
Postuar më parë nga
smoki
KOMENTE:
Eshte gje i ulet qe perdoren kto foto per te ulur personalitetin e dikujt tjeter, asnjeri nuk ka te drejte te hyje ne jeten private te nje individi, edhe te publikoje foto pa marre miratimin e personit te cilit i perkasin kto foto. Kjo denohet me ligj per shkelje te jetes private. Kush e ka te drejten te publikoje kto foto, Nga kush ka marre leje ti publikoje kto foto, te cilat jane pare anembane ne internet nga mosha te ndryshme perfshi ktu edhe minoren nga 15 vjec!! Eshte turp per ato qe publikojne kto foto, nuk eshte turp per personin qe eshte ne foto.. Turp tju vije juve qe publikoni foto te tilla, ju jeni shembulli i pedofilleve qe publikoni foto te tilla. Un spo mbroj aspak Zotin Rama, por me kto foto qe jan publikuar, asaj gazete duhet ti hiqet e drejta e shperndarjes se gazetave sepse ka publikuar FOTO NUDO TE CILAT SHIHEN NGA MINORENET EDHE KY AKT PERBEN SHKELJE. Sa per Zotin Rama, skam c'te shtoj fundja secili ben ate qe i pelqen, edhe Zoti Rama njeri eshte, ndaj mund te beje cte doje me jeten e tij, kush jemi ne qe ta gjykojme!!?? Kto foto jan skandal per gazeten qe i ka publikuar, jo per Z.Rama
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ngjarja e djeshme me fotot intime,me shume se sa shemti ne pikepamje etike dhe nivel emancipimi,eshte nje kembane e forte alarmi,deshmi e faktit qe jetojme ende ne nje ambjent totalitar.Nje llogari gangsteresh per te fituar pushtet jolegjitim.Natyrshem pyetja qe lind eshte se perse keto foto nuk u perdoren 3 apo 6 vjet me pare? Pergjigja eshte e thjeshte: nuk do te kishin efektin e pritur,ne te kundert; perdoruesve do tu kthehej ne bumerang; Ndersa sot suksesi sipas llogarive te perdoruesve eshte i garantuar,sepse garanti me i madh eshte Fatos Nano.Kjo shemti me emrin fushate elektorale eshte turpi i vertete per shqiptaret.Zoti Olldashi,ne viziten qe beri ne kopshtin zoologjik kishte mundesine te shkonte me ate rast nja 100 metra me tutje,ne te majte dhe te na shfaqte ca pamje vertet nudo te njeres prej masakrave me te medha urbane qe vazhdon te luhet nga kryetari i komunes Farke,i cili ka kurajen e pacipe te rikandidoje.
Rama,ne dy garat e meparshme fitoi sepse nuk kurseu as te vetet me kritika.Te njejten gje mund te perdore edhe Olldashi per t'ju afruar fitores: te prononcohet per masakren urbane qe ka ndodhur me zonat me te gjelberuara te Tiranes,kjo edhe si nje deshmi "nudo" se nuk mban shprese tek mbeshtetja po ashtu nudo qe i ofron Fatos Nano....
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Botimi i porositur i fotove te nje qytetari shqiptar nga nje gazete e paguar dhe porositur nga qeveria eshte turpi i radhes i nje qeverie pa turp, i nje qeverie pa fytyre, i nje qeverie qe porosit kompjutera e "internet per te gjithe" kur e ka lene Shqiperine e shqiptaret ne terr masiv per te gjithe... Me cfare energjie do ta perdorin shqiptaret "kompjuterin e internetin per te gjithe shqiptaret" ( !? ) Me energjine e territ. Me energjine e qeverise se territ. As fotot e Edi Rames nuk u sjellin me shume drita shqiptareve. Ato vetem ia cjerrin me shume maskat nje qeverie tipike staliniste, ia cjerrin maskat nje ministri de fakto Rendi qe kerkon te jete qytetari i pare i Tiranes, "molles ne shishe" te mendjes se tij te fosilizuar. Zoti na ruajte nga mendje te tilla fosile qe vetem per te feminizuar pamjen e tij paguan 1. 2 milione euro, te vjelura dhe vjedhura nga taksat, nga mundi e djersa e shqiptareve ne terr. Turp e faqja e zeze( ! ) Nje aresye me shume per te mos votuar per kandidatin e territ! Nje aresye me shume per te ndeshkuar me vota qeverine e territ nga shqiptaret "prane drites se papare", prane territ te pandare. Shqiptare mos votoni per qeverine dhe kandidatet e territ... Votoni per te ardhmen ! Votoni per Edi Ramen !
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt