Lahore, 28 maj – Pas më se dy orë luftimesh, policët pakistanezë kanë marrë kontrollin mbi xhaminë në lagjen Model Town të Lahores, qytetit të dytë më të madh në këtë vend, kurse më pastaj edhe mbi një xhami tjetër në lagjen Garhi Shahu. Atentatorët të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes ende janë duke i kërkuar. Në dy sulmet e sotme mbi këto dy xhami, përkatësisht mbi besimtarët e sektit fetar mysliman ahmadi që gjendeshin në to, kanë vdekur 80 persona, kurse rreth 140 të tjerë janë plagosur, por policëve u ka shkuar ndoresh të shpëtojnë rreth 2 000 besimtarë të tjerë. Sipas raporteve të BBC-së, terroristët ishin të armatosur me AK-47, me granata, kurse tre prej tyre kanë qenë kamikazë.
Përgjegjësinë për sulme e ka marrë një grup i armatosur i lidhur me al Qaedan. Sipas këtij grupi, pjesëtarët e sektit mysliman ahmadi nuk e pranojnë profetin Muhamed dhe ata duhet të braktisin Pakistanin apo të përgatiten për vdekje. Një dëshmitar pohoi se në mesin e të vrarëve gjendet edhe vëllai i ish-ministrit të Jashtëm Zafrrullah Khan.
Krijoni Kontakt