Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 139
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Dita e Evropës, studentët kërkojnë liberalizim

    Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 9 Majit - Ditës së Evropës, para selisë së Komisionit Evropian kanë vendosur një objekt simbolik, me anë të të cilit shprehen pakënaqësinë me procesin e liberalizimit të vizave duke kërkuar nga institucionet ndërkombëtare e vendore, që të përshpejtohet ky proces.

    Objekti i vendosur të cilin e vendosën përfaqësues të kësaj organizate studentore, kishte hartën e vendeve të rajonit dhe të drejtën e tyre për lëvizje të lirë, ndërkaq në mesin e vendeve të rajonit, vetëm Kosova nuk e ka një mundësi të tillë.

    Kryetari i Parlamentit Studentor, Selim Daku tha se ky objekt, të cilën e kanë sjellë para selisë së Komisionit Evropian, paraqet gjendjen e shtetit të Kosovës, të cilit i pamundësohet lëvizja e lirë.

    “Ne me këtë akt paraqesim pakënaqësinë tonë për mos lëvizje të lirë dhe kërkojmë nga instancat evropiane, Komisioni Evropian, por edhe nga qeveria jonë, që të përshpejtojnë procedurat e liberalizimit të vizave edhe për ne studentët edhe për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e studentëve, të zhvillohen hulumtime në vende tjera, ku tani është e pa mundur”, ka thënë Daku.

    Ai tha se marr në krahasim gjendjen e shtetit të Kosovës me shtetet në rajon, “nuk jemi edhe aq larg”, bile sipas tij, në disa aspekte në krahasim me shtet tjera “jemi shumë më larg se ta”. Daku tha se për këtë arsye është e pa drejtë që nuk u mundësohet lëvizja e lirë vetëm qytetarëve të Kosovës.

    ZËRI
    ME KETE QEVERI NUK KA LIBERALIZIM VIZASH.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    as nje shtet ne europ nuk feston 9 majin kinse dit e europes ne kosove kjo dit festohet apsurt i kohes polulli me i izoluari ne europ dhe fston nje dit kot fare sa qew disa abasada edhe u habiten me ket fest

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Larg liberalizimit të vizave

    Në mungesë të udhërrëfyesit, i cili nuk i është lëshuar ende nga Brukseli, Kosova vazhdon t’i përmbushë njëanshëm kriteret për liberalizimin e vizave. Derisa në Qeverinë e Kosovës shpresojnë se kriteret teknike do të plotësohen nga fillimi i vitit vijues, në Komisionin Parlamentar për integrime evropiane thonë se përfshirja e Kosovës në këtë proces është ende e largët.

    Bashkimi Evropian nuk ia ka qartësuar ende Kosovës perspektivën e liberalizimit të vizave, thonë zyrtarët në Prishtinë.

    Megjithatë, në Qeverinë e Kosovës besojnë se vendi tashmë është gati për këtë proces. Përderisa në Komisionin për Integrime Evropiane në Parlament ka skepticizëm, si në raport me gatishmërinë e BE-së për të pranuar kosovarët në Evropën pa viza, ashtu edhe në përgatitjet e Kosovës për këtë proces.

    Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, pret që BE-ja shumë shpejt t'i nisë bisedimet me autoritetet e Kosovës, si për liberalizimin e vizave ashtu edhe për marrëveshjet tjera kontraktuale me Kosovën.

    “Ne do të punojmë njëanshëm në përmbushjen e kritereve dhe shpresojmë që shpejt edhe Komisioni Evropian të vijë me një përgjigje pozitive për lansimin e dialogut për vizat, presim dhe avancimin e marrëdhënieve tregtare, e kështu me radhë”, thekson Çitaku.

    Ndërkohë, kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se Kosova mbetet getoja evropiane, për shkak të pengesave që po i bëhen asaj, si nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur atë si shtet, apo edhe për faktin se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret e parapara.

    Duke iu referuar deklaratave të përsëritura të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili para gjysmë viti pati premtuar se brenda 15 muajve Kosova do të përfshihej në liberalizim, deputeti Haziri thotë se nuk ka kurrfarë afati që garanton përfshirjen e Kosovës në këtë proces.

    Përderisa Kosova nuk e ka para vetes as udhërrëfyesin për vizat, nuk mund të ketë afate tjera, thekson Haziri.

    “Mund të them lirisht se edhe 8 muaj kanë mbetur nga premtimi i kryeministrit. Por, absolutisht, nuk guxojmë të shkaktojmë pritje të qytetarëve të Kosovës sa i përket këtij procesi, sepse nuk ka asnjë datë, asnjë orar, as kalendar që Kosovën e çon në këtë proces. Kosova nuk e ka të qartë se kur e merr udhërrëfyesin dhe udhërrëfyesi i jep detyrat, standardet dhe kushtet teknike e politike që duhet të plotësohen në këtë proces”, thotë Haziri.

    Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, pasaportat biometrike si një nga kushtet për liberalizim, do të fillojnë të prodhohen nga tetori i këtij viti.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se Kosova mund t’i plotësojë kushtet teknike qysh në fillim të vitit 2012, por ai nuk e fsheh shqetësimin se sjellja e vendeve tjera të rajonit në procesin e liberalizimit të vizave mund t’i kushtojë me vonesa edhe Kosovës.

    “Në pjesën e parë të vitit 2012 ne i plotësojmë kushtet teknike, mirëpo tash këtu mund të ketë edhe dëme kolaterale. E dini që në muajin qershor do të bëhet një vlerësim për Serbinë dhe Maqedoninë se si ata e kanë përdorur procesin e liberalizimit, a ka pasur keqpërdorime. Kështu që ne nuk mund të jemi të ndarë nga ky proces, por ajo çka duhet të bëjmë ne, është t’i kryejmë punët tona”, shpjegon ministri Rexhepi.

    Në anën tjetër, deputeti Lutfi Haziri e sheh si sfiduese çështjen e riatdhesimit dhe drojës së vendeve të BE-së se me anë të liberalizimit do të nisej një fluks i ri i kosovarëve drejt Evropës, duke shpresuar se do të marrin strehim në vendet e BE-së.

    “Ajo që vërtet është e paqartë, ka të bëjë me procesin e përmbushjes së standardit të riatdhesimit dhe riintegrimit. Është një prej detyrave më sfiduese, të cilën Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta përmbushë. Ka të bëjë me njerëzit e Kosovës që janë azilkërkues, për arsye të caktuara në vende të ndryshme të BE-së. Kosova nuk ka arritur që në mënyrë bilaterale të nënshkruajë marrëveshje me shumë shtete, të cilat kërkojnë që ky standard në Kosovë të vendoset dhe Kosova t’i marrë obligimet e veta”, thekson Haziri.

    Gjatë muajit qershor, pritet që Kosovën ta vizitojë një komisariat për punë të brendshme i BE-së, që do të dërgojë në Kosovë një komision vlerësues, i cili do të nxjerrë përfundime në lidhje me përmbushjen e kritereve të parapara për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës.

    REL
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    BE: Liberalizimi, s’ka gjasa për Kosovën

    Bashkimi Evropian ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve të Serbisë që të ndërmarrin masa kundër atyre që u rregullojnë vendbanim në Serbi banorëve të Kosovës, vetëm për të marrë pasaporta biometrike që mund të shfrytëzohen për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së. Kjo thuhet në një raport që ekspertët e Komisionit Evropian e kanë përgatitur për afatin gjashtëmujor të këtij viti dhe që u është prezantuar vendeve anëtare të BE-së.

    Raporti përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë të përfshira tashmë në liberalizimin e vizave dhe vërehet se sidomos në Maqedoni dhe në Serbi ka keqpërdorim të këtij liberalizimi, sepse një numër shumë i madh i shtetasve të këtyre vendeve kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar lehtësimin e kthimit të regjimit të vizave për ato vende që e keqpërdorin dhe vërejtjet i janë dhënë sidomos Republikës së Maqedonisë, por edhe Serbisë.

    Sa i përket Serbisë, thuhet se Serbia ka vazhduar të japë pasaporta për banorët e Kosovës, por duke respektuar marrëveshjen me BE-në, pra duke dhënë pasaporta vetëm në zyrën në Beograd, që do të thotë se ata banorë të Kosovës që marrin pasaporta të Serbisë nga kjo zyrë, me to nuk mund të udhëtojnë pa viza në BE.

    Mirëpo, shumë nga Kosova thuhet të kenë shkuar në Serbi për të rregulluar edhe vendbanimin në Republikën e Serbisë, çka u mundëson të marrin pasaporta, me të cilat mund të udhëtojnë pa viza.

    Autoritetet e Serbisë u janë përgjigjur zyrtarëve të BE-së se kanë ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre, të cilët janë duke e keqpërdorur këtë mundësi dhe, madje, janë edhe duke i gjykuar disa policë të përfshirë në këtë.

    Në anën tjetër, sa i përket Kosovës, thuhet se gjasat për të nisur një dialog të shpejtë për liberalizimin e vizave, ende nuk ekzistojnë dhe se pritet që gjatë verës edhe një komision tjetër i BE-së të shkojë në terren në Kosovë për të parë se si po zbatohet marrëveshja e riatdhesimit dhe ri-integrimit të të kthyerve.

    Numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova, por edhe i shqiptarëve nga Maqedonia dhe Serbia, sipas zyrtarëve të BE-së, po ndikon që disa shtete të hezitojnë që të niset procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën.

    Në raport thuhet se destinacionet më të preferuara të azilkërkuesve nga vendet e ish-Jugosllavisë janë Gjermania Suedia dhe Belgjika, prandaj edhe këto vende janë më të zëshme në kundërshtim që të niset dialogu i shpejtë për liberalizim vizash me Kosovën.


    REL
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Austria do t’i prodhojë pasaportat biometrikë për Kosovën



    Ankesa e kompanisë sllovene CETIS, e eliminuar nga gara për prodhimin e pasaportave elektronike, me gjithë çmimin më të lirë, është hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Anëtarët e këtij organi kanë vendosur që Ministria e Punëve të Brendshme të ecë me procedura dhe tenderin 14-milionësh për prodhimin e pasaportave biometrike t’ia japë kompanisë austriake Oesterreichische Staatsdruckerei GmbH.

    Ky vendim është marrë të premten dhe do të publikohet sot (e hënë). Hysni Hoxha, kryetar i panelit shqyrtues, të dielën tha se ankesa e kompanisë sllovene ka qenë e pabazuar, ndonëse kompania e lartcekur thotë një të vërtetë tjetër duke ofruar dëshmitë.

    “Është hedhur poshtë ajo ankesë. Paneli ka vlerësuar se ankesa ka qenë e pabazuar dhe ne u kemi dhënë të drejtë autoriteteve kontraktuese për dhënie të kontratës për aktivitetin e prokurimit për ‘Furnizim me pasaporta elektronike’”, tha Hoxha.

    Kompania e eliminuar sllovene CETIS, që ishte më e lirë për rreth 600 mijë euro, ka qenë në garë për prodhimin e pasaportave në Slloveni, ku edhe prodhon pasaporta biometrike për këtë vend të Bashkimit Evropian.

    Në garë për prodhimin e pasaportave elektronike ka qenë edhe kompania gjermane “Giesecke & Devrient”, ndaj së cilës mediet gjermane raportojnë se autoritetet e atjeshme janë duke zhvilluar hetime në lidhje me dhënie të ryshfetit. Por për Organin Shqyrtues kjo kompani ka qenë e përgjegjshme ndaj kanë vlerësuar se tri nga katër kompanitë konkurruese kanë qenë të përgjegjshme dhe tenderi nuk duhet anuluar në tërësi.

    Të kualifikuara për fazën e dytë në këtë tender kanë qenë gjashtë kompani, ndërsa katër prej tyre i kanë dorëzuar ofertat e tyre.

    Kompania sllovene për prodhimin e pasaportave elektronike është eliminuar nga gara edhe pse ishte më e lira.

    “Ne kemi ofruar 7 makina me kapacitet prodhimi prej 40 sekondash për personalizimin e një pasaporte, kjo do të thotë 90 pasaporta në orë. Kapaciteti i prodhimit i 7 makinave është 5.040 copë të pasaportave për 8 orë. Kapaciteti i ofruar i prodhimit nga ne është shumë më i lartë sesa kapacitetet e prodhimit prej 3.500 copë pasaportash i kërkuar në dokumentacionin e tenderit”, thuhet në letrën e kompanisë CETIS, por që është vlerësuar si e pabazë nga OBSH-ja.

    “Ne jemi të bindur se oferta jonë e dorëzuar i plotëson kërkesat në dokumentacionin teknik, dhe me mirësi kërkojmë që ju të shikoni argumentet tona të shkruara më lart”, thuhet në kërkesën e CETIS të dorëzuar edhe në ministri.

    Departamenti i Prokurimit i Ministrisë së Punëve të Brendshme kishte falënderuar ditë më parë pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit të lartpërmendur kompaninë sllovene dhe me keqardhje i kishte njoftuar se janë eliminuar nga gara, sepse oferta që ata kishin dorëzuar, sipas ministrisë, nuk është pranuar për disa arsye.

    “Ju jeni eliminuar për këto arsye: nuk keni përmbushur kërkesën e specifikimeve të detyrueshme teknike në dosjen e tenderit, sepse ju keni ofruar prodhimin e 100 pasaportave për 100 minuta, me 7 makina prodhuese. Nëse llogaritet sasia e prodhimit për orë, shohim se kapaciteti i prodhimit është 3.360 copë, kurse numri minimal i pasaportave që duhet të prodhohen brenda 8 orëve është 3.500”, thuhej në shkresën e Ministrisë drejtuar kompanisë konkurruese.

    Kjo arsye ishte hedhur poshtë kategorikisht nga ofertuesi slloven, që ishte ankuar menjëherë në Organin Shqyrtues ku kishte ofruar të dhëna shtesë për dosjen e tenderit dhe kapacitetin e tyre prodhues që, sipas tyre, kalon kufirin e përcaktuar duke prodhuar 1.500 copë pasaporta më shumë. Të hënën ata do të marrin vesh edhe zyrtarisht se ankesa e tyre nuk është marrë për bazë as nga Organi Shqyrtues edhe pse ishin më të lirët në konkurrencën e prodhimit të pasaportave që janë pjesë e kushteve për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.


    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    prej 1 korrimu 2012 Kosovaret do udhtoin pa viza ne europ
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Evropianët e rinj të izoluar

    Shkruan: Rozafa Kelmendi

    Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe iu bashkua botës së lirë duke u bërë shteti i 193-të në botë. Rruga e saj e zgjedhur është drejt integrimit evropian, me dëshirën për t'u integruar plotësisht në familjen e demokracive euroatlantike.

    Kosova është shtëpia e popullatës më të re në Evropë, me një moshë mesatare prej 25.9 vjeç. Kjo ishte edhe arsyeja që qeveria e Kosovës filloi një fushatë për Kosovën me moton “Kosovo: The Young Europeans“. Megjithatë, ironia është se këta të rinj nuk janë të lirë për të takuar Evropën, së cilës i përkasin!

    Edhe pse Kosova historikisht, në aspektin kulturor dhe shoqëror është pjesë e Evropës dhe padyshim është një nga vendet më pro-perëndimore në planet, ajo është refuzuar vazhdimisht nga Komisioni Evropian: kur është fjala për lirinë e lëvizjes, qytetarët e Kosovës janë më të izoluarit nga pjesa tjetër e Evropës. Ka një numër pengesash që i mbajnë banorët e Kosovës larg nga pjesa tjetër e Evropës, duke përfshirë faktin që ata përballen me shkallën më të lartë të refuzimit nga të gjitha vendet e Ballkanit, kur aplikojnë për viza Shengen dhe se ata janë i vetmi popull në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për viza për të udhëtuar brenda rajonit të tyre dhe vendeve të BE-së.

    Për të hyrë në Kosovë nuk nevojiten viza dhe si rezultat gjatë dekadës së fundit qytetarë nga e gjithë bota janë vendosur në vend. Megjithatë lëvizja e lirë pa viza është e mundur për kosovarët në vetëm pesë shtete, që e bën atë vendin me nivelin më të lartë të kufizimeve të vizave të vendosura mbi ndonjë shtet në botë. Kosova është e pasuar nga Afganistani, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza në 20 vende, pastaj Iraku (23 vende) dhe Somalia (25 vende).

    Regjimi i vizave ka kultivuar një ambient që pengon shkëmbimet kulturore dhe zhvillimin e të rinjve. Lista e zezë ngulfatëse nga zona e Shengenit gjithashtu dekurajon zhvillimin ekonomik dhe ka ndikim negativ në marrëdhëniet e biznesit në Kosovë. Ndërmarrësit përballen me pengesa të mëdha për të hyrë në zonën e Shengenit, ku ata mund të zbulojnë mundësi potenciale të biznesit. Kosova ka numrin më të vogël të kontratave të bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-se në drejtim të shkëmbimeve studentore, lëvizjeve të punëtorëve dhe formave të tjera të përvojave jashtë vendit.

    Pa mundësi për të udhëtuar, qytetarët e Kosovës zhvillojnë perceptime të pasakta për botën e jashtme, bazuar në përshtypjet e mediave të njëanshme, gjë që kontribuon në rritjen e ndjenjës së izolimit të Kosovës nga pjesa tjetër e Evropës.

    Duket se kur shtetet e Komisionit Evropian thonë që Ballkani ka perspektivë evropiane, ato nuk i referohen Kosovës. Pak shtete anëtare të BE-së nuk pajtohen për pavarësinë e Kosovës, megjithatë banorët e Kosovës të të gjitha etnive mbesin të izoluar për një vizë. Kjo është, besoj, një problem serioz për interesat e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Kosova duhet të ecë së bashku me fqinjët e saj për të shkuar përpara, drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

    Është absurde që në shekullin XXI janë dy milionë njerëz që jetojnë të ngujuar, mu në zemër të Evropës. Shpresojmë, në të ardhmen e afërt, muret e ndërtuara rreth Kosovës do të bien, dyert e Evropës do të hapen dhe do mirëpresin këta evropianë të rinj.


    Autorja është anëtare e ekipit të shkrimit të Think Young. (Think Tank që lobon për interesat e të rinjëve evropianë). Ky artikull është publikuar në gjuhën angleze në www.blogactiv.eu

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Evrope hiqni vizat, vonesat ne kete drejtim vetem sa shtojne "talebanet" ne mesin tone. Te rinjte tane duhet te kene mundesine te dalin ne Evrope, ta prekin ate, te shohin vlerat e saj me syte e vet. Perndryshe, duke na e mohuar te drejten qe kjo Evrope te jete e "prekshme" nga te rinjte tane, ata do te mbyllen ne vete, do te shohin ne te gjitha drejtimet tjera pervec atij te Evropes. Koha po ecen, tik tak, tik tak, ... ne po zhytemi ne batakun e injorances dhe izolimit...

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Të nisë dialogu për liberalizim me Kosovën

    Kryeministri i Hungarisë, vendi i të cilit kishte kryesimin e radhës të BE-së në 6 muajt e parë të këtij viti, Viktor Orban, u ka dërguar një memorandum liderëve të vendeve tjera të Bashkimit Evropian, me të cilin kërkon një riangazhim më të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbështet nisjen e dialogut për liberalizim të vizave me Kosovën.

    “Nuk mund të mbeten vrima të zeza në hartën e Evropës dhe për këtë kemi nevojë të forcojmë perspektivën evropiane të Kosovës. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është posaçërisht e vështirë për arsyen se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën. Por, ne mund të bëjmë progres në fushën, siç është adoptimi i një udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, thuhet në memorandumin e kryeministrit hungarez.

    “Ne besojmë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të sjellë rezultate konkrete për qytetarët në një afat të shkurtër, por edhe të ndihmojë në realizimin e qëllimit të bashkëpunimit afatgjatë”.

    “Suksesi i këtij procesi bart më vete edhe rëndësinë për stabilitetin afatgjatë në tërë rajonin”, thuhet në memorandumin që kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u ka dërguar liderëve të vendeve të BE-së.

    Sipas kryeministrit të vendit që deri më tash kishte kryesimin e radhës të BE-së, pozita gjeografike e vendeve të Ballkanit Perëndimor bën që integrimi i këtyre shteteve në BE të mos jetë vetëm një zgjerim i thjeshtë i Bashkimit Evropian, por më shumë kompletim i një pune të papërfunduar të ribashkimit të Evropës.

    Orban është angazhuar në memorandumin e tij që para fundit të këtij viti të vendoset për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi, gjithashtu të bëhet një gjë e tillë edhe me Maqedoninë.

    Për Serbinë, Orban ka thënë se ky shtet është kyç në rajon dhe se pas arrestimit të Mlladiqit tash BE-ja do të duhej të jepte statusin e kandidatit Serbisë, por menjëherë të vendosë edhe për vendimin për nisjen e negociatave.

    Orban ka theksuar se edhe Shqipërisë, deri në fund të vitit, do të duhej t’i jepej statusi i kandidatit, sepse, sipas tij, debatet e tashme politike nuk e kanë rrezikuar funksionimin e demokracisë në Shqipëri.

    Orban ka shprehur shqetësim për situatën në Bosnjë Hercegovinë, por ka propozuar që bashkësia ndërkombëtare të tërhiqet më shumë në aspektin politik dhe t’u lërë më shumë përgjegjësi liderëve vendorë.

    Kryeministri i Hungarisë posaçërisht ka përmendur suksesin që është arritur me Kroacinë, e cila tashmë ka përmbyllur negociatat e anëtarësimit dhe ka kërkuar një rifokusim në procesin e zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se është evidente se në Bashkimin Evropian nuk ka ndonjë vullnet të madh të zgjerimit të BE-së dhe se kjo duhet ndryshuar.

    Polonia, e cila tashmë ka marrë kryesimin e radhës të BE, ka thënë se do të vazhdojë procesin e zgjerimit, si një proces parësor të BE-së, dhe po ashtu do të jetë e fokusuar në aspektin e ndihmës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    REL
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 06-07-2011 më 12:58
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Heqja e vizave çështje urgjente

    http://www.koerber-stiftung.de/uploa...d004akl_01.jpg

    Gjatë vizitës në Itali, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë për Agjencinë Mesdhetare të Lajmeve, me seli në Romë, ANSAmed. Hoxhaj ka thënë se midis çështjeve të hapura, urgjente për Kosovën, është objektivi i heqjes së vizave për qytetarët e saj, në mënyrë që t’iu mundësohet lëvizja e lirë në zonën Shengen.

    “Jemi një vend shumë i izoluar” citohet ministri, por duke shprehur besim në mundësinë e marrjes së shpejtë të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, që do të bëjë të mundur arritjen e këtij objektivi në vitin 2012.

    Në këtë aspekt, Hoxhaj ka shfaqur po ashtu bindjen e plotë në mbështetjen italiane më qëllim të avancimit të proceseve integruese evropiane të Kosovës.

    Ministri Hoxhaj ka thënë se në dhjetë vjetët e ardhshëm të gjitha vendet ballkanike duhet të bëhen anëtare të BE-së, me qëllim që edhe vetë projekti i BE-së të kompletohet, por “edhe sepse bëhet fjalë për kombe të reja, që mund të kontribuojnë shumë në ekonominë evropiane”.

    Gjatë intervistës, Ministri i Jashtëm i Kosovës ka folur edhe për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për ambientin e krijuar për investimet nga jashtë.

    Në këtë kontekst, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka një nga ambientet më të mira për të investuar, falë politikave fiskale, profesionalizmit të punëtorëve dhe mundësisë për hyrjen në tregjet e vendeve të tjera ballkanike.

    “Në takimin me Frattinin do të përqendrohemi se si të përforcojmë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike, por edhe se si të promovojmë projektet që kanë për qëllim afrimin e qytetarëve”, citohet ndër të tjera ministri Hoxhaj.

    Vizita e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në Itali, është raportuar nga mediat dhe agjencitë e ndryshme italiane. Pas përfundimit të vizitës në Itali, të premten, Hoxhaj i është bashkuar kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Dubrovnik, në Samitin e Kroacisë, ku marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •