Asnje pergjigje nuk do te te vije nga ata qe nuk kuptojne dot nje gje elementare.
E mira dhe e keqja jane simbiotike. Ato jane praktikisht e njejta gje, vetem se me kahe te ndryshme nese do mund ta shprehnim keshtu.
Jane pole te ndryshme te te njejtes gje. Qe sigurojne ekuiliber universal, vetekuptohet.
Percaktimi dhe botekuptimi njerezor per te miren e te keqen, eshte aq relativ ne popuj te ndryshem e kultura te ndryshme, ne periudha te ndryshme te ekzistences njerezore, sa kjo perben proven me te mire qe njerezit edhe sot e kesaj dite nuk jane te afte te identifikojne ne te njejten menyre te gjithe, te miren nga e keqja.
Ku fillon e mira dhe ku perfundon? Cila eshte vija qe e ndan ate nga e keqja?
Perfytyroni nje magnet me dy pole... pozitiv e negativ. Kjo eshte e mira dhe e keqja. Te dyja pjese perberese te te njejtes gje... dhe absolutisht askush nuk mund te percaktoje dicka si te mire e te keqe.
E mira dhe e keqja duket sikur mund te dallohen lehtesisht ne pamje te pare, por ne zinxhirin shkak - pasoje universal, eshte e pamundur per njeriun te dalloje me saktesi absolute nese nje event eshte "i mire" apo "i keq".
Sepse nje e keqe mund te ndodhe per nje te mire me madhore dhe anasjelltas.
Edhe pirjen e nje gote vere 100 vjecare nuk mund te arrish ta etiketosh madje.
Per mua mund te jete nje ngjarje e mrekullueshme.
Per nje musliman, konsumi i alkoolit eshte dicka e denueshme.
Relativiteti i kesaj ceshtjeje eshte absolut!
Koekzistenca e tyre e pandashme eshte gjithashtu absolute. Eksperienca e civilizimit tregon se ne etiketojme si te "mire" cdo gje qe i vjen per mbare interesave tona, ne nje situate apo kusht te caktuar. Dhe anasjelltas.
E thjeshte apo jo?
Krijoni Kontakt