Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 139
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Me date 14 qershor 2012, kur u mor udherrefyesi jemi saktesisht 1 vit, 6 muaj e 5 dite pas premtimit te famshem te Thaqit te bere gjate fushates zgjedhore ne Kosove, shih lajmin me poshte:

    “Për pesëmbëdhjetë muaj, nga janari i vitit të ardhshëm [2011], do të ndodhë liberalizimi i vizave. Ne do ta meritojmë liberalizimin e vizave. Brukseli nuk do të vonohet si deri më tash për perspektivën evropiane të Kosovës", pati deklaruar Thaçi më 9 dhjetor të vitit 2010, gjatë një tubimi elektoral në Kamenicë.

    Dhe te mos harrojme, marrja e udherrefyesit nuk eshte liberalizim i vizave, duhet te kaloje te pakten edhe 1 vit deri sa te ndodhe kjo ngjarje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prometeu2 : 15-06-2012 më 03:48

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Question

    Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave
    Ku eshte publikuar kopja origjinale e "Udherrefyesit"?


    Une personalisht e shoh absolutisht te pamundur qe shtetit ose Republikes se Kosoves ti ofrohet Udherrefyes i zakonshem per Liberalizimin e Vizave. Nje gje e tille eshte ligjerisht e pamundur. BE nuk ka te drejte ti ofroj shtetit ose Republikes se Kosoves dicka te tille. Nese eshte keshtu, atehere kujt i ka dorezuar BE "Udherrefyesin"? Ne emer te cilave institucione eshte pranuar zyrtarisht "Udherrefyesi"? ...

  3. #123
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin




    Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

    Nga Express 14 Qershor 2012 12:37


    (E plotësuar) Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom.

    Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.

    Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Cecilia Malmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.

    Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.

    Ministrja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.

    Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.

    Në Bruksel bëhet pranimi i udhërrëfyesit

    Delegacionit të Kosovës sot në Bruksel, i dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave në një takimi me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

    Pjesë e këtij delegacioni janë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, Lutfi Haziri, Zv. Ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, Kryetarët e Komunave, Ali Berisha – Pejë, Haki Rugova – Istog, Bojan Stojanoviq – Graçanicë dhe Qemajl Mustafa - Gjilan.

    Komisionerja Malmström dhe zyrtarë tjerë nga drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe drejtorati i përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me Ministren Çitaku dhe delegacionin në orën 11:00 në Komision Evropian.

    Në këtë takim Komisionerja Malmstrom do të bëjë dorëzimin e dokumentit të udhërrëfyesit dhe do të diskutoj rreth përmbajtjes së tij.

    Në orën 11:45 në Komision Evropian në Bruksel mbahet edhe një konferencë për shtyp ku merr pjesë Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Çitaku së bashku me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

    Marrjen e Udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit.

    Në këtë aspekt, ajo ka thënë se që para tri vitesh Kosova i ka dhënë vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

    Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur Udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave.

    Kurse, Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, ka deklaruar se janë 101 kritere që Kosova duhet të përmbushë. Vendet e rajonit kanë pasur obligim që të përmbushin vetëm 47 kritere.

    Mirëpo, Rexhepi ka theksuar se nuk ka hapësirë për dekurajim, sepse të gjitha këto kritere ndihmojnë procesin e integrimit evropian. /rtk/
    - Bukur mire, kjo eshte Qeveria e Suksesit, keso Qeveria populli dhe Shteti i Kosoves kurr nuk e ka pas.
    - Jemi Krenar me ju, ju lumt.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    me ardhjen e udhrrefyesit per liberalizim vizash ndodhi vrasja e dino asanajt kjo vrasje eshte nje goditje e madhe per kosoven e posaqerisht per thaqin dhe qeverin e tij!

    udherrefyesi nuk do i liberalizoi vizat ne rastin e kosoves!
    vizat do i liberalizoi qeveria e kosoves me pune por jo me mashtrime e krime te nje pasnjeshme!

    liberalizimi i vizave varet nga sundimi i ligjit!

    varet nga shqiptaret sesi i respektojn institucionet dhe shkulin korrupsionin!
    dhe me shkuljen e korrupsionit shkulin edhe krimin e kabinetit te te dyshuarve dhe te akuzuarve!

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Udhërrëfyesin në dorë
    Nga Faton Ismajli 15 Qershor 2012 08:13

    Autoritetet e Kosovës e pranuan edhe zyrtarisht dokumentin me të cilin definohen kriteret e procesit të liberalizimit të vizave. Komisionerja për Çështje të Brendshme e BE’së, Cecila Malmstrom, premtoi se kosovarët do të udhëtojnë pa viza pasi të plotësohen kushtet. Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, tha se i di mirë ato që kërkojnë europianët dhe se asgjë në udhërrëfyes nuk përbën befasi.

    Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme, Cecila Malmstrom, ia ka dorëzuar të enjten në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Ministres kosovare të Integrimeve, Vlora Çitaku.

    Ky dokument tregon kriteret që autoritetet kosovare duhet t’i plotësojnë për të fituar udhëtimin pa viza në zonën Schengen.

    Malmstrom dhe Çitaku e kanë quajtur hap të rëndësishëm dhe premtim të mbajtur dorëzimin e këtij dokumenti nga ana e Brukselit.

    Për të marrë këtë dokument në Bruksel ka udhëtuar një delegacion mjaft i madh, përfshirë Ministrin e Brendshëm, Rexhepi, deputetë të Kuvendit dhe kryetarë nga disa komuna të Kosovës.

    Me këtë rast janë përmendur edhe kushtet që duhet t’i përmbushin institucionet e Kosovës e që nuk janë fare të lehta.

    Express kohë më parë kishte publikuar një draft të këtij dokumenti, ku kërkohet plotësimi i një numri kërkesash e ku bien në sy edhe më shumë lufta kundër korrupsionit që autoritetet e vendit duhet ta bëjnë.

    Malmstrom ka dalë në konferencë për media me Çitakun, pasi ka dorëzuar udhërrëfyesin dhe ka pranuar se kushtet për Kosovën janë më të mëdha sesa për fqinjët e Kosovës, që tashmë gëzojnë të drejtën e udhëtimit të lirë në BE.

    Të dyja zyrtaret janë përmbajtur nga çfarëdo komenti se kur këtij procesi mund t’i vijë fundi.

    “Siç e thash ka më shumë kritere në numër, por janë të ndërlidhura me çështje të njëjta sikur në vendet tjera. Kanë lidhje me kontrollin e kufirit, sigurinë e dokumenteve, korrupsionin, të drejtat themelore etj . Por këtu janë më specifike sepse ne kemi mësuar shumë nga këto procese. Dhe e veçanta këtu është se ne i përfshijmë vendet anëtare në baza më të rregullta dhe në këtë mënyrë ne adresojmë progresin dhe se ku janë vështirësitë dhe madje në këtë mënyrë e përshpejtojmë atë duke përkrahur Qeverinë e Kosovës kur t’i identifikojmë këto( pengesat)”, ka thënë Malmstrom.

    Për më tepër ajo ka theksuar se prapa vendimit për ta dorëzuar udhërrëfyesin qëndrojnë 27 vendet anëtare të BE’së, të cilat edhe dëshirojnë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm pasi të plotësohen kushtet.

    Malmstrom ka thënë se Komisioni nuk do të prezantojë ndonjë dokument shtesë, duke thënë se në këtë pikë duhet t’i besohet Brukselit pasi këtë e ka prezantuar edhe si një garanci.

    “Rruga e liberalizimit të vizave do të varet nga Kosova dhe plotësimi i kërkesave të ndryshme. Se kur do të bëhet realitet udhëtimi pa viza, është në dorën e Qeverisë sa shpejt do t’i zbatojë reformat në terren. Por, shpresoj se autoritetet kosovare do të tregojnë të njëjtin përcaktim dhe vullnet siç e kanë bërë deri më tani dhe Komisioni është partner dhe i vullnetshëm të punojë me ju”, ka thënë suedezja Malmstrom.

    Ajo madje ka shpjeguar se gjatë një takimi në Bruksel mes dy palëve do të përcaktohen edhe disa detyra që duhet t’i bëjnë institucionet.

    “Kjo është saktësisht ajo që do të diskutojmë sot padite në konferencën e lartë të shërbyesve civilë, për të definuar shpejtësinë, prioritetet , detyrat bashkë me Qeverinë e Kosovës. Nuk ka listë të prioriteteve, gjithçka duhet të përmbushet . Por, shpejtësia e saktë se kur duhet të ketë amendamentime ose ligje të planifikuara, kjo është diçka që duhet ta shikojmë së bashku”, ka thënë ajo.

    Çështja e kontrollit të kufirit është një nga pikat e rëndësishme që përmendet në udhërrëfyes.

    Malmstrom në këtë kontekst ka komentuar për veriun, duke thënë se kjo çështje është sensitive, por nuk do të ndikojë në proces.

    “Situata në veri është e vështirë, por nuk është një kusht “per se” (në vetvete ) për udhërrëfyesin”.

    Çitaku ka pranuar se udhërrëfyesi ka më shumë kushte sesa në rastet tjera të vendeve të Ballkanit, por ka thënë se asgjë në dokument nuk është befasuese.

    “Unë ende mendoj se do të jemi në gjendje t’i përmbushim kriteret në një kohë rekord dhe nuk ka befasi sepse unë e pash dokumentin dhe Komisioni nuk po kërkon nga ne që të zbulojmë formulën e Coca - Cola’s”, ka thënë ajo.

    “Udhërrëfyesi ka 95 kritere që duhet t’i përmbushim. Të gjitha institucionet do të punojnë shumë në mënyrë që të bëhet e mundur që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza. Nuk do të jap ndonjë datë, por premtoj se do të punojmë shumë”, ka thënë ajo.

    Bazuar në ato që ka thënë Çitaku, koha kur kosovarë do të udhëtojnë pa viza nuk është shumë e largët.

    “Ne kemi adaptuar në mënyrë unilaterale udhërrëfyesin tri vjet më parë dhe që para 3 vjetësh kemi filluar t’i përmbushim kriteret për liberalizimin e vizave njëanshëm dhe disa nga kushtet që janë caktuar në udhërrëfyes tashmë janë përmbushur”, ka thënë ajo.

    Malmstrom ndërkaq është mundur që para zyrtarëve të Kosovës të heqë frikën për këtë proces, duke thënë se liberalizimi do të ndodhë.

    “Kur e kemi nisur këtë proces me vendet tjera u kemi thënë se kur t’i arrini kriteret ju do t’ua heqim vizat dhe kështu kemi bërë. Dhe nuk po shoh pse nuk do ta bëjmë edhe me këtë rast”, ka thënë zyrtarja e Komisionit Europian.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin



    Udhërrëfyesin në dorë
    Nga Faton Ismajli 15 Qershor 2012 08:13

    ...
    Letra A4 ka sa te duash...

    Publiko "Udherrefyesin" origjinal, qe ta shohim se per cfare behet fjale?
    Kjo eshte me e rendesishme, jo fotografimi me letra te bardha A4 ne dore.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    me ardhjen e udhrrefyesit per liberalizim vizash ndodhi vrasja e dino asanajt kjo vrasje eshte nje goditje e madhe per kosoven e posaqerisht per thaqin dhe qeverin e tij!

    udherrefyesi nuk do i liberalizoi vizat ne rastin e kosoves!
    vizat do i liberalizoi qeveria e kosoves me pune por jo me mashtrime e krime te nje pasnjeshme!

    liberalizimi i vizave varet nga sundimi i ligjit!

    varet nga shqiptaret sesi i respektojn institucionet dhe shkulin korrupsionin!
    dhe me shkuljen e korrupsionit shkulin edhe krimin e kabinetit te te dyshuarve dhe te akuzuarve!
    Vizat per Kosoven do te liberalizohen vetem kur i konvenon BE-se.

    Potenciali i shqipertareve te Kosoves, te cilet do te perfitonin direkt nga liberalizimi i vizave eshte relativisht modest. Faktikisht nuk ka me shume se 200.000 qe ju duhet patjeter liberalizimi i vizave. Tjeret jetojne dhe punojne ne diaspore, levizin sa here te duan me viza, posedojne pasaporta te shteteve tjera (Shqiperi, Serbi, Mali Zi, Maqedoni, Bosnje...). Mbesin kryesisht njerez, te cilet per arsye pune, biznesi, private, shendeti, moshe, gjendje sociale etj. nuk kane as mundesi as nevoje te udhetojne jasht vendit.
    Pra, fjala eshte per 0,01-0,03% te numrit te banoreve te BE-se, te cilet nuk kane mundesi te udhetojne "lirisht" ne BE. Ose nese i llogaritim te gjithe, edhe ata qe jetojne ne diaspore, atehere jane diku 0,4-0,5%.

    Procesi i liberalizimit te vizave per Kosoven eshte shfrytezuar dhe do te shfrytezohet edhe disa vite per demtimin e shtetit te Kosoves dhe qytetareve te saj nga te gjithe armiqet e Shqipetareve ne BE, e qe faktikisht jane numri me i madh i shteteve dhe popujve te BE-se. Ndesa Kosova nuk perfiton asgje resp. absolutisht me pak se shtetet, te cilat nuk kane ber kompromise te tilla anitshteterore, antinacionale dhe antiligjore per te arritur liri te levizjes me kushte disa here me te favorshme ...

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Letra A4 ka sa te duash...

    Publiko "Udherrefyesin" origjinal, qe ta shohim se per cfare behet fjale?
    Kjo eshte me e rendesishme, jo fotografimi me letra te bardha A4 ne dore.

    po ku ke pa ti qe do tu shperndahen dy milion shqiptarve origjinali more dost

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin
    po ku ke pa ti qe do tu shperndahen dy milion shqiptarve origjinali more dost
    Nuk kerkon askush qe te shperndahen, por vetem te postohet dokumenti zyrtar resp. linku ku eshte publikuar, ne menyre qe ta shohim te gjithe se per cka eshte fjala...

    Pra, posto dokumentin, nese ke mundesi, dhe mos u mundo kot te arsyetohesh palidhje.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kosova, getoja e Evropës

    Publikuar: 18.06.2012 - 10:26

    Prishtinë, 18 qershor - Rivendosja e kontrollit kufitar në vendet e zonës Shengen do të ndjehet më se paku nga qytetarët e Kosovës. Kosovarët duke sikur jetojnë në një geto.

    Vula me shkronjën “R” sipër, e cila përkthehet si refuzim i vizës vihet shpesh në pasaportat e qytetarëve, të cilët për një arsye apo tjetër dëshirojnë të dalin jashtë Kosovës

    Personat të cilët refuzohen për vizë nuk janë thjeshte qytetarë të zakonshëm. Ky fenomen prek edhe personalitete të njohura të artit dhe shoqërisë civile, thekson TCH.

    Petrit Çarkagjiu është anëtar i bendit të njohur muzikor ‘Xheriko’. Për shkak të procedurave, ai nuk mundi të marrë pjesë në “Balcan Trafic Festival” në Bruksel.

    Përkundër një premtimi gojor që e kemi pasur se do të marrim një vizë më të gjatë do të thotë gjashtë mujore, me shumë hyrje, në moment të fundit na u është dhënë viza dhjetë ditëshe me hyrje, gjë e cila na ka pamundësuar, meqenëse jemi nisur me makinë, kemi pasur instrumentet me vete, nuk kemi mundur të kalojmë nëpër Kroaci, sepse ekziston një rregull i Kroacisë që nuk lejon kalimin me vizë vetëm me një hyrje, janë detaje teknike banale me të cilat ne duhet të ballafaqohemi, ne gjatë asaj kohe kemi dashur tre ditë me u keqtrajtuar nëpër Mal të Zi për të tentuar rregullimin e vizës dhe nuk ja kemi arritur qëllimit”, tha Petrit Çarkaxhiu, grupi “Jericho”.

    Ambasadat e huaja duket se mbyllin sytë para çfarëdo dokumenti, ftesë nga ndonjë institucion i vendeve të Evropës apo arsyetim që kanë përpara vetes, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të refuzimit.

    Anglia është një tjetër shtet i cili ndonëse jashtë zonës Shengen duket se i ka komplikuar procedurat e pajisjes me viza udhëtimi për qytetarët e Kosovës. Ambasada e Anglisë në Prishtinë nuk vendos fare për këtë çështje.

    Rrjedhimisht Pasaportat e kosovarëve bashkëngjitur me një grumbull dokumentesh shkojnë në Varshavë të Polonisë prej nga edhe kthehet përgjigja e vizës. Drejtoresha e “Friderich Ebert Shtiftung” në Kosovë Besa Luzha mori përgjigje negative së fundi, pavarësisht se ajo është studente e doktoraturës në një universitet në Angli.

    Puna e trajtimit qysh sillen ndaj neve si qytetarë të Kosovës refuzime pa bazë dhe mos konsiderim i komplet dokumentacionit sic ishte rasti te unë, sepse unë prej gjashtë vjetëve studioj në Angli jam regjistruar e rregullt dhe vetëm pse kam kërkuar që të marr një vizë më të gjatë sepse për shkak të statusit që të marr një vizë më të gjatë, do të thotë është refuzuar, pa marrë për baze vizat e përparshme, statusin e studentit, në përgjithësi me shqetëson fakti që vetëm ne kemi mbetur të izoluar, unë i kuptoj shqetësimet e shteteve por unë mendoj se një numër i madh i njerëzve kanë interesim për të bërë gjëra të jashtëligjshme, por unë jam e sigurt që ata qe duan të bëjnë keqpërdorime janë nëpër Evropë kur qytetarët e ndershëm ofendohen para ambasadave detyrohen të presin gjatë”, thotë Besa Luzha, nga “Friedrich Ebert Stiftung”.

    Jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të ankohen në momentin që marrin përgjigje negative nga ndonjë shtet. Por edhe nëse disa prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë, komenti që bënë ambasadat përkatëse nuk duket aspak në frymën e parimeve demokratike. Ambasadat e huaja kryesisht ndodhen këtu në lagjen Arbëria në Prishtinë. Refuzimi i vizës nuk përbën shqetësimin e vetëm për qytetarët e Kosovës. Ata në të shumtën e rasteve i ekspozohen pritjeve të gjata më shumë se një muaj deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare.

    Në një situatë të ngjashme është gjendur Teuta Halimi. Ajo kishte planifikuar të udhëtonte për vitin e ri jashtë Kosovës por marrja e vizës 15 ditë me vonesë bëri që planet e saj të dështojnë.

    “Procedurat e tyre jashtëzakonisht të ndërlikuara kanë bërë që viza të më jepet me 15 ditë vonesë planifikimit për udhëtim edhe pasi i kam pasur biletat e aeroplanit, trenit, koncertit etj, pasi ka ardhur Viti i Ri ishin ditët e fundit unë i kisha ndërruar planet dhe kisha për të udhëtuar diku tjetër, mirëpo nuk kam pasur mundësi me e tërhequr pasaportën për shkak të arsyetimeve që tani vizat merren në Varshavë dhe pasaportat nuk janë në Kosovë, si përfundim mbeta në Prishtinë nuk më kanë bërë të ndihem mirë si qytetare e Kosovës, se kam përfunduar e vetme dhe asnjërën nga planet nuk e realizova”, thotë Teuta Halimi, qytetare e Prishtinës.

    Praktikat e punës së vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk janë shembull i mirë për ato shtete të cilat nuk e kanë bërë akoma një gjë të tillë. Spanja është një shtet, i cili jo me larg se vitin e kaluar kishte lëshuar viza turistike për kosovarët. Por këtë vit duket se është hequr edhe kjo mundësi. Agjencitë turistike kanë filluar t’i anulojnë udhëtimet në drejtim të Spanjës për shkak të paralajmërimeve se nuk do të jepen vizat.

    Qeveria e Kosovës mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Një dokument ky i cili detyron shtetin më të ri në Evropë të punojë shumë deri në hapjen e kufijve të Evropës për qytetarët e vet.

    Pengesat kryesore kanë të bëjnë me faktin se Kosova ende identifikohet si një vend i përfshirë në korrupsion krim të organizuar si dhe qytetarët ende duan të migrojnë ilegalisht për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
    http://www.koha.net/?page=1,13,103784

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •