Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48

    Koshtunica e Samarxhic hyjnë pa leje në Kosovë

    Mitrovicë, 23 Maj 2010


    Ish-kryeministri i Serbisë Voisllav Koshtunica, i shoqëruar edhe nga Sllobodan Samarxhiq, të përcjellë nga eskortat e armatosura të tyre, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës, pa lejen e institucioneve të saja, për të marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve të paralajmëruara nga Serbia më 30 maj në veri të Mitrovicës. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe policisë kanë thënë se me këtë rast nuk është kërkuar leja e institucioneve shtetërore të Kosovës.

    Javët e fundit në veri të Mitrovicës kanë qëndruar edhe zyrtarë politikë të Serbisë, të cilët kanë marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve ilegale serbe, si Goran Bogdanoviq, Tomisllav Nikoliq dhe të tjerë, të cilët nuk kanë kërkuar leje për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

    Gjatë ditës së diel nga pika kufitare në veri, të cilat kontrollohen nga Policia e EULEX-it, pa leje të institucioneve të Kosovës kanë ardhur edhe Koshtunica dhe Samarxhiq, të cilët kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Zveçanit, ndërsa janë takuar edhe me banorët lokalë të kësaj pjese në ambientet e Fakultetit Teknik në Mitrovicën Veriore.

    Ndërkaq, gjatë orëve të pasdites, Koshtunica së bashku me simpatizantë të partisë së tij, kanë arritur deri tek ura kryesore e Mitrovicës, ku kanë brohoritur për zgjedhjet dhe kanë ftuar serbët të dalin në zgjedhje.

    Përballë kësaj situate reagimi institucional i Kosovës ka qenë i mangët. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se vizita e zyrtarëve serbë është bërë pa lejen e institucioneve të Kosovës.

    Ai ka thënë se kanë kërkuar nga EULEX-i që eskortat e armatosura me të cilat zakonisht zyrtarët serbë vijnë në përcjellje në Kosovë të ndalen dhe të identifikohet armatimi, por një gjë e tillë nuk është bërë.

    Në lidhje me atë se pse ky kontroll nuk bëhet nga pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës në pikat 1 dhe 31 në veri, ministri Rexhepi ka thënë se zinxhiri komandues shkon përmes EULEX-it dhe se qëllimi është që të mos shkaktohen incidente.

    Sipas tij autoritet përgjegjës për lejimin apo ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë është Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa vizitat e zyrtarëve serbë lajmërohen në ICO, e cila i përcjellë më pas informatat deri te institucionet e Kosovës, të cilat i marrin vendimet.

    “EULEX-i nuk është i gatshëm të bëjë një pengesë të tillë sikurse e bën në pjesët tjera kufitare”, ka thënë ai.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka konfirmuar për Kosovapress vizitën e zyrtarëve serbë, duke thënë se Policia e Kosovës nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë, andaj edhe nuk e ka pasur për obligim që të përkujdeset për sigurinë e tyre.


    Ku eshte Qeveria e Thacit ? ku eshte shteti i pavarur i Kosoves? cke mendoni ju?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arberl : 23-05-2010 më 22:11
    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kosova po shkon drejt nje ndarj te leht hahahaha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ministri i brendshem rexhepi ishte ironik ne deklaraten e ti dhen ne tv.kosoves ne lidheje me hyrjen e kriminelit koshtunica ne veri te kosoves por te pakten ne shqiptaret duhet te bindemi tash o kurr se kosaova dote ndahet nje pjes

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    merre me mend qfar shteti hashim thaqi kryministri i qeverise se kosoves se moratoriumit,dygjyhesis kontrollohet deri ne gaqe!!


    kurse koshtunica jo qe nuk kontrollohet po vjen edhe me ushtri te vete e plus policia e hashim thaqit e ruajn ate!!


    sipas ketyre aktiviteteve serbia po e mbron kushtetuten e vet ndersa kosova po e shkerdhen kushtetuten e vet!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Do te flase dicka rrethe zgjdhjeve qe jan te parapara te mbahen me 30 maj,ne Kosove ne ato vende ku ka serb.
    Qyshe e di une,nje shtet kur eshte i pavarur dhe sovrane,nuk goxone shteti tjeter te mbaje zgjedhje ne ate shtet.
    Kurse fatketesisht kjo ne Kosove po ndodhe,edhe me heret kan mbajt serbet zgjedhej ne Kosove,por por mbajn edhe tani.
    Ne jemi "shtet sovrane " dhe po lejojme serbet qe te mbajen zgjedhje ne vendin tone,cfare shteti eshte ky?cfare pavaresie eshte kjo?ku jan politikanet qe thone e kontrollojme gjithe teritorine e Kosoves?.
    Me keto zgjedhje Kosoves i cenohet "sovraniteti" upssss,kam harruar qe ne nuk jem shtet sovrane.

    Ja cfare "pavaresie sovrane" kemi,ja cfare klase politke kemi,aq te poshter,aq idiote,aq servila,aq tradhetare!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    problemi qendron diku tjeter politikuajt kane problem tjera tash

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kjo qeveri duhet te iku sa ma par,sepse eshte kriminalizu deri ne gush,dhe si e till nuk ka moralin per te punua ne te mir te kosoves.
    Me ja shti zoti menen koshtunices vjen edhe ne prishtin sa per qeverin ton qe e kemi,kjo qeveri eshte kompromitu si ne popull ashtu edhet tek shtetet qe na e duan te miren.
    Me pas kan qeveria jon japonez 90% kishin ber vetvrasje,por duke qen shqiptar ne ....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Kjo qeveri duhet te iku sa ma par,sepse eshte kriminalizu deri ne gush,dhe si e till nuk ka moralin per te punua ne te mir te kosoves.
    kjo qeveri shum e suksesshme do te qeveris deri ne mandatin e ardhshem me 2011
    dhe ateher do ta merr edhe mandatin tjeter 4 vjeqar 100%
    e populli nuk ju ndegjon juve neper forume qfar thoni
    por po e shef per dit Kosoven kah lulzon
    dhe kjo u pa tani ne zgjedhjet e fundit lokale
    se populli nuk eshte qorr e tju ndegjoi juve ish jugo-shipecat te ndershem
    qe ende nuk ini ardh ne vete e nuk po muni te besoni se nuk i kini ma miqt e juaj shkie ne Kosove tuj sundue
    por e Kini Hashim Kryçlirimtarin me PDK-ne po ashtu Çlirimtare qe e perbejn po thuajse komplet ishe Shtabi i Pergjithshem i UÇK-se e Drejtoria Politike e UÇK-se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi




    Do të ndalohen hyrjet në Kosovë të zyrtarëve serbë pa lejen e institucioneve të Kosovës


    Prishtinë, 26 maj 2010

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Serbia po vazhdon me logjikën e njëjtë të veprimeve sikur në kohën e Millosheviqit, veprime këto që nuk u ndihmojnë raporteve Kosovë-Serbi, por as pozitës së minoritetit serb në Kosovë.

    “Synimet e Serbisë kanë qenë dhe mbeten deri në shkallë të spastrimit etnik, deri në shkallë të zhbërjes së shtetit të Kosovës, por këto politika nuk do të jenë të suksesshme as tash as në të ardhmen”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi

    Duke folur lidhur me zgjedhjet paralele serbe në veri të vendit, zëvendëskryeministri Kuçi ka pohuar se ato nuk kanë fuqi juridike, legjitimitet demokratik dhe të zgjedhurit nuk do të jenë partnerë as të vendorëve as të ndërkombëtarëve.

    Lidhur me parandalimin e hyrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve serbë në Kosovë pa lejen e institucioneve të Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se me EULEX-in dhe ICO-së, është arritur një koordinim lidhur me këto veprime. “Tani kemi garancione të EULEX-it që hyrjet e tilla pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës do të ndalohen ”, ka thënë z. Kuçi .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    kjo qeveri shum e suksesshme do te qeveris deri ne mandatin e ardhshem me 2011
    dhe ateher do ta merr edhe mandatin tjeter 4 vjeqar 100%
    e populli nuk ju ndegjon juve neper forume qfar thoni
    por po e shef per dit Kosoven kah lulzon
    dhe kjo u pa tani ne zgjedhjet e fundit lokale
    se populli nuk eshte qorr e tju ndegjoi juve ish jugo-shipecat te ndershem
    qe ende nuk ini ardh ne vete e nuk po muni te besoni se nuk i kini ma miqt e juaj shkie ne Kosove tuj sundue
    por e Kini Hashim Kryçlirimtarin me PDK-ne po ashtu Çlirimtare qe e perbejn po thuajse komplet ishe Shtabi i Pergjithshem i UÇK-se e Drejtoria Politike e UÇK-se

    Si shkijet si hashim thaqi njejt osht! Cili osht ndryshimi?? Shkijet kan qen shkije edhe e kemi dit se ne Kosove ka qen vetem per plaqkitjen e ekonomis se Kosoves...e hashim thaqi po e plackit cdo dit pasurin e Kosoves! Duke fillu nga tjetersimin e prones,tenderomanin..nejse sdi cka po foli une...eulexi po flet cdo dit

    Llap shpresoj qe keni kursy pare per avokat e mos lypni ndihma ne popull mo...se veq gjakin nese ja pini!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •