Nėse vitin e kaluar qershori erdhi bashkė me temperaturėn e lartė dhe ethet e fushatės zgjedhore, kėtė vit po vjen nėn klimėn e acartė tė marrėdhėnies sė ngrirė prej gati njė viti tė pushtetit me opozitėn e majtė e tė djathtė pėr shkak tė mungesės sė transparencės sė procesit tė kaluar zgjedhor.


Askush nga strukturat qeveritare pėrgjegjėse kėtė vit nuk ėshtė kujtuar se bashkė me qershorin, pėr shkak tė sezonit turistik, fillon dhe rritja e fluksit tė turistėve.


Pėrjashtim bėnė vetėm disa shoqata qė vullnetarisht kanė ndėrmarrė aksione qytetare sensibilizuse pastrimi tė bregdetit nė disa zona, qė gjithsesi duhen falėnderuar.


Reklama mediatike pėr turizmin shqiptar, qė kaloi kufijtė vitin e kaluar me spote televizive disa qindra milionėshe nė disa kanale gjigante mediatike botėrore, kėtė vit ėshtė zėvendėsuar me inaugurime modeste rrugėsh nga vetė kryeministri disa qė fillojnė e disa qė thuhet se mbarojnė me destinacion mbėrritjen nė bregdet.


Nisa ta shkruaj kėtė opinion, duke marrė shkas nga njė udhėtim qė mu desh tė bėj kėto ditė nė Sarandė, Gjirokastėr, Vlorė e Korēė, Shkodėr, gjatė tė cilit bėra disa "vrojtime" nė cilėsinė e ekspertit tė ēėshtjeve tė sigurisė rrugore.


Ēfarė rezultoi lidhur me gjendjen e akseve kryesore rrugore qė tė ēojnė nė destinacione turistike?
Aksi Qaf-Thanė-Pogradec dhe akset urbane tė kėtij qyteti janė akoma nė rikonstruksion (edhe pse shiritat e fillimit tė punimeve janė prerė prej kohėsh) dhe nuk do tė jenė tė gatshėm as kėtė sezon pėr t'u krijuar komoditetin e nevojshėm e tė domosdoshėm turisteve qė duan tė vizitojnė kėtė zonė.


E keqja ėshtė se nė kėtė segment pėr muaj tė tėrė nuk ėshtė punuar fare ndėrsa tani qė afron sezoni sheh ndonjė fadromė qė heq ndonjė kamion dhe.


Aksi Plepa-Rrogozhinė jo vetėm nuk pėrfundoi sipas planifikimit, por do tė vazhdojė edhe kėtė vit tė jetė njė problem i madh pėr trafikun dhe mundim i tė gjithė shtetasve vendas apo tė huaj qė do tė udhėtojnė nė destinacione turistike.


Nė aksin rrugor interurban kryesor Lushnjė-Fier inauguruar nė prag tė zgjedhjeve tė vitit tė kaluar, janė lejuar tre kryqėzime nė nivel nė kundėrshtim flagrant me kėrkesat e nenit 2 pika B tė Kodit Rrugor tė Republikės sė Shqipėrisė.


Nuk ka rėndėsi nėse kjo shkelje ligjore ka ndodhur pėr faj tė projektuesit, zbatuesit, audituesit, kolauduesit, pėr arsye tė natyrės korruptive apo abuzime financiare. E them kėtė, pasi situata nė kėto tre kryqėzime tė kundraligjshme minimalisht duhej zgjidhur me rrethrrotullime shumė pak tė kushtueshme (do ishte mėkat nėse kėto shpenzime janė kursyer apo me keq shpėrdoruar e pėrvetėsuar).


Gjatė kėtij viti nė kėto tre kryqėzime antiligjore kanė ndodhur disa ngjarje aksidentale me pasojė jetė njerėzore e dėme materiale dhe askush nuk i ėshtė drejtuar shtetit shqiptar si pėrgjegjės direkt i tyre pėr pėrgjegjėsinė penale dhe atė tė zhdėmtimit tė pasojave, nė tė kundėrt mund tė jenė dėnuar padrejtėsisht personat e gabuar.


Shtimi i fluksit tė mjeteve pėr shkak tė sezonit mund tė sjellė tė tjera ngjarje me pasoja tė dhimbshme, nėse askush nuk reagon e ndėrhyn pėr ta kthyer nė normalitet kėtė segment rrugor nė kėto tre "njolla tė zeza".


Nuk mund tė mos tė bjerė nė sy mungesa e bajpasit tė Fierit i pėrfolur (prej mė se 2 vjetėsh) se ka pėrfunduar projekti e do tė fillojė sė shpejti edhe pse s'duket gjė nė horizont. Duke vazhduar me destinacion Gjirokastrėn nuk mund tė mos ndjesh lodhjen e mundimin pėr tė pėrshkruar segmentin problematik Ballsh-Tepelenė, jo vetėm nė segmentet qė kanė vite qė riparohen e rrėshqasin sėrish, por dhe nga gjendja skandaloze e shtresės sė asfaltit, si dhe nga mungesa e elementėve tė sigurisė dhe sinjalitikės.


Ndėrkohė qė pėr ritmet e punės nė segmentet Levan-Tepelenė dhe Levan-Vlorė as qė bėhet fjalė pėr ecuri, si duket "tradita" e do qė kėto vepra tė mos pėrfundojnė asnjėherė sipas planifikimit, por nė prag tė fushatės sė ardhme zgjedhore.


Ndoshta nė kėtė ecuri me ritme breshke njė faktor i pa deklaruar nga qeveria ėshtė dhe kriza financiare, mungesa e likuiditeteve dhe borxhet ndaj firmave zbatuese, ēka vėshtirėsojnė vazhdimin e punimeve nė kėto vepra publike. Nuk do tė doja tė besoja edhe ndonjė variant tė "zhdukjes pa lėnė gjurmė" tė ndonjė firme zbatuese qė pasi ka pėrftuar financimet ka lėnė nė kėmbim kantierin me disa mjete qė kanė shėrbyer pėr inaugurimin e fillimit tė punimeve.


Nė kėto kushte pushuesve do t'u duhet tė mbėrrijnė edhe nė Vlorė pėrsėri ne rrugė pa standarde cilėsie e sigurie. Ndėrkohė qė qyteti Vlorės ėshtė qyteti qė ka infrastrukturėn mė tė dobėt rrugore nė tėrė zonėn turistike, mjafton tė kalosh nė segmentin nga ish-vilat e udhėheqjes nė kampin e punėtorėve qė shėrben si aks rrugor nacional pasi pėrballon gjithė automjetet qė hyjnė nė Vlorė nga Orikumi (ėshtė pak ta krahasosh me njė rrugė fshati) qė tė bindesh pėr kėtė.


Prej vitesh Vlora vazhdon tė jetė arenė "pėrplasjesh" urojmė jo hakmarrjeje mes pushtetit qendror e vendorėve pėr fondet e investimeve jo vetėm nė infrastrukturėn rrugore. Pėrplasje qė ka ofruar si produkt tė qytetit kryesor turistik tė vendit jo vetėm problemet mjedisore e tė ndotjes, por dhe njė trafik sfilitės nė kurriz tė qytetarėve vlonjatė e atyre qė duan tė shijojnė bregdetin e tij.


Nė qytetin e Sarandės, ku turistėt mė sė shumti i drejtohen bregdetit tė Ksamilit dhe qytetit antik tė Butrintit, kėtė vit nuk do tė mund tė shijojnė bukuritė e tyre, pa u pėrballur me streset qė tė krijon qarkullimi nė njė rrugė tėrėsisht nė rikonstruksion.


Ėshtė e ēuditshme mėnyra e planifikimit tė punimeve dhe rikonstruksioneve nė kėto segmente turistike pikėrisht nė prag tė ēeljes sė sezoneve turistike, ashtu sikundėr po nė tė njėjtėn kohė fillojnė dhe aksionet e prishjeve tė ndėrtimeve tė paligjshme, tė cilat me gėrmadhat e grumbujt e inerteve qė lėnė pas ngjasojnė me skena tėrmetesh apo bombardimesh.


Ndėrsa premtimi kryeministror pėr tė asfaltuar ēdo metėr rrugė qė tė ēon nė gjiret e mrekullueshėm tė bregdetit tė kėsaj zone si duket i ėshtė lėnė njė periudhe tjetėr.


Nė aksin e kombit pėrveē pėrfundimit tė segmentit 60.4 km Rrėshen-Kukės (vetėm me njėrin nga tunelet), pjesa tjetėr e asaj qė quhet rruga Durrės-Kukės edhe kėtė vit do tė vazhdojė tė jetė kantier punimesh krejtėsisht i pa plotėsuar me sinjalitikėn qė parashikon legjislacioni, ē'ka rėndon trafikun dhe vazhdon tė marrė jetė njerėzish nė aksidente tė shumta rrugore.


Meqė kėto ditė Kryeministri preu disa shirita inaugurimi rrugėsh rurale e dytėsore nė rrethin e Beratit, shpresoj t'i ketė tėrhequr vėmendjen gjendja skandaloze e aksit rrugor nacional Lushnjė - Berat apo Fier - Berat, pėr tė planifikuar ndonjė fond edhe pėr kėto segmente qė ēojnė vizitorėt nė qytetin 2400-vjeēar dhe qė ėshtė pak tė thuhet se janė lėnė nė mėshirė tė fatit.


Kjo ėshtė nė vija tė trasha situata e sigurisė vetėm pėr sa i pėrket infrastrukturės sė akseve rrugore kryesore tė vendit, e cila pėrbėn vetėm njė nga brinjėt e trekėndėshit tė sigurisė rrugore.
Qė tė plotėsohet tabloja e kėtij trekėndėshi duhet analizuar edhe performanca e strukturave te zbatimit tė ligjit dhe posaēėrisht policisė rrugore, si dhe realizimi i projekteve e aktiviteteve publicitare, sensibilizuese, publikimeve e botimeve pėr edukatėn rrugore.


Pa u futur nė analizė tė hollėsishme tė tyre, konstatimet janė tė zymta pasi ky sezon i gjen strukturat e policisė rrugore nė ankthin dhe ethet e vendit tė punės pėr shkak tė ristrukturimit qė mendoj se ėshtė shumė i vonuar pas deklaratave optimiste tė Ministrit tė Brendshėm e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Shtetit para disa muajsh.


Ndėrsa pėr pjesėn e edukatės rrugore do t'u rekomandoja Ministrit tė Brendshėm dhe atij tė Punėve Publike e Transportit qė tė paktėn tė kishin planifikuar publikimin e njė spoti tė ngjashėm me atė tė liberalizimit tė vizave, qė ka filluar tė jepet me shumicė kėto ditė edhe pse vizat do tė mund tė liberalizohen nė rastin mė tė mirė pas sezonit turistik.


Janė tė gjitha kėto arsye, qė me gjithė dėshirėn pėr tė mos e ēelur ditėn me makthin e njoftimeve pėr vdekjen e radhės nė rrugėt e vendit, na e zbehin optimizmin pėr pėrmirėsimin e treguesve tė sigurisė rrugore gjatė kėtij sezoni turistik e mė pas.

Qendra e Studimeve tė Sigurisė Rrugore

Berti Koxha\Shekulli