ne listen e shpenzimeve, gje te cilen s'e paraqiste dot ne asnje bilanc, qe duhet t'ia jap policeve te Ridvan Bodes.
    Brokaj i kishte derguar mesazh edhe Kryeministrit, por pa zgjidhje.
    Ate dite kur dergoi letren e hapur ne media Brokaj shprehej se problemi ishte urgjent, sepse kompania e tij ndodhej prej 10 ditesh pa gaz me te cilin punonte, kishte kontrata furnizimi me subjekte shperndares dhe prodhues dhe demi po rritej nga ora ne ore. Pergjate ketyre 10 diteve biznesmeni i kishte kerkuar inspektoriatit te dergonte inspektoret per te bere analizat e dyta apo te treta, pasi te parat ishin sipas standarteve te vendosura nga shteti shqiptar, por askush nuk pergjigjej, perveç kerkeses qe te mos merzitej "Maliqi" me emrin Virgjil, pasi "zgjidhja" e shtetit-bande eshte: "te punosh qete dhe pa probleme, paguaj....".

    Ky ishte ekstrakti i letres se hapur, e cila po ate nate qe u ishte derguar gazetave i ra ne dore edhe z.Virgjil Joti, qe kunderpergjigjej po me e-mail se do te padiste per shpifje biznesmenin, ndersa pak ore me vone do t'i lutej qe te mos e bente publike kete, sepse do mereshin vesh.
    Kete skandal eshte e pa mundur te mos e kete mare vesh ministri pergjegjes apo kryeministri pergjegjes per ministrin, qe kishte promovuar kete kryeinspektor, pak kohe pasi kishte hyre ne zyren e vet ministrore.

    Kur e kishte prezantuar z.Joti ne 24 tetor 2009, Ministri Dritan Prifti, i rrevoltuar, kritikonte drejtuesit e meparshem te IQT-se, per neglizhencen e krijuar, duke i shkaktuar nje dem te madh, si tregut, ashtu edhe shendetit te konsumatorit, per shkak te cilesise se dobet te naftes.

    Ate dite, ministri Prifti do t'i linte afat 3 muaj drejtorit te ri per te pastruar tregun e karburanteve nga mashtruesit dhe hajdutet e konsumatoreve shqiptare, por edhe pse ky afat ka kaluar tri here gjendja eshte po ajo.

    Ajo çka e bene me tragjike gjendjen ne tregun e karburanteve kete situate, eshte reagimi shum i vonuar dhe perfundimi kure nuk kapet asnjehere "peshkaqeni", por vetem "peshku" i vogel i radhes.

    Biznesmeni i prekur nga kjo afere e thote shume qarte se nga kryeministria i kishin kthyer pergjigje se nuk mund te nderhynin ne punen e IQT-se, sepse per te pergjigjej Ministria e LSI-se dhe PD-ja e Sali Berishes nuk paska autoritetin per te nderhyre aty.(!) Dmth, ne kete qeveri mund te emerohesh zyrtar si Virgjil Joti, kundrejt 500 mije eurove qe kishte paguar (kujt ?), siç ia kishte thene vet biznesmenit Brokaj, dhe askush te mos i trazoje derisa e "kryejne detyren" ashtu siç kane mare porosine.

    Per ta shtrire kete skeme sa me shume qe te mundin. Siç ndodhi edhe tre dite me pare me ish-drejtorin e KESH-it, prej vitesh ne ne detyre, drejtuese dhe funksionale ne KESH, i cili ne kohen e permbytjes ishte urdheruar me SMS dhe jo me shkresa te protokolluara per te menaxhuar situaten dramatike. Largimi i tij tentohet te anashkalohet si nje veprim i rendomte burokratik, por tregon, bashke me rastin e biznesmenit dhe ish-drejtorit te IQT-se se me kete qeveri dhe me keta qeveritare "maliqi" eshte ligji dhe viktimat jemi ne qytetaret e thjeshte, qe na shkoi jeta duke pritur drejtesine dhe vendosjen e ligjit.

    Nga Arben Rrozhani

    Shekulli 06/06/2010.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Station : 06-06-2010 më 12:19

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    1- Biznesi raporton prane organeve te Shtetit korrupsionin vetem kur makuteria e pushtet mbajtesve te korruptuar kalon ç'do cak. (binzesmenit ne fjale i ishte kerkuar te paguante dy fishin per nje anije nga 10.000€ ne 20.000€)
    Nese ti je biznesmen ne Shqiperi, hap gazeten dhe lexon lajmin me siper. Si mendon se do te ndihesh: te vazhdoj te paguaj gjobat e burokrateve te administrates shteterore, apo te shkoj ti denoncoj sic beri ai biznesmeni me lart?

    Problemi me i madh ne Shqiperi eshte se njerezit nuk e denoncojne korrupsionin, biznesi preferon qe te paguaje gjobat e te ushqeje korrupsionin kur duhet te jene duke e denoncuar ate.

    2- Te korruptuarit arrestohen dhe dalin para drejtesise dhe nuk denohen, pasi kalojne nje periudhe "konvaleshence" deri sa te fashitet zhurma mediatike dhe nje dite te bukur i shikon ne nje post tjeter me pushtet publik.
    Kjo eshte detyra jone si qytetare, qe te kontrollojme punen e shtetit e organeve te gjyqesorit. Nese ata leshojne te korruptuarit, duhet ti bejme te famshem duke i denoncuar ne kete teme qe e lexojne shume shqiptare ne mbare boten.

    Korrupsioni lulezon vetem ne erresire, jo ne driten e diellit. Po ti bejme te gjithe te korruptuarit te famshem duke i treguar me gisht si te korruptuar, njerezit e administrates do te mendohen dy here te shkelin ligjin.

    Pse ndodh kjo ? Rebusi eshte shum i thjesht, pushtetari me i larte ne hierarki (po mar si shembull I.Meten) vesh me pushtet shteteror vartes te tije dhe keta nje pjese te mire te korrupsionit qe bejne jane te detyruar tja dorezojne "shefit".
    Mediat shqiptare nuk e bejne punen e tyre per hetimin e denoncimin e korrupsionit. Prandaj na ngelet ne ne forum qe ta bejme nje gje te tille. Sa here qe e has korrupsionin ne nivelin e larte te ministrave, apo sa here qe e has korrupsionin tek vizita tek mjeku apo tek shkolla ku shkon, raportoje ne forum. Nese te gjithe anetaret e ketij forumi do te denonconin korrupsionin qe ata hasin perdite ne shoqerine shqiptare, te korruptuarit do ti zere frika e ndeshkimit nga ligji.

    Parazitet ushqehen ne erresire e jo ne drite. Te korruptuarit duhet ti bejme te famshem, e te siguroj une qe brenda nje 5 vjecari kultura shqiptare do te transformohet nga nje kulture qe justifikon e pranon korrupsionin, ne nje shoqeri qe nuk e toleron korrupsionin ne asnje shkalle apo forme.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •