Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    nuk te pyta per bosnje sepse une jetoj ne shqiperi dhe jam shqiptar te pyta per trojet shqiptare
    Sulmi i muslimaneve extremist shqiptare 3 maqedonas edhe 1 kosovar qe po pergatiteshin te sulmonin bazen amerikane FORT DIX , nuk mjafton kjo ????

  2. #52
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Sulmi i muslimaneve extremist shqiptare 3 maqedonas edhe 1 kosovar qe po pergatiteshin te sulmonin bazen amerikane FORT DIX , nuk mjafton kjo ????
    ne trojet shqiptare e pata fjalen jo ne bot
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ne trojet shqiptare e pata fjalen jo ne bot
    c fare rrenci ka ? A tregon kjo qe ka elemente te rrezikshme ne trojet shqiptare qe mund te bejn gjera te tilla ?? Keta persona donin te sulmonin shtetin qe i dha pavaresine kosoves , edhe ka ndihmuar shume shqiptaret historikisht ... pra keta persona vuren religionin me lart se kombi , kurre nuk i vuri njeri te zgjidhnin ...

    Te vjen turp te thuash qe je shqiptare te nje person qe ka degiuar per kete ... lame name ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 28-06-2010 më 12:57

  4. #54
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    c fare rrenci ka ? A tregon kjo qe ka elemente te rrezikshme ne trojet shqiptare qe mund te bejn gjera te tilla ?? Keta persona donin te sulmonin shtetin qe i dha pavaresine kosoves , edhe ka ndihmuar shume shqiptaret historikisht ... pra keta persona vuren religionin me lart se kombi , kurre nuk i vuri njeri te zgjidhnin ...

    Te vjen turp te thuash qe je shqiptare te nje person qe ka degiuar per kete ... lame name ...
    shokit ata jan shqiptar une nuk e di a jan fajtor apo jo mirpo ata meduket qe jan shtetas te amerikes une pyta per ne trojet shqiptare

    gjdo njeri qe e ka religjionin para kombit kurr ai nuk do jet i aft te behet terrorist sepse religjioni ja ndalon ate

    nese ke ndonje informacion per ne trojet shqiptare urdhero nese jo te pershendes klm flm qe u mundove te me dhesh nje pergjigje
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    shokit ata jan shqiptar une nuk e di a jan fajtor apo jo mirpo ata meduket qe jan shtetas te amerikes une pyta per ne trojet shqiptare

    gjdo njeri qe e ka religjionin para kombit kurr ai nuk do jet i aft te behet terrorist sepse religjioni ja ndalon ate

    nese ke ndonje informacion per ne trojet shqiptare urdhero nese jo te pershendes klm flm qe u mundove te me dhesh nje pergjigje
    jo cdo njeri e ka religion para kombit , po cdo njeri ka zotin para kombit kete duhet te kuptohim

    nejse te pershendes edhe un , klm

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Nga Kastriot Myftaraj

    Në Shqipëri, që pas rënies së komunizmit është folur shumë për lobin greko-amerikan, i cili ka pasur një influencë të madhe në politikën amerikane ndaj Shqipërisë, e me këtë edhe në zhvillimet në Shqipëri. Por në Shqipëri nuk është folur fare për një tjetër lob të fuqishëm në Washington, i cili gjithashtu ka pasur një influencë të madhe në politikën amerikane ndaj Shqipërisë, dhe që është lobi saudit. Lobi saudit llogaritet në kryeqytetin amerikan si një ndër lobet më të fuqishme. Lobi saudit ka specifikën se ai nuk mbështetet tek paratë e një komuniteti etnik amerikan, siç është rasti me lobin çifut, apo ata grek dhe armen. Lobi saudit mbështetet në paratë e ardhura drejtpërdrejt nga një shtet i huaj, që është Arabia Saudite. Madje lobi saudit është kanali nëpër të cilin investohen në industrinë e lobingut në Washington paratë e shteteve arabe të pasura me naftë, të Gjirit Persik, si Kuëait, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Oman. Me këto para, nëpërmjet kompanive të lobingut, influencohet në politikën amerikane, sipas interesave të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj arabë të Gjirit Persik.
    Arabia Saudite e ka si pjesë të politikës së saj zyrtare promovimin global të Islamit, sponsore e të cilit është. Islami që promovon Arabia Saudite është ai wehabit, fundamentalist, i cili është Islami zyrtar në Arabinë Saudite, një vend ky ku feja nuk është e ndarë nga shteti. Me hapjen e Shqipërisë në 1990, dhe heqjen e ndalimit zyrtar të fesë, Arabia Saudite u tregua shumë e interesuar për të sponsoruar ndërtimin në Shqipëri të infrastrukturës islame wehabite. Lobi saudit në Washington u vu menjëherë në lëvizje, duke përfituar nga fakti që në atë kohë në pushtet qe administrate republikane e Bushit të vjetër, e cila kishte interesa të mëdha personale në industrinë e naftës. Gerald Posner, një studiues që është marrë me këto lidhje, shkruan në librin e vet “Secrets of the Kingdom: The inside story od the Saudi-U.S. connection” (2005):
    “Deri në 11 shtator 2001, sauditët rëndom preferonin administratat republikane. Ata i konsideronin republikanët si më pak të kontrolluar nga interesat çifuto-amerikane, më pak të prirur për të promovuar çështje të tilla si të drejtat e njeriut, dhe miqësorë ndaj çështjeve arabe për shkak të lidhjeve të tyre tradicionale me industrinë e naftës”.(Gerald Posner, “Secrets of the Kingdom: The inside story od the Saudi-U.S. connection”, New York 2005, Random House, f. 93)
    Por sigurisht që paratë e lobit saudit tërhiqnin si magnet edhe demokratët amerikanë. Influenca e lobit saudit në Washington u shfaq në vizitën e parë të një zyrtari të lartë amerikan në Shqipëri pas hapjes së vendit, atë të Sekretarit të Departamentit të Shtetit, James Baker, në qershor 1991. Baker, jo rastësisht erdhi në Tiranë në ditën e një feste fetare muslimane, e quajtur Kurban Bajrami, dhe vizitën e parë e bëri në Xhaminë e Ethem Beut në qendër të Tiranës, para se të shkelte në institucionet shtetërore shqiptare dhe në parlamentin shqiptar. Ky ishte një veprim shumë i çuditshëm i një zyrtari të huaj në një vend ku feja është e ndarë nga shteti. Veprimi i Baker, jashtë çdo protokolli normal, aq më tepër kur nuk vizitoi dhe tempuj të feve të tjera, është bërë qartësisht nën influencën e lobistëve arabë në Washington dhe është paguar shumë shtrenjtë prej tyre. Pas këtij gjesti të Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Shqipëria u bë një zonë e lirë për misionarët religjiozë arabë, të cilët sponsoruan ndërtimin e xhamive të panumërta, krejt në shpërpjestim me numrin e ndërtuesve të fesë islame.
    Në këto xhami ritet kryheshin dhe kryhen në stil wehabit me megafonë të vendosur në minaret e xhamive, të cilët periodikisht gjatë ditës shpërndanin tingujt e ezanit në arabisht. Synimi ishte që Shqipërisë t’ i jepej imazhi i një vendi islamik. Dhe që ia kanë arritur kjo kuptohet se në qendër të Tiranës, pikërisht atje ku u prit Baker në 1991, do të shohësh shpesh të huaj të cilët filmojnë me kamera xhaminë dhe minaren e saj nga pozicione të ndryshme. Zakonisht ata parapëlqejnë kohën kur ka lutje, që bashkë me imazhin të marrin dhe thirrjen e ezanit në arabisht nga gjashtë megafonët e minares. Kur televizionet e huaja bëjnë raporte për Shqipërinë, ato kanë një stereotip të përcjelljes së imazhit të vendit, duke u dhënë shumë vend xhamive nga megafonët e minareve të të cilave thirret ezani në arabisht, femrave muslimane praktikante të mbuluara, dhe meshkujve praktikantë islamikë me veshje dhe mjekrra karakteristike.
    Gjithashtu në vendet arabe u çuan për shkollim religjioz shumë të rinj shqiptarë, të cilët duke mos parë perspektivë tjetër në atë periudhë të vështirë tranzicioni, e pranuan këtë alternativë. Gjithashtu filloi shpërndarja e gjerësisht e literaturës fundamentaliste islamike të përkthyer në shqip. Shtetet e pasura arabe, duke përfituar nga fryma “Baker” shpejtuan që të bëjnë gjithçka në mënyrë që Shqipërisë t’ i jepej pamja e një vendi islamik. Më pas e gjithë kjo iu atribua Berishës, i cili ishte president i republikës në vitet 1992-1997. Por e vërteta është se e gjithë kjo filloi që rreth një vit para se Berisha të bëhej president, dhe saktësisht filloi me ardhjen e Baker në Shqipëri, në qershor 1991. Berisha nuk do të guxonte kurrë që të bënte gjera të tilla, rrezikshmërinë e të cilave ai e kuptonte mirë, në rast se kjo nuk do të kishte miratimin e Washingtonit zyrtar. Amerikanët pra, kanë edhe këtu përgjegjësinë fillestare për një gjë që më pas rezultoi jo pak problematike për shoqërinë shqiptare.
    Më pas u bë një debat i nxehtë politik në Shqipëri mbi atë se kur kishin ardhur në Shqipëri fundamentalistët e parë nga bota islamike. Por, paradoksalisht, fundamentalisti i parë islamik që shkeli në Shqipëri mund të thuhet se ishte Sekretari i Departamentit të Shtetit, James Baker! James Baker, edhe pse u shpreh shumë i impresionuar nga pritja që iu bë në Shqipëri, duke thënë se kjo gjë nuk i kishte ndodhur kurrë, megjithatë nuk e vizitoi më kurrë Shqipërinë. Duket se kishte kompleksin e fajit për krimin që kishte bërë ndaj Shqipërisë. Në ditën e Kurban Bajramit është traditë që të bëhen kurban, të therren bagëti. Sekretari Baker bëri një kurban special atë ditë, shtetin laik shqiptar, i cili u flijua në themelet e xhamisë në qendër të Tiranës.
    Më pas gjithashtu u fol shumë për rrezikun që paraqiste infiltrimi i misionarëve fundamentalistë islamikë në Shqipëri, dhe amerikanët u dukën veçanërisht të interesuar për t’ i luftuar ata. Por, në pikëpamjen e amerikanëve, rrjeti fundamentalist islamik në Shqipëri kufizohej në disa OJF të ardhura nga bota arabe, të cilat shiheshin si fronter të organizatave terroriste. U ndërmorën dhe aksione të përbashkëta të CIA dhe shërbimit sekret shqiptar, si ai ndaj celulës së Xhihadit Islamik Egjiptian, në 1998, në Tiranë. Kështu, pas një serie goditjesh u tha se ishte shkatërruar rrjeti i ndërtuar në Shqipëri nga organizatat e huaja fundamentaliste dhe terroriste islamike. Por në fakt rrjeti i vërtetë mbeti i paprekur dhe funksion edhe sot e kësaj dite.
    Në shkencat moderne të komunikimit ekziston ai që quhet “komunikim strategjik” dhe që konsiderohet si komunikimi i shekullit XXI. Komunikimi strategjik konsiston në përcjelljen e kumteve ndaj grupeve të shenjuara, në mënyrë që të bëhen ata të sillen në një mënyrë të caktuar. Komunikimi strategjik përdoret nga qeveritë, shtetet, se vetëm ato i kanë mjetet për ta ushtruar atë, për të ndërtuar rrjete të komunikimit strategjik. Shembulli i një rrjeti të komunikimit strategjik është ai i mijëra megafonëve të vendosur në minaret e xhamive në Shqipëri, të cilët periodikisht gjatë ditës shpërndajnë ezanin në arabisht. Këtu kemi të bëjmë jo me një ritual fetar, por me një komunikim strategjik të fundamentalizmit islamik. Komunikimi strategjik synon sa vetëdijen aq edhe nënvetëdijen e njerëzve. Madje, në një pikëpamje të sigurt në Shqipëri ai synon që të influencojë më tepër nënvetëdijen e njerëzve, posaçërisht të shumësisë absolute të popullsisë të cilët nuk janë muslimanë praktikantë, dhe të cilëve u krijohet idea se po jetojnë në një vend të arabizuar. Kjo ngjall alarm, panik, së pari tek të krishterët, por edhe tek ata shqiptarë, paraardhësit e të cilëve u kthyen me dhunë në fenë islame gjatë pushtimit osman, dhe që sot nuk e ushtrojnë fenë islame, duke qenë afetarë.
    Mijëra megafonët e vendosur në minaret e xhamive përbëjnë një rrjet të komunikimit strategjik fundamentalist islamik, madje një rrjet të terrorizmit islamik, se në një vend laik këto kumte arabisht përbëjnë aspektin propagandistik, që përgatit terrorizmin. Në Washington e dinë se çka është komunikimi strategjik, ashtu siç e dinë mirë edhe në stacionin e CIA në Tiranë, në ambasadën amerikane në Tiranë. Ata e kuptojnë mirë rrezikun e këtij rrjeti të komunikimit strategjik wehabit në Shqipëri, por heshtin se qendrat relevante politike në Washington janë të kushtëzuara nga lobingu saudit dhe paratë e tij. Arabia Saudite ka influencë më të madhe në Shqipëri se ç’ mund të imagjinojmë ne dhe kjo falë influencës së lobit saudit në Washington.
    Që prej vitit 1991 e deri më sot, lobi saudit në Washington ka vazhduar të paguajë që adminstratat amerikane të tolerojnë ushtrimin e islamit wehabit në Shqipëri, me gjithë rreziqet e mëdha që kjo gjë sjell për vendin. Lobi saudit në Washington punon sipas udhëzimeve të Al Istakhabarat al Amiyyah, shërbimit sekret saudit, i cili kontrollon me dorë të hekurt monarkinë wehabite dhe gjithë veprimtaritë e saj në botë. Kjo do të thotë se shërbimi sekret saudit kontrollon edhe rrjetin e komunikimit strategjik islamik në Shqipëri.
    Elita saudito-wehabite, edhe pse ka një aleancë pragmatike me SHBA-të, për shkak se me ndihmën e tyre eksploiton burimet e saj natyrore, megjithatë ka një mosbesim dhe një armiqësi natyrore ndaj Perëndimit, e prej këtej edhe ndaj SHBA-ve. Nga kjo pikëpamje, elita saudito-wehabite e shikon përhapjen e Islamit wehabit në të njëjtën mënyrë siç e shikonte Bashkimi Sovjetik përhapjen e komunizmit në botë, si një mënyrë për të rritur sigurinë e vet në raport me botën kapitaliste, ndaj së cilës ndjente një armiqësi dhe urrejtje natyrale.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •