DUHET TE BEHET PYETJA PSE PRISHTINE?kJO ESHTE NJE USHTRI QE ENDE AS QE KA KERKU FALJE PER MASAKRAT
Nga Express më 03.06.2010 në ora 12:18
(E Plotësuar) Komandanti i forcave te armatosura të ushtrisë së Serbisë, Miloje Miletić, ka qëndruar sot për një vizitë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij në vend, kreu i ushtrisë serbe zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman, Markus Bentler.
Në një komunikatë për media të KFOR-it, thuhet se takimi u zhvillua “në kuadër të Komisionit të Përbashkët për implementim, i cili ka dalë nga Marrëveshja e Kumanovës në mes të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe”.
“Qëllimi i vizitës ishte të ngrejë bashkëpunimin dhe sigurinë në të dyja anët e Vijës Kufitare Administrative. Në këtë takim u bisedua për çështje të interesave të përbashkëta, si: lufta kundër kontrabandës, siguria e vendkalimeve kufitare dhe problemi i kalimeve ilegale ne vijën kufitare administrative”, theksohet në komunikatë.
Autoritetet kosovare, ndërkaq, kanë qenë të informuara për ardhjen e kryeshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, mirëpo për realizimin e vizitës së tyre në Kosovë, bëhet e ditur se nuk u është kërkuar leje e veçantë mekanizmave përgjegjës.
Komandanti i ushtrisë së Serbisë në Prishtinë
Komandanti i forcave te armatosura të ushtrisë së Serbisë, Miloje Miletić, do ta vizitojë sot Kosovën. Ardhjen e tij në vend e konfirmuan përfaqësues të misionit të NATO-së në Kosovë.
Megjithatë, ata nuk dhanë detaje lidhur me agjendën e takimeve të kreut të ushtrisë serbe.
Takimi i Miletićit me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, thuhet se hyn na kuadër të takimeve të rregullta që kreu i trupave paqeruajtëse i NATO-s në Kosovë zhvillon me përfaqësues të mekanizmave të sigurisë në rajon. /rel/
Krijoni Kontakt