Një tjetër dilem e shqiptarve të Kosoves qe janë me LDK është edhe pytje:
Kush munde ta zevendson Ibrahime Rugoven?
Me këtë udheheqje dhe me të gjitha ata që deshirojn ta udheheqin ketë parti nuk do të kalojn as pargun zgjedhor edhe pak vite.
Një tjetër dilem e shqiptarve të Kosoves qe janë me LDK është edhe pytje:
Kush munde ta zevendson Ibrahime Rugoven?
Me këtë udheheqje dhe me të gjitha ata që deshirojn ta udheheqin ketë parti nuk do të kalojn as pargun zgjedhor edhe pak vite.
hahahahaaaa
valla me keso pytje pa lidhje.
po eshte ma mire me ba nje pytje ma aktuale dhe me zgjidhe nje dilem aktuale
Si vepron parapolitika e LDK-së për grushtshtet?
Besim Muhadri
Ja përse do të fitojë PDK-ja
Ndonëse zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata parazgjedhore, ku subjektet politike do të dilnin para elektoratit për të shpalosur programet e tyre, megjithatë në mënyra të tjera kjo fushatë ka filluar dhe po merr përmasa të një gare interesante. Interesantja e këtyre zgjedhjeve nuk është për shkak të seriozitetit dhe përgatitjeve të duhura të subjekteve politike për të dalë para elektoratit e as para vetvetes, sa nga marifetllëqet dhe pazaret që po bëjnë subjektet politike në mes vete e brenda vetes. Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë. LDK-ja, partia dikur e një kohë më e madhe në vend, sikur është para një krize të thellë, e cila pati filluar shumë më herët, por që tani shihet qartazi.
Nëse vite më parë nga radhët e saj dolën një numër i konsideruar anëtarësh që përbënin kryesinë e ngushtë dhe formuan subjektin e tyre të pavarur LDD, tani në kuvendin e fundit të saj u larguan dhe vazhdojnë të largohen edhe shumë të tjerë, qoftë duke kaluar nëpër subjekte të tjera politike, qoftë duke formuar lista të veçanta zgjedhore. Një gjë të tillë e bënë edhe me listën zgjedhore “Ibrahim Rugova”, të cilës i prin djali i vogël i ish- presidentit, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, z. Ukë Rugova. Pas kësaj liste që është shkrirë me atë të AAK-së, të cilës i prin z. Ramush Haradinaj e menjëherë pas tij z. Ukë Rugova, qëndrojnë individë të njohur të cilët dikur përbeheshin në LDK-në, të cilët në momentin që hetuan se nuk kanë më vend aty, u turrën me vrap që të formojnë këtë listë, duke e bërë subjekt të saj kryesor birin e presidentit, një njeri shumë të përfolur gjatë këtyre viteve dhe pa ndonjë përvojë politike. Qëllimi i “futjes” së Ukës në këtë lojë është i qartë, që nëpërmes emrit të tij si djalë i ish- presidentit të zhvatin ndonjë votë nga ajo pjesë e elektoratit që ende ka nostalgji për kohën “na ishte dikur”, e cila ka përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe para vetes kemi kohë të reja, procese të reja, të cilat janë aq dinamike, sa që koha në të cilën përbehen përpiluesit apo edhe bartësit e listës shpresëmbajtëse se do të fitojnë diçka në këtë “gjurulldi”, është shumë kontraverse dhe e vështirë për ta përballuar. Por, sidoqoftë, ata që kanë menduar të dalin me këtë listë, nuk duhet të humbin shpresat, sepse nuk i dihet “lotarisë”.
Në anën tjetër, po formohen parti dhe iniciativa të reja qytetare, në krye të të cilave janë emra të njohur, qoftë të politikës kosovare, qoftë të lëvizjeve të cilat dikur e një kohë ishin mjaft kritikë të qeverisjes vendore, siç është në këtë rast
Lëvizja “Vetëvendosja”, pastaj Fryma e Re, etj. Tani, si Albin Kurti, ashtu edhe Ilir Deda, të cilët u prijnë këtyre organizimeve te reja politike, janë shndërruar në kritikë të vazhdueshëm dhe nuk i fshehin pretendimet e tyre se do ta sfidojnë partinë më të madhe në vend PDK-në. Mirëpo, për fat të keq, si Albini, ashtu edhe Iliri, në këtë rast, nuk janë në nivel të detyrës, ngase në paraqitjet e tyre nuk janë duke e thënë asnjë gjë të re, e cila do ta joshte elektoratin në këtë kohë. Gabimi më i madh i tyre është se pas formimit të partive politike, ata në radhët e veta pranuan njerëz të kontestueshëm dhe jo të dëshmuar politikisht. Kritikat e tyre janë aq të ashpra, sa që në saje të ashpërsisë, kalojnë caqet e normales, madje edhe duke kërkuar hapje frontesh për marrjen e pushtetit.
Përdorimi i gjuhës së dhunës nëpër debate, frikëson elektoratin e stërlodhur nga fjalët dhe premtimet e mëdha të bëra gjatë të gjitha fushatave të deritanishme, të cilat ngase ishin shumë të fryra, nuk u realizuan kurrë në mënyrën e duhur. Gjuha e dhunshme e “Vetëvendosjes”, zyrtarët e së cilës nuk hezitojnë të deklarojnë e të shkojnë edhe më larg sa që do të jenë në gjendje “të japin edhe jetën” për rrëzimin e pushtetit aktual, është frikësuese, ndërsa populli e di mirë se çdo të thotë kjo.
Në anën tjetër, partia dikur më e zhurmshme, AAK, sikur nuk po bën shumë zhurmë. Në mungesë të një koncepti të qartë politik dhe të një strategjie të qartë për të marrë epitetin e partisë më të madhe në vend, kjo parti ka kaluar në “ofensivë” të pranimit në radhët e veta të të pakënaqurve që ikën nga partitë e tjera, qoftë nga PDK-ja, qoftë nga LDK-ja, AKR-ja etj. etj. Kjo sikur e dëmton në masë të madhe imazhin e kësaj partie, e cila duke menduar se po forcon radhët e veta, në fakt është duke u dobësuar. Sepse pranimi në radhët e veta i njerëzve të dështuar atje ku ishin, si dhe strukturimi i këtyre njerëzve menjëherë në hierarkinë e partisë duke lënë anash aktivistët e ditëve të para të saj, po krijon një imazh të keq dhe pakënaqësi, qoftë të elektorati i gjerë, qoftë te ai i ngushtë i kësaj partie. Kulminacioni është bashkimi i AAK-së me Listën zgjedhore “Ibrahim Rugova”. Ky akt të jep të kuptosh se AAK ka humbur kredibilitetin e saj dhe aftësinë për të konkurruar si e vetme në garat zgjedhore të 12 dhjetorit. Fshehja pas emrit të Ibrahim Rugovës nuk është as mjeshtëri e as politikë. Me këtë akt, AAK ka humbur dhe do të humbë më shumë, ngase pas bashkimit të listave zgjedhore të të dy subjekteve do të mbesin jashtë saj shumë personalitete të AAK-së, që gjatë këtyre viteve kanë kontribuar në rritjen e imazhit të partisë, por që janë edhe figura të dëshmuara jo vetëm politike, por edhe kombëtare. Ata që e kanë menduar këtë “potez”, sigurisht që kanë parasysh ardhjen me çdo kusht në Parlament në këtë formë, në të kundërtën shansi në gjetjen në mesin e të “zgjdhurve” të popullit do ta kishin vetëm iluzion.
Në anën tjetër LDD-ja e Nexhat Dacit sikur ka mbetur nën hije. Ashtu sikurse edhe LDK-së së Isa Mustafës, që nga radhët e saj i dolën emra që përbënin imazhin e saj, edhe kësaj partie si duket po i vijnë ditë të vështira. Dalja në skenë e Ukë Rugovës, si LDK-së të udhëhequr tash rishtazi nga z. Mustafa, ashtu edhe LDD-së të z. Daci, u ka nxjerrë telashe të mëdha se cilën rrugë do ta ndjekin tani: atë të Ibrahim Rugovës, në emrin e të cilit përbeheshin, apo ndonjë rrugë tjetër, të cilën kanë pak kohë për ta gjetur. Sikur të deklaronin se do të bëjnë këtë punë, do të ishte hipokrizi, sepse këtë është duke e ndjekur i biri, ndërsa po të ndiqnin të gjithë të njejtën rrugë nuk do të ishte as interesante e as serioze. Koha për të menduar për rrugën e profilizimit të tyre është shumë e shkurtër, prandaj rrezikohen që të mos arrijnë as pragun zgjedhor.
AKR-ja e Behgjet Pacollit është parti që ka humbur kredibilitetin më herët, ngase elektorati ia pat dhënë votën në saje të premtimeve të kreut të saj, ndërsa kjo parti gjatë këtyre viteve pati probleme të vazhdueshme me largimin e deputetëve që kishte dërguar në parlament.
E vetmja parti serioze që ka mbetur po shihet se është PDK-ja. Si një parti e konsoliduar, që doli shumë më e fortë pas kuvendit zgjedhor të saj, duket se nuk ka probleme të brendshme. Po ashtu edhe struktura e saj udhëheqëse është shumë më e konsoliduar. Me një lider të vlerësuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, PDK-ja, ndonëse e shantazhuar, e kritikuar e madje edhe e kërcënuar, tashmë përbën të vetmin subjekt politik të cilit duhet besuar. Duke pasur parasysh problemet e shumta të brendshme dhe të jashtme të subjekteve të tjera politike, të cilat ende janë në kërkim të identitetit të tyre, qoftë të humbur apo të paqenë ndonjëherë, por edhe të vetë konsolidimit të PDK-së, krijohet përshtypja se kjo parti, e cila në zgjedhjet e kaluara doli subjekti i parë politik në vend, do ta ketë këtë privilegj edhe pas këtyre zgjedhjeve vendin ta udhëheqë edhe në një mandat tjetër.
Sepse, të gjitha rrugët aty po shpien.
Dilemat e Vetevendosjes
1. Të hyj në sistem,
2. Ta thelloj anarkin.
Mbeshtetni Eulexin nese doni Kosoven, nese doni te pershpejtoni reformat.Kush ngrihet kunder Eulekxit keron ti krijoje kushte mafjozeve politike.Vertete qe ligji shkruan se eshte i barabarte , por kur ai zbatohet.Nje gjykate ne duart e mafjozeve, nuk sjell drejtesi e barazi.
Injorantin e kam frike,
Budallin e meshiroj,
Te diturin (civilin) e dua pa mase.
Dilemat e Halil Matoshit per identitetin e tij:
- Kosovar apo
- Shqiptar
- ?
Dilemat e Hashim Thacit per kualicjon:
Me komunistat:
- enveristat,
- titistat
Bllaca thotë se pas luftës janë vrarë 456 njerëz
(E plotësuar) Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lipjanit që nga një dhjetori i vitit të shkuar është i lirë, por vetëm një herë ka dalë nga shtëpia për t'i rregulluar paksa dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo fort të madhe. Nazim Bllaca, njeriu që kishte marrë mbi vete shumë vepra penale, duke denoncuar edhe shumë të tjerë, ndonëse mund të lëvizë i lirë nga 1 dhjetori 2010, vetëm një herë ka dalë nga shtëpia. Ai pret që në janar të vitit të ardhshëm të nisë procesi gjyqësor, të cilin ai e quan "maratonik". Aty pret të ndriçohen të gjitha krimet e pasluftës. Pret po ashtu edhe dënim për vete deri në 40 vjet burg.
Ai i tha se për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve.
Bllaca ka pohuar se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. "Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri tek ata që përpiqen t'i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin". Bllaca po ashtu i ka gazetës se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. "Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin 'Limaj'. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në 'Klan Kosova', kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës. E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them", është shprehur ai. I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur: "Unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...". Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: "Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin 'Qafa' dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj 12 qershor 1999 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...". Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit. Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës. I pyetur se çka dini për Sigurimin e Atdheut, Bllaca përgjigjet: "Unë as të mitë nuk i kam njohur. Për shembull: unë e kam pranuar publikisht që nuk e njoh Kadri Veselin, nuk e kam njohur Kadri Veselin, as si 'Lul' as si Kadri. Domethënë dihet kush e ka pasur shtyllën e veçantë. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, kur është vrarë Tahir Zemaj, më 4 janar 2003, kam dëgjuar, por kurrë me këta njerëz nuk kam pasur kontakt. Absolutisht".
* * * * * *
Bllaca: Kam qenë kriminel, meritoj punë në MPB
Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lipjanit, i cili nga dhjetori i vitit të kaluar është i lirë, vetëm një herë ka dal nga shtëpia për të rregulluar dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo të madhe. Krejt kohën e ka kaluar duke e lexuar Kodin Penal të Kosovës, gazetat e duke shikuar lajmet.
Në një intervistë për Kohën Ditore, për herë të parë ka deklaruar se për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600, duke e përfshirë edhe vetën në mesin e atyre që kanë marrë pjesë në vrasje.
Ndër të tjera, ai ka thënë se ka qenë anëtar i PDK dhe ka qenë “nëntokë e PDK-së”. “Nuk dihet. Mund të ndodhë që nuk e lëshoj PDK-në, por së pari duhet që PDK-ja të sitet mirë dhe të pastrohet”, ka deklaruar Bllaca.
Ai ka thënë se nuk ka dalë në zgjedhjet e fundit për të votuar, pasi që, siç ka thënë ai, "më duhej të shkoja me sigurim në shkollë. Nuk kam dashur të shqetësohen njerëzit". I pyetur se disa nga njerëzit që i ka akuzuar kanë konkurruar në zgjedhje dhe kanë marr vota, dhe nëse edhe ai do të konkurrojë nëse nuk dënohet apo kur të del nga burgu, Bllaca ka thënë se beson që PDK-ja do t’ia “gjejë” ndonjë punë.
“Nëse këta (PDK) e marrin ndonjë resor të rëndësishëm, si për shembull Ministria e Punëve të Brendshme, besoj se do të ma gjejnë një vend pune. E meritoj, se edhe unë bajagi njëfarë krimineli kam qenë. Besoj se ma bëjnë një vend. Unë nuk lypi shumë, një zyre të vogël”, ka thënë Bllaca.
Shpërndaje Kthehu | 12.01.2011
Ty do te bejm prokuror te shtetit se i nje te gjith kriminelt e Kosoves,jau din veprat jau din berthamen aty je i mirse ardhun,shliro vendin nga keta kriminel gjakpirs.
zene nga llapi 12.01
Mesiguri ky ka menduar një dhomë të vogël në psikiatri...
Azemi 12.01
po me te vertet e meriton se edhe keta qe jan ne pushtet ma te mir s,kan qen,ai bile po e pranon se ka bere vrasje e keta te msheftit jan shum ma te rrezikshem.bllaca po tregon per vrasje pasi e ka perfunduar me to e keta te pushtetit ende spo dalin publikisht te tregojn per krimet e kryera vetem se ndoshta planifikojn edhe ndonje vrasje te re.
nga ferizaj 12.01
po qka me komentu po shihet qart kush asht pdk
qamili 12.01
o luje bllac luje tash te ka ardh radha edhe me zgidh, por ti ende nuk e ke krye punen qe e ke nisur ti po i dishke 600 vrasje ne vit atëher pse nuk po qelesh deri ne fund e pastaj te shohim per naj ministri me ta dhan ne dor e ti vet kie me udhheq ashtu siq din e deshiron por prap po te lutum qelu krejt se ska njeri se qka te ban.e pershendesum shum redaksin.
i sigurt isa mustafa 12.01
E meriton bile ma shum se nji zyre te vogel
taro 12.01
Po cilen "zyre" o Bllace, budalle si ti ka sa te duash ne Kosove qe vrasin njerz per llogari te huaj. Nese vertet je aj qe deklaron vete se ke marre pjese ne vrasje, ti meriton vetem karriken elektrike. Qesh ma se miri aj qe qesh i fundit ! PDK si parti dhe udheheqsit e saj nuk dot merren me budalle si ti, si duket ata qeshin ma se miri !!!
muriqi 12.01
KREJT KOSOVA E DINE QE AHMET KRASNIQIN,TAHIR ZEMEN,KOMANDANT DRININ,SMAJL HAJDARIN,XHEMEIL MUSTAFEN MAKOLLIN E ATAENTATET E SHUMTA NDAJ IBRAHIM RUGOVES KANE QENE TE ORGANIZUNA NGA PDK EDHE SHIK TE UDHEHEQUN NGA HASHIM THAQI,AZEM SYLA,KADRI VESLI E SALI VESELI
SAMIA 12.01
ju jeni Psikopat, ju keni vendin në një Zyre të vogel nën dheun e Serbis e jo të Kosoves.
Kanibali 12.01
kuje bllaca bre kta te pdk njajt jan kriminela her behen kunra njenit her tjetrit po skan ftyr sepse e kan vjedh popullin ju rrini ku jini dhe tregone te verteten dhe mos u kthe mbrapa po mbaj fjalet e tua
nismatari 12.01
SHUME KRIME KANE BA SHIK QE KA QENE MACA E ZEZE PER KOSOVEN PASE LUFTE,E PER FATE TE KEQE EDHE JANE NE STRUKTURA TE LARTA PARTIAKE TE PDK EDHE TE SHIK
HASHANI ZVICER 12.01
malokun e kane vra ata qe jane ne politik ne pdk e ne shik
imrija 12.01
po more pse jo nji zyrë te vogel jo po drejt ne parlament se shefat i ke aty si Psh.Azem Sylen e shum te tjer ti bile pak ma i sinqert se po tregon, po ma mir dil me Emra e le te pastrohet ma teper se gjysma e parlamentit...
Berlini 12.01
Bllaca e ka pranu krimin qe ka ba ne Kosove,po pse nuk merret ne pytje Azem Syla Kadri Veseli,Sali Veseli qe jane fajtoriet kryesore per krejt krimet qe kane ndodhe ne kosoven paslufte
selimi fushe kosove 12.01
Po ate e dime edhe ju kanibal edhe shume pjestar te pdk dhe te gjithe pjestaret e organizates enveriste staliniste milloshiviqiane terroriste e SHIKUT
PRISHTINA 12.01
kta duhet me shpall hero i kosoves sepse thaqishave ju ka hjek masken
nia 12.01
Po ate e dime edhe ju kanibal edhe shume pjestar te pdk dhe te gjithe pjestaret e organizates enveriste staliniste milloshiviqiane terroriste e SHIKUT
PRISHTINA 12.01
ky eshte hero qe i ka treguar te verteten
avni 12.01
Ti zotni Bllaca e ke vwndin ne Karrike Elektrike po medet qe s'na k qillu
arben 12.01
nga enver sikiraqa jan te vram disa nga kita aje esht sherbimi i ibrahim rugoves krimineli i serbis qa punon per serbete.
faton 12.01
ti eki venin ne shtime o pseokopat....
durimi 12.01
Bravo ju qoft ,se ju pdk e bllaca po e tregoni te verteten me hajni ,me vrasje e nuk po ja u nin .Kadal beg se ka hendek ka then i menquri.
kola 12.01
ishalla nuk eshte rren kjo qe thua ti
dani 12.01
haahahahahahhhhaah
ahahahaha 12.01
hala flejt je o budall 2011 jem kuku per ksi budall qaka kosova...
burimi 12.01
Ne qoft 1/3 eshte e vertet,qka po thuhet metvertete eshte hero, Se keta kriminelat,henat jan fukcionar te lart te PDK. E ishalla vjen koha e dalin para drejtsis te gjith.
Nexhi 12.01
po te ish shteti si duhet ne te vertet asht duht me te vendos me ni pozit te rendsishme se ata njerzt em sheft nuk kishin bakrimema se tu kishin rujt ty ase i njef te gjith ju si po e tregoni te verteten por sa ka hala ne pdk qe jan ne funksijan po mir se po jav qitni marrinat e tyre ne fush por jan vet ne pozita e po i mbulojn se po te ishin me ni vend demokratik populli i kish denue
mergimtari 12.01
eh more njeri po ti ske vend as ne boten tjeter se ke ba shum krime o psikopat ,ty duhet me vjer ne mes te qytetiti qe met pa krejt populli i koseves edhe me ta pshty gjenazen
lisa 12.01
-Krejt poshtersite qe jane bere pas luftes kane me ju dale ne shesh sepse gjaku nuk humb, jo veq ky po ka me pase edhe shume te tjere qe kane me deklaru si ky se gjaku i te vrareve nuk i len me ba gjumin rehat. Keta njerz te poshter qe e pergjaken Kosoven me gjak te pa-fajshem do ta hane njeri tjetrin. Keta jane sikur hienat, mbarofshin ne ferr te mallkuar me soj e sorllat te tipit te tij edhe te tjerve qe jane maskaur me maska politikanesh.
Limi 12.01
Ky dihet qe eshte njeri i semure,idiot, skizofrenik, psikotik po ata qe merren me te jane edhe me te semure
burim krasniqi 12.01
Oj Bota sot ma e forta, ndrronja rubriken mos e qitni ktu kët psikopat , a keni ndonje rubrik per shendetsi per qendra korrektuse aa....
fitimi,ferizaj 12.01
Ishalla po vjen dita e po i shtin ne burg keta kriminela,hena te gjith kryesin e lart te PDK- edhe disa te AAK.
Nexhi 12.01
Ishalla po vjen dita e po i shtin ne burg keta kriminela,hena te gjith kryesin e lart te PDK- edhe disa te AAK.
Nexhi 12.01
Nuk di ti a po shpresoi ke se do te kesh ven mate mir e po flet haptas pa u gjyku as nje njeri,kur dikush pendohe per gjerat si i kalon gjat jetes ai le qe smenon per shpresa se nje dit do te behet minister, ai menon vetem kalimin e kohes per ti kalu ato sene te ndodhura ,po per tu kthy jetes normale duhe ti meu betu dhe me ja jap vetes nje shanc per mos tu kthy mbrapa e me vazhdu jeten me familje e jo me prrallat e tua se je ba bajat.
ARTI 12.01
jo o zotëri krasniqi nuk asht i semur po e tregon te verteten se kan marr jeta te pafajshme e gjaku i tyre nuk i len rahat ne jet se nuk asht mir ti marresh jet dikujt por ky njeri po tregon se mos umbrohi vetem nga jasht sikur e kemi serbin por keni njerz edhe mren prej kujt me u mbrojt si lojtaret e komtares ton si i jepshin gola veti prej armikut nuk pret mir por qka tbajsh kundershtarit mren qesht ma i rrezikshem e nuk e din secili asht e ky njeri po i tregon se gjaku i atyre njerzve te pafajshem nuk i len rahat pa tregue
bedrija prizren 12.01
fajtor per krime pase lufte ne kosove ashte ne strukturat e shik edhe te pdk.E tani si tu besohet ktyre kriminelve me udheheqe shtetin
hajdari 12.01
Hashim Thaqi si ideatori kryesor me Azem Sylen, Xhavitin, Ibrahim Kelmendi, Jakupin e krasniqëve, Fatmirin e Limajve e Udhëheqësin e Mafias së nëntokës, Kadri Veselin kanë për ta vrarë njëri-tjetrun se gjaku i njerëve të pafajshëm nuk do të shkoi kot.
E vërteta do dal në Shesh 12.01
BLLACA ASHTE PERSHKU I VOGEL E PESHKU I MADHE QE KA MARRE PJESE NE ORGANIZIMIN E KRIMEVE JANE ENDE TE LIRE EDHE JANE TE PERFSHIN NE STRUKTURA TE PDK EDHE TE SHIK
AHMETI SHTIMJE 12.01
deri kure ligje,policia,gjykata,prokurorija do ta kryjne funkcionin qe ja jepe kushtetuta,se shume kriminel jane te lire,qe kane krye krime shume te randa pas lufte ne kosove
zekrija skenderaj 12.01
me te vertet esht per keqardhje raporti i Dick Marty se po na bjen nje hije e keqe kombit shqiptar po njolloset lufta e UCK po keta njerz kur ikan ba keto krime ne popell te vet mundet me ndodh se jan te perfshir ne krime tjera siq ecek raportusi ishalla ka drejtsi per keta shqiptar qe jan vrar
Kriminelat 12.01
Kosova ashte ba si Bangladeshe,ku vepron ligji i te fortit,i forti te vret,te vjedhe,e bane njeqin krime e ne funde nuk merret ne pergjegjsij,e tjetri qe ashte jo i forte e vjedhe nje kerre me dru denohet per veper penale,kjo dmth qe ligji nuk ashte i barabart me tjeret
zaimi 12.01
po ky z.Blaca ka mas paki faj,e faji ma i madhe ashte te ata qe kane urdhnu ne krymjen e krimit siq jane hashimi, kadri v., azem s. xhavit h.e shume tjere qe jane fajtoret kryesore
perimi 12.01
TE GJITHATA QE KANE VRA SHQIPTAR VENDIN E KANE PRAPA GRILLAVE;PAU NDESHKU KETA KRIMINEL NE KOSOVE SKA AS DREJTESI E ASE QETESI;PDK-JA NESE VERTETOHEN AKUZATE E BLLACES NUK E MERITON APSULUTISHT TE QEVERISE VENDIN SEPSE ESHTE KOMPREMITUAR NE SYT E NDERKOMBETAREVE...
mergimtari Gjermani 12.01
SHihe shihe -Mos e vet se te kallzon vet-Deklarohet se asht kriminel dhe kerkon nji vend pune nga PDK. O A KA BURRA QE E ORGANIZOJN NJI PROTEST GJITHPOPULLORE e ta shembin ket qeveri qe deri sot na vjedhi e asgja sbani per Kosoven dhe popullin e saj SHqiptar se haptas po flet ky psykopat se shpreson se PDK-do tja gjan nji vend te mir pune-se nese nuk levizni sot bota mendon se ne pajtohem me kta hajna dhe kriminela-
Zoja Frankfurt 12.01
Luje mace kryet e bullit,600 vrasje per nji vit.
hashim 12.01
sigurimi kambetar shqipetar esht duke percjell bllacen dote mer denimin e merituar
besi 12.01
Nazmi, edhe ti ji i mire,sikur Hashim thaqi ase njni milimeter nuk je ma i dobet. edhe ty te takon zv.kryeminister, se Hashimi krejt ti jep e kryemiunistrine nuk ja jep ase babit vet. as tye jo, por nashte te bon zv. kryeminister ose kryetar parllamentit.
Osmani V, GJermani 12.01
hahahaahaa rrnoft bllaca mir jav ki bo ktyne hajnave me ju ardh marre qka jan ka bajn nt popullin e ngrat te ks i myten kta analfabeta
lulja 12.01
Jo more zoti kanibal(emer i pazakonshem nder shqipetarë)nuk e ka vendin ne serbi deri sa te vertetohen gjërat. Merre vehten me të mire, duhet te mesohesh me rregullat e demokracisë. Nese zoteri Bllaca genjej dhe eshte psikopat jane organet kompetente qe duhet ti vertetojne keto gjera. Nese vertetohet se ato qe ai thot jane te verteta ateher te gjithe kriminelet dhe vrasesit e shqiptareve te futen ne burg.Personalisht...fatekeqesisht besoj se ketu ka shume te verteta sa qe populli yne do te habitet kur ti mesoj.A eshte e vertet qe ka pas shum vrasje ne Kosovë? PO. A janë zbuluar vrasesit? JO.Pse?Dikush e din ket.Ja lem kohes dhe drejtesisë qe ta kryen punen e vet!!!Edhe nje kritike shoqerore: Nderroje pseudonimin nga KANIBAL ne ndonje pak me te mire se ky shum i ashper.
Sheki 12.01
Jon Tranku krejt kosova nuk jon normal. Tash po dal edhe une po i vrej ne shtepi te tyre nja 4 -5 veta e mbas 2 mueajve po i lajmeroj gazetart e ju tregoj se une kam qen vrasesi e ndoshta ma gjejn edhe mua nje Zyre te vogel... Ky njeri duhet te mshelet. Gjdo Vrases aty nuk ka pardon. Me shku ne shtepi te njerze me i vra para antareve te familjes e me lyp ne fund nje Zyre ???? HEJ KOSOVE Se TU ....NANA
bali 12.01
Nje tjeter dilem e shqiptarve te Kosoves qe eshte edhe pytje:
Pse duhej te vije Albini? PSE DUHET TI BESOJME ALBINIT? PSE ALBINI DO TE VEPROJE NDRYSHE NGA ATA QE JU PATEM BESUA?
Krijoni Kontakt