Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 139
  1. #91
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Publiko dokumentin zyrtar te BE-se per oferten konkrete ne fjale...?

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dialogu për vizat kah mesi i janarit

    14-12-2011

    Komisioni Evropian ka njoftuar se dialogu për liberalizimin e vizave do të nisë vetëm pasi ekipi i i tyre, i cili deri javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë, ka vërtetuar se vendi ynë vërtet ka bërë progres. Konfi rmimi ka ardhur nga komisionarja për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom, të martën, gjatë një konference me gazetarë në

    Bruksel.

    Kjo përfundimisht e hedh poshtë atë që e thoshte shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila vazhdimisht ka folur për “pako shpërblyese” që BE do t’ia japë Kosovës, ku hyn edhe nisja e dialogut për vizat, për shkak të përkushtimit që ajo e ka treguar në këtë dialog.

    Aq më tepër, të martën është konfirmuar përfundimisht se sa gabim kanë qenë qeveritarët kosovarë lidhur me kohën kur do nisë ky dialog. Malmstrom ka deklaruar që dialogu nis nga mesi i janarit 2012, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte thënë se kjo do ndodhë në fund të këtij viti.

    Të hënën, ndërkaq Ministria e Integrimeve ka thënë që dialogu tashmë formalisht është i nisur. Komisionarja për Çështje të Brendshme në BE, ka thënë se Kosova ka arritur progres të madh, dhe vetëm pasi kjo është verifi kuar, ata e kanë informuar Këshillin që tash mund t’i jepet drita jeshile vendin tonë për këtë çështje.

    Vlerësimi i Malmstrom ishte ky: “Javën e kaluar një ekip i Komisionit ka qenë në Kosovë. Ne i kemi kërkuar Kosovës që të arrijë progres sa u përket të kthyerve… Ekipi jonë na ka informuar që Kosova tani ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë çështje, ndërsa unë këtë ia kamë thënë edhe Këshillit të BE-së. Për këtë ne tani mendojmë që duhet nisur dialogun për vizat me Kosovën. Tani ne do të kontaktojmë me autoritetet kosovare për të caktuar një datë të saktë për nisjen e këtij dialogu, që unë besoj se mund të jetë diku rreth mesit të janarit”.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Dialogu për vizat kah mesi i janarit

    14-12-2011
    ...

    Të hënën, ndërkaq Ministria e Integrimeve ka thënë që dialogu tashmë formalisht është i nisur....

    ZËRI


    Vazhdim i propagandes se papergjegjshme dhe mashtruese...

    13.11.2010
    Thaçi: Vizat brenda 15 muajve

    Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, vazhdon të premtojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës brenda një afati prej 15 muajsh.

    Unë jam i zotuar që t’i implementoj të gjitha kriteret demokratike, bile edhe për më pak se 15 muaj, që Kosova t’i kryejë obligimet e veta për liberalizimin e vizave. Kam besim të plotë dhe konfirmim edhe nga Brukseli se nuk do të vonohet më shumë se 15 muaj. Unë vazhdoj të kem linja direkte me autoritetet vendimmarrëse në Bruksel”, tha Thaçi. ...
    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,42653
    Rexhepi: Brenda 15 muajsh liberalizimi i vizave

    26 mars 2011

    Në një intervistë për emisionin Inpol në NEWSTV, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka quajtur real premtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, se brenda 15 muajsh do të bëhet liberalizimin e vizave.
    http://www.ekonomisti.info/artikulli...zimi-i-vizave/

    14.10.2011
    THAÇI: PREMTOVA BISEDIME PER VIZAT BRENDA 15 MUEJVE, JO LIBERALIZIM
    Gjatë fushatës elektorale, Thaçi kishte premtuar se brenda 15 muajve qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, pa viza, në shtetet e Evropës Perëndimore. Mirëpo, ai sot tha se premtimi i tij ka qenë që brenda 15 muajve të nisë dialogu për liberalizimin e vizave. ...

    http://www.rrokum.tv/?page=1,4,2824

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dialogu për vizat, në janar

    Burimet e Komisionit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar të premten se dialogu për liberalizim të vizave me Kosovën, do të filloj më 19 janar të vitit të ardhshëm.
    Kjo datë i është propozuar ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e komisionares për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, raporton REL.

    Komisioni Evropian në këtë mënyrë ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera, që Kosova duhet t’i plotësoj për arritjen e synimit për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.

    Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk është e përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza për në zonën Shengen të Bashkimit Evropian. Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar disa herë se kanë përmbushur kushtet për fillim të dialogut dhe se tani presin vetëm udhërrëfyesin nga Brukseli.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Deri te liberalizimi, rrugë e gjatë

    Besiana Xharra | 18-12-201

    Tani kur është caktuar edhe data për fillimin e dialogut me Brukselin zyrtar për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizmin e viziave, analistët politikë paralajmërojnë Qeverinë e Kosoës që të shtërngohet, sepse e pret një punë e madhe. Ata kanë deklaruar që Kosovën e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë deri në futjen e saj në zonën “Shengen”.

    Madje, sipas tyre, Kosova nuk ka gjasa që t’i plotësojë kushtet më shpejt se vendet e rajonit për të marrë liberalizmin e vizave, vende të cilat kanë pritur mbi 20 muaj.

    “Pas nisjes së dialogu për liberalizim vizash, Kosovën e pret një rrugë shumë e gjatë deri në futjen e saj në zonën “Schengen”, ka thënë njohësi i integrimeve evropiane, Augustin Palokaj. Sipas tij, ky proces do të zgjasë mjaft shumë, madje më shumë sesa u ka zgjatur vendeve të rajonit.

    “Serbisë e Malit të Zi, ky dialog i ka zgjatur rreth 20 muaj, ndërsa Shqipërisë e Bosnjës më shumë se 30 muaj, kurse Kosovës sigurisht që do t’i duhet edhe më shumë, meqë para vetes ka për të kryer procedura shumë më të zorshme se që është kërkuar nga vendet rajonale”, ka thënë Palokaj.

    Ai po ashtu sqaron, se hapja e dialogut nuk do të thotë marrja e menjëhershme e udhërrëfyesit, pra, siç thotë ai janë procedura që marrin shumë kohë.

    “Me 19 janar hapet dialogu, më pastaj bazuar në përvojat e vendeve tjera nis identifikimi i kritereve, dhe ato kritere futen në udhërrëfyes, e pastaj nis zbatimi i tyre nga Qeveria e Kosovës. Kjo nuk do të thotë që procedurat për Kosovën do të jenë të njëjta me ato të rajoneve, por e sigurt është që do të jenë edhe më të vështira”, shtoi ai.

    “Qysh në vitin 2009, Komisioni Evropian e pati përmendur mundësinë e hapjes së dialogut për liberalizimin e vizave, ndërsa kjo po ndodh në vitin 2012. Andaj, derisa të niste dialogu na është dashtë më shumë se dy vjet të presim, nuk jam optimist që edhe dialogu do të përfundojë shpejt”, tha ai.

    Analisti tjetër Shenoll Muharremi, thotë se para Kosovës janë dy rrugë, rruga e gjatë dhe më e shkurtër.

    “Kur vendet e rajonit kanë hyrë në këtë dialog, i kanë pasur të nënshkruara marrëveshjet e riatdhesimit me të gjitha vendet, ndryshe nga Kosova që nuk i ka, dhe kjo është një prej pikave, ku Kosova mund të jetë më mbrapa. Por, në anën tjetër, Kosova e ka përparësinë se ajo edhe pse nuk e ka pasur udhërrëfyesin zyrtar nga BE, në vitin 2009 është bazuar në një udhërrëfyes të adaptuar nga vetë Qeveria e Kosovë, bazuar në udhërrëfyesit e vendeve të rajonit dhe nga ajo kohë ka nisur me implementimin e disa kushteve”, tha Muharremi.

    Sidoqoftë, sipas tij, nuk mund të ketë datë fikse dhe krahasime me rajonin, pasi që janë edhe shumë punë tjera që Kosovën e presin për t’i përfunduar, si çështja e integrimit të kufijve, pastaj zhvillimin ekonomiko-social etj.

    “Edhe nëse i zbaton të gjitha kushtet, por Evropa e sheh që populli i Kosovës vazhdon të jetë i papunë, ajo nuk do të rrezikojë dhe të hapë dyert për ta”, tha Muharremi.

    Nga ana tjetër, sipas deputetes nga Vetëvendosja, Alma Lama, aty ku Kosova do të ketë më së shumti punë gjatë kësaj rruge është riintegrimi i personave të riatdhesuar, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

    “Ne shpresojmë që procesi në fjalë të zgjatë sa më pak, megjithatë e tëra varet nga puna e Qeverisë së Kosovës”, tha Lama.

    Ajo po ashtu përmendi çështjen veri, që sipas saj, edhe pse zyrtarisht BE nuk e ka paraqitur si kriter, megjithatë, sipas informatave të cilat thotë se i posedon nga Brukseli, kjo temë mund të paraqesë problem të madh.

    Se liberalizimi i vizave merr kohë të gjatë, e pranojnë edhe deputetë të shumicës parlamentare. “Dialogu nuk është një proces që kryhet për disa muaj, e as për një vit. Janë kushtet që Kosova duhet t’i përmbushë. Nuk duhet të jemi skeptikë, mirëpo, kemi shumë punë para vetes”, tha Myzejene Selmani, deputete nga KKR.

    Kuçi: Nuk varet vetëm prej nesh

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha për “Zëri” se Kosova do të përkushtohet maksimalisht në plotësimin e kërkesave nga Komisioni Evropian, por jo e tëra varet nga Qeveria e vendit.

    “Tanimë disa kritere edhe i kemi plotësuar kështu që presim një proces më të shkurtër në afat kohor, por kjo nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga KE e të tjerët”, u shpreh ai.

    Z Ë R I
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dialogu për vizat sfidon ligjvënësit

    I gjithë spektri politik vendor, pozitë dhe opozitë, e kanë pritur me shumë padurim fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën, prandaj vitin që vjen e shohin një vit të ri ndryshe në të cilin detyra e Kuvendit të Kosovës, së bashku me ato të Qeverisë, do të jenë shumë serioze dhe për t’u trajtuar me prioritet e dinamikë të shtuar. Ligjvënësit konsiderojnë se në aspektin e miratimit të ligjeve të reja që do të kërkohen, ata në asnjë mënyrë nuk do të jenë objekt i bllokimit të procesit, por dëshirojnë që Qeveria të jetë shumë më serioze në respektimin e agjendës legjislative, jo vetëm për ta dërguar atë në Kuvend për miratim, por edhe më tepër në zbatimin e ligjeve që miratohen. “Gjatë këtij viti që po mbetet pas, ndonëse kemi filluar punën në miratimin e ligjeve me mjaft vonesë, kemi arritur të miratojmë një numër relativisht të madh të ligjeve, rreth 80 sosh, edhe prej atyre që kanë qenë prioritet në aspektin e rrugëtimit të Kosovës drejt përfarimit me procesin e integrimeve evropiane. Ne besojmë që Qeveria e Kosovë, në vitin që vjen, vit i fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave, do të jetë e gatshme të përmbushë të gjitha kërkesat që do të parashtrohen nga partnerët tanë që na mbështesin në këtë proces, jo vetëm në aspektin e zhvillimit të politikave integruese, marrjes së përgjegjësive, por edhe për të realizuar deri në fund agjendën legjislative, e cila mund të dalë nga ky proces”, thotë për “Kosova Sot” deputeti i PDK-së Nait Hasani. Ai shton se duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë vit do të mund të ballafaqohemi dhe pajtohemi edhe me kërkesa që mund të rezultojnë me vendime të dhimbshme për ne si klasë politikë në këtë proces të ri, sepse kërkesat e BE-së sa do vijnë e do të shtohen edhe me presione të reja për realizuar detyrat në rrugëtimin e integrimit. “Ne besoj që jemi tash të përgatitur dhe vetëdijshëm se kthim mbrapa nuk ka. Vendi ynë është integrimi në BE dhe për këtë duhet të punojmë si Kuvend dhe spektër politik në pozitë dhe opozitë edhe me përmbushjen e agjendës legjislative, që do të dalë për miratim gjatë vitit në vijim”, tha Nait Hasani.


    Barra kryesore e Qeverisë

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, deputet dhe anëtar i Komisionit për politikë të jashtme, thotë se hapja e këtij dialogu në vitin që vjen më shumë do të jetë sfidues për ekzekutivin se sa për detyrat që do të dalin para legjislativit të vendit. “Është e vërtetë që si institucione duhet të jemi shumë më të përgjegjshme në detyrat që kemi në vitin 2012, fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Barra kryesore gjithsesi do të jetë e Qeverisë, por edhe Kuvendi do të duhet të jetë shumë i përkushtuar në detyrat që mund të dalin në këtë proces. Ne si Kuvend e kemi një plan të veprimit të cilit duhet t’i përmbahemi me përpikëri, por edhe ky varet shumë në realizimin e tij nga përgjegjësia apo papërgjegjësia e kësaj Qeverie, e cila në shumë situata deri tash nuk është treguar sa duhet serioze. Jam i sigurt që ne si Kuvend do t’i përmbushim detyrat tona që do të na dalin, sepse ato kryesisht rezultojnë në aspektin e miratimit të ligjeve”, tha Skënder Hyseni.


    Lama: Ekzekutivi pa vullnet politik

    Vetëbesimi për të qenë në krye të detyrës si deputet mbizotëron edhe te deputetja e Vetëvendosjes Alma Lama, anëtare e Komisionit për Integrime Evropian. “Sigurisht që viti 2012, që fillon me dialogun për liberalizimin e vizave, do të jetë një vit krejt ndryshe për nga detyrat që dalin para institucioneve të Kosovës. Ne si Kuvend e kemi planin e veprimit. Ne si Kuvend edhe ashtu kemi miratuar shumë ligje që janë kërkuar nga Raporti i Progresit për Kosovën, në vitet që mbeten mbrapa, edhe në këtë vit, por sfida kryesore mbetet mosgatishmëria e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e këtyre ligjeve. Janë shumë ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës që nuk po arrijnë të zbatohen për faktin se ekzekutivi nuk ka dëshmuar vullnet politik dhe nuk ka siguruar kapacitete të mjaftueshme as profesionale dhe as materiale për zbatimin e ligjeve të miratuara. Me siguri që në vitin e fillimit të dialogut do të shtohen edhe presionet për zbatimin e atyre dhe ligjeve të reja që do të dalin, prandaj derisa ne si Kuvend në planin e veprimit do të jemi gati të kryejmë detyrat tona, Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë më e përgjegjshme që ta kryejë pjesën e vet të punës që i takon, e që do të jetë matësi kryesor rezultateve në këtë proces”, tha deputetja e Vetëvendosjes Alma Lama.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Dialogu për vizat sfidon ligjvënësit ...

    ...duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë vit do të mund të ballafaqohemi dhe pajtohemi edhe me kërkesa që mund të rezultojnë me vendime të dhimbshme për ne si klasë politikë në këtë proces të ri, sepse kërkesat e BE-së sa do vijnë e do të shtohen edhe me presione të reja për realizuar detyrat në rrugëtimin e integrimit.

    KOSOVA SOT
    Prapa ketij formulimi "diplomatik" fshehet e verteta, e cila duhet te mos i thuhet popullit, se Kosova thjeshte nuk do te trajtohet si shtet as gjate procesit te liberalizimit te vizave dhe as gjate procesit te integrimit, nese do te kete nje te tille.

    Per ta mundesuar levizjen e lire te qytetareve ne BE dhe per tu integruar (brenda 20 viteve te ardhshme) ne BE, Kosova duhet te pajtohet me trajtim absolut te pabarabarte ne pothuajse te gjitha mardhenjet e mundshme dhe te domosdoshme nderkombetare. Thjeshte: Kosova do te detyrohet ti plotesoje te gjitha kerkesat dhe deshirat kryesore te shteteve qe nuk e kane njohur Kosoven (sidomos atyre te BE-se), kerkesa te cilat ne mase te madhe jane edhe te Serbise. Ne te kunderten, Thaci&Co do te zevendesoheshin me ata qe mezi presin ti zevendesojne, vecanarisht nga ana e LDK-se.
    Kosova do te ruhet qellimisht si vater konflikti edhe per shume vite, sepse e tille ju nevojitet shume te interesuarve dhe pjesmarresve brenda dhe jashte Kosoves. Demet kryesore do ti bartin qytetaret e Kosoves dhe shqipetaret ne pergjithesi. Eshte e vetkupushme se shumica e ketyre demeve do te shiten si benefite dhe do te kamuflohen permes formulimeve te paqarta diplomatike, si ne rastin deputetit te PDK-se, i cili, me ose pa vetedije, me ose pa deshire, eshte dhe do te behet pjesemarres ne mashtrimet e qytetareve dhe tradhetite e vazhdueshme ndaj ceshtjes kombetare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 25-12-2011 më 13:05

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nis dialogu për liberalizimin e vizave

    Bashkimi Evropian përmes komisioneres për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom, gjatë ditës së sotme pritet të qartësojë pozicionin karshi Kosovës rreth procesit të liberalizimit të vizave. Ndërsa, Kosova është pjesë e proklamuar e gjeografisë politike të BE-së, mbetet i vetmi vend që ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave, duke u shndërruar në një vend të izoluar. Rrethi i fundit i vendeve që kanë përfituar në këtë proces i ka bërë më skeptikë qytetarët e Kosovës për të ardhmen evropiane. Komisionerja për Punë të Brendshme e BE-së pritet ta dorëzojë udhërrëfyesin, i cili është pritur në samitin e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar. Zyrtarë evropianë paralajmërojnë nxjerrjen e mekanizmave sanksionues për vendet, të cilat supozohet se mund ta keqpërdorin këtë proces. Fjala është për një proces më të kontrolluar dhe me disa kushte shtesë. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi kishte shfaqur besimin e plotë se janë realizuar të gjitha kriteret teknike që në mënyrë meritore Brukseli t’i japë Kosovës Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. “Definitivisht, kam besim të plotë dhe ne i kemi realizuar të gjitha kriteret teknike që në mënyrë meritore Kosovës t’i jepet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, ka thënë kryeministri Thaçi në fund të vitit të kaluar. Ai ka mohuar që në çështjen e liberalizimit të vizave të ketë reflektim dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa theksoi se Kosova e ka merituar udhërrëfyesin tash e dy vite, diçka të cilën na është premtuar edhe para dy vitesh, edhe vitin e kaluar nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Malmstrom: Udhërrëfyesi, më së voni në pranverë

    Komisionerja Evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Kosovë, të premten ka vizituar shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, shkollë kjo në të cilën e vazhdojnë mësimin fëmijët e kthyer të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjipas.

    Më pastaj ajo ka vizituar edhe organizatën “The Ideas Lidership” përmes së cilës fëmijëve të komunitetit RAE u ofrohet mësim për aftësimin e gjuhës angleze.

    Sa i përket udhërrëfyesit ajo ka thënë se shpreson që gjatë pranverës ai t’i dorëzohet qeverisë së Kosovës.

    “Ne e kemi lansuar dialogun dhe ky është përkushtimi nga ana e Evropës për të punuar me Kosovën për të arritur këtë. Udhërrëfyesi është mjet teknik që tregon se çfarë duhet të bëhet, por një pjesë e madhe e punës tashmë ka filluar në qeverinë e Kosovës. Ne jemi duke punuar në këtë udhërrëfyes dhe do të arrijë më vonë në pranvere, por puna për të arritur këtë qëllim të përbashkët tashmë ka filluar”, ka thënë ajo.

    Ndërkohë, Malmstrom, gjatë vizitës në Fushë-Kosovë, shoqërohej nga zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, i cili informoi komisioneren lidhur me procesin arsimorë për fëmijët e kthyer. Riatdhesimi dhe ripranimi konsiderohen ndër kushtet kryesore që mundësoi fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave dhe gjithashtu mbesin kriter edhe në procesin e mëtejmë.

    rtv21
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Edhe kosovarët duhet të gëzojnë liberalizimin

    Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se pret që në të ardhmen edhe Kosova të fitojë liberalizimin e vizave, në mënyrë që qytetarët e vendit tonë të gëzojnë këtë të drejtë sikur qytetarët e vendeve tjera të Ballkanit.

    “Ndjej një dashuri të veçantë për vendet e Evropës jug-lindore, për shtetet e rajonit, e dua Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe dua të theksoj se këtu ka një rini të talentuar dhe kjo kontribuon për plotësimin e arritjeve për integrim në Bashkimin Evropian”.

    “Liberalizimi i vizave është një nga vlerat kryesore të BE-së, prandaj, presim që në të ardhmen edhe Kosova të fitojë liberalizimin e vizave që dhe qytetarët e këtij shteti të gëzojnë këtë të drejtë si një nga vlerat kryesore të BE-së”, ka deklaruar Fajon në një takim me kryetarin e Tetovës, Sadi Bexheti, me ç’rast ajo është shpallur “Qytetare Nderi të Tetovës”.

    Sipas saj, liberalizimi i vizave është puna e parë që është bërë në drejtim të integrimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit në BE.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •