Ti qka mendon dhe thua nuk je kerka hiq te till mendim kishte vetem milloshie dhe politika eti edhe sot e ka te njeten pa e perjashtuar edhe nje pjes shume te madhe te evropes kuder si gjithe here kunder shqiptarev ...
se evropa aq kuder si ishte edhe sot po te garantoj se kerkon te kethehmi nen administrim te serbis kjo eshte e vertet ,,po ka dashte zoti e kemi njerin e forte ne qeveri dhe miqet me te foret mbi kete rruzull toksore i ka prapa veti dhe te tjeret lehein sa te dojen dhe nuk kan qka bejen as gje hiq ...........
se nese ju jep zoti ymer edhe mihlet e gjithe tokat shqiptare do te bashkohen me kete qeveri edhe at jo me large se ne vitin 2025 kete te keni te kjaret te gjithe ju ,,se evropa e din kete edhe serbija ,,,,
Thaçi: Deklarimi i pasurisë, është më i miri në rajon
Nga Express më 02.06.2010 në ora 19:57
Do të reagojmë në çdo moment kur ka disproporcion në mes pasurisë së deklaruar dhe asaj reale në periudha të ndryshme dhe fitimeve të krijuara, ka thënë drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën ka zhvilluar një takim me drejtorin e Agjencionit Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, me ç’rast ka thënë se zyrtarët e Kosovës janë rekord në rajon për deklarimin e pasurisë së tyre, që është deklarimi me përqindje më i miri prej të gjitha vendeve të rajonit.
Me këtë rast kryeministri Thaçi, ka përgëzuar shefin e AKK-së për punën dhe efikasitetin e agjencisë, e cila sipas tij ka ngritur kapacitetet, por dhe besimin tek institucionet dhe qytetarët në rastin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve dhe publikimin e këtij fakti.
Ai theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar kapacitetet e duhura profesionale, institucionale dhe ligjore, ka vullnetin e shprehur politik, guximin të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, siç th kryeministri me ndihmën, mbikëqyrjen dhe bashkëpunimin e partnerëve ndërkombëtarë.
“Zyrtarët e Kosovës janë rekord në rajon për deklarimin e pasurisë së tyre, që është deklarimi me përqindje më i miri prej të gjitha ve ndeve të rajonit. Pra, ne do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me Agjencinë Antikorrupsion me z. Preteni dhe do të vazhdojmë si qeveri me angazhimet tona të gjithanshme për preventimin dhe luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar që nga periudha qershor e vitit ’99 deri sot e tutje. Dhe edhe nga takimet që kam zhvilluar edhe me kryeprokurorin z. Kabashi, po edhe më shefin e Policisë së Kosovës, por edhe me autoritetet tjera përkatëse në luftë ndaj këtyre dukurive për sundimin e ligjit, është një vendosmëri për rritje të efikasitetit, është një guxim i munguar deri më tani për të korrur sukses në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur kryeministri Thaci.
Ndërsa, ftoi organet e hetuesisë dhe të drejtësisë që të koordinohen dhe të ndihmojnë njëra tjetrën, si dhe në të njëjtën kohë ka ftuar edhe qytetarët e Kosovës për mbështetje dhe bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie.
Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka siguruar kryeministrin e Kosovës se rezultatet e punës së Agjencisë do të jenë në proporcion të drejtë për drejtë me përkrahjen që do të marrin.
Sa u përket mangësive të paraqitjes së të dhënave në publikimin e formularëve të zyrtarëve, Preteni ka thënë se ka disa mangësi, të cilat do të plotësohen në afatet ligjore.
“Ne kemi filluar që t’i kontrollojmë, t’i krahasojmë me të dhënat e viteve paraprake dhe do të reagojmë në çdo moment kur ka disproporcion në mes të deklaruarës dhe asaj reale në periudha të ndryshme dhe fitimeve të krijuara, duke i siguruar edhe të hyrat, dmth. a ka disproporcion në mes pasurisë së paligjshme të krijuar dhe të hyrave të mundshme”, tha Preteni.
Ndërkaq, i pyetur rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në Samitin e Sarajevës, kryeministri Thaçi ka deklaruar se pjesëmarrja e dy ministrave në këtë samit, i Kosovës dhe Serbisë, dëshmon edhe fillimin e pranimit Republikës së Kosovës nga Serbia.
“Kosova është shtet i pavarur sovran, i njohur ndërkombëtarisht në kuptimin e respektimit të integritetit territorial të saj, kjo çështje është e pakthyeshme. Pjesëmarrja e Kosovës në samitin e Sarajevës është e nivelit të barabartë si të gjitha shteteve të rajonit dhe ky është fillimi i pranimit të Serbisë për Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi. /kosovapress/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
kruja te lumte se ke dhen nje shkrime shume me vende keto shoqata jene per te forcuar vllaznim-bashkimin keto shoqata jene sikur WC ne kosove ato shoqata jane per t'u then shkive hajdeni pajtohem se ne kemi qen fajtor keshtu thojke ramadan ilazi me ate te kamenices ai tha shkurte se ne jemi vllazen nuk na intereson per te kaluren keta jane WC e Kosoves
S’çarmatosem sa t’jetë jeta!
Krijoni Kontakt