Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Kosovarja masakrohet me dhjetë thika në gjoks në sytë e fëmijës

    Nasibe Krasniqi, 20-vjeçe, nëna e një fëmije dyvjeçar, dyshohet të jetë vrarë nga vjehrri i saj

    Kosovarja masakrohet me dhjetë thika në gjoks në sytë e fëmijës

    TIRANË -Vritet në mënyrë barbare një kosovare në Itali. Dhjetë thika në gjoks dhe fytyrë i kanë sjellë 20- vjeçares Nasibe Krasniqi, vdekjen e menjëhershme. Deri tani policia vëndase nuk ka arritur që të zbulojë se kush është vrasësi dhe i vetmi person i dyshuar është vjehrri i saj. Ai tashmë është shpallur person në kërkim. Nasibeja kishte rreth dy vjet që kishte shkuar në Itali së bashku me të shoqin Ramush Beka dhe djalin e sapolindur. Dy ditë më parë, trupi pa jetë i saj është gjetur shtrirë përdhe dhe pranë saj qëndronte i hutuar djali dyvjeçar. “Ata ishin njerëz të qetë që punonin këtu”,- thonë fqinjët e tyre. Gjatë dy viteve të para në Itali ata kishin arritur që të krijonin një jetë normale. Ramushi punonte si murator në një firmë ndërtimi aty pranë dhe fitonte mirë. Ndërkohë gjithçka ndryshoi disa muaj më parë. Nga Shqipëria shkoi në Itali i ati i Ramushit. Ai ishte ilegal pa asnjë lloj dokumenti qëndrimi. Sipas fqinjëve ai shpesh herë zihej me të birin. Mëngjesin e dy ditëve më parë, Ramushi shkon si çdo ditë në punë dhe lë gruan me të atin në shtëpi. Sipas policisë vëndase, rreth orës 10 e 30 minuta ka ndodhur agresioni, i cili ka përfunduar me vdekjen e gruas. Gjatë gjithë kësaj kohe djali i vogël dyvjeçar ka parë sesi u vra e ëma. Dy orë më pas, një kushërirë e viktimës, e cili kishte shkuar për vizitë, kishte dëgjuar fëmijën që qante. Sapo kishte hapur derën e shtëpisë kishte parë skenën makabre. Nasibeja ishte e shtrirë përtokë me rrobat e mbuluara me gjak. Hetimet e para përjashtojnë të shoqin e viktimës, i cili kishte një alibi të fortë. Gjatë kohës kur kishte ndodhur ngjarja ai kishte qënë në vendin e tij të punës. Sapo kthehet në shtëpi ai përqafon duke qarë trupin pa jetë të së shoqës dhe merret me të birin. Ai i ka thënë policisë se i ati nuk ndodhet në shtëpi por ishte zhdukur. Policia vëndase ende nuk ka ngritur një skenar të plotë të ngjarjes por hipotezat e para janë dy. Ai mund të ketë vrarë Nasibenë me një thikë të marrë në guzhinë ose mund të jetë dëshmitar i vrasjes dhe nga frika është larguar.
    E.Janina
    ----------------------------------
    -------------------------------------
    Oj sahrki e lehte sie era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...mund te kete ndodhur dicka krejt tjeter. Ndonje krim nga ndonje grup, ta kete vjedhe banesen dhe ne reagime ta kete therre gruan e cila ka mbrojte pasurine dhe nderin e saj...Vjehrri i saj duhet te jete zhdukur apo kidnapuar,per te mos mbetur deshmitar i ngjarjes... Ka shume per te dyshuar ketu...megjithate - krim!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    pse nuk e kidnapuan edhe djalin dy vjecar? Ai kupuk e ka vrare dhe eshte ne ikje.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Tema të Ngjashme

  1. Vlera e fëmijëve në Islam
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:56
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Keqtrajtimi i femijes
    Nga good girl në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:24
  4. Butrinti, mes dhjetë mrekullive që s’duhet humbur
    Nga Xhuxhumaku në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 02:58
  5. " Dhjete virgjereshat".
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 02:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •