Nxjerrë prej fletores “Catholic Daily Tribune”
(Shkrue prej M.D.A.K. Von Redlich Ph.D.)
NeW York, Nanduer 1930 - Po thue 20 vjet për para nji letër adresue Konsullatës Britanike në Shkodër, qyteti ma i madh në Shqipnin e Veriut, ish dërgue përmes oqeanit Atlantik në Albany, Neë York. Nëpunësi i postës nuk diftoi as më të voglën ngurrim kur shënoi në zarfën e letrës këto fjalë: “Mundoju t’a gjejsh n’Europë” dhe e dërgoi letrën mbrapsht në rrugën e saj. Që prej Luftës së Parë e tehu jemi ba ma familiare më Shqipnien. Por prap së prap mbretnien pranë detit Adriatik duket se një mister i vogël e mbulon. Për çudi, disa njerëz akoma kanë një mendim t’errët mbi këtë vend. Që prej ditve kuer Presidenti Ëilson kërkoi autonomien e Shqipnies në konferencën e Versailles-it, bota ka fillue ta studiojë ma thellë e t’a njohi ma mirë kët shtet ma të vjetër të Ballkanit. Në Kongresin e Berlinit më 1875, Shqipnija i parashtroi për herë të parë Këshillit t’Europës kërkesat e saja për një autonomi kombëtare, por atje ajo u prit me poshtnim dhe përbuzje prej shënimit te Bismarkut qi tha: “Nuk ka kombsi shqiptare”. Por vitet qi kanë kalue kanë shdukë rranjët e këtij shënimi sarkastik. Kultura dhe nacionalizma shqiptare kanë qenë aq të shëndoshta, t’arsyeshme, të drejta e genuine dhe kanë pasë aq mbëkamje historike, sa ato të grekëve, rumunëve dhe bullgarëve. E kemi diftue se si Shqiptari ka qenë gjithmonë dashnori i liries dhe vetqeverimit. Pjesa ma e madhe e histories së kti kombi të vogël dhe të famshëm n’Adriatik, ka kalue nën dominacionin e huej. Shqipnija dëshmoi dy revolucione në kohën e luftënave të tyene për autonomien politike. E para ishte në kohën e jetës indipendente prej 1912 deri 1914, kur Shqipnia në realitet shijoi lirinë dhe vetqeverimin kombëtar. Revolucioni i dytë ngjau mbas Luftës së Parë. Përfundimi direkt i kësaj ish ngritja e vogjlies shqiptare nga lethargjia dhe plogësia që e kish zanë. Shteti i ri u shikonte me një sy të dyshimtë prej të gjithë Europës, për arësye se kishin frikë qi Shqipnja ish vetëm nji fëmie e diplomacisë austriake. Kështu pra, kuer i ardhi shembja, u çfaq shumë gëzim. Grekët banë shka deshën mbi Shqipnien, kurse shtetet nënshkruese e shikojshin përmbushjen e dëshirës greke pa e protestue. Shqipnija ethnike asht shkurtue deri në minimum, dhe në qoftë se Europa ka dashtë të bajë vetëm shtetin e ri, të varun nga Austria dhe Italia, ajo nuk do të kishte mujt me ba ma shumë. Nuk ish Princ Ëied-i sundues i Shqipnies, por ministrat e huej të cillët bajshin gjithçka për triumfin e qëllimeve të shteteve qi përfaqsonin. Shteti Shqiptar i Konferencës të Ambasadorëve qe vetëm nji kukull. Oportuniteti i florijt, dita e reparacionit të këqijave që i janë ba Shqipnies, ka mbrritë. Dëshira e shqiptarëve për me u bashkue e me u ba nji komb asht aq e kjart, sa nuk ka nevojë për nji plebishit. Shovenizma shqiptare nuk asht barbare si ajo e Ballkanasve. Sa për vetqeverimin e shqiptarvet, ata pa dyshim kanë një zotësi të plotë. Shteti shqiptar i ka dhanë botës shumë njerz të ditun e sidomos Turqies, Greqies, Italies. Ndër kta mund të numuroj Kyprilinjtë, që dominuen Turqien për 7 shekuj, Ferid Pash Vlonën, Namik Kemal Benë, filozofin Amiral Miaulis, të famshmin komandant Mark Bochari, Odysseus Andrucho, komandanten femën Bubulina, Francesko Krispin, kryeministrin e Italies. Shumë emra të famshëm në kohnat e vjetra, si Diocletiani, organizatori i Mbreties Romane, Kostantini i Madh, filozofi Julian, St.Jerome, përkthyesi i Biblës, Papa Sylves apo Clement i XI e sa e sa të tjerë. Asht e pamundun të supozohet humbja e nji populli në mes të të cilit kujtimi i Gjergj Kastriotit jeton me një gjallni të ndjeshme. Ka shkrimtarë që përsëritin tue shkrue se Shqipnija asht shtet i dezoluem dhe i rrënuem. Pyesim, në çfarë gjindjet do t’ishin Franca, Anglija e Amerika, po t’kishin qenë edhe ata të shkelun dhe të sunduem prej shekuj? Neve e kundërshtojmë rreptësisht kët akuzim të pa drejtshëm qi i bahet ktij shteti, i cili lufton tue ba hapa të mëdha përparimi. Dëshira e tij asht me shpëtue vehten, me mbajt frenat e fatit dhe më pas vetqeverim. Ministri amerikan Herman Bernstein në nji intervistë tregon se “për 1000 vjet, në faqe të ambicjeve imperialistike të kombeve të tjera të Europës, ky popull e ka ruejt individualitetin e vet. Nji gja interesante dhe e jashtzakonshme në kët shtet asht që toleranca fetare e vërtetë asht në rend të ditës. Asht një pamje krejt normale të shikojsh predikuesit e të tre besimeve fetare në grupe miqësore, në bisedime, në tryezë dhe në aktivitete komunale”. Kjo asht nji ndjenj që nuk mbretënon, në këtë shkallë, në ndonjë vend tjetër”. Si nji studiues historijet dhe diplomacies, z. Jon Jozeph Neville Goëell asht lodh shumë për lirinë e Iliries. Ai i asht dhanë për nji kohë të gjatë çashtjes së Shqipnies, tue diftue luftimet dhe veprat e mëdha qi bijt e saj kanë ba për atdheun e tyne. E ka punue me nji zell të palodhun ne vendlindjen e tij në Pitsburg për të drejtat e shqiptarvet, si nji mbrojtës i të drejtave të Shqipies asht diftue nji mik ma i ngushtë i të famshmit shtet të Adriatikut.
Ky artikull i shkruar në gjuhën e kohës, është marrë me shkurtime nga një gazetë shqiptare që botohej në Tiranë me emrin “Vullneti i Popullit”, botuar në shkurt 1931
Krijoni Kontakt