-
Te lumte Dora o trim !
LUSHNJE/ Zbardhet kronologjia, nga vrasja e Sokol Ēelės dhe e Gentian Kullės deri te vetėdorėzimi
"Si i vrava dy pengmarrėsit"
Muharrem Tulaci tregon skemėn e ngjarjes
--------------------------------------------------------------------------------
Aurora Damini
LUSHNJE
Zbardhet gjithė ngjarja e sė martės nė mbrėmje nė periferi tė qytetit tė Lushnjės, pranė Varrezave tė Dėshmorėve. Ka qenė vetė autori i saj, Muharrem Tulaci, 43 vjeē, babai i 3 vajzave, i cili i ka vrarė me pistoletėn e tyre dy tė rinj qė e kanė marrė peng, Gentian Kullėn dhe Sokol Ēelėn (ish-mik i Aldo Bares).
Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar edhe: Vasillaq Puka, pėr heqjen e lirisė sė tjetrit dhe Maringlen Shahini, pėr moskallėzim krimi. Pas vetėdorėzimit tė 43-vjeēarit, i cili ka vrarė 2 persona nė kushtet e vetėmbrojtjes, rreth orės 14 tė ditės sė merkurė, ai e ka renditur gjithė krono-logjinė e ngjarjes nė prani tė prokurorėve dhe tė hetuesve, nė birucėn ku ėshtė mbajtur krejt i vetėm.
Si lindi sherri mes jush dhe viktimave?
U ktheva nė shtėpi nga dyqani im i kėpucėve, ku punoj prej 6 vjetėsh sė bashku me gruan. Gruaja mė dha disa ushqime pėr t'ia ēuar vjehrrės nė lagjen "Kadri Qystri", pasi ajo jeton e vetme dhe nuk ka kush t'i gatuajė. Hyra nė rrugėn njėkalimshe, pranė pallatit tė saj dhe dėgjova nga prapa bori tė pandėrprerė makine. Hodha sytė dhe pashė Sokolin me njė vajzė nė makinė. Sokolin e njihja vetėm si fytyrė. Ai mė shante dhe mė thoshte tė hapja krahun. I bėra shenjė "vetėm njė minutė", pasi hyrja e vjehrrės nga rruga nuk ishte mė shumė se 3 metra. Ai u nervozua dhe unė nuk e bėra tė gjatė. Hodha tepsinė, me ē'kishte pėrgatitur gruaja, nė makinė, hapa rrugėn, por nė atė ēast ai lėshoi njė breshėri tė tėrė sharjesh dhe ofendimesh. Siē dukej, donte dhe tė dukej kapo nė sy sė tė fejuarės. I thashė tė mos mė ofendonte se nuk isha shok i tij, pėr mė tepėr, nė lagje njihesha mirė dhe mė erdhi zor. U duk se mė pas gjithēka mori fund...
Shkuat te vjehrra?
Po, por vetėm te dera qėndrova dhe natyrisht nuk i thashė asgjė, me-gjithėse mė pyeti se kush i lėshoi ato britma. Shkova nė shtėpi. Gruaja mė pa tė mėrzitur dhe mė pyeti se ē'kisha. Nuk doja t'i tregoja asgjė, por nuk durova dhe i thashė se isha shumė i ofenduar, se ata ishin djemtė e mi nė moshė. Ajo mė tha tė mos mėrzitesha, pasi djemtė e rinj rrėmbehen dhe mė ftoi tė pinim kafe. Doja tė shkoja diku dhe zgjodha lokalin para komisariatit, ku ėshtė pronar djali i tezes sime. Piva kafe dhe po kthehesha nė shtėpi. Fare pranė saj mė kap Gentiani pėr xhakete dhe mė thotė se mė donte Sokoli pėr tė sqaruar atė sherrin e tij. I thashė se nuk vij.
Atėherė, pse shkove?
Mė vuri pistoletėn nė bark. Pak mė tutje erdhi dhe Sokoli dhe mė shtynė drejt makinės sė tyre. Mė ēuan diku te varrezat. Aty i pyeta se pėrse mė ēonin kaq larg pėr t'u sqaruar. Mė kanė goditur me qytė te vetulla dhe Sokoli u tall me mua duke mė thėnė: "Mbushe vetė karikatorin me fishekė, se tė erdhi fundi". Filluan tė me shajnė mua, gruan dhe vajzat, duke mė thėnė se do t'i ēonin nė Itali si prostituta. Nuk duroja dot, por ē'tė bėja. Nė njė moment, ndėrsa Sokoli uli kokėn pėr tė marrė silenciatorin qė i ra poshtė sediljes, Gentiani qė drejtonte makinėn, i tha: "Vrite me pistoletėn time". Ndėrsa makina ecte, pėrfitova nga momenti dhe ia rrėmbeva pistoletėn nga dora Gentianit. Qėllova fillimisht mbi Sokolin, pastaj mbi Gentianin. Dola nga makina dhe, i tmerruar nga gjaku, nga vrasja dhe nata, me frikėn se pas tyre do tė ishin dhe tė tjerė persona, qėllova me pistoletė gjithė rrugės. Nė tė gdhirė, pasi rrija ullishteve, takova Vasillaqin. E kuptova qė ai u kishte thėnė Gentianit dhe Sokolit, pasi mė ruajti nė lokalin e djalit tė tezes kur dola dhe e qėllova me qytė nė ballė (fishekė nuk kisha mė). Rrija kodrave pėrreth shtėpisė sime, tek ish-shtėpia e vjetėr, por kontaktet me njerėzit e mi nuk i pushoja, madje dhe me punonjėsit e komisariatit. Derisa nuk kisha ē'tė beja. U dorėzova vetė. Le tė merret drejtėsia me mua, kam apo jo faj.
------------
Prokuroria ngre akuzėn, Tulaci sot nė Gjykatė
--------------------------------------------------------------------------------
LUSHNJE
Prokuroria e Lushnjės tashmė e ka ngritur akuzėn pėr tregtarin 43-vjeēar tė kėpucėve, Muharrem Tulaci, i cili i ka vrarė "pėr t'u vetėmbrojtur", Ēelėn dhe Kullėn. "Vrasje nė kapėrcim tė kushteve tė mbrojtjes sė nevojshme", ėshtė akuza e ngritur dhe e publikuar dje pėr Gazetėn, nga njerėzit e organit tė akuzės, nė bazė tė nenit 83 tė Kodit Penal. Sipas tė njėjtave burime, kjo akuzė do t'i komunikohet sot ose nesėr Muharremit dhe nėse vėrtetohet kjo, ai rrezikon deri nė 7 vjet burg. Pra, e thėnė ndryshe, nėse Tulaci mund tė vetėmbrohej nė njė mėnyrė tjetėr, pas gjetur rrugėn ekstreme, do tė dėnohet. "Deri tani kemi vetėm dėshminė e tij. Nėse ne, nė bazė tė hetimit, vėrtetojmė, se 43-vjeēari nuk ka pasur asnjė rrugėzgjidhje apo mundėsi tjetėr pėr t'u vetėmbrojtur, atėhetė, automatikisht ndryshohet akuza dhe shpallet i pafajshėm", kanė thėnė burimet e Prokurorisė sė Lushnjės.
-------
Pėrpjekjet e Donika Tulacit pėr tė mbrojtur bashkėshortin
Flet gruaja: Orėt e frikshme tė sė martės
"Mė tha tė lajmėroja policinė, i kishte qėlluar"
--------------------------------------------------------------------------------
LUSHNJE
Jo shumė larg komisariatit, fare pranė gjykatės ndodhet shtėpia e Muharrem Tulacit. Njė hyrje nė katin e parė tė njė pallati tė vjetėr dykatėsh. Tashmė ajo ėshtė e "blinduar" me policėt e objekteve tė gjykatės dhe prokurorisė. Njė oborr i vogėl para portės sė jashtme me ēelės dhe nė tė ndodhet makina e Muharremit. Njė shtėpi e mobiluar bukur qė vetėm tė qetėsonte. Por nė tė vėrtetė atje rrinte e shqetėsuar pėr tė nesėrmen e saj, tė burrit, tė tri vajzave dhe tre kunetėrve (vėllezėrit e Muharremit) gruaja e tij, Donika. Njė grua me njė pamje fisnike, e gjatė dhe bionde. Ajo rrėfen gjithēka di, por pa ditur tė shpjegojė asgjė se ē'do tė behet mė tej me tė dhe me familjen. "Atė ditė Muharremi erdhi i shqetėsuar. 'Si janė bėrė kėta ēunat e sotėm, mė tha, nuk u flitet me gojė'. Mė tregoi sherrin. Unė i thashė tė mos mėrzitej dhe i thashė pėr kafe, por ai mė tha se do ta pinte nė lokal dhe nuk do vonohej. Pas pak dola nė oborr pėr tė nderur disa rroba. Shoh tim shoq me Gentianin. Diēka po debatonin, por nuk ua vura veshin. Hyra brenda dhe u mora me punėt. Muharremi nuk po vinte. Dola prapė nė oborr, por nuk pashė njeri. Mendova mos kishte vajtur te njerėzit e tij. Pas disa orėsh u shqetėsova, por nga ora 8 Muharremi mė mori nė telefon dhe me zė tė tronditur mė tha: 'Doni, mua mė rrėmbyen dhe donin tė mė vrisnin, lajmėro policinė se unė kam qėlluar mbi ta, por nuk e di nė i kam vrarė apo jo'. E alarmuar shkova nė polici dhe rrėfeva gjithēka dija. Nuk mė zuri gjumi gjithė natėn, megjithėse Muharremi mė mori edhe disa herė tė tjera, duke mė thėnė se ishte diku rrotull shtėpisė tonė. Mora njė kushėririn tim nė gjykatė dhe i tregova gjithēka. Ai i tha Muharremit tė dorėzohej. 'Mirė, i ka thėnė, por mė parė kapni shumė persona tė tjerė qė janė kėtu rrotull, se Gentiani dhe Sokoli nuk kanė qenė vetėm'. Mė pas ai u dorėzua, por familja jonė u shkatėrrua. Nuk e dimė se ē'do tė bėhet mė tej". Kjo ka qenė ajo qė ka mundur tė thotė bashkėshortja e Muharrem Tulacit, familjes sė vjetėr lushnjare.
-------------
Te lumte dora Muhamet tullaci !!!!!!!!
Mir ja bere kontigjentit te Rebelizmit.
-
-
ARMA VRASESE, PRONE E DRITAN VILES
Ekspertiza balistike ka nxjerre se pistoleta me te cilin eshte vrare Gentin Kulla dhe Sokol Cela eshte perdorur nga super i akuzuari Vila
Gentjan Ruko
LUSHNJE - Policia lokale deklaron se ka prova qe dy te rinjte e vrare, naten e 11 shkurtit, ne Lushnje, ishin anetare te grupit te njohur te Aldo Bares. Ky perfundim u arrit pasi pistoleta e tyre rezulton te jete perdorur nga nje vrases me pagese, Dritan Vila, i cili u arrestua nga policia, vitin e kaluar, dhe qe akuzohet se ka kryer disa vrasje per llogari te grupit te famshem lushnjar. Me 11 shkurt, policia gjeti dhe bllokoi pistoleten qe kishin viktimat, Gentian Kulla dhe Sokol Cela, kur tentuan te ekzekutonin bashkeqytetarin e tyre 43-vjecar Muharrem Tulaci, por qe ky i fundit u rrembeu armen dhe i la te vdekur. Arma u gjet ne afersi te vetures me te cilet viktimat kishin udhetuar bashke me Tulacin, personin e rrembyer, afer disa tuneleve ne periferi te qytetit. Ekzaminimi balistik i pistoletes 9 milimetershe vertetoi se e njejta arme ishte perdorur ne dy tentativa vrasjeje ne Lushnje: me 16 prill 2001, ishte tentuar te likujdohej Bernard Linatopi, ndersa dy muaj pas, me 24 qershor 2001, e njejta arme u shkreh mbi Ermal Veliun, duke e lene te plagosur. Per tentativen e vrasjes se Bernard Linatopit, policia fajeson vrasesin me pagese Dritan Vila, i cili u arrestua ne Lushnje, me 4 maj 2002, pas nje shkembimi zjarri me uniformat blu, ne kodrat e qytetit. Sipas policise, kur Vila u prangos, ai pranoi te gjitha krimet, tregoi mekanizmin e kryerjes se tyre dhe emrat e personave per llogari te te cileve kishte bere vrasjet. Policia vertetoi keshtu se ai ishte paguar per vrasjet nga grupi i Lushnjes. Ai deklaroi se disa vrasje i kishte kryer vetem per 200 mije leke te vjetra.
Vrasjet e Viles
Policia citon Vilen te kete kallezuar ne komisariatin e policise se Lushnjes si disa anetare te grupit kriminal i tregonin, pak para vrasjes se radhes, vendin ku ndodhej pistoleta me te cilen duhej te kryente vrasjen, dhe qe me pas ai kontaktonte serish me "porositesit" se ku duhej ta linte armen e krimit. Policia ka publikuar disa vrasje te kryera me pagese nga Dritan Vila. Keshtu, ai akuzohet se me 23 nentor 1998, ne Lushnje, ka vrare, ne bashkepunim me Artur Dajen, shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artur Sula, te cilet policia i njeh si anetare te nje bande rivale me ate te grupit te Aldo Bares. Vrasja tjeter e Viles daton me 19 prill 2001 dhe viktima quhet Nosh Gjolaj. Po ashtu, Vila akuzohet si ekzekutor edhe i shtetasit Alfred Pirra, me 23 pril 2002, ne qytetin e Lushnjes. Rreth 3 vjet me pare, nje numer te dyshuarish si anetare te grupit te Aldo Bares u ndalua, ndersa kreu i tyre u tha se iku jashte vendit per ti shpetuar arrestimit. Mirepo hija e grupit qendroi ne Lushnje. Fakti qe vrasja e fundit, qe iu atribuua grupit, u krye vitin e kaluar nga Vila, tregoi se disa elemente kishin rezistuar dhe se frika prej tyre ende nuk ishte fshire perfundimisht ne qytetin myzeqar.
Tre nga vrasjet per te cilat akuzohet Dritan Vila
1. 23 nentor 1998
Ne Lushnje vret, ne bashkepunim me Artur Dajen, shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artur Sula, te cilet policia i njeh si anetare te nje bande rivale me ate te grupit te Aldo Bares.
2. 19 prill 2001. Vret Nosh Gjolajn.
3. 23 prill 2002. Ekzekuton Alfred Pirren ne qytetin e Lushnjes.
----------
-
-
kerkuesi
Brari nuk eshte mire qe lexojme gjera te tilla pasi edhe ata djem kishin nena qe ju eshte thyer zemra. Mgja une (jo me shume pasion) e perkrah ate cka ke shkruar. Me te vertet qe eshte nje lajm i "mire". Ndoshta vene mend edhe kokpalaret dhe injorantet e tjere qe po marrin jete baballaresh bashkshortesh e femijesh per arsye banale.
Uroj qe ti mos ti ndodhi gje familjes se tij! I uroj ta harroje sa me shpejt kete moment trondites te jetes dhe ti kthehet jetes normale pasi ka tre goca si yll qe e shohin cdo nate ne drite te syrit! Edhe nje here uroj te mos ti ndodhi gje!
-
-
Mare !
Mir nuk eshte te vrase njeriu po he...nga t'ja mbante i ziu Mete Tullaci..
ja c'thon sot Gazetat..
-------
LUSHNJE/ Policia: Pistoleta u gjet nė makinėn e viktimave, Sokol Ēela e Gentian Kulla
Arma e pengmarrėsve ishte e killerit me pagesė, Dritan Vila
--------------------------------------------------------------------------------
Aurora Damini
LUSHNJE
Zbulohet origjina e armės qė iu gjet nė makinė dy tė vrarėve nė Lushnjė ditėn e martė, Sokol Ēelės dhe Gentian Kullės. Ajo ėshtė pėrdorur nga kileri me pagesė i qytetit my-zeqar, Dritan Vila, i arrestuar nė majin e vitit tė kaluar nga policia, pasi ishte i dėnuar nė mungesė pėr vrasjen e njė gruaje nė Kuēovė, si dhe ėshtė akuzuar pėr disa vrasje e plagosje nė Lushnjė.
Vila, me origjinė nga Kuēova, ka pohuar vetė nė polici, se ka vrarė e plagosur -kundrejt pagesės- nė emėr tė Enver Dondollakut, njėrit prej njerėzve mė tė afėrt tė Aldo Bares. Arma qė u gjet nė makinėn e viktimave sė tė martės, ishte e Sokolit dhe ishte pėrdorur nga Vila. Ndėrsa pistoleta tjetėr, tė cilėn Muharrem Tulaci ia rrėmbeu Gentianit nga dora, sipas Drejtorisė sė Policisė nė Fier, ishte e tė njėjtit grup, por ende nuk ėshtė zbuluar ndonjė vrasje e kryer me tė.
Pistoleta
Pasi ėshtė marrė pistoleta nė bencin e viktimave tė 11 shkurtit, janė bėrė edhe ekzaminimet e nevojshme. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė fierake kanė bėrė tė ditur se sektori i specializuar ka bėrė ekzaminimin balistik tė armės sė gjetur nė autoveturėn e dy viktimave dhe ka rezultuar se ka kjo pistoletė e kalibrit 9 mm ėshtė pėrdorur edhe nė krime tė tjera pėr vrasje tė mbetura nė tentativė ndaj Ermal Veliut, mė datė 24.6.2001, si dhe tė shtetasit tjetėr Bernard Linatopi, mė datė 16.4.2002 nė qytetin e Lushnjės. Por me kėtė armė mendohet tė jenė kryer edhe disa vrasje tė tjera, tė cilat i ka pranuar vetė Vila. Por kjo vėrtetohet edhe nga njė deklaratė e shefit tė Komisariatit tė Lushnjės vitin e kaluar, Daut Braēes, i cili i ka drejtuar uniformat blu nė njė periudhė qė nė qytetin myzeqar janė bėrė disa vrasje e plagosje pėr tenderin e pastrimit tė qytetit. "Vrasja e Ilir Boriēit nė muajin shkurt, si dhe plagosja e Judmir Trifkės, Artur Shehut dhe Bernard Linatopit kanė tė njėjtin motiv, si dhe janė kryer nė tė njėjtėn mėnyrė: nga armė me silenciator", ka thėnė pranverėn e vitit tė kaluar Braēe. Pra, logjikisht, arma e gjetur nė automjetin ku ndodheshin dy tė vrarėt, Ēela dhe Kulla, mund tė ketė bėrė edhe vrasje tė tjera dhe nga i njėjti person, Dritan Vila. Nga burimet policore tė Fierit nuk ėshtė bėrė e ditur mėnyra e rėnies sė pistoletės sė Vilės nė dorė tė Gentian Kullės, por, sipas burimeve zyrtare, ai ka qenė ndėrmjetėsi qė i ka lidhur dy tė rinjtė me Enver Dondollakun dhe miqtė e tij.
Vrasjet
Prej disa vitesh nė qytetin e Lushnjės janė bėrė disa vrasje, njė pjesė e tė cilave kanė mbetur pa motive. Por ka pasur edhe mjaft plagosje. Kėshtu, mė 24 qershor 2001, sipas policisė fierake, Dritan Vila, me pistoletėn me silenciator qė u gjet nė makinėn e pengmarrėsve-viktima tė tregtarit Muharrem Tulaci, ėshtė plagosur, Ermal Veliu. Ndėrkaq, nė muajt e parė tė vitin 2002 nė Lushnjė janė bėrė edhe disa vrasje e plagosje, tė cilat, sipas policisė, kanė tė njėjtin motiv, autor dhe mėnyrė vrasje. Nė kohėn e kėtyre ngjarjeve shefi i Komisaratit tė Lushnjės nė atė kohė, Daut Braēe, pati konfirmuar se "kėto vrasje bėhen pėr tė njėjtin motiv dhe nga e njėjta dorė". Kėshtu, nė bazė tė ekzaminimit balistik, ka rezultuar se pistoleta nė fjalė ėshtė arma me tė cilėn ėshtė plagosur edhe Bernard Linatopi, mė 16 prill 2002. Sipas uniformave blu, kėto ngjarje janė tė lidhura me njė tender pastrimi pėr qytetin, nė tė cilin kanė marrė pjesė firmat: "Kondor-2", "Hidrotem", "Gledis" "Pegaso" dhe "Akoalba". Ndėrsa "kurbanėt" e tenderit ka qenė tė vrarė: Ilir Boriēi dhe Alfred Pirra, si dhe janė plagosur: Judmir Trifka, Artur Shehu dhe Bernard Linatopi.
Dritan Vila
Ka qenė viti 1997 kur, si shumė tė tjerė, edhe 28-vjeēari u armatos nė depot e Kuēovės. Pak ditė mė vonė ai vrau njė grua pėr arsye ende tė paqarta dhe qė nga ajo kohė ai u largua nga qyteti i tij i lindjes. Ndėrsa gjykata e ka dėnuar nė mungesė me 12,5 vjet heqje lirie. Nga Kuēova ka shkuar nė Lushnjė, te disa tė afėrm tė tij. Aty ai ėshtė njohur me Enver Dondollakun e shokėt e tij, me tė cilėt ėshtė bėrė bashkėpunėtor, pasi nė atė kohė ishte e vetmja rrugė pėr t'i shpėtuar arrestimit nga policia. Dhe qė nė atė kohė nisi tė "mbijetojė" duke bėrė vrasje me pagesė. Ka qenė `98-a kur Dondollaku i ka dhėnė "porosinė" e parė Vilės, pėr njė ekzekutim nė mes tė qytetit. "Ka qenė data 23 nėntor e vitit 1998. Enveri mė mori nė telefon dhe mė tha tė shkoja nė X lokal. Aty ndodhej njė person i vetėm nė njė tavolinė. Mė tha t'i ulesha afėr. Sapo shkova unė, erdhi njė fuoristradė tip "KIA". Nga ajo zbritėn dy persona. Hynė nė derė dhe mė thanė: 'Qėlloje'. E qėllova me pistoletė me silenciator duke e lėnė tė vdekur. Mė pas mėsova se viktima ishte shefi i krimeve tė Lushnjės, ndėrsa dy personat e "KIA"-s ishin Bledar Haxhia e Artur Sulēe (tė ekzekutuar mė vonė)
" Kjo ka qenė pak a shumė edhe skema e veprave tė tjera tė kryera nga Vila, i cili ka vrarė mė pas Nosh Gjolajn e Alfred Pirrėn dhe ka plagosur Bernard Linatopin. Nė bazė tė urdhrave tė Dondollakut, Vila e linte pistoletėn nė vende tė ndryshme, armė kjo qė u gjet tė martėn pranė trupit pa jetė tė Sokol Ēelės.
.....................
E njėjta masė edhe pėr Pukėn e Shahinin
Gjykata e Lushnjės e lė Tulacin nė burg pa afat
--------------------------------------------------------------
LUSHNJE
Burg pa afat pėr Muharrem Tulacin. Kėshtu ka vendosur dje Gjykata e Faktit nė Lushnjė pėr 43-vjeēarin, tregtar kėpucėsh, i cili ka vrarė ditėn e martė nė mbrėmje Sokol Ēelėn dhe Gentian Kullėn, me pistoletėn e kėtij tė fundit, pasi ata e kishin marrė peng. Prokuroria e ka ēuar ēėshtjen nė gjykatė tė enjten pasdite, ndėrsa dje ėshtė zhvilluar seanca e masės sė sigurisė. "Vrasje nė kapėrcim tė kushteve tė vetėmbrojtjes sė nevojshme", e parashikuar nga Neni 83 i Kodit Penal. Kjo ka qenė akuza qė prokurori i ēėshtjes, Anton Martini, ka paraqitur para gjykatėsve pėr Tulacin. Burime zyrtare nga organi i akuzės kanė pohuar se kėtė masė sigurie kanė kėrkuar pėr Tulacin, pasi nuk kanė akuzė tjetėr pėr momentin. "Nėse vėrtetohet qė ai i ka vrarė Ēelėn dhe Kullėn, sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetėr, gjė pėr tė cilėn po hetohet, akuza ndryshohet automatikisht dhe ai shpallet i pafajshėm", kanė pohuar burimet. Ndėrkaq Tulaci ka ndėrtuar para trupit gjykues dhe prokurorit gjithė skemėn e ngjarjes.
Po dje togat e zeza tė Lushnjės kanė lėnė nė burg pa afat edhe dy tė rinj tė tjerė, Vasillaq Puka dhe Amarildo Shahini. Sipas prokurorit, i pari akuzohet pėr heqje tė lirisė sė tjetrit (ka bashkėpunuar nė pengmarrjen e Tulacit), ndėrsa i dyti, pėr moskallėzim krimi, pasi ka qenė nė dijeni tė tė gjithė ngjarjes. Seanca gjyqėsore nė ngarkim tė tyre ėshtė zhvilluar me dyer tė mbyllura, por nga burimet zyrtare ėshtė bėrė e ditur se Puka ka pohuar qė e dinte se Ēela dhe Kulla do ta rrėmbenin tregtarin e kėpucėve.
---------------
Lushnje 2000 apo Teksas 1780 ?
Ja keta ishin ata qe digjnin makinat e policise ne ngjarjet qe filluan ne Lushnje me 1996-97.
Ja vune dhe prasin Tritanit e Tritani nashi i ka bere shoke..keta dhe mesuesit e tyre..
I mjeri Muhamet..detyrohet te vrase pa deshire por i detyruar..
Ah more Sali Berisha si u dolen luspat ne kohen tende ketyre zhapikve te zhukave..e ti nuk i shtype me rul asfalti te RRuga-Ures.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt