Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 56
  1. #41
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    Te djegu ?
    Ne shqipen letrare thuhet :"te dogji"!
    Me thene te drejten fakti qe turqit shduken çdo shenje te kultures shqiptare paraislamike, duke shkaterruar kishat ose duke i shnderruar ne xhamija, me djeg pa mase!
    Kur te pyes se ku i ke provat qe jane tokat tona ato te Kosoves, kam parasysh pikerisht kete turp qe ju myslimanet e "ditur" e hani me buke.Edhe pse me dhemb pa mase, nuk mund te thuash se serbet jane fare gabim kur thone se Kosova eshte djepi i Serbise se MAdhe, e cila lindi mbi hirin e Kosoves se krishtere te djegur prej Turkut , te cilit ju myslymanet e "ditur", akoma i beni"hosanna"!!!
    E pastaj vjen edhe Ximi, nje "dijetar" tjeter me Kuran qe thote se te "tjeret" i kane syte e mbyllur!!Kuku nana per ju!!!!
    Jarigas

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ne shqipen letrare thuhet :"te dogji"!
    Me thene te drejten fakti qe turqit shduken çdo shenje te kultures shqiptare paraislamike, duke shkaterruar kishat ose duke i shnderruar ne xhamija, me djeg pa mase!
    Kur te pyes se ku i ke provat qe jane tokat tona ato te Kosoves, kam parasysh pikerisht kete turp qe ju myslimanet e "ditur" e hani me buke.Edhe pse me dhemb pa mase, nuk mund te thuash se serbet jane fare gabim kur thone se Kosova eshte djepi i Serbise se MAdhe, e cila lindi mbi hirin e Kosoves se krishtere te djegur prej Turkut , te cilit ju myslymanet e "ditur", akoma i beni"hosanna"!!!
    E pastaj vjen edhe Ximi, nje "dijetar" tjeter me Kuran qe thote se te "tjeret" i kane syte e mbyllur!!Kuku nana per ju!!!!
    Ncncnc gabim je, i gjithe problemi qendron diku tjeter.
    Te tregoi me von nese ke pakes durim.

  3. #43
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    [QUOTE=jarigas;2749335]
    Me thene te drejten fakti qe turqit shduken çdo shenje te kultures shqiptare paraislamike, duke shkaterruar kishat ose duke i shnderruar ne xhamija, me djeg pa mase!
    QUOTE]

    kjo eshte diçka normale pas nje pushtimi... te pakta jane rastet kur nuk eshte vepruar keshtu.

    neper bote ka qindra kisha te ndertuara mbi tempuj pagene, apo mbi xhami.
    ashtu si ka edhe xhami te ngritura mbi kisha...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #44
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    kjo eshte diçka normale pas nje pushtimi... te pakta jane rastet kur nuk eshte vepruar keshtu.

    neper bote ka qindra kisha te ndertuara mbi tempuj pagene, apo mbi xhami.
    ashtu si ka edhe xhami te ngritura mbi kisha...
    Deri ketu asgje per te thene, pasi historia nuk behet me "sikur" e me "me pas qene"....
    Gjeja qe djeg eshte fakti se disa shqiptare te vetepercaktuar "myslimane te zjarrte",duan akoma Baba Dovletin dhe i thurin lavde periudhes me te erret te kombit tone!!!!Eshte pikerisht fale Turkut qe Serbet e hedhin sot sh******* perpjete duke pellitur "me te drejte" se ne trevat e Kosoves ka pas denbabaden te krishtere dhe se "turqit" jane te ardhur.....
    Jarigas

  5. #45
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Reagimi i Komunitetit Mysliman eshte jo serioz, sepse Islamiket se pari vrasin myslimanet, pastaj te tjeret.

    Shkrimi i Kastriotit me duket 95% real. Keshtu mendoj une.

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Reagimi i Komunitetit Mysliman eshte jo serioz, sepse Islamiket se pari vrasin myslimanet, pastaj te tjeret.

    Shkrimi i Kastriotit me duket 95% real. Keshtu mendoj une.
    Vaj halli per juve nese eshte vetem 1% i vertet.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Një ditë kur Perëndimi do t’ u thotë befasisht shqiptarëve se duhet të luftojnë seriozisht fundamentalizmin islamikShare
    Today at 8:22pm
    Nga Kastriot Myftaraj

    Stereotipi i historisë shqiptare ka qenë befasimi i shqiptarëve nga kursi i ngjarjeve, që ka prurë pasoja fatale për ta. Në shekullin III para Kr., Mbretëreshës ilire Teuta, iu kërkua në mënyrë ultimative nga të dërguarit e Romës që ajo të luftonte piraterinë që ushtronin shtetasit e saj. Në atë kohë, kur nuk ishte në fuqi ndonjë e drejtë detare, pirateria ilire nuk qe ndonjë dukuri unike, se atë e ushtronin dhe të tjerë, duke përfshirë edhe vetë romanët. Kërkesa e Romës ishte një ekspedient në kuadrin e strategjisë romane për të nënshtruar Mbretërinë Ilire. Në rast se Teuta e pranonte kërkesën e Romës, atëherë do të fillonte një luftë civile brenda mbretërisë së saj, e cila do ta dobësonte, në mos po do ta shpërbënte mbretërinë. Kështu Roma do të kishte mundësi që të ndërhynte në mbretërinë e Teutës. Në rast se Teuta nuk e pranonte kërkesën romane, atëherë Roma i jepte vetes të drejtën që të ndërhynte ushtarakisht në Mbretërinë Ilire. Teuta, e vetëdijshme për prapamendimet e romanëve, e refuzoi kërkesën, dhe u ballafaqua me ndërhyrjen romane. Teuta gjithsesi u befasua nga projektimi i befasishëm i fuqisë romane në anën tjetër të Adriatikut.
    Shqiptarët u befasuan kur u dyndën sllavët në Ballkan dhe u ngulën atje. Shqiptarët i menduan sllavët si barbarët e tjerë para tyre, të cilët vinin dhe iknin si vërshimet e lumenjve. Prandaj shqiptarët nuk arritën që të ndërtojnë aleanca për të përballur në një farë mënyre sllavët që në fillim. Shqiptarët u befasuan kur u shfaq Imperia Osmane me gjithë fuqinë e saj, se nuk i patën marrë seriozisht që në fillim osmanët, prandaj nuk u bashkuan kundër tyre. Shqiptarët në atë kohë qenë në një moment triumfi, se qenë duke arritur suksese në veri dhe në lindje ndaj sllavëve e në jug ndaj grekëve. Por msymja osmane përmbysi gjithçka.
    Shqiptarët u befasuan kur Imperia Osmane praktikisht pësoi kolaps në Luftën Ruso-Osmane në vitet 1877-1878 dhe me Traktatin e Adrianopolit u dorëzoi vendeve fqinje pjesën më të madhe të territoreve shqiptare, deri në Drinin e Zi. Shqiptarët reaguan me vonesë, duke krijuar Lidhjen e Prizrenit. Si pasojë, me gjithë korrektimin që Kongresi i Berlinit i bëri Traktatit të Adrianopolit, një pjesë e madhe e territoreve shqiptare, zemra e mbretërisë antike dardane, zona në jug të Lumit Toplica, në Serbinë e sotme jugore, atëherë e populluar me shqiptarë, u zbraz prej tyre përgjithmonë, duke qenë sot krejt serbe Vranja, Leskoci, Vranja, Kurshumlia, Prokuplja. Shqiptarët u befasuan jo më pak kur Imperia Osmane pësoi kolapsin përfundimtar në Europë, në vitin 1912, e gjithë kjo më së shumti në dëm të shqiptarëve.
    Shqiptarët u befasuan nga rritja e befasishme e lëvizjes komuniste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nga intelektualët më të shquar shqiptarë në vitet tridhjetë të shekullit XX, Branko Merxhani, në 1935, botonte artikullin e famshëm “Bolshevisma në Shqipëri”, ku shpjegonte se përse komunizmi nuk mund të fitonte Shqipëri. Nëntë vjet më pas Shqipëria u bë vend komunist!
    Shqiptarët e Kosovës qenë ndër ata që më së shumti u befasuan në Jugosllavi, kur në vitet tetëdhjetë në Serbi erdhi një udhëheqje e re, me Millosheviçin, e cila kaloi në një politikë të luftërave etnike. Shqiptarët e Republikës së Shqipërisë u befasuan gjithashtu, në vitet nëntëdhjetë, kur u pa qartë se fuqitë e mëdha kishin prirjen që, në një mënyrë apo në një tjetër, ta bënin edhe Shqipërinë një fushëbetejë të serialit të ri të luftërave ballkanase, me ngjarjet e vitit 1997.
    Të gjitha gjasat janë se stereotipi i befasimit të shqiptarëve nga kursi i historisë do të vazhdojë edhe në shekullin XXI. Vende të vogla, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, ku jeton një pjesë e kombit shqiptar, janë vende të përshtatshme për t’ u bërë eksperimente nga fuqitë e mëdha. Perëndimi ka një problem të madh me Islamin në shekullin XXI dhe do të eksperimentojë disa mënyra të zgjidhjes së këtij problemi, nga ato të butat deri në ato të ashprat. Mënyra të cilën Perëndimi e ka më për zemër është është stimulimi i luftës mes muslimanëve të moderuar dhe atyre radikalë, siç ka ndodhur në territoret palestineze, ku Perëndimi i kërkon Autoritetit Palestinez që të luftojë Hamasin, çka praktikisht çoi në një luftë civile palestineze dhe në ndarjen e kombit palestinez. Në këtë mënyrë Perëndimi siguron kontrollin e tij mbi botën islame dhe bën që të ulet boom-i demografik në botën islame. Prandaj në të ardhmen Perëndimi ka për t’ u kërkuar shumë më fort se sot të ashtuquajturve të moderuar në vendet islame, të cilët janë në fakt klientët e Perëndimit, që të luftojnë fundamentalistët islamikë në vendet e tyre. Për t’ i treguar botës islame se e ka shumë seriozisht këtë kërkesë, Perëndimi do ta zbatojë atë edhe në ato që konsiderohen si vende muslimane europiane, në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, pjesën shqiptare të Maqedonisë.
    Sot Perëndimi ndjek me shumë kujdes ekspansionin e Islamit në trojet shqiptare, në dy anët e kufirit, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi. Ky ekspansion nuk konsiston në rritjen e numrit të praktikuesve të Islamit në trojet shqiptare, por në përpjekjet në rritje që trojeve shqiptare t’ u jepet artificialisht profil arab, me anë të ndërtimit të një numri të madh xhamish, në shpërpjestim me numrin e praktikuesve të Islamit, me megafonët e fuqishëm që nga minaret e xhamive shpërndajnë ezanin në arabisht. Kjo është e mjaftueshme që Shqipëria, Kosova dhe krejt trojet shqiptare të përceptohen nga bota si arabo-islamike. Autoritetet shtetërore në Shqipëri e kanë toleruar këtë, në emër të së së drejtës së ushtrimit të lirë të fesë. Nga kjo kanë përfituar ata të cilët kanë një agjendë për ta bërë Shqipërinë të ngjajë si një emirat arab. Dhe këta njerëz janë në institucionin zyrtar të fesë islame në Shqipëri, Komunitetin Musliman të Shqipërisë.
    Perëndimi i përcjell të gjitha këto në heshtje, dhe ne nga kjo na krijohet përshtypja se Perëndimi do të vazhdojë gjithherë të sillet kështu. Prandaj, shqiptarët, në dy anët e kufirit do të befasohen kur Perëndimi një ditë të kërkojë befas që Shqipëria, Kosova, por edhe shqiptarët në Maqedoni, të luftojnë fundamentalizmin islamik. Një mëngjes Perëndimi do t’ u thotë qendrave politike shqiptare, Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës, se, në vende me stabilitet të brishtë si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Islami me profil të lartë arab është fundamentalizëm islamik, dhe përbën rrezik për këto vende dhe për Europën. Por në Shqipëri, Kosvë, Maqedoni, Islami zyrtar ka profil të lartë arab, dhe çdo musliman praktikant është ndjekës i këtij lloj islami, duke qenë praktikisht një arabo-shqiptar.
    Kështu do të krijohet një situatë në të cilën shteti në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në Maqedoni, do të hyjë në luftë me bashkësinë e muslimanëve praktikantë, të cilët janë të vetmit njerëz që mund të quhen vërtet muslimanë në trojet shqiptare, se pasardhësit e atyre të cilët u kthyen me dhunë në fenë islame, gjatë pushtimit osman, nuk mund të quhen muslimanë sot, se nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame. Kjo do të jetë një situatë e ngjashme me atë në trojet palestineze ku Autoriteti Palestinez gjendet në luftë me Hamasin. Perëndimi do t’ i çojë shqiptarët në një luftë të brendshmë dhe nga kjo luftë ata ose do të dalin si një nacion perëndimor, i çliruar nga Islami, ose do të shpërbëhen krejt si nacion (komb) dhe do të zhduken. Se në rast se forcat laike, shtetërore shqiptare nuk e fitojnë dot këtë luftë me fundamentalistët islamikë, atëherë do të gjejnë rastin që në trojet shqiptare të ndërhynë ushtarakisht fqinjët, serbët, grekët, sllavo-maqedonët, të cilët do të kërkojnë që të përmbushin ëndrrat e tyre të kahershme, për spastrimin etnik të trojeve shqiptare, dhe aneksimin e këtyre trojeve.
    Në rast se shqiptarët nuk do të arrijnë që ta fitojnë betejën me fundamentalizmin islamik, atëherë Perëndimi nuk do të ketë më interes për ekzistencën e nacionit shqiptar, dhe as të shteteve shqiptare, aq më pak të një shteti të bashkuar nacional shqiptar. Çështja është, sa do të jenë shqiptarët properëndimorë, në dy anët e kufirit të përgatitur për ditën kur Perëndimi do t’ i bjerë trumpetës së kësaj lufte? Fundamentalistët islamikë, domethënë muslimanët praktikantë, janë të përgatitur për këtë luftë, ata e dijnë se ajo do të vijë, dhe e presin atë. Ata janë gati që për të fituar këtë luftë të bashkëpunojnë me të gjithë armiqtë historikë të shqiptarëve, me serbët, me grekët, se për ta të pafetë, siç i quajnë jomuslimanët, janë të gjithë njëlloj, dhe muslimani mund t’ i përdorë ata pa hezitim kur ka mundësi. Prandaj me një armik të tillë, siç është fundamentalizmi islamik shqiptar, nuk duhen pasur skrupuj. Ndaj tij duhet bërë një luftë totale.

  8. #48
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    kleos
    a mund te me tregosh qfar te keqe i ka sjell islami shqiperis deri me tani ?
    a mundesh me mi numru disa ekstremist islamik qe kan ber sulme neper trojet shqiptar vetem mos e rradhit UÇK,UÇPMB ,UÇk etj.?
    sa sulme ekstremistet islamik kan kry ne shqipri?

    une e di se ekstremist terrorist islamik ne shqiperi nuk ka dhe sulmet qe kan kry jan zerro dhe zerro do jen por kerkoj mendimin tend pasi qe ti frigohesh nga muslimanet dhe ne njefar menyre i akuzon se kinse po e rrezikojn shqiperin qfar rreziku po ja sjellin shqiperis

    une e di qe muslimanet gjithmon e kan mbrojt shqiperin dhe per at arsyje ndoshta sot duhet te quhen ekstremist per tju hy ne qef jehudive te cilet sot sundojn boten
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    http://www.balkaninsight.com/en/main/news/29061/

    Sulm terrorist ne nje stacion policie ne Bosnje , 1 polic i vrare e 6 te plagosur .
    Sulmi dyshohet te jete kryer nga islamike radikale (wahabi).


    Ximi , ma ke bere pyetjen para 4 ditesh , vetem sot e lexova postimin tend . Lexo cfare ka ndodhur ne Bosnje .
    Pelqej ti parandaloj 'semundjet' se sa ti 'sheroj' .

  10. #50
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga kleos Lexo Postimin
    http://www.balkaninsight.com/en/main/news/29061/

    Sulm terrorist ne nje stacion policie ne Bosnje , 1 polic i vrare e 6 te plagosur .
    Sulmi dyshohet te jete kryer nga islamike radikale (wahabi).


    Ximi , ma ke bere pyetjen para 4 ditesh , vetem sot e lexova postimin tend . Lexo cfare ka ndodhur ne Bosnje .
    Pelqej ti parandaloj 'semundjet' se sa ti 'sheroj' .
    nuk te pyta per bosnje sepse une jetoj ne shqiperi dhe jam shqiptar te pyta per trojet shqiptare
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •