Ati ynë qiellor nuk është larg nesh; përmes Pagëzimit, Hyji Trini vjen në ne
“në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt”!
“ Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt!
Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë ‑ deri në të sosur të botës!” (Mat 28,19-20).
Gjithçka në krishterim fillon në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjtë, pa Të asgjë!
Tërë jeta tokësore e Jezu Krishtit ka qenë shfaqje e misterit më të bukur, më të thellë , më të pashqyrtueshëm të Hyjit; e ky mister është Ati, Biri e Shpirti Shenjtë = Një natyrë e vetme Hyjnore në Tri vehtje, Një Zot në Tri vehtje ( në tre persona).
Hyji Atë - Ati ynë qiellor nuk është larg nesh; "unë jam me ju gjithmonë" - permes Pagëzimit, Hyji Trini vjen në ne, që ne të bëhemi – ne bëhemi tempull i gjallë i pranisë së ZOTIT në kohë e në histori. Kështu pra, detyra e misioni ynë si besimtarë të krishterë është ta lavdërojmë Atin, Birin e Shpritin Shenjtë me lutje dhe besim e sidomos ta dëshojmë me vepra të mira, me sjellje të mira, me vepra drejtësie, dashurie e të vërteta.
Hyji Atë – Ati ynë qiellor e ka dërguar në botë të Birin e Vet, Fjalën e së Vërtetës, Jezusin, kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur dhe që bota të shpëtojë nëpër të.
"Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur. Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të".(Gjn 3,16-17).
Hyji Atë – Ati ynë qiellor e ka dërguar në botë Shpritin Shenjtë – “Shpirti i së Vërtes” shenjtërues për të na bër pjesëmarrarës të jetës së tij Hyjnore. Dhe Ai do t’i udhëzojë të bijtë e Hyjit në Jezusin qe ta njohin tërë të Vërtetën hynore. Ai s’do të flasë prej vetvetes por do të marrë prej Jezusit dhe gjithçka qe ka Hyji Atë ka edhe I Hyji I Biri – Jezusi. Prandaj edhe thotë Jezusi:
“Merr prej simes dhe do t’ju zbulojë juve”.
"Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe filluan të flasin në gjuhë të ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste të shpreheshin” (Vap 2; 4)
Hyji Atë - Ati ynë qiellor bashkë me të Birin e Tij Jezus dhe me Shpritin Shenjtë, janë Një Zot i vetëm në Trininë e vehtjeve dhe në Njininë e natyrës. Ai – Vet Zoti na ka zbuluar këte mister përmes Jezus Krishtit, e ne besojmë dhe e dëshmojmë fenë tonë në Hyjin e vërtetë dhe të përjetshëm, rrëfejmë Njëninë e Natyrës e Barazinë e madhërisë së Trinisë Hyjnore.
Kisha katolike kremton festen e Trinisë Shenjt; dje me 30.05.2010, ne të gjitha kishat katolike është kremtuar dita - festa e Trinisë Shenjte qe kremtohet në shekuj. Të gjithë e dimë se Trinia Shenjt përbëhet nga tri Vetje, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt, mirpor shumher bëhet pytja se ku e ka origjinën termi e ç’kuptim ka për të krishterët kjo?
Fjala Trini është një term që nuk ndodhet në Bibël por realisht është një fjalë e përdorur për të përshkruar atë që del qartë për Hyjin në Shkrimin e Shenjtë.
Kur lexojmë Biblen kuptojmë se flet qartë për Hyjin Atë, Hyjin Bir (Jezu Krishti), dhe Hyjin Shpirt i Shenjtë....dhe gjithashtu qartazi thotë se ka vetëm një Zot. Prandaj përdoret termi Trini (dmth, tre në një).
Në shkrimet e shenjta takojmë psh k/ta rreshta; "Vëllezër: të shfajësuar me anë të fesë, jemi në paqe me Hyjin nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë, nëpër të cilin me anë të fesë fituam hirin, në të cilin tani jemi dhe me të cilin mburremi, sepse shpresojmë se do të kemi pjesë në lumturinë e Hyjit. Madje, jo vetëm kaq! Ne mburremi edhe për vuajtje, sepse e dimë mirë se vuajtja sjell qëndresën, qëndresa na bën besnikë të sprovuar, e besnikëria e sprovuar sjell shpresën. E shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua. ( Rom 5, 1-5)
Trinia e Shenjt I ka rrënjet qe ne zanafillien dhe ne shkrimet e para biblike, mirpor edhe ma shumë është e theksuar dhe e zbuluar në shkrimet e Beslidhjes së Re, ku përvijohen marrëdhëniet, që lidhin ndërmjet tyre Atin, Birin e Shpirtin Shenjt. Në planin gjuhësor, kujtojmë se;
Zoti Atë shpesh thirret “ho Théos”, pra Hyj i mirëfilltë;
Jezu Krishti quhet Biri i Hyjit, ose edhe “Kyrios”, “Zot” ndërsa;
Shpirti Shenjt përcaktohet edhe si “Paràclito”, ose “mbrojtësi/ngushëlluesi”.
Trinia Shenjte është në bazën e pagëzimit të krishterë, në frazën që thotë Krishti gjatë dukjes së Tij të fundit pas ringjalljes, përshkruar në Ungjillin sipas Mateut. Jezusi u thotë dishepujve të “pagëzojnë në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt” (28,19). Duket qartë se në këto fjalë pasqyrohet një besim më i lashtë në Trininë Shenjte nga ana e Kishës.
Apostujt përvijonë një teologji të vetën mbi Trininë Shenjte, kur, për shembull shkrimet thonë se; dhuratat e ndikuara mbi bashkësitë e krishtera janë si të Shpirtit, si të Krishtit, ashtu edhe të Atit.., kuptuar si tri Vetje në një, pavarësisht nga ndryshimet:
“Dhuratat janë të ndryshme, por Shpirti Shenjt është i njëjtë – edhe shërbesat në përhapje të Ungjillit janë të ndryshme, por Zoti është i njëjtë – po edhe mënyrat e veprimit janë të ndryshme, por Hyji është i njëjtë – Ai bën gjithçka në të gjithë” (1 Kor 12,4-6).
Bashkimi ndërmjet besimtarëve, pavarësisht nga shumëllojshmëria e tyre, modelohet dhe e ka bazën në unitetin trinitar: “Një Trup i vetëm, një Shpirt i vetëm, një shpresë e vetme…Një Zot, një fe, një pagëzim, një Hyj i vetëm, Ati i të gjithëve” e më parë shkrimet I referohen “njësisë së Shpirtit” (Ef 4,3-6). Edhe sot e kësaj dite, në fillim të kremtimit eukaristik, shkëmbejmë përshëndetjen e shkrimeve biblike: “Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ju të gjithë” (13,13).
Të shumta janë pjesët ku flitet për “Shpirtin e shenjtërimit”, për “Jezu Krishtin Zotin tonë” dhe për “Hyjin, Ati ynë” (Rom 1,4-7; shih edhe 15,16-17; 15,30; 1 Kor 2,10-16; Gal 4,6; Ef 1,3-14; 2,18-22; Tim3,4-6 e kështu me radhë).
Edhe Shën Pjetri e hap Letrën e tij të parë me fjalë, që i referohen Trinisë Shenjte, kur shkruan: “në saje të Provanisë së Hyjit Atë me shenjtërimin e Shpirtit Shenjt, për të dëgjuar Jezu Krishtin…” (1,2).
Përkthimi i lashtë latin i shën Jeronimit, përdorur me shekuj në liturgji, na ofronte një tekst të ndryshëm, me karakter të qartë trinitar, që njihet si “paragrafi jeronimian”. Megjithëse nuk i përgjigjet origjinalit, shpreh qartë fenë e Kishës në shekujt e parë. Nga Shkrimet e Shenjta, ajo pati nxjerrë dhe riformuluar teologjinë e saj trinitare:
“Tre janë ata që dëshmojnë në qiell – Ati, Fjala dhe Shpirti Shenjt e këta të tre janë një - thotë shën Jeronimi në përkthimin që i ka bërë Shën Gjonit dhe;
tre janë ata që dëshmojnë në tokë: Shpirti, uji dhe gjaku e këta të tre bëjnë një dëshmi të vetme”.
Trinia shumher është e pa shpjegueshme per shumëkënd, mirpor ajo nuk do të thotë se nuk është Një e Vertetë.
Unë shumher e perdori këtë shprehje ndaj atyre qe perpiqen qe mosbesimin e tyre ta arsyetojnë kinse nuk kuptojnë dhe nëse ata nuk kuptojnë të jetoj njeriu jasht dhe largë kësajë të VERTETE;
Secilit I them dhe mund ti thuhet gjithmonë se; më thuaj te lutem se kush nga ne dhe si mund ta shprehim Zotin?
Vetem nepermes besimit arrihet kjo!
Pra TRINIA është ZOTI dhe ZOTI është TRINIA. Mirpro sikurse është Ati - Zoti, që s'mund të shprehim edhe aq lehtë dhe nuk mund as ta shpjegojmë as ta shperhim por vetem me besim, shumher edhe s'mund të kuptojmë, ashtu ndodhë edhe me te Birin dhe Shpirtin e Shenjt – TRININË e Shenjt.
Mbetet gjithnjë mister sepse Zoti është një dhe tre njëkohësisht.
Tregohet se një ditë, Shën Agustini, dijetar i madh i Kishës, ishte shumë i mërzitur, sepse nuk arrinte ta kuptonte misterin e Trinisë Shenjte. Ndërsa mendonte këto gjëra dhe ecte buzë detit, sheh një fëmijë, që bënte diçka shumë të çuditshme: kishte hapur një vrimë në rërë dhe me një lugë, shonte në det, e mbushte me ujë dhe e derdhte në vrimë. E kështu, vazhdimisht. Shenjti i afrohet e me delikatesë e pyet: “Ç’po ben?”
E djali:
“Dua të derdh gjithë ujin e detit në këtë vrimë”.
Pasi dëgjoi këtë, shën Agustini i tha:
“E admiroj dëshirën për ta mbledhur në një vend krejt detin. Por si mund t’ia arrish kësaj? Deti është pa fund, ndërsa vrima është e vogël. E pastaj, me këtë lugë…nuk mjafton gjithë jeta”.
E djali, që ishte një engjëll i dërguar nga Zoti, iu përgjigj:
“Po ti si mund të pretendosh ta mbash në atë kokën tënde të vogël misterin e pafundmë të Zotit?”.
Shën Agustini e kuptoi se Zoti është mister i madh. E kuptoi edhe se Ati, Biri e Shpirti Shenjt ishin kaq shumë të mbushur me dashuri, sa të donin pa dyshim të qëndronin bashkë.
Ati, Biri dhe Shpirti I Shenjt, janë tre persona që dallohen nga njëri-tjetri, dhe prapë është NJË ZOT. Jo tre ZOTA – sikurse thonë ata qe nuk e kuptojnë Hyjin por Një. Të tre personat TRINI janë të pakapshëm nga mendimi I jonë dhe prapë se prapë është një Zot që është i pakapshëm nga mendimi tone. Zotin s'mund të shprehim dhe s'mund të të kuptojmë edhe aq lehtë. Duhet ta kemi parasyshë se, njohuria, doktrina e Trinisë së Shenjtë është dhuratë e Hyjit - buron prej eksperiencës më të thellë të njeriut me vet Zotin dhe nuk është ndonji shpikje e njerëzve të dieshem dhe shkollarë si dhe, nuk arrihet si rezultat i meditimit intelektual dhe mendimit filozofik. JO, është Dhuratë e HYjit per ata qe I besojnë. Ajo vjen nga njohuria e gjallë dhe e vërtetë e atyre që arritën ta njohin Zotin në besë dhe dashuri per Të.
“Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ju të gjithë” AMEN
Krijoni Kontakt