Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Dilemat e Shqiptarve në Kosovë

    Hiq mirë nuk paskan ba bre,këta qafirët e EULEX-it,është dashtë që ta bastisin policia e Kosovës(n'ua mbajt)...edhe nëse rastësisht se "zihet ngushtë" helbete najsenë Fatmiri e i dorëzohet lënda gjykatës së EULEX-it ne duhet të qohemi n'kambë te tanë e t mbledhim nënshkrime...nja 175 mijë vet janë t sigurt,atyre çka tu ofrosh nënshkruajnë blanko ,edhe nja 200-300 mijë nënshkrime tjera mblidhen nëpër Kosovë e u ky puna!
    Nuk do të lejojmë që Fatmir Limën t'a gjykoi gjykata e eulex-it edhe pikë!
    Edhe fonde kemi me bë me mbrojt!
    Ne i pranojmë veç gjykatat tona!
    Pse i pranojmë këto tonat?
    Sepse aty të gjithë gjykatësit janë të mbushur me gjynahe dej në fyt që kanë bërë kundër shqiptarëve gjatë shërbimit të tyre në sistemin serb të "drejtësisë",me dekada të tëra!
    Ani çka ka lidhje kjo punë?
    Ka edhe shumë bile,sepse nëse rastësisht duan të na e dënojnë njeriun ne u fusim atyre para hundëve një mal me dosje...dosje inkriminuese me të cilat i shantazhojmë dhe verdikti është i gatshëm; i pafajshëm!!!Kështu ndajnë drejtësinë gjykatësit tanë vendorë!

    E po mirë,nëse rastësisht ka ndonjë gjykatës që nuk ka qenë pjesë e sistemit serb ai sigurisht se nuk do të mund të shantazhohët...do të qëndroi vertikal dhe do të kryej punën dinjitetshëm,e banë gjyqin e drejtë? Ai do të gjykoj "heronjtë tanë".
    Jo jo prapë mos u tutni. Se ka ilaç edhe kjo punë.
    Qifteve të tyne u qohen n'derë te shpija dy njerëz(qysh asht kanë adet ner shyptarë,honë e donë) edhe i ofrojnë alternativen moderne amerikane;karrotën ose shkopin.
    1-Sa pare i donë që të bashkëpunosh(karrota) dhe nëse rastësisht ai nuk korruptohet i "ofrohet alternativa" tjetër
    2-Nëse rastësisht më dënon kam me t qitë fare me rob e thmi...kam me t faru dej n'pula!
    Dhe paramendone se a ka birë nane n'Kosovë që nuk përkulet para shantazhimit,kërcënimit apo korruptimit. S`ka...

    Prandaj qonju o burra e t'i luftojmë këto gjykata "pushtuese" të Evropës plakë. Qonju se këta qafirë të eulex-it,nuk ndalen me kaq. Nesër a pasnesër kanë me na i kontrollua e konfiskua edhe pasuritë e Ramushit e te vëlla Dautit edhe të Adem Salihajt edhe të Gani Gecit edhe te Agim Veliu edhe te birit te Rugovës Ukës edhe te Bujar Bukoshit edhe te Behgjet Pacollit edhe te birit te Fatmir Sejdiut Bardhylit edhe te Bujar Dugollit edhe te Halit Muharremit edhe te Melihate Tremkollit edhe te Haki Shatrit edhe te Astrit Haraqis edhe te Nexhat Dacit edhe te Ertur Rrustemaj edhe te Zafirave te Prizerenit edhe te Sheremet Ahmetit edhe te Destan Thaqit edhe te Fadil Syleviqit edhe te Sami Lushtakut edhe te Rexhep Selimit edhe te Eqrem Kryeziut edhe te Blerim Kuqit edhe te Ise Mustafes edhe te Lutfi Hazirit edhe te Fatmir Rexhepit edhe te Shaip Surdullit edhe te Xhabir Zharkut edhe te Enver Sekiraqes edhe te Veton Surrojit edhe te Adrian Gjini edhe te Sabri Hamitit edhe te Ahmet Shales... edhe...

    p.s. nëpër çarshi po flitet se Ramush Haradinaj me shokë(ademsalihaj e ganigeci e agimvelia) veç ishin tu u përgatitë në"mbrojtje të sovranitetit të gjykatave kosovare",fillimisht me peticione edhe ata...shuuuuumë peticione po mblidheshin edhe ma shumë se këto të fundit me të cilat do të kërkohet që të gjitha lëndët të mirrën prej EULEX-it,se euleshat të këqij po thonë,e pastaj ato lëndë t'u dorëzohen gjyqtarëve tonë,mbasi që me ta "merremi vesh" ma lehtë
    hahahaha....

    Jam në dilemë tash.
    ta mbroj EULEX-in,po tutna që po na i dënon heronjtë të cilët kanë dhënë aq shumë për këtë vend sa që e meritojnë ta hanë Kosovën pëllëm e m'pllëmë. Fatmiri ka luftua si burrat nuk e ka lëshua frontin për asnjë dakik. Ramushi njime ky ma pak ka luftua edhe i patën ikë ushtria që nuk pat aftësi udhëheqëse,se qaq e ka pasë kaqikun. ademsalihaj ky edhe burg ka pas ba,bile edhe u patë fut n'UÇK një natë në zonë të nerodimes,po kish pas ikë n'ferk t sabahit.ganigeci edhe ky lutatar sa t'dush, agim veliu biri i patriotit po me mustaqe po e i biri i Rugoves ma Uka legend po ...Për Albinin s'kem ça flasim.more u kanë n'demonstrata ktyneherë për me i liru objektet shkollore(atëherë kur luftohej n'male '97-en),masandej edhe ky ka pas ba do burg n'Serbi...n'unmik ee...kryesorja me nji fjalë te tanë kta janë heronjë edhe po m dhimsen edhe gati sa nuk kam vendosë hala të bërtas;

    poshtë eulex i mallkuar që je ardhë prej p.s e po interesohesh për drejtësinë në Kosovë
    rrofshin heronjtë tanë të gjallë

    Ana tjetër e dilemës është;po nëse unë angazhohem për "pavarësisnë" e institucioneve tona dhe e mbroj idenë që veç GJYKATAT KOSOVARE duhet t'a ndajnë drejtësinë dhe largohet EULEX,atëherë mos po hy n'gjynah me Kosoven!
    Se e di që heronjtë tanë vërtetë do të shpallen "të pafajshëm" prej këtyre gjyqtarëve/QYQARËVE tanë të korruptuar, shantazhuar e kërcënuar,ama është Kosova ajo që do t'a mbaj mbi supe barrën e rëndë të krimit...është populli i saj i vuajtur me shekuj den-babaden që nuk do t'a gëzoj lirinë(se SKAMJA është edhe ma e randë se robëria,kish pas thanë nji i moçëm),siç edhe nuk po e gëzon lirinë fizike akoma Dukagjini.Për fat të keq atje ende ndihet atmosfera e robërisë.Robëri tipike,si në kohen e shkaut;vrasje tortura,pagim haraqi dhe heshtje...heshtje e rëndë,ku askush nuk guxon të flas haptas për krimin që po zë frymën përditë e më tepër, prej heroit te tyre Rambos.

    Po pres me shpresë se do të del ndonjë trim në forum që flet e ma mbush mendjen e të vendosë;
    gjykatës kosovarë që nuk gjykojnë heronjtë të cilët e hanë pllamë për pllamë pronen e popullit-Kosovën!
    apo gjykatës evropian... të cilët na i lëkundin emocionet duke dënuar të tanët ama e mbrojnë interesin e vegjëlisë-kjo është dilema për sot

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Me padurim e hapa faqen e diskutimeve sot,thash të shoh se çka po m'thojnë miqtë e forumit për dilemën në të cilën jam...kah po më drejtojnë se forumi sikurse kuvendet këtyre herë këtë funksion ka,shkëmbehen mendime,ide të mira e më pak të mira po gjithmonë "i lidhet kryet" disi problemit që shtrohet në mes bashkëbiseduesve. Vallahin syve të mij nuk u besova!Asnjë burrë i dheut nuk e kish marrë guximin të ballafaqohet me pyetjen kruciale;
    A duam ligjvënës evropianë a jo!!!
    E po mirë,nëse nuk i duam ata,atëherë alternativa po mbetet GJYKATËSIT E PROKURORËT kosovarë! Po këtu paska has sharra në gozhdë. Asnjëri nga ju nuk ka guximin ose shul shqip te tanë po tutni të thoni; po valla këta tanët janë më të mirë,janë ma të ndershëm edhe janë ma trima. Thuajeni more njerëz,thuajeni e mos u tutni kaq shumë,se vallah-bilah kjo tutë e juve,ky qyqarllëk...me juve të cilëve u njoh disa për atdhetarë e të ndershëm.
    Ky qyqarllëk,kjo kakofoni shurdhuese e cila nuk ka guximin ta mbrojë idenë për të cilën po angazhoheni me kaq vrull;largimin e EULEX-it apo euleshit,është jo patriotizëm as burrni jo,por përkundrazi është DEZERTIM prej betejës në të cilën do të varet e ardhmja e e Republikës së Kosovës.
    E ideja e juaj,angazhimi i juaj për largimin e EULEX-it mbrohet me vendosmërinë tuaj publike duke u angazhuar për alternativën. E alternativë mbeten veç gjykatësit e prokurorët kosovarë.
    Ose EULEX
    Ose "drejtësi"kosovare
    Ose asnjëra nga këto të dyja dhe në Kosovë po e pranojmë ligjin e xhungles-të sundoj më i forti.
    Cilën? Folni vllazen e motra, folni e mos u tutni,mos rrini si tutkunë tu e fol përçart,pa asnjë qëllim...pa asnjë destinacion...folni se nuk e kini shkaun permbi krye...jeni të lirëëëë o njerëzi. Folni e theni hekurat që na e kanë robëruar mendjen e shpirtin. Folni mirë,keq...gabim,drejt,folni për CAKUN për qëllimin që ka kjo temë...
    SHPREHUNI e mos u shani,pash t'lumin Zot se e shamja është arma e të ligut e ne nuk jemi të ligj ne veç jemi të lodhun, por qëndroni mos u dorzoni lodhjes së jetës,mos të tjetërsohemi,mos të shahemi e ofendohemi!

    Qe edhe njëherë pyetja bosht e këtij muhabeti,po i'a nxij edhe shkronjat qe helbete mos me thanë;valla se kena pa

    Jam n'dilemë tash.

    Hiq mirë nuk paskan ba bre,këta qafirët e EULEX-it,është dashtë që ta bastisin policia e Kosovës(n'ua mbajt)...edhe nëse rastësisht se "zihet ngushtë" helbete najsenë Fatmiri e i dorëzohet lënda gjykatës së EULEX-it ne duhet të qohemi n'kambë te tanë e t mbledhim nënshkrime...nja 175 mijë vet janë t sigurt,atyre çka tu ofrosh nënshkruajnë blanko ,edhe nja 200-300 mijë nënshkrime tjera mblidhen nëpër Kosovë e u ky puna!
    Nuk do të lejojmë që Fatmir Limën t'a gjykoi gjykata e eulex-it edhe pikë!
    Edhe fonde kemi me bë me mbrojt!
    Ne i pranojmë veç gjykatat tona!
    Pse i pranojmë këto tonat?
    Sepse aty të gjithë gjykatësit janë të mbushur me gjynahe dej në fyt që kanë bërë kundër shqiptarëve gjatë shërbimit të tyre në sistemin serb të "drejtësisë",me dekada të tëra!
    Ani çka ka lidhje kjo punë?
    Ka edhe shumë bile,sepse nëse rastësisht duan të na e dënojnë njeriun ne u fusim atyre para hundëve një mal me dosje...dosje inkriminuese me të cilat i shantazhojmë dhe verdikti është i gatshëm; i pafajshëm!!!Kështu ndajnë drejtësinë gjykatësit tanë vendorë!

    E po mirë,nëse rastësisht ka ndonjë gjykatës që nuk ka qenë pjesë e sistemit serb ai sigurisht se nuk do të mund të shantazhohët...do të qëndroi vertikal dhe do të kryej punën dinjitetshëm,e banë gjyqin e drejtë? Ai do të gjykoj "heronjtë tanë".
    Jo jo prapë mos u tutni. Se ka ilaç edhe kjo punë.
    Qifteve të tyne u qohen n'derë te shpija dy njerëz(qysh asht kanë adet ner shyptarë,honë e donë) edhe i ofrojnë alternativen moderne amerikane;karrotën ose shkopin.
    1-Sa pare i donë që të bashkëpunosh(karrota) dhe nëse rastësisht ai nuk korruptohet i "ofrohet alternativa" tjetër
    2-Nëse rastësisht më dënon kam me t qitë fare me rob e thmi...kam me t faru dej n'pula!
    Dhe paramendone se a ka birë nane n'Kosovë që nuk përkulet para shantazhimit,kërcënimit apo korruptimit. S`ka...

    Prandaj qonju o burra e t'i luftojmë këto gjykata "pushtuese" të Evropës plakë. Qonju se këta qafirë të eulex-it,nuk ndalen me kaq. Nesër a pasnesër kanë me na i kontrollua e konfiskua edhe pasuritë e Ramushit e te vëlla Dautit edhe të Adem Salihajt edhe të Gani Gecit edhe te Agim Veliu edhe te birit te Rugovës Ukës edhe te Bujar Bukoshit edhe te Behgjet Pacollit edhe te birit te Fatmir Sejdiut Bardhylit edhe te Bujar Dugollit edhe te Halit Muharremit edhe te Melihate Tremkollit edhe te Haki Shatrit edhe te Astrit Haraqis edhe te Nexhat Dacit edhe te Ertur Rrustemaj edhe te Zafirave te Prizerenit edhe te Sheremet Ahmetit edhe te Destan Thaqit edhe te Fadil Syleviqit edhe te Sami Lushtakut edhe te Rexhep Selimit edhe te Eqrem Kryeziut edhe te Blerim Kuqit edhe te Ise Mustafes edhe te Lutfi Hazirit edhe te Fatmir Rexhepit edhe te Shaip Surdullit edhe te Xhabir Zharkut edhe te Enver Sekiraqes edhe te Veton Surrojit edhe te Adrian Gjini edhe te Sabri Hamitit edhe te Ahmet Shales... edhe...

    p.s. nëpër çarshi po flitet se Ramush Haradinaj me shokë(ademsalihaj e ganigeci e agimvelia) veç ishin tu u përgatitë në"mbrojtje të sovranitetit të gjykatave kosovare",fillimisht me peticione edhe ata...shuuuuumë peticione po mblidheshin edhe ma shumë se këto të fundit me të cilat do të kërkohet që të gjitha lëndët të mirrën prej EULEX-it,se euleshat të këqij po thonë,e pastaj ato lëndë t'u dorëzohen gjyqtarëve tonë,mbasi që me ta "merremi vesh" ma lehtë
    hahahaha....

    Jam në dilemë tash.
    ta mbroj EULEX-in,po tutna që po na i dënon heronjtë të cilët kanë dhënë aq shumë për këtë vend sa që e meritojnë ta hanë Kosovën pëllëm e m'pllëmë. Fatmiri ka luftua si burrat nuk e ka lëshua frontin për asnjë dakik. Ramushi njime ky ma pak ka luftua edhe i patën ikë ushtria që nuk pat aftësi udhëheqëse,se qaq e ka pasë kaqikun. ademsalihaj ky edhe burg ka pas ba,bile edhe u patë fut n'UÇK një natë në zonë të nerodimes,po kish pas ikë n'ferk t sabahit.ganigeci edhe ky lutatar sa t'dush, agim veliu biri i patriotit po me mustaqe po e i biri i Rugoves ma Uka legend po ...Për Albinin s'kem ça flasim.more u kanë n'demonstrata ktyneherë për me i liru objektet shkollore(atëherë kur luftohej n'male '97-en),masandej edhe ky ka pas ba do burg n'Serbi...n'unmik ee...kryesorja me nji fjalë te tanë kta janë heronjë edhe po m dhimsen edhe gati sa nuk kam vendosë hala të bërtas;

    poshtë eulex i mallkuar që je ardhë prej p.s e po interesohesh për drejtësinë në Kosovë
    rrofshin heronjtë tanë të gjallë

    Ana tjetër e dilemës është;po nëse unë angazhohem për "pavarësisnë" e institucioneve tona dhe e mbroj idenë që veç GJYKATAT KOSOVARE duhet t'a ndajnë drejtësinë dhe largohet EULEX,atëherë mos po hy n'gjynah me Kosoven!
    Se e di që heronjtë tanë vërtetë do të shpallen "të pafajshëm" prej këtyre gjyqtarëve/QYQARËVE tanë të korruptuar, shantazhuar e kërcënuar,ama është Kosova ajo që do t'a mbaj mbi supe barrën e rëndë të krimit...është populli i saj i vuajtur me shekuj den-babaden që nuk do t'a gëzoj lirinë(se SKAMJA është edhe ma e randë se robëria,kish pas thanë nji i moçëm),siç edhe nuk po e gëzon lirinë fizike akoma Dukagjini.Për fat të keq atje ende ndihet atmosfera e robërisë.Robëri tipike,si në kohen e shkaut;vrasje tortura,pagim haraqi dhe heshtje...heshtje e rëndë,ku askush nuk guxon të flas haptas për krimin që po zë frymën përditë e më tepër, prej heroit te tyre Rambos.

    Po pres me shpresë se do të del ndonjë trim në forum që flet e ma mbush mendjen e të vendosë;
    gjykatës kosovarë që nuk gjykojnë heronjtë të cilët e hanë pllamë për pllamë pronen e popullit-Kosovën!
    apo gjykatës evropian... të cilët na i lëkundin emocionet duke dënuar të tanët ama e mbrojnë interesin e vegjëlisë-kjo është dilema për sot

    me t'mira

    leni prrallat,o njerëz...merruni me politikë n'paqi kaçik...jo jo do të jetë politika ajo që do të merret me ju e do të bëheni gaz i botës.

    është shumë interesant qysh mundoheni me i "driblu" muhabetit,jo uçk,jo qeku,jo rugova jo hamami....leni historitë ato nuk kanë të bëjnë me të sotmen,as me të ardhmen
    dilni temes së sotme BALLË-PËR-BALLË,shqiptarçe...n'guxofshi...hahahaha

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ASKUSH NUK QENDRON MBI LIGJIN ... - As EULEX-i e as kryeprokurori Johanes Van Vrisuik!

    Ne nje interviste per shtypin e Kosoves, kryeprokurori i EULEX-it ne Kosove Z. Johanes Van Vrisuik deklaroi se askush nuk qendron mbi ligjin, as kryeministri i Kosoves Thaci. Kryeligji i demokracise boterore O Zot, cfare zbulimi ka bere kryeprokuyrori i EULEX-it. Edhe lopet hollandeze e jo me nje kryeprokuror i EULEX-it e dine kete fakt. Jo kryeministri Hashim Thaci, por as Presidenti i Amerikes, superfqise boterore dhe nenes se demokracise Z. Barack Obama nuk qendron mbi ligjin. Asnje Kushtetute e asnje ligj demokratik ne Bote nuk perjashton askend e nuk vendos asnjeri mbi ligjin. Te gjithe jane te barabarte para ligjit, eshte kryeligji i demokracise boterore Askush nuk qendron mbi ligjin! Kjo deklarate qe pushtoi faqet e para te krejt shtypit te Kosoves nuk eshte aspak lajm. A nuk u hetua e gati ndeshkua edhe ish- Presidenti amerikan Z. Bill Klinton ndersa ishte President i nenes se demokracise boterore per nje ceshtje krejt ordinere!? A nuk eshte nen hetim e nen akuze Kryeministri, miliarderi Silvio Berluskoni prej te paketen 10 vjetesh ne Itali!? A nuk ishte ne hetim jo vetem per Irakun, por edhe per disa afera korruptive Kryeministri i Britanise se Madhe, Xhon Brown dhe disa ministra te tij!? A nuk u akuzua, hetua dhe u shpall i pafajshem ish - Presidenti sot kryeminister i Malit te Zi Milo Gjukanovic!?…. Sa kryeministra, bile edhe presidente te shteteve shume me te vjetra e shume me te medha se Kosova kane qene e jane nen hetime!? Me qindra… A nuk eshte nen hetime ne vendin e tij Hollande edhe kryeprokurori i EULEX-it Z. Johanes Van Vrisuik per shkelje ligjore ne vendin e tij kur ishte nje prokuror io rendomte atje!? Askush nuk qendron mbi ligjin…. Kete e di edhe lopa hollandeize e jo me nje prokuror hollandez. As vete EULEX-i nuk qendron mbi ligjin. Aq me pak mund te qendroje mbi ligjin nje kryprokuror i EULEX-it si Zoti Johanes Van Vrisuik, i cili hetohet nga ligji ne vendin e vet. Misioni i politikkes dhe misionaret e ligjit Edhe nje keshille juridike per krye- zbatuesin e ligjit ne Kosove Vrisuik… Merru e zbato ligjin pa e vene veten mbi ligjin!? Merru e zbato ligjin pa a ngaterruar ligjin me politiken. Politika eshte zanat e mision i politikaneve jo i prokuroreve, avokateve, gjyqtareve… misionareve te ligjit . Pse !? Sepse deklarata e tij “ le te djersisin” politikanet e Kosoves para dy javesh eshte politike e gabuar dhe drejtesi e deshtuar. Jo vetem shperdorim i ligjit, por edhe shkelje flagrante ligjore e kryeprokurorit te EULEX-it. Eshte kercenim i mirefillte politik qe denohet nga cdo ligj e shtet demokratik ne Bote… Bile edhe nga Konventa e Gjeneves. Per me teper kercenimi nuk eshte shenje burrerie e aq me pak heroizmi… Eshte shenje frike dhe shkelje e mirefillte ligjore . Kur ky kercenim u drejtohet heronjve te Kosoves eshte krejt kunderproduktiv. Ata qe vune ne sherbim te lirise e pavaresise se Kosoves jeten e vet e te familjeve te tyre, ata qe nuk u tremben nga UDB-shet e prokuroret e Beogradit, ata qe nuk u tuten nga plumbat e bajonetat, nga tanket e raketat serbe, aq me pak mund te tremben nga deklaratat politike dhe heroizmi verbal i cilido prokuror apo kryprokuror qofte ai edhe i EULEX-it. Askush nuk qendron mbi ligjin Zoti Johanes Vam Vrisiuk. As EULEX-i, aq me pak prokuroret apo kryeprokuroret e tij. Pyetjet e mungura te disa kolegeve …. Strukturat paralele serbe ne Mitrovice sulmuan para dy ditesh kontigjentin danez te UNMIK-ut atje… Krimi eshte flagrant. Sa agresore serbe keni arrestuar Zoti Vrisiuk!? Nese jo te pakten a i keni filluar hetimet apo jo !? 16 police rumune te EULEX-it, kolege te vrasesve te djemeve shqiptare te “Vetvendosjes” ne Kosovo para dy vjetesh, u kapen nje muaj me pare me pele per dore nga policia e doganat maqedone, pasi ne Kosove ata jane mbi ligjin, sepse kane imunitet nga ligji i Maliqit. Krimi ishte flagrant: kontrabande duhani e alkoli qe denohet rende ne cdo shtet demokratik. Sa prej tyre u arrestuan apo po hetohen Zoti kryeprokuror!? Ne protestat paqesore te “Vetvendosjes” para dy vjetesh u vrane dy te rinj shqiptare te paarmatosur nga paqeruajtesit rumune… Krimi eshte flagrant. A jane arrestuar apo gjykuar vrasesit!? Asnje vrasses nuk ka imunitet para ligjit. Eshte vrases dhe duhet hetuar, arrestuar e gjykuar si vrases Zoti Kryeprokuror i EULEX-it! Ju merreni akoma me kryetarin e “Vetvendosjes” Albin Kurti… Ju merreni me samarin e jo me gomarin! Ju merreni me viktimat e jo me agresoret…. Ju merreni me te vraret e jo me vrasesit Zoti Kryeprokuror! Qindra e mijera vrases e terroriste serbe qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te Kosoves shetisin te lire dhe “djersitin… topet “ ne plazhet e Budves apo Palmes, me parate e bizhuterite sotlite e grabitura dhe plackitura te shqiptareve te vrare e plagosur, dhunuar e sakatuar te Kosoves… Sa prej tyre keni hetuar, arrestuar e denuar deri tani!? Po mbushen 11 vjet qe nga mbarimi i luftes Zoti Kryeprokuror! Mbi 2 000 shqiptareve te Kosoves, nga bebe e deri 80 vjecare nuk u dihet as vrarri e as kockat. Midis tyre mendimtari kombetar Prof, Ukshin Hoti. Behet fjale per krime kunder njerezimit e genocid masiv Zoti Kryeprokuror i EULEX-it jo per krime ordinere!Behet fjale per plage te hapura, per zemra e shpirtera te vrare te mijera shqiptarecve Zoti Vrisuk… … dhe politikaneve te Kosoves Mos valle vrasesit e terroristet shteterore serbe na qenkan edhe sot mbi ligjin !? Kane qene boll per mbi 100 vjet mbi ligjin e kane bere ligjin e kolonizatorit e vrasesit masiv kunder shqiptareve te Kosoves! Askush nuk qendron mbi ligjin! Pajtohem plotesisht me kete ligj te shtetit ligjor qe ju theksoni Zoti Kryeprokuror i EULEX-it . Aq me pak mund te jene ata mbi ligjin. Apo paska dy ligje; nje per e kunder shqiptareve qofte edhe per hamendje apo dyshime te pavertetura, kur “tigrat e Arkanjit” kur vrasesit e Sllobodanit harlisen e “djersisin bolet” neper plazhet deri edhe te Havait e Rios Zoti Vriisuik!? NATO dhe Evropa te udhehequra nga SHBA perrdoren edhe avionet edhe rake tat, edhe fuqine e tyre ushtarake per ti cliruar shqiptaret prej tyre. Eshte detyre e drejtesise se pari asaj Evropiane te ndreqe padrejtesite pafund te Evropes plake kunder shqiptareve e jo per ti penalizuar ata perseri, perseri e perseri. Jo…po… Po EULEX-i po heton ne ish- Hotel Drenica te Durresit per “krimet e shqiptareve kunder serbeve, per transplant organesh, per …” Turpi i ish- kryeprokurores se Hages, turpi i drejtesise, turpi edhe i EULEX-it! Sa eshte numri i pergjithshem i ketyre serbeve te vrare e te transplantuar Zoti kryeprokuror!? Po ti drejtoj keto pyetje sepse koleget e mi te medias shqiptare ne Kosove kane harruar ti bejne (!? ) Une nuk kam asnje te aferm as pjestar familjeje as te vrare e as te plagos, as te kidnapuar e as te zhdukur pa gjurme ne Kosove… Koleget e mi te Kosoves me siguri kane ne mos pjestare e te aferm me siguri kane te njohur, shoke e miq te tyre… Harresa e tyre eshte semundje qe lidhet me politiken jo me ligjin! Gjaku nuk behet uje Keto pyetje vlejne edhe per politikanet e Kosoves ca te pozites dhe ca te opozites… I ka dy vellezer heronj te Kosoves, te masakruar ne fushen e betejes e dhjetra deshmore ish- ushtare te tij “Komandanti legjendar” Ramush Haradinaj. Lavdi dhe u qofte i lehte dheu i Kosoves. Vete Haradinaj eshte plagosur dhe ka derdhe gjak per lirin e pavaresine e Kosoves… Aferim! E kam degjuar e lexuar 30 deklarata te tij perkrahjeje e mbeshtetjeje totale per prokoruroet e EULEX-it keto 30 ditet e fundit lidhur me hetimet ordinere kunder kolegeve te tij te luftes e te paqes… Nuk e kam degjuar asnjehere ne keto 10 vjet te kerkoje hetime as te UNMIK-ut as te EULEX-it per krimin e terrorizmin masiv serb ne Kosove, per vrasesit e vellezerve te tij dhe per plagosesit e tij. Gjaku nuk behet uje , thote filozofi populli…. Cfaredo thote nje nderkombetar, qofte edhe idiotesi dalin dhjetra politikane shqiptare dhe e mbeshtesin! Cfare emri tjeter vec kolaboracionizem, servilizem ndaj te huajve mund tu veme ketyre qendrimeve. Nderkohe Tadici, Jeremici, Dacici e krej politika zyrtare serbe, qe as ka denjuar per te kerkuar faljen minimale per politiken e terrorit shteteror e genocidit te paraardhesve te tyre ligjore ne krye te shtetit serb, nuk lene rast pa sulmuar, pa kriminalizuar shqiptaret e Kosoves per krime krejt te sajuara nga mendjet e cartuna te Beogradit. Viktima hesht. Agresori bucet tamam si tek fabula e famshme e La Fontenit “Qingji dhe ujku” Evropa e “ndeshkon ashper” duke ju jargavitur e hapur dyert e saj jo vetem para Kosoves, por edhe para Shqiperise, Bosnjes! Albanus Adversus Albanus ! Me sa duket disa politikane shqiptare ne Kosoves jane me shume te interesuar te bejne fajtore vellezerit e tyre shqiptare per krime ordinere sesa vrasesit e popullit e kombit te vet per krime te renda kunder njerezimit. Politike e gazetari tipike shqiptari kunder shqiptarit, Albanus Adversus Albanus“ … Turpi e faqja zeze !? Aresyeja: vetem duan tu zene karriket! Korifeu i let rave dhe mendjes shqiptare Ismail Kadare jep kushtrimin kombetar “ Kallxoni krimin serb” Ne shqiptaret vazhdojme te kriminalizojme velveten. Kur nuk i kallxojme, kur nuk i denoncojme, kur nuk i tregojme sot krimet serbe kunder shqiptareve e njerezimit qe jane ende te fresketa, plaget serbe qe akoma nuk jane mbyllur, barbarite serbe qe akoma nuk kane reshtur, genocidin shekullor serb, kur do ti tregojme e kallxojme ato!? Kur te treten edhe kockat e te zhdukurve pa lene gjurme!? O Zot shpetoj shqiptaret nga shqiptaret! O zot hapua syte shqiptareve! O zot … O zot ruajna mendte e krese! Askush nuk qendron mbi Ligjin… As EULEX-i nuk qendron mbi ligjin. As Kryeprokurori i EULEX-it nuk tendon mbi lignin … A e dini si thoshin greket e lashte, fqinjet e ilireve e dardaneve po aq ne mos edhe me te lashte : As Zoti i Zotave, Zeusi nuk qendron mbi ligjin! Pra, askush nuk qendron mbi ligjin… as EULEX-i!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dhe çfarë të them tjetër përball këtij diskriminimi të pashembullt, përveçse ta rikujtoj apotheozën e Prometheut të mbërthyer: "Është një mundim për mua që t`i rrëfej, është një mundim që të hesht, sidoqoftë është një mjerim"!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Është rast i rralle në historinë e politikes shqiptare që një lider politik të bëje autokritike siç beri mbrëmë para krejt popullit të vet Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi! Është rast i rralle në politiken shqiptare përveç kur janë në fushata elektorale dhe u duhen votat e popullit, që një kryetar qeverie dhe lider politik t’i drejtohet popullit te vet për përkrahje, siç veproi mbrëmë Hashim Thaçi. Pak rendësi ka fakti se e beri nga halli apo nga malli. Rendësi ka fakti qe Kryeministri i Republikës se Kosovës dhe kryetari i Partisë me më shume vota ne dy zgjedhjet e fundit ka moralin dhe burrërinë ti drejtohet popullit te vet për ndihme edhe përkrahje. Çdo shqiptari, thotë filozofi kombëtar Sami Frashri i duket vetja i përkryer. Por mjafton qe te dëgjoje nga goja e tjetrit vetëm 5 për qind te asaj qe ai mendon për vete qe te jete i kënaqur. Edhe me e theksuar është kjo dukuri midis politikaneve shqiptare duke filluar nga Ahmet Zogu e Enver Hoxha, Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli, Ibrahim Rugova e Menduh Thaçi, Mehmet Bardhi e Ferat Dinosha, Bajram Rexhepi e Ramush Haradinaj, Hashim Thaci e Edi Rama, Sali Berisha e Fatos Nano…. Bile ky i fundit kaloi çdo kufi te mendjes njerezore duke deklaruar se "mbrapa me vjen historia" Deliri i madhështisë nuk ka brirë! Për here te pare e ne kohe paqeje, një lider politik dhe shtetëror i Kosovës deklaron hapur e burrërisht para popullit te vet se unë Hashim Thaçi “nuk jam i pagabueshëm. Nuk jam i përsosur. Më duhet ndihma dhe përkrahja juaj. Nuk mund të ecim përpara, nëse jemi të zemëruar me njëri-tjetrin dhe nëse kemi dyshime në motivet e njëri-tjetrit. Mund të ecim përpara vetëm nëse jemi të bashkuar në qëllimet dhe synimet tona. Kërkoj ndihmën tuaj. Kërkoj përkrahjen tuaj. Kërkoj unitetin e popullit tonë.” Fjalimi i tij para popullit e kombit te vet nëpërmjet televizionit sjell ne mendje kushtrimin burrëror te ish- Presidentit amerikan Abraham Lincoln kur Amerika sapo kishte dale nga katrahura e luftes civile. Thirrja per unitet te popullit, për përkrahje vellezerore e bashkim kombëtar fill pas asaj kacafytje te përgjakshme me njeri tjetrin solli një risi ne jeten politike te SHBA-se dhe për pasoje ne te gjitha fushat. Rezultati flet vet… Sot SHBA-ja me një popullsi katër here me te vogël se Kina, tre here me te vogël se India, me sipërfaqe pese here me te vogël se Rusia është superfuqia e Botes ne çdo fushe. Është ne natyrën njerëzore, për me tepër tek bashkëkombësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e Adem Jasharit, te Nene Terezës e Shote Galicës… qe kur dikush pranon se ka bere gabime, kur dikush kërkon ndihme qofte edhe për te gjetur rrugën e duhur ti jepet ndihma. Duke ndihmuar tjetrin, qofte edhe i panjohur ne fakt ndihmon edhe vetveten sepse ne mos sot nesër do te kesh edhe ti nevoje për ndihme. Aq me tepër është jo vetëm detyre humane e qytetare, por edhe kombëtare e atdhetare te ndihmohet biri, vëllai, bashkëkombësi jot kur kërkon ndihme e përkrahje për mirësinë e për mbarësinë e te gjithë shqiptareve jo vetëm te Kosovës, por edhe shume me gjere. Ndihme nuk do te thotë te heshtësh para gabimeve e te metave, aq me tepër para fajeve dhe krimeve, përballë raketingut e korrupsionit nga cilido qofte, qofte ai edhe vete Hashim Thaçi apo Fatmir Sejdiu, Sali Berisha apo Jakup Krasniqi, Edi Rama apo Ramush Haradinaj, Fatmir Mediu apo Fatmir Limaj. Lulezim Basha apo Enver Hoxhaj. Krejt e kundërta. Do te thotë ti denoncosh e kritikosh, ti dënosh e ndëshkosh edhe me ligj ato. Ndihme do te thotë te ndihmosh tjetrin. Te përkrahesh tjetrin kur i kërkon ato për te mirën e popullit e kombit tënd. Hashim Thaçi na u drejtua për ndihme e përkrahje te gjithë shqiptareve, ne radhe te pare shqiptareve te Kosovës ne këto kohe te vështira e shume te rëndësishme për shtetin me te ri te pavarur ne Bote. Ta përkrahim atë do te thotë te përkrahim vetveten, te ardhmen tone e te fëmijëve tanë. Koka e falur nuk pritet, thotë sovrani popull. Nëse ai ecën drejt e ne rruge te mbare do ta përkrahim edhe me më vendosmëri. Nëse ai dhe shokët e tij kushdo qofshin ata do te vazhdojnë ne rrugën e gabimeve dhe fajeve te çfarë do lloji qofshin ne e kemi përsëri ne dore ti ndëshkojmë nëpërmjet votës sonë te lire e te barabarte, por edhe nëpërmjet forcës se ligjit! “ Mos prisni çfarë do te beje shteti për ju. Shihni se çfarë mund te bëni ju për shtetin” pat deklaruar ish- presidenti historik e po aq tragjik sa edhe Abrahm Lincolni, Xhon Kenedi. Ndaj le ta ndihmojmë dhe përkrahim shtetin e Kosovës dhe liderët e saj, ne rrugën e pavarësisë dhe për te fituar edhe luftën për paqe e ligj, ne rrugën e mbarësisë dhe begatisë me çka është e lidhur jo vetëm e ardhmja jone por edhe e fëmijëve e fëmijëve te fëmijëve tanë. Sot, nesër është shume vone! Bashkimi bën fuqinë! Vëllazëria sjell begatinë!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    A ka autoritet moral AAK, LDD dhe AKR qe te paraqiten si te pa korruptuar, mbrojtës te interesave te qytetarëve te Kosovës unë them JO,te gjitha partitë politike kanë qen ose janë në pushtet në nivelin qendror dhe atë lokal,nuk ka ndonjë dallim në mënyrën e qeverisjes mund te bëjmë edhe krahasime si qeveris AAK në Deçan- Pejë- Gjakovë,PDK në Skenderaj- Drenas –Klinë ,LDK në Prishtinë- Podujevë- Fushë Kosovë krejt njëjtë secila më keqe se tjetra. Besimi i qytetarëve nuk fitohet vetëm me kritika,duhet ofrua zgjidhje për problemet konkrete me te cilat ballafaqohet qytetari çdo ditë,oferta juaj nuk dallon nga kjo qe po benë koalicioni PDK-LDK ,ju partitë politike nuk keni fare program ekonomik,social ju nuk dini çka do të bëni me shëndetësinë,arsimin,mjedisin ju keni vetëm një qellim pushtetin me çdo çmim e pastaj shohim e bëjmë.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Korrupsioni shkon në pushim!
    Shtune, 12 Qrshor 2010 19:05 Ekonomisti
    Kermabon ah Kermabon, Artemije ah Artemije: Me pikëllim të thellë mora lajmin se” luftëtari” sypatrembur në luftë kundër korrupsionit, qytetari i pensionuar francez, ndryshe Big Bossi i EULEX-it (mision për dh(s)un(d)im të ligjit në Kosovë), Ives de Kermabon ka paralajmëruar largimin nga Kosova ku ishte për pushime dyvjeçare.

    Shkruan: Behxhet Sh. Shala

    Nëse ky paralajmërim realizohet atëherë, brenda këtij viti do të largohen dy persona shumë të rëndësishëm nga Kosova. Ditë më parë u largua peshkopi Artemije për të cilin, të jem i sinqertë aspak nuk u pikëllova që u largua dhe, i cili deklaroi se më me dëshirë do të pranonte të varroset në varret e Graçanicës se të shkojë për Serbi, përkatësisht që vitet e mbetura të jetës së tij t’i kalojë duke mrizuar në një manastir në Frushka Gorë të Vojvodinës duke i lutur Zotit që Vojvodina të mos bëhet Kosovë! Kjo është dëshmia më bindëse se Kosovës po ia dinë vlerën vetëm pasi po largohen, pasi po e humbin atë dhe pasi po i humbin privilegjet përrallore që i kanë gëzuar këtu! Kështu kanë vepruar edhe të gjithë administratorët (sundimtarët) e vërtetë të Kosovës, vetëm pasi janë larguar nga Kosova. Kështu po veprojnë edhe nostalgjikët për shokun Tito dhe xhaxhin Enver! Kështu ka vepruar edhe peshkopi Artemije pasi Sinodi i kishës ortodokse serbe e hoqi nga froni! Jo për shkak të ekstremizmit të tij, qëndrimit antishqiptar, antinjerëzor, kundër demokracisë dhe Kosovës por për shkak se vartësitë e tij ishin implikuar në afera korruptive duke keqpërdorur mjete të konsiderueshme materiale. Lirisht mund të them se qëndrimi radikal i vetëm një njeriu, në rastin konkret të peshkopit Artemije i ka shkaktuar më shumë dëme serbëve të Kosovës se të gjithë ekstremistët shqiptarë! Gjithashtu, lirisht mund të them se luftën kundër korrupsionit më shumë e ka dëmtuar oportunizmi i Kermabonit, kalkulimi i tij për të fituar edhe një mandat, nënshtrimit ndaj diktateve politike dhe për të mbajtur raporte të mira me të gjithë se të gjithë ata që janë korruptuar! Ata që janë korruptuar e kanë bërë këtë me vetëdije të plotë, apo, më mirë të them, në kuadër të mandatit që ia kanë caktuar vetes për të vjedhur sa më shumë! Po a ka vepruar gjenerali Kermabon në përputhje me mandatin që e ka pasur? Mendoj se jo dhe jam i sigurt se këtë mendim e ndani edhe ju, lexues të nderuar! Shumë ka premtuar por dështimi i tij ka qenë më i madh se premtimi! Ka folur për afate të caktuara të arrestimeve, për “peshq të mëdhenj”, për vendosmërinë e tij për ta përmbushur detyrimin ndaj misionit në krye të të cilit aktualisht qëndron dhe, dhashtë Zoti të largohet sa më parë! Pastaj, me t’u ngritur temperaturat, përgjegjësinë për luftimin e korrupsionit e ka adresuar te institucionet e Kosovës duke deklaruar se ata (institucionet) e kanë timonin në duart e tyre duke mos e përmendur faktin se ndërkombëtarët janë përgjegjës për furnizimin me karburante! Makina pa karburante nuk ecën, pavarësisht kush e ka timonin në duar! Sikur që çdo rregull ka përjashtim, kjo vlen edhe për makinën! Me kusht që kjo të vendoset në tatpjetë ku mund të lëvizë pa karburante, deri sa ta thyejmë qafën! Duket se në atë pozitë aktualisht edhe jemi! Në këtë rrafsh nuk dallojnë shumë peshkopi Artemije dhe gjenerali Kermabon! Peshkopin Artemije e përcollën me një muzikë autentike kishtare, me lot, vaje dhe këngë anëtarët e shpurës së tij ekstremiste, që kohë më parë, në Manastirin e Graçanicës organizuan në duel të kikboksit me pjesëtarët e krahut të moderuar të klerit ortodoks, në luftë për pushtet! Po si do të largohet gjenerali Kermabon nga Kosova që hyri në telashe me të gjithë; Fejtin, ambasadorin Dell, kryeministrin Thaçi, ministrat etj.? Vetëm peshkaqejt e korrupsionit nuk e kanë marrë seriozisht gjeneralin Kermabon dhe janë tallur me te! Po tallen edhe sot! Më shumë po djersitet vet Kermabon se ata që realisht do të duhej të djersiteshin! Kermaboni po tallet kur po deklaron se do të fillojnë hetimet për krime edhe në Veriun e Kosovës! E sidomos për krime lufte! Do t’i besoja nëse llogarit në arrestimin e” kriminelëve” shqiptarë në Veriun e Kosovës, për krim të organizuar dhe korrupsion! Për krime lufte në Kosovë, burgosen vetëm “kriminelët” shqiptarë! Nuk është vështirë të gjinden, në Kosovë janë nja 2 milionë! Janë dy mundësi si do të largohet gjenerali Kermabon. E para është se mund të shkojë në Francë dhe pastaj mos të kthehet më me arsyetim se nuk ka fluturime për Kosovë për shkak të “ hirit vullkanik të korrupsionit”! E dyta është që të organizojë një koktej rasti në të cilin do të merrnin pjesë të gjithë ata që e shajnë duke e vlerësuar punën e tij si të shkëlqyer! Unë nuk e kundërshtoj as të parën e as të dytën! Do të thoni se në vend të kalit, po i bie samarit dhe keni plotësisht të drejtë! Po shfryhem në Kermabon! Në fund të fundit nuk e di pse duhet të hidhërohem në peshkopin Artemije dhe gjeneralin Kermabon?! Ata vetëm e kanë bërë punën e tyre, peshkopi Artemije e ka zbatuar një agjendë shoviniste kundër Kosovës ndërsa gjenerali një agjendë politike për një Kosovë multietnike, multikulturore dhe multi kurrfare hiç! Pse do të duhej që të tjerët ta bëjnë punën tonë ndërsa ne, për veten tonë e bëjmë punën e djallit! Pastaj i fajësojmë të tjerët! Nuk ka kuptim, aspak!

    Brazili, Argjentina, Spanja , Italia dhe EULEX-i: Ky titull nënkupton që të gjithë këta që u përmendën kanë për qëllim të bëhen kampionë. Të parët synojnë titullin e kampionit të botës në futboll i cili sot fillon në Afrikën e Jugut ndërsa edhe EULEX-i synon të bëhet kampion në Kosovë në luftë kundër korrupsionit! Duket se nuk do të ndodhë, as e para e as e dyta! Jam fans i Italisë dhe gjasat që Italia të bëhet kampion i botës në futboll është i barabartë me gjasat që i ka EULEX-i ta çrrënjosë korrupsionin në Kosovë! Korrupsioni në Kosovë ka metastazuar (shpërndarë) në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe aktualisht është biznesi më i konsoliduar, më përfitues dhe më i parrezikshëm! Bastisjet e fundit që i bëri EULEX-i si dhe paraqitjet mediatike të zyrtarëve të këtij misioni dikush i quajti spektakël të panevojshëm apo performancë pornografike, joprofesionalizëm, linçim dhe çka jo tjetër! Ka diçka të vërtetë në këto cilësime! EULEX-i ka përdorur metodat më triviale të luftës speciale (në këtë mes nuk është e nevojshme të përdoren metodat e sofistikuara) duke arritur qëllimin e plotë! Së pari ka rikthyer besimin e një pjese të qytetarëve të Kosovës që kanë qenë të luhatshëm më parë. Pastaj, po i kryen detyrat që i ka dhënë Brukseli që, përmes kërcënimit të politikanëve se do të arrestohen për korrupsion po e bënë disiplinimin e tyre duke i shndërruar në mjeshtër për shënimin e autogolave! Në këtë mënyrë po e mirëmbajnë situatën e sigurisë nën kontroll. Ky edhe ka qenë dhe mbetet qëllimi kryesor i EULEX-it. Në anën tjetër ka shkaktuar një kaos por edhe diferencim në mjetet e informimit dhe të politikanëve. E sidomos te qytetarët (një pjesë) e Kosovës duke ua ringjallur ndjenjat sadomazohiste! Ata i shkaktojnë vetes dhimbje duke u kënaqur me shpresën se do të arrestohen peshkaqejt e korrupsionit! Dhe kjo pritje është shndërruar në mënyrë të jetesës, prioritet mbi prioritetet! Në vend të mirëseardhjes, kur shkoni mysafirë të pyesin se kush nga top politikanët do të arrestohet, datën dhe kohën e arrestimit! Ashtu edhe në të pame, në taxi, në berberhane, në dhomën e gjumit duke lexuar gazeta apo duke shikuar televizionin, të cilat, gjithashtu këtë temë e kanë ekskluzivitet! Që mozaiku i mashtrimit optik të kompletohet i kemi edhe deklaratat e Brukselit se kusht për integrim në BE dhe liberalizimin e vizave është lufta kundër korrupsionit. Mashtrim ordiner, pa dyshim! Mos Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja janë liruar nga politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar që përfituan në procesin e liberalizimit të vizave?! Hiç, madje ka më shumë korrupsion dhe krim të organizuar se në Kosovë! Politikanët e Kosovës, që nga viti 1999 e kanë zbatuar taktikën e karkalecave për të vjedhur! Ta lënë shkretëtirë pas mandatit të tyre! Ta shndërrojnë në shkretihane ardhmërinë e shtetit të tyre! Jo që nuk ka vullnet politik ndërkombëtar për ta luftuar korrupsionin në Kosovë që nga viti 1999 deri më sot por duket se ka Marrëveshje politike që ky fenomen të mos luftohet! Apo, edhe nëse krijohet përshtypje se po luftohet, në rastin më të mirë përfundon në një gërvishtje të lëkurës apo konservim deri në ditët kur duhet të përdoret në përmasa më të mëdha! Tash jemi në një situatë më të mirë sepse këtë temë bezditëse do ta ndajmë për një muaj me kampionatin botëror të futbollit. Pastaj vjen koha e pushimeve verore ku shumica e qytetarëve të Kosovës shkojnë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Edhe korrupsioni shkon në pushime verore në Kremlin Palace, Dubai, Rodos, Dubrovnik, Ishujt Maldive, Kapri, Monako, Floridë dhe vendet tjera ekzotike! Pas pushimeve verore vjen muaji i shenjtë i Ramazanit dhe gjatë këtij muaji duhet të mbretërojë paqja e që nënkupton se nuk ka arrestime apo shqetësime të tipit skandaloz! Në këtë drejtim nuk jam shumë optimist se do të ketë arrestime të peshkaqejve të korrupsionit por do të arrestohen do peshkalucë të korrupsionit siç po ndodhë këto ditë! Të “mëdhenjtë”, edhe nëse arrestohen do të mbahen në Qendrën e Ndalimit për 48 orë e pastaj do t’u caktohet arresti shtëpiak ose nuk do të arrestohen fare edhe në rastin se ndaj tyre ngrihet aktakuza! Ndërkombëtarët po e preferojnë luftimin e korrupsionit sipas parimit të pluralizmit politik në mënyrë që të mos e destabilizojnë situatën dhe të mos e lënë vendin pa pozitë dhe opozitë! Nëse veprohet kështu, e kështu do të veprohet atëherë lirisht mund të themi se luftimi i korrupsionit nuk do të bëhet për ta luftuar korrupsionin por për ta ekuilibruar atë! Ashtu ka vepruar edhe Tribunali i Hagës me gjykime për krime lufte!

    Onazisët, rokfellerët dhe këshilltarët: Aristotel Onazisi, miliarderi i ndjerë grek pasurinë e tij e ka fituar me djersë duke punuar shumë vite punët më të rënda. Edhe rokfellerët pasurinë e tyre e kanë fituar duke punuar dhjetëra vite. Disa këshilltarë të institucioneve e kanë kaluar një rrugë shumë të shkurtër për t’u bërë milionerë. Kanë qenë skajshmërisht të varfër dhe janë bërë skajshmërisht të pasur, jo vetëm për rrethana të Kosovës. Madje, ata nuk i kanë paraqitur as 20% e pasurisë së vërtetë! Disa politikanë të shteteve të ndryshme të botës fitojnë miliona duke kontrabanduar diamantë të përgjakur, karburante dhe narkotikë e disa politikanë dhe këshilltarë kosovarë fitojnë miliona të përgjakur duke kontrabanduar patriotizëm!

    Davidi dhe Goliati, Jakupi dhe Adriatiku: Në një emision të KTV-së përkatësisht në “Rubikon”, mysafir i Adriatik Kelmendit ishte Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Jam i sigurt se ka shkuar si Goliat me qëllim të ndahet si Davidi por pas emisionit nuk mbeti as Jakup!

    Fuad Ramiqi dhe Benjamin Natanjahu: E thirra mikun tim Fuad Ramiqin në telefonin e tij mirëpo në vend të tij u lajmërua Benjamin Natanjahu! Më vonë kuptova pse, pas intervenimit të komandove izraelite në anijet që bartnin ndihma për palestinezët.

    Boris Tadiqi dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës: Boris Tadiqi duket fukara krahasuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Me një pagë 1300 euro a mund të krahasohet me cilindo deputet që ndoshta për 4 vite të mandatit të tij nuk e hapin gojën asnjëherë.

    (Autori i shkrimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNj-së. Pikëpamjet janë personale)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nje tjeter dilem e shqiptarve te Kosoves qe eshte edhe pytje:
    Pse duhej te vije Albini? PSE DUHET TI BESOJME ALBINIT? PSE ALBINI DO TE VEPROJE NDRYSHE NGA ATA QE JU PATEM BESUA?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nje dilem tash:

    LDK-ja EDHE NJË herë ndodhet para një gare të brendshme, e cila pashmangshëm do të lërë gjurmë të thella në atë se çfarë do të jetë kjo ish-lëvizje në të ardhmen dhe cila do të jetë fuqia politike e saj. A do të shkojë përfundimisht drejt segmentizimit, zhveshjes nga e kaluara historike dhe shuarjes, apo do të ringjallet fuqishëm? Fatkeqësisht, me atë që është seruar momentalisht, gjasat më të mëdha janë që të ndodhin të parat dhe jo kjo e dyta.
    Është parë edhe më herët dhe duket se do të përsëritet edhe tash: gara bipolare politike brenda LDK-së shkon duke antagonizuar skajshmërisht pretendentët për të marrë timonin drejtues të partisë, saqë krahut të humbësit më nuk i mbetet vend në subjekt. Me ose pa karrige, indiciet janë serioze se mund të përsëritet ajo çfarë është parë në Kuvendin VI zgjedhor të partisë. Por, me dy pretendentët e tashëm, Sejdiu e Bukoshi, më tepër se një ndarje e thjeshtë, partia ka edhe një çështje të rëndësishme përpara. A do të zhvishet partia përfundimisht nga trashëgimia rugoviane, ose do ta forcojë atë?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “The Blame Game” apo "Loja e fajit"


    Duke menduar për “heronjtë” e këtillë çfarë ka apo kishte dikur Kosova, padyshim që më shkon mendja te ish shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.

    Ajo çfarë deklaroi në qershor Petersen me siguri se iu ka shkaktuar më shumë dhimbje koke “heronjve” aktual ndërkombëtarë sesa vetë danezit që e udhëhoqi Kosovën nga viti 2004 deri më 2006.

    Krejt ndryshe nga sa thoshte gjatë atyre dy viteve, Petersen më 2010 pranoi që ai dhe misioni i tij kanë dështuar të mbajnë Kosovën të lirë nga udhëheqësit e korruptuar dhe me sadopak sundim të ligjit.

    Duke pranuar dështimin, Petersen po aq sa ka treguar një fakt të dhimbshëm për kosovarët padyshim që ka bërë edhe ndërkombëtarët të ndjehen keq, shumë keq.

    Ta sqarojmë këtë gjë, ata padyshim nuk ndjejnë dhembshuri për Kosovën, por e kanë hallin se si t’ia bëjnë që kur të kthehen pas disa vjetëve në Kosovë, nëse kosovarët nuk thyejnë këmbët që të bëjnë përmendore për ta, të paktën të evitojnë faktin që të thonë, DËSHTUAM, edhe atë në mënyrë të turpshme.

    Padyshim që edhe për këtë arsye, Zyra e Pieter Feithit mori një emër pothuajse totalisht të pakuptueshëm, Zyra Civile Ndërkombëtare edhe pse për shkak të detyrës që ka kjo zyrë, do të duhej të emërtohej si Zyra që Mbikëqyrë Pavarësinë e Kosovës. Me gjuhë edhe më të thjeshtë i bie zyra e cila do të duhej të ndërhyjë kur shteti i Kosovës e merr tatëpjetën.

    Çuditërisht, kur shteti i Kosovës kalonte nëpër 6 muajt e turpshëm të zgjedhjeve më të këqija të organizuara ndonjëherë, ato lokale, tërësisht për fajin e bandave të partive politike, Feith “ndërhyri” duke thënë se zgjedhjet plotësuan standardet.


    ICO, EUSR apo EULEX menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të 2008 u munduan shumë që t’ua bëjnë me dije kosovarëve se ndërkombëtarët nuk mund të merren më si përgjegjësit kryesorë të proceseve në Kosovë.

    Për këtë EULEX doli me zbulimin “epokal” se ata në Kosovë janë për “Mentorim, monitorim dhe këshillim”.

    Në raste të rralla ata përmenden edhe çështjen e “fuqive ekzekutive”.

    Sidoqoftë, këto FUQI ekzekutive iu mundësuan evropianëve të veprojnë kokë më vete sa herë të duan edhe atë pa i pyetur fare kosovarët.

    Kujtoj rastin e nënshkrimit të Protokollit me Ministrinë e Brendshme me Serbinë pa pëlqimin e askujt në Prishtinë.

    Çuditërisht EULEX nuk shihte fare hapësirë në këto fuqi ekzekutive që të gjejë e t’i japë fund njëherë e përgjithmonë të gjitha budallallëqeve me rastin e Albin Kurtit, por mendoj që ka të drejtë të hyjë e të bastisë një ministri shtetërore dhe plot prona private të zyrtareve të shtetit të Kosovës.

    Deri më tash, kanë kaluar muaj dhe EULEX nuk ka ofruar as më të voglën provë a kishte dyshimet e drejta që të denigrojë në tërësi një ministri të Republikës së Kosovës dhe një politikan që padyshim dikur ishte një nga më të votuarit e Kosovës!

    Derisa të kemi çfarëdo sqarimi të të ashtuquajturës luftë kundër korrupsionit jam i bindur që pas disa viteve Iv de Kermabo do kthehet në Kosovë për rrëfimin që tash e nisi Soren Jessen Petersen: “Unë desha por nuk më lanë të luftoj korrupsionin”.

    Ajo që shpresoj të mos ndodhë është që Pieter Feith, herdo kur të bëhet këshilltari kryesor i jashtëm i Hashim Thaçit.

    E kam fjalën që të mos bëhet këshilltar pasi që Feith të përfundojë misionin e tij të dyfishtë, kur do dalë nga “dollapi” ku po fsheh ndjenjat për Thaçin dhe të pranojë publikisht atë që po mundohet të na thotë si në heshtje tani:

    “Thaçi është lideri më i mirë që duhet ta votoni, përgjithmonë”.

    Nuk e besoni, mendoni që kjo nuk mund të ndodhë apo që nuk ka ndodhur kurrë? Atëherë a ka mundësi të më thotë dikush çka djallin po kërkon ish -zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steven Schook në selinë e AAK-së në Prishtinë, si këshilltari kryesor i Ramush Haradin

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •