Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni per bashkimin e Sportit Shqiperi-Kosove?

Votues
45. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    36 80.00%
  • Jo

    8 17.78%
  • Nuk jam i sigurte

    0 0%
  • Mbase

    1 2.22%
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Mund te realizohet, vetem sa te arrijme numrin mbi 100 e njohjeve per pavarsine e Kosoves, pastaj e fitojme te drejten te jemi pjese e UEFA-FIFA-se, dhe me vendimin e perbashket te federatave te Shqiperise dhe Kosoves mund ta organizojne kampionatet e perbashket.

    Kurse Perfaqsueset eshte pak e veshtire mbase duhet lozur ne vete Shqiperia dhe Kosova.

    Pastaj edhe UEFA ka me shume leverdi te kete kampionate te fuqishem se sa kampionate per vari lesh.
    Nuk e pata fjalen aty. Nuk na pengon kush, varet vetem nga ne. Problemi eshte sa duan ata qe drejtojne sportin sot. Askush nuk do me vu ne diskutim poltronat dhe eurot qe vjedhin. Pune shqiptaresh...

  2. #12
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Me hapjen e rrugeve me te mira, tashti udhetimi i gjate eshte me i shpejt dhe i thjesht.

    Superliga do ishte me e fort sikur te bashkoeshin, me kompeticion, dhe do conim ne Evrope ekipe me te forta. Plus qe per kombetaren mund te zbulonim me shume lojtar dhe shume prej tyre do mereshin dhe nga ekipe te vendeve te tjera.



    Deshira eshte e madhe por ka shume komplicione per tu ber.
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Bashkimi fillon me sporin dhe mund te jet nje rrug e mir per tu realizuar endrra shqiptare per bashkim.
    Un i kam derguar me dhjetra her ffk dhe fshf letra duke ju erkuar qe te futen ne bisedime per bashkim por as nje her nuk me kan dhan pergjije se a kan filluar bisedimet a po jo.
    Besa besa Shqipenin kemi me bashku.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Ane Teritoriale: Shqiperia 28.748 km2 + Kosova 10.887 km2 = "39635 km2"
    Nr e popullesise shqiptare (pa emigrant): Shqiperia: 3.200.000 + Kosova 2.000.000 = "5.200.000"
    ---------------------------------------------------------------------------------
    - Superliga dhe Liga e pare te jete e perbashket kurse Liga e dyte dhe e trete te jene rajonale
    - Superliga te jete me 18 skuadra (si fillim 9 nga Shqiperia dhe 9 nga Kosova)


    Do beheshim nje kampionat ne nivel te mire, ku do ishte kenaqesi e madhe te percjelle kampionatin tone sepse do kishte rivalitet shume i madh dhe cdo investim ne skuadra do ishte shume e vleshme.

    U merzitem edhe ne shqiptaret me nivelin shume te ulte te kampionatin Shqiperise dhe Kosoves, ngelem duke shikuar neper TV kampionatet e huaja.

  5. #15
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Jeni per bashkimin e gjithe sporteve (futboll, basketboll etj) te Shqiperise me Kosoven?

    Ndoshta Perfaqsuesen te perbashket nuk e bejme dot, por kampionatin e perbashket nuk ka asnje ligj te UEFA-se dhe FIFA-se qe e ndalon dot.

    Ne Evrope ca shtete te vogla i kane sportet e perbashketa me shtetet e medha (rasti i Andores, Monacos, San Marinos, Lihteshtajnit etj), ose e kemi ne NBA dhe NCAA (2 ligat profesioniste Amerikane) ku SHBA dhe Kanada edhe pse shtete ne vete, kampionatin e kane te perbashket.

    Nqs politike nuk mund te arrijme te bashkohemi Shqiperi+Kosove atehere me mire se rruga e Sportit nuk ka per ribashkimin tone shqiptar, Autostraden e kemi te rregulluar si ne Veri ashtu edhe ne Jug. Pervec kesaj Kampionati kombetar do fuqizohej ndjeshem me permesat dhe nivelet e peraferta po sa kampionati serb, grek apo rumun.

    P dyshim se PO !! Eshte ide shume mire e argumentuare , pore ne shqipetaret duhet edhe pake te edukohemi ne sporte.

  6. #16
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ide e mire..

    por qe ka nje problem ne mes..problemi qendron te udheheqesit e sportit ne pergjithesi dhe te federatave ne veqanti..asnje nga udheheqesit nuk e shohin sportin si nje mjet argetimi per shoqerine shqiptare.ata jane ne krye te sportit thjeshte per te perfituar materialish nga sporti..duke i bashkuar ligat sportive ndermjet kosoves dhe shqiperise te jeni te bindur se shkurtohen mundesite e vjedhjeve dhe per kete asnjerit nga drejtuesit nuk do pranonte ta bente nje gje te tille..nuk do pranonte te ikte nga posti kur te bashkoheshin...mund ta keni pare grushtin dhe karatene ne mbledhjet e ndryshme te kryesive te federatave ne shqiperi..rrahjet masive te tipit te botes se trete..i keni bere pyetje vehtes se pse kemi te tilla rrahje..mendoni se rrihen per te mire te sportit..aspak..

    nuk behet unifikimi i ligave sportive apo me gjere nga poshte..duhet vete kreret te kene vetedije per veprimin e bashkimit..duke qene se kreret akoma i kemi per hajni do te ngushellohemi me kaq sa kemi...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ku ka më mirë se me ndodh kjo.. :S Ama s'di a ka mundesi me u bo se.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #18
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Normalisht se po, në veçanti atij të futbollit, formimin e një lige të përbashkët ku do t'i kishim skuadrat më të mira nga të dyja vendet dhe kjo do ta ngriste kualitetin jo vetëm në ligën e parë, mirëpo edhe liga e dytë do të ishte e fortë.
    Është përfolur për një ligë rajonale ku do të merrnin pjesë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, mirëpo mua personalisht nuk më pelqen ajo gjë, ngase do të kishim edhe skuadra jo-shqiptare, pos kësaj mendoj se Kosova dhe Shqipëria (së bashku) kanë kualitet më të mirë se dy ligat tjera (veçmas).
    Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 13-06-2010 më 10:22
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Mund te realizohet, vetem sa te arrijme numrin mbi 100 e njohjeve per pavarsine e Kosoves, pastaj e fitojme te drejten te jemi pjese e UEFA-FIFA-se, dhe me vendimin e perbashket te federatave te Shqiperise dhe Kosoves mund ta organizojne kampionatet e perbashket.

    Kurse Perfaqsueset eshte pak e veshtire mbase duhet lozur ne vete Shqiperia dhe Kosova.

    Pastaj edhe UEFA ka me shume leverdi te kete kampionate te fuqishem se sa kampionate per vari lesh.
    Nuk ka lidhje me numrin e shteteve qe e njohin Kosoven mesa di une, dhe sidomos jo me nje numer fiks. Nuk eshte se arrin 100 dhe automatikisht futesh ne UEFA e FIFA.

    Ne FIFA eshte me e lehte, por per tu futur ne UEFA do duhet kohe.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Nje JO te madhe!!!

    Nuk mendoj se eshte aq e dobishme bashkimi i sporteve mes Shqiperise dhe Kosoves, shkaku i vetem dhe shume i rendesishem eshte mundesia e pjesmarrjes se ekipeve shqiptare ne ligat e ndryshme europiane. P.SH. ne Champion League si nje lige e vetme shqiptare do te mund te mirrnin pjese nje apo dy ekipe, e njejta vlene edhe per sportet dhe ligat tjera, ndersa si dy liga te shteteve te ndryshme do te kemi dy ekipe, apo kater ekipe ne arenen nderkombetare.
    Ajo qe do te perkrahja dhe mendoj se eshte e dobishme eshte organizimi i nje kupe mbarshqiptare qe do te zhvillohej cdo vjet dhe do te mirrnin pjese te gjitha ekipet nga trojet shqiptare (Shqiperia, Kosova,Ilirida, Mali i Zi dhe Lugina e Presheves) dhe diaspora (ekipet shqiptare ne Zvicerr dhe Gjermani).

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •