Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 139
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rompuy: Së shpejti dialogu për viza me Kosovën

    06-09-2011

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, pas takimeve që zhvilloi me zyrtarë të lartë të BE-së, mes tyre Stefan Fule dhe baroneshën Catherine Ashton, para pak çastesh është takuar edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

    Ajo tha se e ka informuar në hollësi kryetarin e Këshillit Evropian Rompuy lidhur me zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për rezultatet e dialogut.

    Presidentja më tej e ka njoftuar kryetarin e KE-së me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për forcimin e ligjit dhe luftimin krimit të organizuar si dhe korrupsionit.

    “Fakti që pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk duhet të ndikojë që Kosova të mbetet jashtë agjendës së integrimeve evropiane duke përfshirë këtu edhe marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, ka thënë Jahjaga pas takimit me kryetarin Rompuy, raporton RTK.

    Sipas saj, pavarësia e Kosovë ka dëshmuar se Kosova është shndërruar në faktor stabiliteti e paqeje në rajon. “Tendencat dhe propozimet për ndarjen e Kosovë apo këmbim territoresh janë të papranueshme dhe antihistorike”, tha presidentja Jahjaga në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy.

    Ndërkaq, nga ana tij, kryetari i KE, tha se të 27 vendet e BE-së janë të përkushtuara për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit ballkanik.

    “Inkurajoj presidenten e Kosovës që të vazhdojë me angazhimet e mëtutjeshme për afrimin e Kosovës drejt BE-së”, tha Rompuy, duke shtuar se shpreson se “së shpejti do të arrihet hapja e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

    Ai theksoi se Bashkimi Evropian i jep rëndësi luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kërkon edhe më shumë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Në këtë drejtim, sipas tij, Kosova duhet të shfrytëzojë më shumë ndihmën e EULEX-it që është urë lidhëse midis Kosovës dhe BE-së.

    “Po ritheksoj se të gjithë dëshirojmë të shohim Kosovën më afër Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim rezultatet e fundit janë inkurajuese. Për këtë mund të llogaritni në ndihmën e BE-së”, tha për fund Rompuy.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #72
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin

    BE. do te beje liberalizimin e vizave per Kosoven , shume shpejte. BE . nuk do te beje liberalizimin e vizave ne qofte se ne Kosove, do te perhapet islamizmi radikal dhe vehabistet.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Udhërrëfyesi për viza vjen në tetor?

    Prishtinë, 24 shtator - Autoritetet kosovare presin që brenda një muaji vendi të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe jo më larg se një vit pas kësaj të fitojë edhe liberalizimin.
    “Delegacioni i Komisionit Evropian që ishte në Kosovë për të parë procesin e riatdhesimit, ka hartuar raport pozitiv. Kjo është një e arritur e madhe që i ka hapur rrugë procesit të nisjes së dialozut për procesion e liberalizimit të vizave”, ka thënë burim i “Koha Ditore” brenda Qeverisë.
    Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se pavarësisht lajmeve të mira nga Brukseli, kjo nuk do të thotë se puna është kryer. Pas hapjes së dialogut dhe marrjes së udhërrëfyesit, Kosova do të ketë një listë tjetër kriteresh që do t’i përmbushë.
    Ajo ka shprehur bindjen se nëse mbahet tempi me të cilën është duke punuar gjatë këtyre muajve të fundit, Kosova dhe qytetarët e saj shumë shpejtë do të jenë në gjendje që të dalin pa viza nëpër Evropë. Por, nuk është shprehur se kur kjo do të mund të bëhet realitet.
    “Unë ju garantoj që pas marrjes së udhërrëfyesit, brenda një afati rekord do t’i përmbushim të gjitha kriteret që dalin nga ai udhërrëfyes”, ka thënë Çitaku./Qendra/

  4. #74
    Paiusini me pasaporta Shqiptare se te tille jeni. Mos kujtoni se Europa nuk e di qe ju jeni Shqiptare. Emri Kosovar nuk do te thote asgje me shume se emri i nje krahine tjeter Shqiptare. Ketu i kane mbyllur syte ndaj fenomenit te marrjes se pasaportave nga ana e Shqiptareve te Kosoves. Pra bujrum ne Shqiperi per te shkuar ne Europe. Kjo gje do ta forcoje dhe me shume lidhjen dhe bashkimin tone perfundimtare

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nje infuznoji nga europa per kosoven ne shkembim te veriut te vendit po prap them se ska gje nga kto fjal te nje vejushke siq esht z.qitaku

  6. #76
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Paiusini me pasaporta Shqiptare se te tille jeni. Mos kujtoni se Europa nuk e di qe ju jeni Shqiptare. Emri Kosovar nuk do te thote asgje me shume se emri i nje krahine tjeter Shqiptare. Ketu i kane mbyllur syte ndaj fenomenit te marrjes se pasaportave nga ana e Shqiptareve te Kosoves. Pra bujrum ne Shqiperi per te shkuar ne Europe. Kjo gje do ta forcoje dhe me shume lidhjen dhe bashkimin tone perfundimtare
    - pse ja fut kot ore shoku ?
    a din sa obligimin duhet te permbushur nje kosovar per te marrur nje pasaport Shqiptare.
    mos i mashtro njerzit se shum veshtir eshte per te marrur nje pasaport te Shqiperis , ose duhet te paguajsh 4 mij Euro , perndryshe e ki kot.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #77
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - pse ja fut kot ore shoku ?
    a din sa obligimin duhet te permbushur nje kosovar per te marrur nje pasaport Shqiptare.
    mos i mashtro njerzit se shum veshtir eshte per te marrur nje pasaport te Shqiperis , ose duhet te paguajsh 4 mij Euro , perndryshe e ki kot.

    ...pse o shok beheni viktim e njerzve primitiv !!!,
    ...nje shqiptar nga Kosova pes her me leht mund te marr passaport serbe nga serbia se sa nga shqiperia ....por leni keto gjera qka flasin njerzt e rrugve....por me mir eshte qe te varish k....qe te dyjav passaportes te shqipris dhe asaj te serbis, prit edhe pak koh edhe Kosoves do ti mundesohet levizja e lir neper everop....nuk do te vonohet me shum se sa kemi prit...
    mos ju nenshtroni as kujt.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fuelle: Në dhjetor të nis dialogu për liberalizimin e vizave në Kosovë

    Stefan Fuelle, komisioneri Europian për Zgjerimin prezantoi sot në mesditë, para anëtarëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të marrin statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, mes tyre dhe Shqipëria.

    Fyle e quajti këtë vit si të rëndësishëm për integrimin, duke pasur parasysh dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës në Hagë.

    Ai e cilësoi procesin e zgjerimit si shumë të rëndësishëm, ndërsa inkurajoi partnerët dhe vendet e interesuara që të zgjidhin sa më shpejt problemet me të cilat ndeshen dhe për të cilat ndërkombëtarët e kanë thënë fjalën e tyre.

    “Ka pasur zhvillime pozitive dhe jo shumë të mira sidomos mes Kosovës e Serbisë dhe këkojmë që bisedimet të nisin”, tha Fuelle. Më pas Komisioneri europian raportoi për progresin e secilit vend të Ballkanit Perëndimor.

    Fuelle propozin fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në dhjetor të 2011. Sfidë për Kosovën mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe reformimi i administratës. Fyle u ndal dhe në situatën në veri të Kosovës. “Ka pasur tensione në veri të Kosovës”- tha Fuelle duke i kërkuar Prishtinës të ketë “axhendë për veriun”.

    Ai propozon dhënien e statusit të vendit kandidat, Serbisë, por nuk do të të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, deri sa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre. Bisedimet do nisin “në momentin kur Serbia të arrijë progres, kur të normalizojë marëdhëniet me Kosovën” , raportoi ai.

    Eurodeputetja Lunaçek tha se mirëpriste fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në dhjetor për Kosovën.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Thaçi: Shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duke u bazuar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të integrimit evropian, së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

    Këto komente ai i bëri sot në takimin me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Urlike Lunaçek, në Prishtinë, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.

    Evrodeputetja Lunaçek ka shprehur optimizëm se qytetarët e Kosovës, në një periudhë të afërt, do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së.

    Ajo ka njoftuar se në Parlamentin Evropian, më 22 nëntor, do të debatohet raporti për zhvillimet në Kosovë.

    Në takimin Thaçi – Lunaçek është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prej nesër fillon lëshimi i pasaportave biometrike

    Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se nga nesër do të fillojë lëshimin e pasaportave biometrike.

    Ky është njëri nga kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, dialogu për të cilin pritet të filloj në fund të dhjetorit. Qeveritarët në Kosovë flasin për një afat rekord të përmbushjes së kritereve, ndërsa përfaqësues nga Bashkimi Evropian nuk japin afate kohore, por sugjerojnë krahasimin me vendet e rajonit.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •