Nga ku vjen urejtja kaq e madhe e shqiptareve per homoseksualitetin? Si ka mundesi qe shqiptaret jane populli me homofob i Europes?
Nuk me kishte vajtur mendja ndonjere per kte teme, ne fakt asqe e kisha menduar ceshtjen e homoseksualeve ne Shqiperi, se si jetojne dhe si e perballojne orientimin e tyre seksual ne nje shoqri kaq homofobe si shoqeria shqiptare. Po regjistroja provimin e fundit ne Universitetin Columbia, kur takoj nje miken time Joyce qe po bente nje masters per "Queer Studies" apo studime mbi orjetimin seksual. Ishte shume vajze e kendshme, gjithmon e qeshur dhe me shum interes per Shqiprine. Meqe kishim qelluar ne disa kurse bashk u bem miq dhe dilnim klubeve bashk. Ajo me prezantoj me te dashuren e saj Lisa, gje qe mua me dukej pak sa e veshtire per ta honepsur ne fillim sepse vija nga nje vend kaq primitiv per keto ceshtje saqe nuk behej fjale per keto pune fare. Sidoqofte, miqesia jone u shtua dhe Joyce shpesh me tregonte per problemet e komunitetit gay dhe une fillova te kem nje njohuri me te brendshme te ketyre ceshtjeve ne pergjithesi.
Joyce kishte mbaruar provimet dhe po pergatiste tezat e masterit, kur e pyeta se c'teme kishte zgjedhur ajo me tha "Homoseksualiteti ne Europen Lindore." Pa me lene te komentoj shume me luti qe t'I gjej nje burim studimi mbi ceshtjen homoseksuale ne Shqiperi meqe, vetem ne Shqipri nuk kishte rene dot ne kontakt me ndonje shoqate sepse nuk ka asnje te tille. I thashe qe do jete e veshtire, megjithate do bej te pamundren. Te nesermen mora ne telefon te fejuaren time ne Tirane dhe e pyeta se mos dinte ndonje gje te tille apo se mos kishte degjuar per ndonje shoqate gay. Ajo shume e habitur me tha qe "ti e di shume mire qe gjera te tilla ketu nuk ka" kishte te drejte. Mora ne telefon Joyce dhe i thashe qe nuk ka ndonje informate per ekzistencen apo aktivizmin homoseksual ne Shqipri.
Pas ca kohesh mbase nje vit me von, Joyce me dergon me poste tezen e saj qe ishte botuar me fonde te nje ojq-je. Mu be shume qefi. Hapa librin dhe pashe qe kapitujt i kishte ndare sipas shteteve te Europes Lindore, kuptohet qe njere do lexoja te dhenat qe Joyce kishte arire t'i mbledhe mbi Shqiperine dhe homoseksualitetin atije. Paragrafi I pare thoshe qe "Shqipria vazhdon te mbetet shteti me homofob ne Europen Lindore, si nga aspekti legjislativ ashtu edhe nga aspekti I shoqerise civile; shoqeria shqiptare eshte shume homofobe dhe percillet me karakteristikat homofobe te vendeve arabe" Nuk e kisha menduar ndonjehere so do me vinte kaq turp qe vi nga Shqiperia per nje gje te tille.
Me von mar ne telefon Joyce dhe e urova per botimin, dhe ajo me pyeti se c'mendoj? Mbas shum fjalesh te mira qe studimi i saj i meritonte, une bera nje koment qe mbase ishte i pasbaze po qe nuk permbahesha dot pa e bere "Megjithate" i thashe "nuk besoj qe situata e homseksualeve shqiptar te jete po aq e keqe sa mund te jete neper vendet arabe" Joyce me tregoj se pas disa tentimesh kishte derguar disa kerkesa ne Universitetin e Tiranes pa asnje pergjigje, dhe ne fund, kishte mare nje pergjigje nga nje mesazh qe kishte postuar ne internet. Mesazhi me tha vinte nga nje 28 vjecar qe jeton ne Tirane dhe qe fliste per situaten e tije personale atije, dhe qe me von e kishte vene ne kontakt me nje aktivist te huaj qe kishte bere disa vizita ne shqiperi per te asesuar gjendjen e homoseksualeve ne Shqiperi. Joyce tha qe lajmet qe vine nga Shqiperia per trajtimin e homoseksualeve jane me alarmante se ato qe vine nga vendet me homofobike ne bote si Egjipti apo Sirija. Tortura nga policia, poshterim, stigmatizim dhe nje mij e nje qind te zeza te tjera. I urova sukses dhe mora te shfletoj edhe njere librin.
Nuk rija dot pa menduar se nga ku mund te lind homofobia shqiptare - ka mundesi te jete vetem nga injoranca? Nuk e besoj, se nuk e besoj qe ne jemi populli me injorant ne Europen Lindore, meqe qenkemi me homofobet! Nje mundesi tjeter mund te jete fakti qe ne jemi, duam apo s'duam nje shoqeri me parime myslumane dhe sado qe te hiqemi si te europianizuar - ne esence, te menduar dhe te vepruar nuk jemi gje tjeter vec myslumane ose arabe. Dhe nje tjeter mundesi mund te jete psikologjia frojdiane qe thote njerzite kane frike nga ajo qe fshehin ne vete, ose meshkujte qe fyejne homoseksualet apo shajne ata, e bejne kete per te siguruar veten e tyre se nuk jane te tille.
Sidoqofte, ky mund mos jete problemi me i madh i shoqerise dhe shtetit shiptar, por ama eshte nje nga mijra shembuj qe ne vazhdojme te jemi nje shoqeri me parime orientale dhe qe nuk duam t'ja dime per ndryshimet qe po behen jo me larg se ne shtetet fqinje.
Kris
Krijoni Kontakt