Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Kosova bëhet me ligj për prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë



    Kosova bëhet me ligj për prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë

    Prishtinë, 11 shkurt - Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës do të shqyrtohen për herë të parë pesë projektligje, ndërsa, në shqyrtim të dytë të kësaj seance do të jenë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, ai për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, dhe Projektligji për turizëm dhe shërbime turistike. Po ashtu në rend dite do të jetë edhe Rekomandimi i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me propozim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, propozimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore./koha/

  2. #2
    Deklarimin e pasurise se tyre ky ligj smund ta fut ne kurth asnjerin nga zyrtaret,ja pse;

    Keta zotrinj as edhe nje patundshmeri se kan ne emer te vetin ose vije deri tek ajo pike sa kane drejte te kene ne emrin e tyre.

    Gimche te thote shoki ty diqka: Aq eshte e pshtjellte sa qe ky ligj veq jau xiglon....formula eshte EULEX will **** them all.

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    nuk besoj se është ajo formulë, thjeshtë keta pasurinë e transferojnë në emer të gruas dhe kaq, ligji nuk flet për prejardhjen e pasurisë së qytetarëve të thjeshtë mirpo të zyrtarëve të lartë pra prapë këta shpëtojnë

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Qfar ligji, ku vlejn ligjet a jen ne men more

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Ligje ka sa te duash ne Kosove por ato nuk vlejne per "ZYRTARET E PANGOPUR " qe te kene nga dy poste qe te marrin nga dy e me shume paga mujore te marrin pagen e 13 ligji vlen per pensionistet per te varferit per te pastrehet dhe per shume punetore qe paga mujore nuk e kalon 150 euron ne muaj por ..,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    E kete ligj kush do ta aplikoj?

    A nuk jane po keta qe qendrojne mbi ligjin?

    Qe dy vjet kryetar komune dhe i permenden milionat,e lere me keta ne qeveri.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Pasuria e Thaçit 1,5 milion euro, e Krasniqit mbi një milion



    Prishtinë, 1 qershor - Më shumë se 1 mijë e 500 zyrtarë të lartë në Kosovë kanë deklaruar prejardhjen e pasurisë së tyre. Ndërsa 70 të tjerë nuk e kanë bërë këtë gjë, me gjithë obligimet ligjore, ka raportuar KTV.
    Ndërsa Behgjet Pacolli refuzon që t’i publikohet pasuria. Formulari 10-faqesh i Agjencisë Kundër Korrupsionit për deklarimin e prejardhjes së pasurisë të zyrtarëve të lartë, mbase i është dukur i gjatë presidentit Fatmir Sejdiu.
    Pos të dhënave për postin të cilin mban dhe disa pjesë të tjera, i pari i vendit nuk është lodhur për të plotësuar gjithë formularin dhe pjesët të cilat kërkohen të plotësohen.
    E megjithëkëtë, 98 mijë e 210 euro janë paratë që presidenti ka vendosur t’i ruajë në dy banka komerciale. Ai nuk ka treguar se sa rrogë merr. Gjithashtu ai nuk ka vendosur çmim për shtëpitë, për të cilat ka thënë se i ndan me vëllezërit.
    Në këtë formularë, pos gruas së papunë, askund nuk figurojnë të ardhurat e fëmijëve të presidentit.
    Më i kujdesshëm është treguar kryeministri Hashim Thaçi, ai ka plotësuar çdo gjë që i është kërkuar, përfshirë edhe borxhet bankare.
    Në bazë të këtyre të dhënave, pasuria e kreut të ekzekutivit është 1 milion e 491 mijë e 614 euro, plus 100 mijë euro kredi.
    E kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar pasurinë e cila kap shifrën e 1 milion e 61 e 880 euro. Pasuria e Ministri të Transportit Fatmir Limaj është vlerësuar 973 mijë e 268 euro, plus 40 mijë euro kredi bankare. Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pasuria e tij shkon deri në 460 mijë e 877 euro. Ndërsa Ahmet Shala, ministër i Financave, ka pasuri 664 mijë e 452.9 euro.
    341 mijë euro është pasuria e deklaruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

    Në raportin e AKK-së, 70 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre, megjithëse një gjë e tillë kërkohet me ligj. Numri i atyre që e kanë publikuar pasurinë është 1 mijë e 560 zyrtarë.
    Ndërkaq, ka të atillë që kanë deklaruar pasurinë e tyre (4 raste), por nuk e kanë mbushur formularin në tërësi, apo edhe një rast kur zyrtari ka deklaruar pasurinë, por ka kërkuar që ajo të mos publikohet që, sipas AKK-së, është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, që ka kërkuar një gjë të tillë.
    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve ka qenë i paraparë deri më 31 mars të këtij viti në përputhje me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Hashim Thaçi ka deklaru ketë pasuri:
    Tokë në Veternikë,Prishtinë 15.75 ari=157.000 euro,
    Shtepi në ndertim 700 metra katror= 203.000 euro,
    Tokë bujqësore në Burojë 7 hektar=180.000 euro,
    Shtepi në Burojë 250 metra katror=80.000 euro,
    Vetur grand chiroki =11000 euro,
    Para te gatshme në bankë=224.901 euro,
    Kredi në banken NLB 100.000 euro,
    Paga vjetore e Thaçit 17.318 euro,
    Paga vjetore e bashkëshortes 15.608 euro,te pagat nuk tregohet a janë bruto a neto.
    Ka deklaru se e ka shit shtepin në Dragodan 260.000 euro.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 01-06-2010 më 16:41

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Heee jet o jete kure ta done ta done


    Hashim thaqi jo me large se para 12 viteve jetonte ne baraka te AZILANTVE ne dietikone te zvicerres ku mirrte si ndihme sociale 1000 fr ne muajte dhe Hashimi pase 12 viteve i kthyr ne nje MILIONER te kosove ????


    Jakupe krasniqi nje profesore i pa pune i ciklite te ulte ne malisheve para 12 viteve luftonte per jet a vdekje per ta siguruare kafshaten e gojes dhe jakupi pase 12 viteve i kthyere ne nje MILIONER te kosoves ????


    Serjozishte e kome hallalle ju kofteeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    edhe une ju them hallall
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •