-
Ndarja e Kosoves Bisedohet edhe ne BE
BURIMI RTK
SWOBODA: PO BISEDOHET AUTONOMIA PĖR MINORITETIN SERB
Autonomia pėr minoritetin serb nė veriun e Kosovės ėshtė njė opsion qė po bisedohet, tha nėnkryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste nė Parlamentin Evropian dhe njėherit nėnkryetar i Delegacionit tė PE pėr Evropėn juglindore Hannes Swoboda.
Sipas tij, Plani i Ahtisarit duhet tė adaptohet sipas modelit tė Dejtonit pėr tė mundėsuar autoniminė pėr serbėt nė veri. Swoboda , nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė edhe pėr kosovarėt, siē ėshtė shprehur ai, tė Luginės sė Preshevės, tė negociohet poashtu statusi i autonomisė.
Radio Kosova: Zoti Swoboda a jeni tė kėnaqur me zhvillimet nė Kosovė pasi nė paraqitjet tuaja nė shtypin austriak situatėn nė Kosovė e kani cilėsuar si tė brishtė?
Swoboda: Po, ajo edhe mė tej vazhdon te jetė e tillė. Nuk jam i kėnaqur me zhvillimet nė Kosovė, por sidoqoftė, me qetėsi dhe durim duhet tė punojmė nė dy drejtime: sė pari nė zhvillimet e brendshme luftimin efektiv tė korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor dhe nė drejtimin tjetėr, nė pėrmirėsimin e raporteve midis Serbisė dhe Kosovės, nė kėtė kuadėr pas rezultateve tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė midis Kosovės dhe Serbisė duhet tė fillojnė bisedime tė reja.
Radio Kosova: Si shihni ju rolin e Serbisė nė raport me shtetin e ri tė Kosovės, veēmas nė veri tė Kosovės?
Swoboda: Kosova duhet tė mbetet njė shtet me kufij tė pandryshueshėm, mirėpo kjo nuk do tė thotė se pėrjashtohet mundėsia pėr ndonjė autonomi brenda saj pėr veriun e Kosovės. Por siē thashė, me durim dhe qetėsi kėtė ēėshtje duhet ta bisedojmė pasi Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ta bėjė tė ditur qėndrimin e saj pėr Kosovėn. Do tė shohim se ēfarė argumentesh do tė hedhė nė dritė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė sa i pėrket legjitimitetit tė pavarėsisė sė Kosovės. Me kėtė veprim tė Gjykatės sė drejtėsisė nė Hagė, mendoj i jepet fund njė rrugė juridike tė nisur, ndėrsa hapen shtigje pėr tė filluar njė rrugė tjetėr politike.
Radio Kosova: Pėr ēfarė rruge e keni fjalėn, mendoni pėr idenė pėr njė autonomi pėr serbėt e veriut tė Kosovės sipas modelit tė Dejtoni pėr serbėt e Bosnjės ashtu siē jeni shprehur nė median austriake? Nė njė rast tė tillė edhe shqiptarėt e Maqedonisė dhe ata tė Preshevės do tė kėrkoni autonomi tė tillė, prej nga kjo ide e juaja Zoti Swoboda?
Swoboda: Shikoni, unė nuk kam propozuar asgjė konkrete, kjo ėshtė vetėm njė mundėsi pėr zgjidhje. Ndodhemi nė njė situatė krejtėsisht tė veēantė: Kosova ka qenė pjesė e Serbisė dhe mė nuk ėshtė pjesė e saj, Lugina e Preshevės, ka qenė dhe mbetet pjesė e Serbisė dhe nuk mendoj se duhet patjetėr krahasimi. Megjithatė nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė edhe pėr kosovarėt e Luginės sė Preshevės tė mos kėrkohet e njėjta zgjidhje. Mirėpo, mbetem nė qėndrimin tim se ka dallime tė dukshme midis veriut tė Kosovės dhe Luginės sė Preshevės. Minoritete ka kudo, nė ēdo vend, po kjo nuk do tė thotė se nė bazė tė parimit automatik, ato duhet tė kenė nė ēdo shtet statusin e autonomisė. Sidoqoftė, nė situate tė veēanta, kjo ėshtė e mundur. Mirėpo nuk ėshtė diēka qė mund tė imponohet nga jashtė. Nė rastin e Veriut tė Kosovės zgjidhja duhet tė rezultojė vetėm nė bazė tė marrėveshjes midis Kosovės dhe Serbisė.
Radio Kosova: Pėr tė qenė mė tė qartė zoti Sėoboda, ėshtė ky njė propozim qė e bėni ju - pra propozimi pėr autonomi tė serbėve nė veri tė Kosovės apo jo, sepse me idenė tuaj kanė spekuluar shumė mediat serbe nė Beograd?
Swoboda: Ky ėshtė vetėm njė opsion, i cili nė rast se do sjellė paqen dhe pajtimin e pėrhershėm historik midis Serbisė dhe Kosovės, nuk duhet hequr nga tavolina. Mbetem fuqishėm nė qėndrimin tim se nuk duhet tė lejohet ndarja e Kosovės, Kosova duhet tė mbetet unike, por i them po opsionit pėr njė autonomi tė caktuar pėr pjesėn veriore.
Radio Kosova: Por kjo qė thoni zoti Swoboda bie ndesh me Planin e Ahtisarit, atėherė ēfarė tė bėjmė me Planin e Ahtisarit?
Swoboda: Plani Ahtisaarit ėshtė njė bazament i cili mbetet, por kjo nuk do tė thotė se ai nuk mund tė adaptohet. Kjo mund tė bėhet sipas modelit tė Marrėveshjes sė Dejtonit, sepse siē e dimė edhe Marrėveshja e Dejtonit ėshtė adaptuar. Mendoj se njė autonomi e caktuar pėr serbėt e Kosovės nė veri nuk bie ndesh me planin e Ahtisarit, por ėshtė vetėm njė pėrpunim i njė krahu tė tij.
Radio Kosova: Zoti Swoboda me 30 maj Serbia organizoi zgjedhjet paralele lokale nė veri tė Kosovės dhe siē e dini edhe ju kjo ėshtė nė kundėrshtim edhe me Rezolutėn 12 44, nė tė cilin kohėve tė fundit thirret Serbia?
Swoboda: Nuk mendoj se kėto zgjedhje mund tė sjellin, apo ti kontribuojnė ēfarėdo stabiliteti nė Kosovė, pėrkundrazi, mbajtjen e tyre e konsideroj tė pakuptimtė dhe njė hap tė pamatur. Kjo bie ndesh edhe me idenė pėr autonomi tė veriut brenda Kosovės, e cila po qarkullon si opsion. Prandaj siē thash, ato zgjedhje do tė kishin kuptim vetėm nėse organizohen nga institucionet e Kosovė dhe jo nga jashtė, ashtu siē po bėhen nga Serbia.
Radio Kosova: Kaluan mė shumė se dy vjet nga shpallja e pavarėsisė e cila u njoh nga 22 vende tė BE-sė - kemi edhe pesė tė tjera qė nuk na njohin. Jeni optimist se kėto vend mund tė ndryshojnė qėndrimin tani?
Swoboda: Jo, kjo nuk do tė ndodh tani, ju them me siguri, sepse asgjė nuk ka ndryshuar sa i pėrket arsyeve qė ata pėrmendin. Siē thash, po presim rekomandimet e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr tė filluar bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė dhe vetėm nėse do tė ketė bisedime apo tė gjendet ndonjė modus vivendi, pėrkatėsisht serbėt dhe shqiptarėt tė merren vesh apo pajtohen pėr njė lloj koekzistence tė pėrbashkėt, vetėm atėherė pres lėvizje pozitive nė kėtė drejtim nga vendet qė nuk e kanė njohur Kosovėn.
Radio Kosova: Ju disa herė po pėrmendni bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinės qė sipas jush duhet tė fillojnė pas rekomandimeve tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, pėr ēfarė bisedimesh e keni fjalėn, sepse shqiptarėt thonė nuk mund tė bisedojmė pėr ēėshtje tė statusit tė Kosovės - ajo ėshtė kryer, ndėrsa janė tė gatshėm pėr tė biseduar pėr problem praktike?
Swoboda: Nė parim bėhet fjalė pėr bisedime qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen e problemeve praktike nga jeta e pėrditshme qė ka shumė, mirėpo nė kėtė kuadėr, nuk pėrjashtohet mundėsia, siē thash mė herėt, e bisedimeve pėr adaptimin e planit Ahtisari dhe kjo nuk nėnkupton bisedime pėr statusin. Pra, nuk mund tė bėhet mė fjalė pėr bisedim rreth statusit tė Kosovės.
Radio Kosova: Zoti Swoboda, nė njė paraqitje tuaj tė fundit nė mediat austriake keni thėnė se anėtarėsimi i Kosovės nė Bashkimin Evropian ėshtė sfida mė e madhe pėr kėtė organizėm. Ēfarė do tė thotė kjo?
Swoboda: Shikoni, nuk ndodhemi nė fazėn para anėtarėsimit evropian, nuk ndodhemi as afėr. Pra nuk ndodhemi as afėr anėtarėsimit tė Kosovės e as tė Serbisė nė Bashkimin Evropian. Procesi i integrimit apo tė them mė mirė i afrimit me Bashkimin Evropian ka edhe shumė rrugė pėr tė bėrė. Nėse doni ta dini aktualisht ky proces ndodhet i bllokuar. Serbia nuk njeh pavarėsinė e Kosovės, kurse kjo pavarėsi nuk njihet as nga pesė vende anėtare tė BE-sė. Megjithatė, mbetet qė kjo nyje tė zgjidhet me angazhimin e vetė BE-sė.
Radio Kosova: Atėherė tė themi sa kohė mund tė marrė ky proces, i anėtarėsimit tė vendeve tė Ballkanit nė BE?
Swoboda: Tė themi kėshtu, nėse kjo mund tė arrihet nė vitin 2020 do tė duhej tė ishim tė kėnaqur tė gjithė. Pra nėse deri nė vitin 2020 do tė arrijmė tė kemi brenda BE tė gjitha vendet e Ballkanit perėndimor, atėherė ky do tė ishte njė pėrparim i madh. Por kjo mbetet tė shihet megjithatė, nuk varet krejt prej BE-sė. Ky proces varet shumė edhe nga vetė vendet qė duan tė anėtarėsohen, sepse ato duhet tė punojnė mė shumė pėr tė plotėsuar kriteret.
Radio Kosova: Mendoni se procesi i integrimit tė vendeve tė Ballkanit nė BE ėshtė njė proces i ngadalshėm?
Swoboda: Gjithsesi i ngadalshėm, ne nuk kemi pėrfunduar akoma bisedimet e filluara pėr anėtarėsim me njė vend siē ėshtė Kroacia, kurse akoma nuk kemi filluar bisedime pėr anėtarėsim me ndonjė vend tjetėr tė Ballkanit. Kjo nė mėnyrė automatike ėshtė njė proces i ngadalshėm. Nėse ia dalim qė Kroacia tė anėtarėsohet nė vitin 2013, do tė ishte sukses, nėse do tia dalim ndėrkaq qė vitin tjetėr tė fillojmė bisedimet me Maqedoninė edhe kjo do tė ishte mirė, pra e tėra ėshtė njė proces i ngadalshėm dhe jo i lehtė
Radio Kosova: Ēėshtja e liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn, shpresoni qė Kosova do marrė liberalizimin e vizave?
Swoboda: Sigurisht qė do ta merrni, por duhet tė bėni tė gjitha pėrpjekjet qė tė plotėsoni kriteret qė kėrkohen pėr kėtė proces, nė radhė tė parė tė miratoni ligjet qė kėrkohen pėr kėtė dhe ti respektoni ato, dhe kėtu duket se akoma jeni larg.
Radio Kosova: Nė debatet e Parlamentit Evropian por edhe nga struktura tjera ka zėra se BE-sė i mungon njė strategji efikase pėr Ballkanin. Mendoni se qėndron kjo qė thuhet?
Swoboda: Jo, nuk qėndron, sigurisht ka shumė vend pėr kritika kėtu, por mendoj se pėrgjegjėsia mė e madhe bie mbi vetė vendet e Ballkanit Perėndimor: Kosova ka bėrė pak, Serbia ka bėrė pak, Shqipėria ka bėrė pak, Maqedonia ka bėrė pak, Maqedonia nuk ėshtė e gatshme pėr kompromis pėr ēėshtje tė emrit, Bosnja e Hercegovina fjala vjen, tė gjithė e dinė se nuk ka bėrė sa duhet pėr tė pėrmbushur standardet. Pra, mos kėrkoni qė fajin tua hidhni gjithmonė tė tjerėve, por shikoni qė ta gjeni edhe mes jush. Sidoqoftė, takimi i Sarajevės shpresoj se do tė dėrgojė njė sinjal tė qartė, sė paku sa i pėrket gatishmėrisė sonė, pra tė Bashkimit Evropian qė procesi tė ecėn pėrpara.
Radio Kosova: Edhe njė pyetje tė fundit pėr zhvillimet nė Shqipėri. Shpresoni se do tė shohim dritėn nė fund tė tunelit nė Tiranė?
Swoboda: Unė shoh dritėn, para mė shumė se njė jave nė Strasburg patėm njė takim tė pėrbashkėt me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitės Edir Rama ku kemi pasur lėvizje tė rėndėsishme pėrpara. Bisedimet ndėrkohė do tė vazhdojnė, ndėrsa brenda dy javėsh shpresojmė se do tė gjendet njė zgjidhje.
Intervistoi: Fadil Gashi
-
-
Disa Gjera Shkojn Ngadal Edhe Ndarja E Kosoves Dot E Ndodh Ashtu Me Dialog Me Disa Shqiptar Faqezi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt