Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Tensione në Mitrovicë, ndërhyn policia

    Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër, në përpjekje për të qetësuar turmat e shqiptarëve dhe serbëve.


    Nga Express më 30.05.2010 në ora 13:29

    Mitrovicë, 30 maj- Pjesëtarët e policisë speciale të EULEX-it dhe KFOR-i janë barrikaduar mbi urën e lumit Ibër, pas provokimit nga ana e serbëve të cilët kanë hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të shqiptarëve.

    Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër, në përpjekje për të qetësuar turmat e shqiptarëve dhe serbëve.

    Për shkak të tensionimit të situatës pas provokimit të serbëve, njësia speciale e Policisë së Kosovës është detyruar të përdorë gazin lotsjellës, raporton Kosovapress.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Tensinonohet situata në Mitrovicë

    Mitrovicë, 30 maj (E plotësuar) - Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar demonstruesit shqiptarë që kanë synuar t’i afrohen urës së Ibrit në Mitrovicë, ka raportuar KTV-ja. Mijëra shqiptarë që po protestojnë kundër zgjedhjeve serbe kanë dashur të nisen drejt urës, kur janë penguar nga policia e cila nuk ka hezituar të përdor gaz lotsjellës. Njësitet speciale të policisë së Kosovës po mbështeten edhe nga ato të KFOR-it. Matanë urës, në pjesën veriore janë mbledhur edhe qindra serbë të cilët kanë gjuajtur gurë dhe kanë provokuar shqiptarët në pjesën e jugut, duke mësyrë kalimin e urës për të kaluar në jug. Sipas burimeve në pjesën Veriore rreth orës 12:30 minuta kanë filluar të shtëna nga armë automatike. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar. Bëhet e ditur se tashmë, pos forcave të mëdha të policisë së Kosovës te ura, që ndan Mitrovicën në veri dhe në jug, janë përqendruar edhe shumë forca të KFOR-it.
    Protesta e paralajmëruar më herët me moton "Të mbrohet sovraniteti i Kosovës" kundër zgjedhjeve serbe që po mbahen në pjesën veriore të qytetit, ka filluar në orën 12. Një turmë e madhe shqiptarësh është mbledhur në pjesën jugore, në urën e Ibrit, duke brohoritur “UÇK, UÇK” si dhe duke kënduar këngën “Besa, Besë”, mirëpo, policia speciale e Kosovës u ka dalë përpara dhe nuk i lë të kalojnë urën.
    Ndërkohë, edhe një grup serbësh kanë dalë matanë Ibrit duke protestuar në anën e tyre.
    Ardhja e protestuesve shqiptarë deri tek ura nuk ka qenë e planifikuar në këtë mënyrë, por, teksa Muharrem Xhemajli po mbante një fjalim para protestuesve, një pjesë e tyre morën rrugën në drejtim të urës së Ibrit.

    Në këtë kohë, siç mësohet nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjës, edhe një numër serbësh kanë dalë këtej Ibrit, në pjesën jugore, duke hedhur gaz lotësjellës dhe gjësende tjera. Edhe shqiptarët kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të turmës serbe.
    Janë parë edhe forca të KFOR-it në mes të urës në tentim për të kontrolluar situatën e cila momentalisht është tejet e tensionuar.
    Policia e EULEX-it ka krijuar një kordon në mes të protestuesve serbë në pjesën veriore të qytetit, ndërsa KFOR-i është duke qëndruar në mes të dy palëve protestuese, ndërsa njësia speciale e Policisë së Kosovës është në pjesën veriore duke tentuar t’i mbajë protestuesit shqiptarë nën kontroll.
    Sipas njoftimeve të fundit nga Mitrovica, protestuesit shqiptarë në anën jugore të qytetit kanë filluar të shpërndahen, por edhe më tutje vazhdojnë të qëndrojnë grupe protestuesish, si në anën jugore, ashtu edhe në atë veriore.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Polici e dreqit! Qeveri e korruptume, hajde shkoni qitnju shkive lotsjellës, ju qitsha zeher ne buk idiotë! Hashim idiot lufton kundër shqiptareve, e ka ende magar qe e quajnë çlirimtar ketë. phaaa

    PS: Disa expressi eshte gazet e hashimit!

    Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër
    Ja u mban b*tha këtyre te dalin ne anën e shkive!
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 30-05-2010 më 08:17
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Polici e dreqit! Qeveri e korruptume, hajde shkoni qitnju shkive lotsjellës, ju qitsha zeher ne buk idiotë! Hashim idiot lufton kundër shqiptareve, e ka ende magar qe e quajnë çlirimtar ketë. phaaa

    PS: Disa expressi eshte gazet e hashimit!



    Ja u mban b*tha këtyre te dalin ne anën e shkive!
    Po vella e di qe eshte e Hashimit po qka me ba.

    A e pat si policia e Kosoves dhe Kfori me shum gjuajshin gaz lotsjelles ndaj shqiptarve se sa ndaj shkive.cnncncncn

    Fucky Shkive,Policia e KS,Kfore,Eulex.Politkanve tone!

    o Qou Adem Jashari bre se mas shumti per ty kem nevoje qitashe,qou e q** nanen shkive te flliqet!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Normalizohet gjendja në Mitrovicë

    Nga Express më 30.05.2010 në ora 13:29
    (E plotësuar) Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë të dy grupet janë shpërndarë dhe situata është e qetë. Ura sërish është liruar për qarkullim.

    Eskalimi i situatës është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se ishte një situatë me tendenca për destabilizim të mundshëm, por fatmirësisht e gjithë situata është vënë shpejt nën kontroll.

    “Policia e Kosovës dhe njësia speciale operative kanë vënë kordonët e tyre më qëllim që të parandalojë grupet e njerëzve nga të dy anët e lumit Ibër që mësynë në drejtim të qendrës së urës. Sigurisht e tërë kjo situatë paraqet një tension në vete. Ndërsa, i vetmi rast që policia është dashur të intervenojë apo të përdorë çfarëdo mase të tyre është kur një bocë e gazit lotsjellës, e cila është kthyer turmës nga veriu pasi që paraprakisht një gazlotsjellës është ardhur në drejtim të policisë nga turma e të tubuarve nga veriu i Mitrovicës dhe fatmirësisht e tërë kjo nuk ka zgjatur shumë dhe është stabilizuar situata”, ka thënë Hoti.

    Ndryshe, sot në veri të Mitrovicës po mbahen zgjedhjet ilegale të organizuara nga ana e Serbisë, ndërsa në pjesën jugore të qytetit është mbajtur një protestë paqësore, e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me moton “Ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës”, në kundërshtim të zgjedhjeve paralele serbe.

    Protesta filloi nga sheshi i Jasharajve për të vazhduar drejt sheshit “Isa Boletini”. Kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se janë mbledhur për të kundërshtuar shkeljet e vazhdueshme që po i bëhen sovranitetit të Kosovës nga Serbia dhe se për këtë fajtor janë institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

    “Deri kur do të zgjatë ky mos efikasitet nga organet kompetente për të vendosur ligjshmëri në tërë territorin e Kosovës. Që nga përfundimi i luftës çlirimtare nga secila qeveri dhe nga secili shef i UNMIK-ut e tash nga EULEX-i kemi dëgjuar premtimet për bashkimin e qytetit”, ka thënë ai.

    Edhe kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se përgjegjëse për shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë janë përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

    “Ky veprim i Serbisë duke shfrytëzuar edhe papërgjegjësinë e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe qëndrimin mospërfillës të qendrave ndërkombëtare, përveç të tjerash, kanë shkelur dhe po shkelin sovranitetin e Republikës së Kosovës. Kjo protestë jona është vetëm fillimi për ta bërë të plotë, për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Ky është borxhi që ia kemi gjakut të derdhur të luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka thënë Jashari, transmeton Kosovapress.

    Pa të lënduar, përfundon protesta në Mitrovicë

    Ka përfunduar pa të lënduar protesta gjithë-popullore e mbajtur sot në Mitrovicë me moton e ruajtjes së sovranitetit dhe kundër zgjedhjeve paralele serbe në Kosovë. Rreth orës 14 gjithçka ka marrë fund, kurse policia e Kosovës, e EULEX_it dhe KFOR- ende vazhdojnë të mbikëqyrin situatën. Situata ishte tensionuar më herët kur një pjesë e protestuesve ishte nisur drejt urës së Ibrit në drejtim të veriut të qytetit të banuar me shumicë serbe.

    Pjesëtarët e policisë speciale të EULEX-it dhe KFOR-i janë barrikaduar mbi urën e lumit Ibër, pas provokimit nga ana e serbëve të cilët kanë hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të shqiptarëve.

    Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër, në përpjekje për të qetësuar turmat e shqiptarëve dhe serbëve.

    Për shkak të tensionimit të situatës pas provokimit të serbëve, njësia speciale e Policisë së Kosovës është detyruar të përdorë gazin lotsjellës, raporton Kosovapress.

    Ndërsa, zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, sqaroi se përdorimi i gazit lotsjellës ka qenë i domosdoshëm.

    “Me rëndësi është që nuk erdhi deri te kontakti fizik mes të dy grupeve shqiptare dhe serbe. Situata kishte tension të një niveli të lartë, por sidoqoftë është arritur të vihet situata nën kontroll. Deri më tash nuk kemi informacione për persona të lënduar nga të dyja palët. Është dashur që policia të vë në përdorim gazin lotsjellës në një masë mjaft të vogël për t’i detyruar protestuesit që të shpërndahen në të dy anët”, tha Hoti për Radio Evropa e Lirë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Polici e dreqit! Qeveri e korruptume, hajde shkoni qitnju shkive lotsjellës, ju qitsha zeher ne buk idiotë! Hashim idiot lufton kundër shqiptareve, e ka ende magar qe e quajnë çlirimtar ketë. phaaa

    PS: Disa expressi eshte gazet e hashimit!



    Ja u mban b*tha këtyre te dalin ne anën e shkive!
    Hashimi eshte Kryeçlirimtar per ne shqiptaret
    e per ju eshte Gjarper
    koken ka me jau kput e bre
    neper dimija te grave ka me ju fut ju shpiuncave te vegjel e te flliqt
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Hashimi po don me dal gjak pirs i shqiptarve,

    shum e kom dasht po tash shum e urej,

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Hashimi eshte Kryeçlirimtar per ne shqiptaret
    e per ju eshte Gjarper
    koken ka me jau kput e bre
    neper dimija te grave ka me ju fut ju shpiuncave te vegjel e te flliqt
    Qysh ti ka qerru Zoti sytë ore laper! A je tu pa se Hashimi shqiptar o tu deshtë me vra? 2 i vrau ne 2007, atë tjetrin do me shti ne burg, ata te vetëvendosjes i rrehen sa munden, këta qe done mi ndalu shkijet ja u fut gaz lotsjellës, o idiote si ke fytyre te flasësh kështu se kuptoj?

    Qen i biri qenit!
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Hashimi eshte Kryeçlirimtar per ne shqiptaret
    e per ju eshte Gjarper
    koken ka me jau kput e bre
    neper dimija te grave ka me ju fut ju shpiuncave te vegjel e te flliqt
    ...me ty Llap ....

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ...me ty Llap ....
    Ka qen, por tani është Krye hajni i ministrisë hajnisë dhe kryetar i ministrisë Korrupsionit ne Kosove!
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •