Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 139
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kosova, në pritje të udhërrëfyesit



    Kosova pret që gjatë kësaj pranvere të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, duke e konsideruar këtë si afat optimal. Por, asnjë nga krerët institucionalë nuk është në gjendje të thotë qartë nëse do të vijë ky dokument në Kosovë deri në fund të pranverës, pasi kjo po varet nga Bashkimi Evropian. Ekspertët e integrimeve evropiane vlerësojnë se Kosova deri më tash ka pasur një përvojë të keqe kur është fjala për respektimin e afateve kohore.

    Nga zyrtarët në Bruksel shpeshherë është thënë se gjatë kësaj pranvere Kosova do ta marrë udhërrëfyesin, ndërsa pranverës po i vjen fundi udhërrëfyesi ende mbetet në Bruksel.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë është vështirë se Kosovës do t’i jepet udhërrëfyesi në këtë kohë.

    “Ashtu si po shkojnë gjërat duket se kjo çështje është mjaft e vështirë për disa arsye, se në radhë të parë nuk po shohim që ekziston një vullnet nga Bashkimi Evropian si tërësi shtetesh. Vet zonja Lunacek ka folur për dy blloqe sa i përket udhërrëfyesit. Çështja tjetër është që varet nga puna në Kosovë, disa parametra që janë për të marrë atë, janë shumë të vështira, që po aplikohen vetëm me Kosovën, janë të vështira dhe të paarritshme për t’u plotësuar”, ka thënë Lama për Kosovapress.

    Për më tepër, ajo ka shtuar se janë disa kritere shtesë që nuk u janë vënë vendeve të tjera të rajonit, por vetëm Kosovës, dhe janë kritere vetëm për të fituar kohë.

    Por, deputetja Lama nuk lë anash pa kritikuar edhe zyrtarët e institucioneve të vendit që vazhdojnë të premtojnë se do të marrin udhërrëfyesin, ndërsa me këtë po gënjehen vetëm qytetarët.

    Ndërsa, eksperti i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, njëherësh drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillim, shpreson se gjatë pranverës të vijë udhërrëfyesi, ndërkohë ka përmendur edhe telashe që një grup i vendeve anëtare të BE-së që dëshirojnë me pas një qasje tjetër për Kosovën.

    I pyetur nëse mund të shtyhet ky proces edhe më tutje, Muharremi thotë që Kosova në raport me BE ka një përvojë të keqe, duke iu shtyrë shpeshherë afatet kohore.

    “Na kemi eksperiencë tepër të keqe. Deri tash dihet që Komisioneri, para 20 muajsh ka thënë që shumë shpejt ka me filluar dialogu për liberalizim të vizave, kanë kaluar 18 muaj deri sa kjo ka ndodh. Ne po shpresojmë që kjo gjë mos të ndodh tash, ne po e marrim udhërrëfyesin, por tepër me rëndësi jo vetëm me pranuar këtë udhërrëfyes por edhe përmbajtjen e saj. Ne duhet me insistuar që mos me pas një qasje të cilësisë së mirë për shkak se Kosova ka perspektivë evropiane të anëtarësimit si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Muharremi.

    Për më tepër, ai ka shtuar se Kosova ka avancuar në disa çështje siç është ajo e riatdhesimit, dokumenteve etj, por sipas tij ka edhe disa të tjera kritere që duhet t’i përmbushë.

    Eksperti Muharremi thotë se në versionin e fundit të udhërrëfyesit janë mbi 100 kushte, ndërsa nëse krahasohet kjo me vendet e Ballkanit Perëndimor, ata i kanë pasur pak më shumë se 50 kushte, ndërsa vendet e fqinjësisë së mirë në udhërrëfyesin e fundit kanë pasur 75 kushte.

    Ndërkohë, zëvendësministri Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, shpreh besimin se Kosova do ta marrë udhërrëfyesin gjatë kësaj pranvere, pasi që konsideron se Kosova i ka plotësuar kushtet.

    “Ne besojmë që udhërrëfyesi për liberalizim të vizave do të jetë në Kosovë gjatë kësaj pranvere, duke pas parasysh disa fakte. E para në 2012 ka pas një qartësim të pozicionit të Bashkimit Evropian karshi Kosovës, duke pas parasysh që edhe Kosova i ka plotësuar kushtet në këtë proces”, ka deklaruar Kasapolli për Kosovapress.

    Megjithatë, ai ka thënë se pozicionimi i Kosovës nuk është si rezultat i kushteve që janë imponuar Kosovës, por ka qenë një vullnet i mirë i Kosovës dhe institucioneve të saj që të aprovojnë një udhërrëfyes qysh në vitin 2009 dhe të fillojnë zbatimin e tij, duke pasur parasysh parametrat që i kanë përmbushur vendet e rajonit.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #112
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga Bardhi Lexo Postimin
    Do i thoja me plot gojen;
    Liroj Kosovate te udhetojne te lire . Kete e meritojne nga evropa. Besoj se Evropa nuk e ka harruar, ndihmen qe ja ka dhene Skenderbeu ne kohen e tij. Po mos tishte kane Skenderbeu, Turku e kishte bere lesh evropen e asaj kohe.
    Kete ata e dijne mire.
    Shqiptaret e kane edhe Nanen Tereze bije te veten. Evropa e ka per ndere kete shejtereshe.
    Atehe diqka spo kuptoj.
    Si mundet evropa me i ngujuar ate popull, qe beri aq shume per evropen.
    I dha dy uje te permasve boterore.
    Europa eshte e interesuar qe te ket ne gjiun e saj nje shtet seroz, gje qe Kosova nuk eshte njeher per njeher. Posa te kendellen polikajt dhe te vetedijsohen se ne Europe nuk hyhet me mentalitet te sundimit feudal dhe me analfabet te diplomuar ateher dyert e Europes do te hapen vetvetiu.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Kosova, në pritje të udhërrëfyesit

    ...
    Kosova, pavaresisht prononcimeve propagandistike te qeverise dhe politikes se Kosoves, nuk ka mundesi reale te merr "udherrefyes", pasiqe sipas BE-se, nga e cile edhe kerkon udherrefyesin, nuk eshte shtet. Si jo-shtet Kosoves ne rastin me te mire do ti ofrohen "kushte te vecanta" per liberalizimin e vizave. Keto kushte vetem pjeserisht do te jene te ngjashme me ato te shteteve tjera (ballkanike). Pra, Kosova me gjase te madhe zyrtarisht asnjehre nuk do te merr "udherrefyes" nga BE.
    Kosoves liberalizimi i vizave do ti ofrohet dhe mundesohet vetem ne baze te Rez. 1244 te OKB-se, dhe jo si Kosove apo si shtet. Prandaj, bisedimet dhe marreveshjet per liberalizimin e vizave nuk munden dhe nuk do te zhvillohen ne mes te Republikes se Kosove dhe BE-se, por vetem ne mes te BE-se dhe Organeve apo Institucioneve Administrative te Kosoves sipas Rez. 1244 te OKB-se.
    Problematike kryesore ne kete kontekst jane dokumentet zyrtare , sidomos per vendet qe nuk kane njohur Kosoven ose pasaportat e Kosoves. Kjo eshte edhe nje nder arsyet kryesore qe e pengon nje zgjidhje me te shpejte. Ne fakt shtetet e BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven mund ta bllokojne procesin edhe per vite te tera, nese shtetet tjera te BE-se kane prioritete tjera dhe e injorojne deshiren dhe te drejten e kosovareve per trajtim te barabarte me qytetaret tjere te Ballkanit dhe Evropes.
    Tek e fundit, kjo deshire, nevoje dhe e drejte e kosovareve do te shfrytezohet edhe me tutje si mjet presioni politik kunder Kosoves, institucioneve te Kosoves dhe qytetareve te saj. Prandaj, nuk eshte e pritshme qe kundershtaret dhe armiqte e Kosoves dhe te shqiptareve te heqin dore nga nje mjet i tille efektiv presioni. Ne anen tjeter mbi 1/3 e popullsise se Kosoves, ndoshta edhe gjysma, edhe tani kane te drejte te udhetojne lirisht ne BE dhe vende tjera te botes...

    Sido qe te jete, cfardo procesi qe do te kete, qeveria aktuale e Kosoves do ta paraqes ate si proces te rendomte te BE-se me Republiken e Kosoves dhe si merite te saj (arritje historike!). Ndersa faktet, protokollet, nenshkrimet dhe kushtet e mardhenjeve dhe marreveshjeve me siguri nuk do te publikohen, perjashtur kushteve te BE-se per qytetaret e Kosoves.
    Megjithate gjasat jane relativisht te vogla qe Kosovaret te udhetojne pa viza ne vitin 2012, 2013..., nese nuk dryshon politika e Kosoves ndaj Serbise dhe BE-se. Vetem nese rrezikohet stabiliteti i Kosoves dhe rajonit, kosovaret kane gjasa ta gezojne me shpejte liberalizimin e vizave. Ne te kunderten, ka mundesi reale qe ata edhe ne vitin 2015 te ndodhen ne situate te ngjashme...

  4. #114
    BE rëndon kushtet për Kosovën

    Entuziazmi për perspektivën evropiane në Prishtinë po shkon çdo herë e më shumë drejt zbehjes, jo vetëm te qytetarët, por edhe te zyrtarët qeveritarë. Dialogun për liberalizim vizash me Kosovën, Brukseli e nisi si një premtim të mbajtur për definimin e kësaj perspektive, por sharra ka hasur në gozhdë, pasi Prishtinës jo vetëm që nuk po i definohet rruga, por kushtet vetëm sa i shtohen dhe fuqizohen.

    Pas disa shtyrjeve, më datën 30 maj ka shumë mundësi që të vendoset rreth listës së kushteve, të cilat BE-ja pret që Kosova t’i plotësojë për të pasur mundësi udhëtimi pa viza në vendet e zonës shengen. Në qeverinë e Kosovës nuk preferojnë të flasin publikisht për këtë temë, megjithëse jozyrtarisht e pranojnë që zhgënjimi është shumë i madh me diskutimet që po bëhen për këtë temë mes Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së.

    Njëherë disa shtete në krye të të cilave ishte Franca, kërkonte që jo vetëm kushtet për Kosovën të jenë shumë më të rënda, por udhërrëfyesi i Kosovës të ndahet në dy faza.

    Gazeta “Zëri” ka mësuar nga burime qeveritare të Kosovës, se ndarja e udhërrëfyesit nuk është më opsion, por ai padyshim që do jetë shumë më i rëndë sesa kushtet e vëna për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    “Më datën 30 maj është takimi i fundit në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Aty pritet të merret vendimi për udhërrëfyesin, përkatësisht për datën kur do dorëzohet ai. Përfundimisht do jetë njëfazor, por më shumë kushte se për vendet e rajonit”, thotë njëri nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës, që po merret me këtë çështje.

    Shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kosova do t’i përmbush obligimet e Udhërrëfyesit

    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, të enjten para ligjvënësve ka falënderuar Bashkimin Evropian, i cili ka dhënë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave, duke thënë se Kosova do të përmbush të gjitha ato obligime që dalin nga ky udhërrëfyes.

    Ndërkohë ka vlerësuar lartë tri vendime që janë marr brenda një viti, siç është momenti i 25 korrikut, organizimi i zgjedhjeve serbe nga ana e OSBE-së në Kosovë, si dhe momenti i tretë, vendimin për hapjen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.

    Këtë të fundit, hapjen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, e ka kritikuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se themelimin e ndonjë institucioni, në veri, duhet ta bëjnë institucionet e sigurisë dhe jo Qeveria e Kosovës, njofton “KosovaPress”.

    “Ky është lajm i vonuar, por i shumëpritur. Dje u hapë një etapë e re me BE-në. Të gjitha që dalin nga ky proces, Qeveria do t’i trajtojë me seriozitet, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në BE. I falënderoj kryetarët e komunave, gjithë partitë politike për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin këtij procesi, OJQ-të dhe mediat”, ka theksuar Thaçi, duke thënë se Kosova do t’i plotësojë të gjitha obligimet që dalin nga udhërrëfyesi, qoftë në legjislacion, ekonomi apo politikë.

    Duke folur për vendimin për hapjen e Zyrës Administrative, në veri të Mitrovicës, ai tha se ajo zyrë do të jetë funksionale në veri, do të ketë rol ekzekutiv dhe do të ketë 7 drejtori dhe 90 punëtorë.

    Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se këto ditët e fundit u prezantua me shumë bujë hapja e Zyrës Administrative në veri, përpjekje kjo që u duartrokit edhe nga disa parti opozitare.

    Konjufca ka thënë se krijimi i kësaj zyre është gabim, pasi që siç ka thënë ai qeveria po mundohet të bëjë integrimin për këtë pjesë, nëpërmjet garës me Beogradin se kush mund të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët e asaj pjese.

    “Nëse ka nevojë për themelimin e ndonjë institucioni në veri, këto janë institucionet e sigurisë së Kosovës. Të krijosh zyre atje, kur edhe Beogradi ka institucionet e MUP-it është sikur Bajram Rexhepi që vendosi kontejner plastike”, ka thënë Konjufca.

    Sipas tij, pa shpërbërjen e strukturave paralele, çdo përpjekje për integrimin e kësaj pjese do të mbetet vetëm dëshirë.

    Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është një lajm i mirë për Kosovën. Por, sipas tij, udhërrëfyesi ka me përmend dukurinë e korrupsionit të lartë në vend, papunësinë dhe dukuri të tjera.

    “Udhërrëfyesi definitivisht ka me të thënë: uleni korrupsionin, uleni papunësinë, uleni krimin e organizuar, ndreqni spitalet, ndreqni shkollat, punësoni njerëzit. Kjo është rruga, ky është udhërrëfyesi”, ka theksuar Gjini.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #116
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga Bardhi Lexo Postimin
    Do i thoja me plot gojen;
    Si mundet evropa me i ngujuar ate popull, qe beri aq shume per evropen.
    I dha dy uje te permasve boterore.
    Mos u quditni fare europa jeton ne shtepin e vete ti po i troket ne dere ajo po te kushtezon me hy me pak kushte; Mos vidh shtetin, mos e vraj miletin, denoni kriminelet , siguroni popullin, konfiskoni pronat e hajnave, zbatushmeri te ligjit edhe per ''jashtetoksre(Politikanet tane)''prejardhjen e pasurise, stop krimit shtetror ndaj vetvetes dhe me nje fjale mose mendoni se Europa ua shtron sofren.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çitaku në Bruksel për të pranuar Udhërrëfyesin

    Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku me një delegacion nga Kosova ka udhëtuar për vizitë në Bruksel, ku të enjten do të bëhet dorëzim-pranimi i udhërrëfyesit për liberalizim të vizave gjatë një takimi me komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström.

    Pjesë e këtij delegacioni janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, Lutfi Haziri, ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, kryetarët e Komunave, Ali Berisha–Pejë, Haki Rugova–Istog, Bojan Stojanovic-Graçanicë dhe Qemajl Mustafa-Gjilan.

    Në njoftimin për media bëhet e ditur se komisionerja Malmstrom dhe zyrtarë tjerë nga Drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe Drejtorati i përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me ministren Çitaku dhe delegacionin e Kosovës.

    Të njëjtën ditë, do të mbahet edhe “takimi i parë i zyrtarëve të nivelit të lartë” , sipas praktikës së rregullt të procesit.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    KE-ja ia dorëzoi Qeverisë udhërrëfyesin për viza



    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström, ia dorëzoi Qeverisë së Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
    Ky dokument paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat duhet t’i plotësojë Kosova. Këto reforma kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, ri-integrimin dhe ri-pranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore.

    Ndërkaq, përfundimet e dialogut për viza do të varen nga progresi i Qeverisë së Kosovës në plotësimin e këtyre kërkesave.

    "Unë jam e kënaqur në veçanti për faktin se pata rastin ta dorëzoj këtë dokument, të pritur me padurim nga Qeveria e Kosovës. Ceremonia e sotme e dorëzim-pranimit të këtij dokumenti, i shpie qytetarët e Kosovës një hap më afër udhëtimit pa viza. Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave përfshin reformat të cilat do të duhet t’i implementojë Qeveria e Kosovës, për të krijuar një mjedis të sigurt për të udhëtuar pa viza. Se a do të bëhet realitet udhëtimi pa viza dhe se kur do të bëhet varet nga angazhimi i qeverisë për implementimin e këtyre reformave të vështira në terren”, tha Malmström.

    Ndryshe, në të kaluarën, BE-ja kishte nisur dialogun për liberalizimin e vizave me pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që qytetarëve të tyre t’u lejohet udhëtimi pa viza në shtetet e BE-së

    Pas vlerësimit të progresit të arritur nga këto shtete në implementimin e reformave të thella, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia iu bashkuan regjimit pa viza të BE-së, në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina në nëntor të vitit 2010.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Përshëndesin dorëzimin e udhërrëfyesit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, që institucioneve të Kosovës, t’ua dorëzojë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave, dokument ky që mundëson plotësimin e kushteve për udhëtim të lirshëm në BE të qytetarëve të saj.

    Presidentja e Kosovës e vlerëson këtë si hap të rëndësishëm të Komisionit Evropian dhe të vendeve anëtare që e kanë mbështetur këtë proces, njoftoi presidenca e Kosovës.

    Presidentja Jahjaga ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë në përmbushjen e kritereve dhe obligimeve të përcaktuara në këtë udhërrëfyes, duke konsoliduar arritjet në të gjitha fushat në kuadër të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës.

    Presidentja Jahjaga, që udhëheq Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, vlerëson se vendimi i BE-së përçon një mesazh të qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës se edhe ata, si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Ballkanit, gëzojnë perspektivën evropiane.

    Procesi i liberalizimit të vizave do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës të thellojnë reformat në forcimin e institucioneve demokratike, në sundimin e ligjit si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    ***

    Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka përshëndetur dorëzimin e shumëpritur të Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, të ndërmarrë sot nga Komisioni Evropian, e që është dhënë në koordinim me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

    “Ky është edhe një konfirmim i qartë që Kosova është duke shkuar me hapa të sigurt drejt integrimit evropian dhe puna në këtë drejtim do të shpërblehet me përfitime konkrete për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Qeverisë .

    Qeveria e Republikës së Kosovës, siç theksohet më tej në deklaratë, shpreh kënaqësinë që ky proces për përmbushjen e parakushteve për të arritur heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, që është ofruar sot është në pajtim me politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe është i ngjashëm me procesin integrues të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    “Qeveria zotohet se në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë, kërkesat përbrenda kapitujve, që kanë të bëjnë me sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve, rendin publik dhe sigurinë dhe të drejtat fundamentale, si dhe kushteve të mbetura rreth ripranimit dhe riatdhesimin do t’i trajtojë si prioritet”.

    Qeveria falënderon të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në procesin e deritanishëm. “Ky kapitull i procesit është përmbyllur falë përkushtimit të institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në adresimin e sfidave që kanë të bëjnë me migrimin, sigurinë e dokumenteve, reformat në fushën e sundimit të ligjit, si dhe përmirësimin e kushteve për ripranim dhe ri-integrim të personave të riatdhesuar”.

    Nga tani e tutje, sipas Qeverisë së vendit, ky përkushtim do të jetë kyç në mënyrë që ky proces të shkojë përpara.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave





    Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

    Nga Express 14 Qershor 2012 12:37


    (E plotësuar) Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom.

    Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.

    Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Cecilia Malmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.

    Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.

    Ministrja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.

    Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.

    Në Bruksel bëhet pranimi i udhërrëfyesit

    Delegacionit të Kosovës sot në Bruksel, i dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave në një takimi me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

    Pjesë e këtij delegacioni janë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, Lutfi Haziri, Zv. Ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, Kryetarët e Komunave, Ali Berisha – Pejë, Haki Rugova – Istog, Bojan Stojanoviq – Graçanicë dhe Qemajl Mustafa - Gjilan.

    Komisionerja Malmström dhe zyrtarë tjerë nga drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe drejtorati i përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me Ministren Çitaku dhe delegacionin në orën 11:00 në Komision Evropian.

    Në këtë takim Komisionerja Malmstrom do të bëjë dorëzimin e dokumentit të udhërrëfyesit dhe do të diskutoj rreth përmbajtjes së tij.

    Në orën 11:45 në Komision Evropian në Bruksel mbahet edhe një konferencë për shtyp ku merr pjesë Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Çitaku së bashku me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

    Marrjen e Udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit.

    Në këtë aspekt, ajo ka thënë se që para tri vitesh Kosova i ka dhënë vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

    Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur Udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave.

    Kurse, Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, ka deklaruar se janë 101 kritere që Kosova duhet të përmbushë. Vendet e rajonit kanë pasur obligim që të përmbushin vetëm 47 kritere.

    Mirëpo, Rexhepi ka theksuar se nuk ka hapësirë për dekurajim, sepse të gjitha këto kritere ndihmojnë procesin e integrimit evropian. /rtk/

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •