pse dalin ne trup pulla te zeza mavi sikur vritesh te vogla dhe te dhembin,,mua me dalin here pas here nga kush mund te shkaktohet,,,,,ca thone te shkel hija naten
me ndihmoni me informacion jam vajze
pse dalin ne trup pulla te zeza mavi sikur vritesh te vogla dhe te dhembin,,mua me dalin here pas here nga kush mund te shkaktohet,,,,,ca thone te shkel hija naten
me ndihmoni me informacion jam vajze
Shkaqet mund te jene te ndryshme. Mirepo me se afermi jan dy. Ose ke mungese trombocitesh ( e shkaqet duhet te kerkohen) Ose ke ndonje defekt-mungese te ndonje faktori koagullues. Qe te dyja mund te konstatohen ne baze te analizave laboratorike, e keto duhet ti beshe te mjeku. Te kisha keshilluar qe qysh neser ta beshe kete pune.
>>> Nuk dua te te alarmoj por do te keshilloja te shkoje tek nje mjek. Mund te kesh nevoje per ilace prandaj mos humb kohen kot.
La verita' ti rendera' libero!
po mua nuk me dhemb melcia ,,di qe kur je me melci e ke te hidhur gojen,,mos eshte nga lodhja me dalin sa here,,,po keto me dhembin sikur goditesh
faleminderit
Nuk eshte e thene qe ka lidhje vetem me melcine ky problem, shkaqet jane te shumta: ndoshta keto shenja ne lekure te dalin sepse ke kapilaret delikat (shume te holle) qe demtohen kollajshem edhe nga nje goditje e lehte ose ke difekt ne koagulimin e gjakut ose mungese numri te mjaftueshem piastrinash.
Duhen bere analizat e gjakut dhe kontroll i organeve si veshket, melcia, shpretka dhe gjendrat endokrine.
Sa kohe ka qe e ke vene re kete problem? Ca ngjyre dhe ca forme kane keto shenja? Mbas sa kohesh zhduken? Te shtohen gjate periudhes te mestruacionit? Ke ndonje shqetesim tjeter? Merr ilace? Keto pyetje besoj se ka per ti bere edhe mjeku.
Analiza gjaku gjeja e pare dhe me urgjente.
Te uroj te mos jete asgje problematike dhe sherim sa me te shpejte. Por nderkohe shko menjehere te mjeku.![]()
E nderuar,
ato që i përshkruan ti, mund të jenë gjakdredhje nga kapilarët e lëkurës. Kjo ndodh ose për shkak të mungesës të trombociteve apo të disfunkcionit të tyre; ose mungesë e ndonjë faktori të koagulimit.
A janë ato njolla të imta nëpër trup?
A janë me madhësi të një monedhe? A të kruajnë? A e ndryshojnë ngjyrën pas disa ditësh në të gjelbërt dhe të verdhë? A keni në familje dikë me probleme të ngjashme?
Duhet të shkosh te mjeku për analiza. Ai do të të parashtrojë pyetje të ngjashme por më kryesore do t'i shohë me sy të gjitha ndryshimet.
Nuk është e thënë të keshë dhimbje diku nëpër trup, por është e rëndësishme të shkosh te mjeku për analiza. Në forum mendoj se nuk ka mundësi për të dhëna më të sakta.
Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.
Veprimi me i sakte qe mund te besh eshte qe te drejtohesh direkt tek mjeku.
Duhet te besh analizat, edhe une mendoj si personi me siper (2043) qe ke probleme me melçine e zeze. Jo domozdo duhet te kesh dhimbje qe te jeshe e semure.
Sherim te shpejte dhe behu vajze e zgjuar dhe mos u mere me bestytni.
Krijoni Kontakt