Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1

    Vrasjet në Bruksel, autori dyshohet të jetë shqiptar

    Një gjykatëse dhe një kancelar në Bruksel janë vrarë me armë zjarri nga një person që dyshohet të jetë shtetas shqiptar, i cili është hakmarrë për vendimin e dhënë në dëm të tij disa ditë më parë. (UPDATE)

    Policia e Brukselit bën me dije se nuk e ka prangosur ende personin që ekzekutoi gjykatësen 61 vjecare në pallatin e drejtësisë. Lajmin e konfirmoi për televizionin Rtbf ministri i Drejtësisë, Stefaan De Clerck.

    “Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe mund të them se është një dramë e vërtetë”, theksoi ministri. Sipas të dhënave, shqiptari ka goditur gjykatësen në një zyrë të ndërtesës dhe më pas është drejtuar nga lagjia “Martolles”.

    Kjo ngjarje ka alarmuar autoritetet më të larta të Brukselit pasi në vendngjarje mbërriti kreu i policisë, Guido Van Wymersch e kreu i Gjykatës së Apelit, Antoon Boyen.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje por shtojnë se gjykatësja e ekzekutuar do dilte në pension pas pak kohësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 11:15 të paradites së sotme.

    TCH
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Veprimet e tilla jane ekstreme.
    Ekstremistin nuk e done as nena e vete.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  3. #3
    student njohurie Maska e Ilyas
    Anëtarësuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    diku larg
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga Bardhi Lexo Postimin
    Veprimet e tilla jane ekstreme.
    Ekstremistin nuk e done as nena e vete.

    Nena e babai ate pune kane, bla...bla...me moralin, traditat dhe te kaluaren e tyre.

    Si tha njeri dikush: "Burre eshte ai qe i ka thene lamtumire mamit dhe papit", por ky citat nuk eshte per shumicen, burrat dhe gjenite gjithmone kane pasur kundra shumicen duke filluar qe nga familja e tyre e me tutje.
    .................................

    Athere le te shkruajme ja dy fjale ne lidhje me ngjarjen. Belgjika sillet shume keq me te huajt atje, gjithashtu edhe me Shqiptaret, sidomos keto 20 vitet e fundit. Sa vjen e me te keqinj jane bere atje. Shqiptaret jetojne ne gjende miserable atje, pa letra, pa pune, pa asistence, pa ndihme shendetsore, etj. Pothuajse te gjithe Shqiptaret qe jetojne atje te pakten keto 10 vjetet e fundit jetojne me letra/emra fallco, apo kane paguajtur gjygjtaret per te marre te drejten per te jetuar per ja ca kohe. Pra ka edhe shume korrupsion.

    Tani, kur njeriu jeton ne kushte te tilla mizerable, pa siguri per jeten e tij dhe pa nje shprese per te ardhmen, ai edhe mund te eksplodoje ne nje moment te caktuar. Dhe pastaj mbasi behet e pabere shumica fillojne e gjykojne qe jo keshtu e ashtu...se kollaj te gjykosh nga larg.

    Evropa perendimore e detyron se s'ben refugjatin qe ai mos te tregohet i sinqerte kur behet fjala rreth te kaluares se tij, perndryshe nuk ja japin letrat. Domethene e kthen njeriun ee sinqerte dhe te vuajtur ne nje kafshe dhe bishe te vertete. Pa letra dihet qe do te bjesh ne duart e kriminalitetit, sepse njeriu duhet qe te haje buke te pakten dhe ku ta gjej ai buken kur nuk letra, apo pune dhe kur e perndjekin nga mbas? E ja keshtu keto pune...refugjati ne te shumten e rasteve shume veshtire e ka...te pakte jane ata njerez qe rrezistojne ne nje bote ku cdo gje e ke kundra. Njerez te tille jane quajtur gjeni per rrezistencen e tyre te madhe, por fatkeqesisht mbas vdekjes se tyre, ose ne momentin qe ky aprovim prej shumices nuk kishte me domethenje per ta.
    Ditë e re, kismeti i ri

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Hallallle i kofte zoti e ruajte dhe e bekofte ket shqiptare ja me ne funde nje lajem shum i mir per ter populline shqiptare ne evrope i cili duhet tu sherbej te gjitha shteteve evropiane se eshte momenti i fundit kur duhet marre funde diskriminimi ndaj shqiptarve ne evrope ..


    Ore shqiptare shqiptaret jane denuare si SKLLEVER nga gjykatat dhe gjykatesite ne ter evropen duke aplikuare STANDARTE te dyfishta kunder shqiptarve


    Per nje veper te njejte nje evropiane do denohej 2 vite ndersa per te njejten veper shqiptari eshte denuare 8 vite.


    BRAVOOOOOOOOOOOOOO...

  5. #5
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga drifilon Lexo Postimin
    Hallallle i kofte zoti e ruajte dhe e bekofte ket shqiptare ja me ne funde nje lajem shum i mir per ter populline shqiptare ne evrope i cili duhet tu sherbej te gjitha shteteve evropiane se eshte momenti i fundit kur duhet marre funde diskriminimi ndaj shqiptarve ne evrope ..


    Ore shqiptare shqiptaret jane denuare si SKLLEVER nga gjykatat dhe gjykatesite ne ter evropen duke aplikuare STANDARTE te dyfishta kunder shqiptarve


    Per nje veper te njejte nje evropiane do denohej 2 vite ndersa per te njejten veper shqiptari eshte denuare 8 vite.


    BRAVOOOOOOOOOOOOOO...

    Hajde mendje hajde

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    na jepni me shume info ju lutem


    edhe ketu thuhet se qenka shqiptar po me semundje psiqike




    http://www.bild.de/BILD/news/2010/06...t-zu-fuss.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga goldian : 03-06-2010 më 12:34
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Bobo, psikopatet e dreqit na e prishen imazhin kudo! E dini se qe kur ai shqiptar psikopati vrau 6 vete ne Finlande, finlandezet kane frike te marrin ne pune nje shqiptar dhe nuk duan te kene te bejne me nje shqiptar? Dhe deri para ketij krimi ekzistonte mendimi qe shqiptaret vetem punojne, dhe jane njerez te urte. Shihe tani cfare imazhi e frike do te krijohet ne Belgjike. Sidomos pas dyndjes se Belgjikes nga shqiptare nga Maqedonia qe kerkonin azil, dhe ksaj vrasjeje, kush e di cfare reagimi do te kete Belgjika ndaj heqjes se vizave per Shqiperine.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    [QUOTE kush e di cfare reagimi do te kete Belgjika ndaj heqjes se vizave per Shqiperine.[/QUOTE]

    vertet qe kete sa po mendosha
    sbesoj se do na mbeshtsin jo
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Hajde mendje hajde


    Une di raste kur shqiptare te shiperise jane denuare me nga 4 vite burge vetem per nje telefonate te supozuar pa kurfare deshmije nga gjykates evopiane ne evrope ratse te tilla ka me qindra ne ter evropen ku per shqiptaret jan aplikuare STANDARTE te dyfishta


    Kure nuk din trus b.............

  10. #10
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Ky shqiptari ishte nga te Edit apo te Sales...................

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •