Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Natyrisht qė gjithēka jo e mirė qė ndodh nė mediat private,nuk mund tė fajėsosh qeverinė.Ose mos i thoni media private.Sepse nuk ka kuptim qė edhe kėta privatėt kur bėjnė ndryshime nė administratėn e tyre apo edhe tek gazetarėt dhe emisionet,duhet me patjetėr tė anatemohet qeveria.Por kuptohet qė disa duan sebepin pėr tė shfryrė pėr qeverinė.Mezi presin tė mos bėhet ndonjė bostan diku nė njė rreth e o burra tė kritikojnė qeverinė!Qeveria ka gjėra tė tjera pėr tu kritikuar e jo pse njė televizion privat ndryshon emisionet dhe gazetarėt.

  2. #12
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Me pak fjale Meroja po thote: "E ka fajin Berisha qe edhe pronaret e Vizion Plus me hoqen nga puna". Pra e ka fajin Berisha qe pasi Meroja falimentoi me gazeten Tema, tani e ka fajin po Berisha qe pronaret legjitime te nje televizioni te pavarur qe ka mbajtur nje qendrim te ashper ndaj qeverise Berisha ne keto 5 vjet qe ky ka qene kryeminister ta heqin Meron nga puna.
    Ka te drejte Albo!
    Berisha nuk shquhet per keto lloj nderhyrjesh.
    Jam i bindur se tani,pasi i ka provuar te gjitha per te perbaltur fuguren e ndritur te kryeministrit dhe nuk ia ka dale dot mbane,do vrase veten ne ndonje aksident me makine,si beri i ndjeri Kosta Trebicka...

  3. #13
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Thumbs up me te drejte

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Me pak fjale Meroja po thote: "E ka fajin Berisha qe edhe pronaret e Vizion Plus me hoqen nga puna". Pra e ka fajin Berisha qe pasi Meroja falimentoi me gazeten Tema, tani e ka fajin po Berisha qe pronaret legjitime te nje televizioni te pavarur qe ka mbajtur nje qendrim te ashper ndaj qeverise Berisha ne keto 5 vjet qe ky ka qene kryeminister ta heqin Meron nga puna.

    Mero e barazon nje televizion te tere me vetveten sikur Mero Baze te ishte ekuivalenti i Vizion Plus dhe tani qe nuk ka me Mero ne kete kanal, nuk ka detyrimisht as Vizion Plus. Jeta po behet gjithmone e me e veshtire per "gazetaret" qe mision te tyre ne jete kane sulmet personale e familjare ndaj kryeministrit te vendit.

    I dashur Mero mendjendrituri!

    Nese Sali Berisha do te kish aq fuqi e pushtet mbi pronaret e Vizion Plus, do t'u kish bere presion atyre 5 vjet me pare, jo sot pas 5 vjetesh. Une nuk do te cuditesha te mesoja se pronaret e Vizion Plus te te kene pushuar ty nga puna pasi programi yt nuk terhiqte shume shikues, e detyrimisht, nuk ishte fitimprures per pronaret. Tek e fundit, televizionet jane biznese apo jo?

    Sa per luften tende personale me korrupsionin, mund ta besh edhe ne faqet e gazetave, edhe ne faqet e ketij forumi. Silli te gjitha provat e korrupsionit ne administraten shqiptare ne te gjitha nivelet ne kete forum, qe ti lexojne te gjithe. Por nese nuk ke prova e nuk ke bere detyren tende te gazetarit, tashethemet, pergojimet dhe fleterrufete mbaji per vete, se per fatin tend te keq, mentaliteti shqiptar ka bere perpara, nuk eshte me ai i 20 viteve te shkuara. Kjo eshte edhe arsyeja perse ajo qe ti shkruan nuk lexohet, ajo qe ti nxjerr neper ekrane nuk preferohet te shikohet nga shqiptaret, dhe sot je i papune.

    Dhe si nje provincial i keq qe je, te genjen mendja se duke pergojuar emrin e kryeministrit i rrit vlerat vetes.

    Albo

    JAM NE NJE MENDJE ME ALBON E KA PERSHTJELLUAR SHKURT DHE SHUME DREJTE E BUKUR
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  4. #14
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Editoriali im i fundit!


    Drejtori i lajmeve tė "Vizion Plus", Arban Hasani, ėshtė larguar dje nga detyra, pas njė vendimi tė dytė shkarkimi qė pasoi vendimin e 24 orėve mė parė, i cili i jepte mandat deri mė 30 qershor.


    Vendimi i dytė urgjent ju komunikua dje, pasi i emėruari si bashkėdrejtor i "Vizion Plusit", ka pretendime pėr faktin se "Vizion Plus" transmetoi dje gjatė emisionit tė lajmeve njė kronikė qė pasqyronte deklaratėn e tri shoqatave tė gazetarėve tė Shqipėrisė, qė dėnonin shkarkimet nė "Vizion Plus", me qėllim marrjen e kontrollit mbi politikėn editoriale nga pronarėt e rinj.


    Ky ėshtė njė akt i rėndė pėr lirinė e shtypit, por dhe pėr njė lajm i trishtuar mbi fatin e sė vėrtetės nė Shqipėri. Nė kėto momente qė unė flas kolegu dhe bashkėproducenti i emisionit tim gjendet i papunė nė shtėpi dhe pavarėsisht se si e pėrjetojnė dhe sa kanė guxim ta thonė, nė kėto momente, ēdo gazetar shqiptar edhe ata qė punojnė pėr Sali Berishėn, janė nga pak tė papunė pėr shkak tė profesionit tė tyre...


    Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!


    Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i "Faktor Plus". Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutuar mbi atė ēfarė pėrpiqet tė fshehė politika dhe pushteti nga sytė e qytetarėve. Jemi munduar tė themi tė vėrtetat qė nuk arrinin dot te publiku. Dhe pėr kėtė kemi paguar njė taksė jo tė vogėl.


    Sė pari, kam paguar unė vetė. Pas njė emisioni ku flisja pėr lidhjet e familjes nė pushtet me mafien e tokave nė bregdet dhe privatizuesit e ARMO-s, makina ime u dogj para syve tė njė shteti qė nuk donte tė shikonte dhe tė kapte zjarrvėnėsin.


    Dy javė mė pas biznesi i gazetės sime u rrethua me policė dhe u shkatėrrua. Njė sėrė historish tė rėnda tė pushtetit kundėr meje dhe familjes sime vijuan dhe vijojnė deri nė momentin qė flasim. I vetmi lajm i mirė ėshtė se nė tė gjithė kėtė fushatė revanshi, kryeministri Berisha ka pasur guximin tė ishte gjithmonė qartazi nė krye tė ēdo fushate. Dhe kjo mė ka lehtėsuar.


    Kanė pėsuar dhe ish-kolegėt e mi nė televizion. Pėr shkak tė kėtij emisioni, Sali Berisha urdhėroi ēdo zyrtar tė lartė tė PD-sė tė mos shkelte nė televizion dhe sidomos nė kėtė emision. Pėrpjekja e tij pėr tė na futur nė llogore lufte ishte njė shqetėsim i pėrditshėm. Pas dy vitesh, ai ka humbur qetėsinė dhe nuk e duron dot mė kėtė betejė, madje as llogoren ku ka hyrė me dėshirė tė tij.


    Pėr kėtė ka pritur me gėzim ofertėn e pronarėve tė rinj, qė u kanė ofruar nė tepsi kokėn e gazetarėve plangprishės tė "Vizionit", me qėllim qė tė kenė pėrfitime pėr biznesin e tyre.


    Nė deklaratėn me shkrim qė i kthejnė pėrgjigje shoqatave tė gazetarėve, ata thonė: Po citoj se, "Interesat tona tė biznesit janė ato qė pėrcaktojnė tė gjitha politikat, pėrfshirė dhe aktivitetin redaksional".


    Ky ėshtė njė kumt i rėndė pėr gazetarinė shqiptare, pasi pėr herė tė parė nė historinė e saj, pronarėt e njė media deklarojnė qartazi se po i pėrdorin mediat pėr bizneset e tyre.


    Ky zhvillim na rikthen dhe njė herė te raportet hipokrite tė Sali Berishės me pronarėt e mediave nė kėtė vend. E keni dėgjuar Sali Berishėn tė thotė se gazetarėt nė kėtė vend nuk janė tė lirė prej pronarėve. Nėse e ka seriozisht, e ftoj tė dalė nė anėn tonė kundėr pronarėve. Nė tė vėrtetė, e vetmja aleancė e madhe kėtu, ėshtė mes pronarėve tė medias dhe pushtetit.


    Ata pronarė qė rezistuan dhe tentuan tė tregojnė integritet, u shkatėrruan me gjoba dhe presione financiare mbi biznesin duke dhėnė shembullin e ndėshkimit. Dhe tani gjendemi pėrpara kėsaj situate, e cila ėshtė njė lajm i keq pėr ēdo gazetar shqiptar. Por taksėn e kėtij emisioni po e paguajnė shtrenjtė edhe qytetarėt shqiptarė.


    Pėr tė shkatėrruar median kritike dhe pėr t'i mbyllur gojėn kujtdo qė flet kundėr qeverisė, Sali Berisha ka rikthyer nė skenė gjithė njerėzit qė pėrdori gjatė gjendjes sė jashtėzakonshme nė vitin 1997.


    Operacionin financiar kundėr gazetės sime, por dhe tri-katėr mediave tė tjera kritike me qeverinė si gazeta "Shekulli" apo "Korrieri" (tashmė i mbyllur), i udhėhoqi gjeneral Agim Shehu, njeriu qė drejtoi forcat e policisė nė vitin 1997.


    Nė krye tė televizionit tonė ėshtė emėruar si bashkėdrejtor njė ish-kėshilltar i Ministrit tė Pushtetit Lokal nė vitin 1997, i cili ishte pjesė e Shtabit tė Gjendjes sė Jashtėzakonshme nė Tiranė, njė nga detyrat e tė cilit ishte dhe tė kontrollonte ato pak gazeta qė dilnin nė atė kohė se mos kishin ndonjė lajm kundėr qeverisė.


    Unė qė kam qenė dhe atėherė gazetar dhe mbaj mend zyrėn e prefekturės sė Tiranės ku duhet tė ēoje gazetėn para se tė botohej, nuk mund ta harroj kurrė ditėn e djeshme nė "Vizion Plus", kur i njėjti person kėrkonte tė shikonte lajmet dhe pėrmbajtjen e emisionit "Faktor Plus" para se tė transmetohej.


    Sali Berisha nuk i mbyll dot gojėn medias me njerėzit e vitit 1997 dhe as me komunistėt e vitit 1967. Ai ka humbur mė shumė se sa ne, duke demonstruar urrejtje tė verbėr ndaj fjalės sė lirė.


    Ai ka humbur mė shumė se sa ne gazetarėt, qė nuk e shkėmbejmė lirinė tonė, as me licenca hidrocentralesh, as me poste ambasadorėsh dhe as me kompromise nė kurriz tė shqiptarėve nė Maqedoni, vetėm pėr t'i mbyllur gojėn njė televizioni.


    Ai ka humbur mė shumė se sa ne gazetarėt, pasi nė finale, ai ka blerė gjithė median, dhe i ka dhėnė fuqinė e tė vėrtetės atyre pak zėrave qė nuk mposht dot, edhe pse u blen pronarėt.


    Nė njė farė mėnyre ne i jemi mirėnjohės Sali Berishės qė na bėri palė nė betejėn pėr tė vėrtetėn, duke u bėrė vetė kuēedra e fjalės sė lirė nė kėtė vend. Ne kemi humbur mbėshtetjen e disa pronarėve, por jo mbėshtetjen e publikut, ndaj jemi shumė mė tė qetė, shumė mė tė qartė dhe shumė tė vendosur se mė parė nė betejėn tonė. Mirupafshim dhe ju faleminderit qė qėndroni me ne!

    Mero Baze\Shekulli

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Deri tani nuk mund ta shikoja vizionplus sepse aty shfaqej Drakulla me emrin Mero Pa-Baze, por tani do te jem nje shikues me i rregullt.

    Te shikoje emisionin e Mero Pa-Baze te vinte per te vjellur.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Seshte problem qe nje media private hoqi nga pune nje gazetar.
    Problem eshte se pushteti mafioz i salise ka ushtruar presion mbi palen gjermane te vision plus qe o hiq bazen o te mbytem me presion mafioz- this is the question.
    Si ka ngelur gje saliut se fundi dhe diktatures vetem cmenduria i vjen para vdekjes.
    Albania Uber Alles

  7. #17
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Seshte problem qe nje media private hoqi nga pune nje gazetar.
    Problem eshte se pushteti mafioz i salise ka ushtruar presion mbi palen gjermane te vision plus qe o hiq bazen o te mbytem me presion mafioz- this is the question.
    Si ka ngelur gje saliut se fundi dhe diktatures vetem cmenduria i vjen para vdekjes.
    Pala e huaj ne Vizion+ ka mare me konēesion disa hidrocentrale dhe Saliu ka dhene prova mjaftueshem se eshte i afte te shkateroj bizneset qe jane me pronare qe nuk i binden atij. (per kete pune nuk i nevoitet Kushtetuta ate e perdor vetem kur i vjen per shtat)

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po tani si do t'i vejė halli kėsaj pune!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Mero Baze, sa shume trishtim per vdekjen e Enverit

    "C'eshte ky lajm qe token drodhi? Nxin dhe diellin kete here. Po si valle ne ta besojme Qe na la shoku Enver?". Per Mero Bazen, vdekja e Enver Hoxhes, diktatorit komunist qe sundoi me dore te hekurt per mbi 40 vjet ne Shqiperi, ishte dicka e tmerrshme, e pabesueshme. Mero ishte student kur vdiq Enveri me 11 prill te vitit 1985, dhe lajmi per humbjen e diktatorit, u kthye ne ngjarjen me te tmerrshme te jetes se tij. Kishte humbur "simboli i lirise" dhe kjo gje nuk mund te besohej. "Vune kujen malet, shpatet, Ku ka shkelur kemb'e Tij. Kujen vuri Shqiperia, po qan djalin e saj trim". Mero eshte megjithate i sigurt se Enveri vdiq fizikisht, por jo ne mendjen dhe ne zemren e tij dhe sic thekson, ai nuk vdes kurre sepse eshte "simbol i lirise" dhe "shkelqim i historise". ***

    Duket e pabesueshme, por eshte e vertete. Keto rreshta, nuk jane hamendesime, apo nje ironi, jane thjesht vargje te hedhura ne leter, pikerisht nga Mero Baze, analisti "i pavarur" qe sot "shitet" ngado si pene e se vertetes dhe jo e shtirjes. Por a mund te besohet kjo?

    Lexoni te plote kete poezi qe Mero Baze e shkroi pas vdekjes se Enverit, madje e botoi ne nje liber te posacem: BREZAT RRADHE-RRADHE BETOHEN C'eshte ky lajm qe token drodhi? Nxin dhe diellin kete here. Po si valle ne ta besojme Qe na la shoku Enver? Vune kujen malet, shpatet, Ku ka shkelur kemb'e Tij. Kujen vuri Shqiperia, Po qan djalin e saj trim. Por jo s'vdes, Ai do rroje Si simboli i lirise. Koherave u prive nder beteja O shkelqim i historise! Pas loteve te hidherimit Duart me fort shtrengohen. Per rrugen e Enver trimit Rradhe-rradhe brezat betohen. Mero Baze Student, fakulteti Gjeologji-Miniera *** Dhe ashtu sic Mero shkruan ne poezine e tij, per Enverin, "Rradhe-rradhe brezat betohen". Betimi ketu i perket Meros, qe premton boterisht se "Enveri "nuk vdes, ai do rroje si simboli i lirise".

    RRETH LIBRIT Mero me shoke, "Dhimbje dhe betim" "Dhimbje dhe betim", eshte libri i botuar ne prill te vitit 1985, me poezite e 34 studenteve qe ne ate kohe perjetuan plot dhimbje vdekjen e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ne fakt, vdekja e Enver Hoxhes, u perjetua keq nga shume njerez atehere, pjesa me e madhe e te cileve, te "hipnotizuar" nga terrori psikologjik i kohes dhe frika e ndeshkimit diktatorial. Por mes tyre, kishte dhe njerez si Mero, qe nuk u mjaftoi te benin "detyren" duke shkuar ne homazhet per Enver Hoxhen, sic dallohet dhe Merua ne kete foto, por edhe te shkruaje poezi per te dhe ta botoje ne nje liber te posacem, bashke me 33 persona te tjere, intelektualet e ardhshem te Shqiperise. Ja cfare thuhet ne parathenien e librit: "Dhimbja e madhe per humbjen e udheheqesit te shtrenjte te Partise e te popullit, mesuesit tone te lavdishem, shokut Enver Hoxha, preku thelle edhe zemrat e armates se studenteve, pedagogeve e punonjesve se Universitetit qe sot mban krenar emrin e Tij. Me dhjetera poezi jane shkruar keto dite. Ato jane te thjeshta, por te dala nga zemra. Nje pjese e ketyre poezive i kemi permbledhur ne kete vellim. Ne cdo strofe, ne cdo varg, krahas dhimbjes se jashtezakonshme ndjehet edhe betimi: Ne jete te jeteve do te mbajme lart emrin dhe vepren e shokut Enver Hoxha". "Dhimbje dhe betim" Liber i daktilografuar, me poezi, dhuruar Ramiz Alise me rastin e ceremonise se zhvilluar me 28 prill 1985, me rastin e venies se emrit te Enver Hoxhes, Universitetit te Tiranes.

    Lista eshte sipas renditjes se librit

    1. Rrapo Zguri, Fakulteti Histori-Filologji
    2. Arben Rruna, Fakulteti i Mjekesise
    3. Jolanda Guga, studente, Fakulteti Ekonomik
    4. Mero Baze, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
    5. Lindita Puto, studente, Fakulteti Ekonomik
    6. Sami Kumi, pedagog, Fakulteti Ing. Mekanike
    7. Petraq Peci, student Fakulteti Ing. Mekanike
    8. Roland Kalanderi, student Fakulteti Ing. Mekanike
    9. Dionis Papa, student, Fakulteti i Ekonomise
    10. Agron Manan, studente Fakulteti Gjeologji-Miniera
    11. Edlira Abazi, studente, Fakulteti Shkencat Politike
    12. Martina Lleshi, studente, Fakulteti Ekonomik
    13. Jorgji Nita, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
    14. Kozeta Manaj, studente, Fakulteti Shkencave te Natyres
    15. Arben Hamzallari, student Fakulteti Gjeologji-Miniera 16.
    Mimoza Myrtaraj, studente, Fakulteti Ekonomik
    17. Shpresa Aliaj, studente, Fakulteti Histori-Filologji
    18. Mehmet Bakalli, student, Fakulteti Histori-Filologji
    19. Qazim Shehu, student, fakulteti Histori-Filologji
    20. Myzafer Xhaxhiu, pedagog Fakulteti Histori-Filologji
    21. Meleq Beqiri, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
    22. Nazmie Behushi, punonjese ne biblioteken shkencore
    23. Mimoza Musaraj, studente, Fakulteti Ekonomise
    24. Anthulla Kaftani, studente, Fakulteti i Ekonomise
    25. Laureta Petoshati, studente, Fakulteti i Ing. Ndertimit
    26. Keti Mullaj, studente, Fakulteti i Ing. Mekanike
    27. Fatime Shateli, studente, Fakulteti i Ing. Ndertimit
    28. Arian Begaj, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
    29.Elida Mema, pedagoge ne Fakultetin e Ekonomise
    30.Valetina Thomai, studente, Fakulteti Ing. Mekanike
    31. Luljeta Gurunjaku, studente, Fakulteti i Ekonomise
    32. Irma Kurti, studente, Fakulteti Histori-Filologji
    33. Vilma Veshi, studente, Fakulteti i Ekonomise

    GAZETA KOHA E JONE.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    keta lloj gazetaresh nuk kritikojne por shpifin. shpifin dhe genjejne vetem per nje gje te shkaterrojne Berishen bashke me te PD dhe te djathten shqiptare, sepse ai eshte ne qender te djathtes shqiptare. Dhe boset e vizion plus e kane kuptuar pak si vone qe keta gazetare perdoren pronen e tyre jo per kritike te pavarur, por per te realizuar axhenden e Edvin Rames. Edine bijt e byroistave rendesine e propagandes prandaj dhe eterit e tyre i denonin njerzit ashper per agjitacion dhe propagande.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •