
Postuar më parë nga
Vesel Hysa
E shfletova këtë gramatikë. Qenka një blic-manual për mësimin e gjuhës sonë me disa gabime, por gjithsesi jo i padobishëm. I mungokan shumë shembuj konkretë për ilustrimin e rregullave, të cilat përdoruesi s'mund t'i përvetësojë pa ta. Te kapitulli i foljes është dhënë trajta pësore-vetëvetore e foljes lexoj me të gjitha vetat e në të dy numrat, që është e pasaktë, sepse kjo folje në diatezën e theksuar përdoret vetëm në vetën e tretë njëjës: Ky libër lexohet me një frymë; Atij nyk i lexohet shkrimi etj.
Gramatika që e përmenda unë është më e vëllimshme dhe në të gjitha aspektet më cilësore, ngase e ka punuar njëri nga gjuhëtarët tanë të sotëm më me renome.
Krijoni Kontakt