Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 139
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    U lëshuan pasaportat e para biometrike



    E plotësuar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt një ceremoni me rastin e fillimit të lëshimit të pasaportave biometrike edhe për qytetarët e Kosovës. Në ceremoni merrnin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

    Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se me fillimin e lëshimit të pasaportave biometrike është plotësuar një ndër kushtet më të rëndësishme që duhet të plotësohen drejt liberalizimit të vizave.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se fillimi i lëshimit të pasaportave biometrike është shenjë se Kosova do të plotësojë kushtet për liberalizim të vizave, me shpejtësi dhe sipas kritereve të Bashkimit Evropian.

    “Me lëshimin e pasaportës së parë biometrike po e përmbushim një parakusht shumë të rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin e sigurisë së dokumenteve, ashtu edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Është një hap i madh për Kosovën, është dokument që barazon qytetarët e Kosovës me ata të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Thaçi.

    Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, vendi ku janë duke u prodhuar pasaportat biometrike, tha se kështu ka përfunduar një punë e madhe, delikate dhe sfiduese që është bërë në mes partnerëve të shkëlqyeshëm, Kosovës dhe Austrisë, në një periudhë shumë të shkurtër.

    Qytetarët e parë të Republikës së Kosovës të cilët janë pajisur me pasaporta biometrike janë Fatos Bajçinovci, Zymrije Grajçevci dhe Ender Alija.

    E plotësuar - Qytetarët e Kosovës nga e hëna mund të aplikojnë për pasaporta biometrike. Qytetarët e Kosovës nga e hëna mund të aplikojnë për pasaporta biometrike.

    Zyrtarisht aplikimi për të marrjen e pasaportës biometrike u bë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast aplikuan pesë vetë.

    Në mesin e atyre që aplikuan ishin dy shqiptarë, një turk, një serb dhe një boshnjak.

    Siç shpjeguan zyrtarët e MPB-së, procedura për aplikim është shumë e thjeshtë, ndërsa pasaportat do të prodhohen në Austri dhe janë të standardeve evropiane.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kushtet janë plotësuar, presim udhërrëfyesin!

    Gjatë ditës së parë të vizitës në Bruksel, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri, takuan Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack dhe përfaqësuesin e Përhershëm të Holandës në Bashkimin Evropian, ambasadorin Pieter de Gooijer.
    Gjatë takimit me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, u diskutuan hapat e radhës në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe negocimit të marrëveshjes tregtare. Ministrja Çitaku dhe kryetari i Komisionit për Integrim Evropian, Haziri, informuan komisionerin Fule lidhur me hapat e ndërmarr nga ana e institucioneve për adresimin e Raportit të Progresit.

    Diskutim i frytshëm u zhvillua mbi procesin e bashkëpunimit rajonal, domosdoshmërinë e njohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe themelimit të marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Ministrja Çitaku shprehi bindjen e Qeverisë se të gjitha parakushtet për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave janë plotësuar, thuhet në një komunikatë të Ministrisë për Integrime Evropiane.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #83
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Me ftesë të Zëvendëspresidentes së Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel



    Prishtinë, 6 dhjetor 2011

    Me ftesë të Zëvendëspresidentes së Bashkimit Evropian, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Bruksel.

    Me këtë rast, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me Presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, me zëvendëspresidenten e BE-së, Baroneshën Catherine Ashton dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Bashkimit Evropian.

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë takime edhe me anëtarë të Parlamentit Evropian.

    Temë kryesore e të gjitha takimeve të kryeministrit Thaçi në Bruksel do të jetë përshpejtimi i agjendës evropiane të Kosovës, fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale të Kosovës me BE-në dhe mbështetja e Këshillit të Ministrave të BE-së për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Zhvillim.
    __________________________________________________ _______



    Fule: Kosova ka dëshmuar vizionin e saj evropian

    Nga Express 06 Dhjetor 2011 20:44



    (E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar sot pasdite vizitën zyrtare në Bruksel, me ç’rast edhe ka takuar Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

    Në takim sipas Zyrës për informim të Qeverisë, është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, për përkushtimet e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur në plotëni kriteret dhe standardet evropiane të integrimit.

    Thuhet se me theks të veçantë është diskutuar për fillimin e dialogut për liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për marrëdhëniet kontraktuale të Kosovës me BE-në.

    Kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit me Stefan Fulen ka ritheksuar gjithë angazhimin e vazhdueshëm dhe konsekuent të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare për përmbushjen e agjendës evropiane të integrimet, duke u fokusuar në implementimin e reformave të gjithmbarshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

    Po ashtu, Thaçi ka potencuar se institucionet e Kosovës kanë plotësuar të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me nisjen e dialogut të liberalizimit të vizave dhe me të drejtë presim që ky proces të fillojë në ditët e ardhshme.

    Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi ka mirëpritur qëndrimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave i BE-së që mbështet fillimin e dialogut të liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Nga ana e tij, Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule thuhet se e vlerësoi lartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane të integrimit dhe rikonfirmoi se perspektiva e Kosovës është perpektiva evropiane.

    Fule në mënyrë të veçantë u shpreh me tone pozitive për angazhimin e treguar të institucioneve të Kosovës në dialogun për çështje teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

    Me këtë vizion, tha Fyle se Qeveria e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë orientimin dhe vizionin e saj evropian.

    Kryeministri Thaçi niset për në Bruksel

    Me ftesë të zv.presidentes së Bashkimit Evropian dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton, sot pasdite kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Bruksel.

    Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, me zëvendëspresidenten e BE-së, baroneshën Catherine Ashton, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Bashkimit Evropian.

    Po ashtu kryeministri i Republikës së Kosovës do të ketë takime edhe me anëtarë të Parlamentit Evropian.

    Thuhet se temë kryesore e të gjitha takimeve të kryeministrit Thaçi në Bruksel do të jetë përshpejtimi i agjendës evropiane të Kosovës, fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale të Kosovës me BE-në dhe mbështetja e Këshillit të Ministrave të BE-së për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Zhvillim.

  4. #84
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    qeveria e kosoves duhet te kerkoje liberalizim vizash me ameriken sepse ne evrope nuk ke pse te shkosh.

  5. #85
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Çitaku: Kosova mori dritën e gjelbër

    Çitaku: Kosova mori dritën e gjelbër

    Nga Express 10 Dhjetor 2011 18:55


    "...për Kosovën pajtueshmëria është arritur qysh në ditën e martë - është dhënë drita e gjelbër, jo vetëm për dialogun për viza, por edhe për marrëdhëniet tregtare", tha në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane.

    RADIO EVROPA E LIRË: Ju ishit të premten në Bruksel dhe pas vendimit të Këshillit Evropian, sapo u kthyet në Kosovë, ju thatë se Kosovës i është premtuar nisja e dialogut për liberalizimin e vizave dhe vënia e marrëdhënieve kontraktuale. Kjo gjë, megjithatë, nuk përmendet në konkluzat zyrtare. A mund të na sqaroni më shumë lidhur me këtë?

    VLORA ÇITAKU: Është e qartë që në kuadër të debatit publik në Kosovë ka shumë keqkuptime. E para, Kosova përmendet në konkluzat zyrtare të Këshillit të ministrave të BE-së. Ato konkluza janë miratuar ditën e martë dhe po ato konkluza janë rimbështetur nga ana e liderëve të Bashkimit Evropian dhe kjo theksohet në paragrafin e parë të konkluzave, të cilat janë dhënë për politikën e zgjerimit nga ana e liderëve të Bashkimit Evropian. Është e rëndësishme të mos ketë paqartësi, të mos ketë huti. Konkluzionet, të cilat i ka miratuar Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së, ditën e martë, janë riafirmuar dhe kanë marrë mbështetjen edhe nga ana e liderëve. Pra, arsyeja pse nuk përmendet Kosova në mënyrë eksplicite në dokumentin e fundit, ka të bëjë me faktin se për Kosovën pajtueshmëria është arritur qysh në ditën e martë. Është dhënë drita e gjelbër, jo vetëm për dialogun për liberalizimin e vizave, i cili s’ka fjalë që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, por mbase dhe më e rëndësishme se kjo është drita e gjelbër për marrëdhëniet tregtare dhe për qasje të Kosovës në programet e komunitetit, si dhe anëtarësimi në IBRT. Për herë të parë perspektiva evropiane e Kosovës ka marrë një formë konkrete, është konkretizuar përmes kësaj oferte të Bashkimit Evropian. Është e qartë që Kosova është më larg se vendet e rajonit në procesin e integrimit evropian, por kjo është për shkak se ne jemi shpallur shtet vetëm para tre vjetësh dhe duhet të punojmë shumë më shumë sesa të tjerët për të zënë hapin. U pa qartë që përmbushja e kritereve teknike, të cilën e kemi bërë këtu brenda e kombinuar me disponimin pozitiv politik që mbizotëron në BE për Kosovën, sidomos pas konstruktivitetit që kemi dëshmuar në procesin e dialogut me Serbinë, i është shpërblyer Kosovës. Dhe, të gjithë ata që trumbetonin që Kosova po i bën favor Serbisë, ndërkohë që vetë nuk do të përfitojë asgjë, sot u përgënjeshtruan.

    RADIO EVROPA E LIRË: Pse është thënë që fillon dialogu me datën 9, ose zyrtarizohet data e nisjes më 9 dhjetor, kur thuhet se kjo çështje nuk ka qenë fare në agjendë?

    VLORA ÇITAKU: Jo, më 9 dhjetor është bërë rikonfirmimi i rekomandimeve që ka dhënë Këshilli i ministrave për Komisionin Evropian. Thuhet shumë qartë në rekomandime, përkatësisht në konkluzionet e ministrave të Jashtëm të BE-së që Kosova deri në fund të vitit duhet zyrtarisht të fillojë dialogun për liberalizimin e vizave. Këto konkluzione të Këshillit të ministrave kanë marrë mbështetjen edhe nga liderët e Bashkimit Evropian në samitin e ditës së premte dhe tani pritet vetëm edhe zyrtarisht lansimi i dialogut siç e parashohin edhe konkluzat e Këshillit të ministrave deri në fund të vitit.

    RADIO EVROPA E LIRË: A i ka plotësuar Kosova të gjitha kushtet për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave?

    VLORA ÇITAKU: E dini që ka pasur një seri kriteresh që është dashur të përmbushen në mënyrë që Kosova zyrtarisht të fillojë dialogun për liberalizimin e vizave. Për më tepër që kërkesat karshi Kosovës kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa për vendet e rajonit - kjo për shkak se përvojat e marra nga procesi i liberalizimit me vendet tjera të Ballkanit perëndimor janë transformuar në formë kriteresh për Kosovën. Unë e kam thënë edhe publikisht që Kosova është dashur të mësojë për notën 10 në mënyrë që të marrë një 6-she. Megjithatë, mundi ynë është shpërblyer, ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë në dy vitet e fundit, do të thosha, sepse ne njëanshëm kemi bërë adaptimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe në këtë pikë të procesit ne jemi shumë më të avancuar sesa vendet e rajonit. Unë jam shumë e bindur se Kosova po i hyn këtij procesi shumë më e përgatitur sesa vendet tjera të Ballkanit perëndimor dhe nëse ne do ta mbajmë këtë ritëm, unë jam e bindur që brenda një afati rekord ne do të mund t’i përmbushim të gjitha kriteret.

    RADIO EVROPA E LIRË: Dihet se dialogu për liberalizimin e vizave zgjat me muaj të tërë. Pse Kosova nuk është e interesuar që para liberalizimit të vizave të ketë një marrëveshje me BE-në për lehtësim gjatë marrjes së vizave?

    VLORA ÇITAKU: Për ne ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme që oferta që derivon nga Komisioni Evropian, të jetë ajo e udhërrëfyesit, përkatësisht e lansimit të procesit të liberalizimit të vizave. Ne kemi dashur me çdo kusht t’i shmangemi një oferte të ndërmjetme, e cila më pas do të mund të përdorej nga ndokush si kompensim për ndonjë ngecje eventuale nga e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave. Ne nuk kemi dashur të bëjmë kompromis me udhërrëfyesin, nuk kemi dashur të bëjmë kompromis me lansimin e dialogut për liberalizimin e vizave dhe vetëm tani pasi ta kemi marrë udhërrëfyesin, do të mund të hapim një bisedë të tillë.

    RADIO EVROPA E LIRË: Serbisë nuk iu dha statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian siç pritej në Beograd. Këshilli Evropian përmend rëndësinë e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun me palën kosovare. Besoni se do të ketë një lloj përkushtimi të tillë nga Serbia?

    VLORA ÇITAKU: Tashmë është e qartë që rruga e Serbisë për anëtarësim në BE, kalon përmes normalizimit të raporteve me Kosovën. Kjo tashmë është dhe zyrtarisht e konfirmuar nga ana e strukturave më të larta të Bashkimit Evropian, i është dhënë fund politikës dyfytyrëshe që për një kohë është udhëhequr në Beograd, ku në vazhdimësi ka pasur një dualizëm - një Serbi evropiane karshi Brukselit dhe një Serbi tërësisht anti-evropiane karshi Kosovës. Ne duhet ta themi hapur, është në interes edhe të Kosovës edhe të rajonit që rajoni të evropianizohet dhe të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të anëtarësohen në strukturat e Bashkimit Evropian, por kjo duhet të kalojë vetëm përmes një filtrimi dhe përmes përmbushjes së kritereve, sidomos atyre të Kopenhagës, të cilat shumë qartë e saktësojnë që bashkëpunimi rajonal është parakusht për procesin e integrimeve evropiane.

  6. #86
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Tu paskan ngatrru Samaforat


    Me marr e mori. Por ju jeni te ky Samafori qe eshte me drite te Kuqe.

  7. #87
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Kryeministri Thaçi: Perspektiva evropiane për Kosovën është përkthyer në një ofertë konkrete, në mënyrë unike nga të gjitha shtetet e BE-së




    Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel

    Prishtinë, 10 dhjetor 2011

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të përshëndes konkluzionet e Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian.

    Dhe, mesazhet e dhëna janë shumë të qarta.

    Procesi i integrimit në strukturat evropiane varet kryekput nga përmbushja e kritereve përbrenda, dhe qasja evropiane ndaj fqinjësisë të secilit shtet veç e veç.

    Për herë të parë, perspektiva e përsëritur evropiane për Kosovën është përkthyer në një ofertë konkrete, në mënyrë unike nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

    Samiti i djeshëm konfirmoi konkluzionet e Ministrave të Jashtëm, që për Kosovën parasheh shumë qartë: hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e negociatave për marrëdhënie tregtare, qasjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - EBRD.

    Duke pasur 1/3 e qyetarëve në diasporë, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, për familjet tona, procesi i liberalizimit të vizave është mbase më i rëndësishmi.

    Por, si kryeministër, vlerësoj se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me BE-në përmes marrëveshjes tregtare dhe qasjes në programet e komunitetit shënon një kapitull të ri historik për relacionin në mes shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Si kryeministër i vendit, jam i vetëdijëshëm që na presin edhe shumë punë deri në sendërtimin e plotë të vlerave dhe standardeve evropiane në Kosovë.

    Jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi, sidomos në fushën e rendit dhe ligjit, luftimin e korrupcionit dhe reformën e administratës publike.

    Unë sot zotohem para jush, që të gjitha detyrat që dalin nga ky proces do t’i përmbushim në një afat rekord.

    Ju siguroj që do ta mbikëqyr personalisht realizimin e agjendës për liberalizimin e vizave dhe marrëdhënieve tregtare.

    Të nderuar qytetarë të Kosovës,

    Dje, po ashtu u konfirmua fakti që qasja konstruktive dhe e përgjegjshme evropiane, të cilën e kemi dëshmuar në procesin e dialogut me Serbinë, ka shkuar në dobi të Kosovës dhe askujt tjetër.

    Shpeshherë, padrejtësisht dhe në mënyre naive jemi akuzuar se po ia përshpejtojmë rrugën Serbisë për BE, përmes dialugut që ndodhte në Bruksel.

    Në fakt, ndodhi ajo që pritej të ndodhte, e kundërta pra: për herë të parë, edhe zyrtarisht, rruga e Serbisë për në BE kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Kosovës. Nga Brukseli prapakthim në këtë standard evropian nuk do të këtë.

    Kosova është e zotuar për fqinjësi të mirë, dhe unë edhe sot e konfirmoj që ne duam dhe punojmë për evropianizimin e rajonit dhe ndërtimin e raporteve të shëndosha në mes nesh, me të gjithë fqinjët, edhe me Serbinë..

    Më lejoni po ashtu të falënderoj partitë opozitare, të cilat qoftë përmes kontirbutit në Parlament, qoftë përmes ideve konkrete kanë ndihmuar agjendën evropiane.

    Posaçërisht dua të falënderoj kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës, pa përjashtim, secilin prej tyre, për angazhimin në përmbushjen e detyrimeve për procesin e liberalizimit të vizave.

    Pa përkushtimin e tyre, dialogu për liberalizimin e vizave nuk do të mund të ecte përpara.

    Të nderuar qytetarë,

    Para vetes kemi një agjendë shumë ambicioze, të cilën mund ta realizojmë vetëm duke punuar bashkarisht.

    Të bashkuar rreth vizionit, për Kosovën demokratike, mirëqeverisëse, të sundimit të ligjit, të reformave demokratike, mund dhe do ta bëjmë Kosovën Evropiane.

    Kosovën do ta anëtarësojmë në NATO dhe në BE në mënyrë meritore.

    Ju faleminderit!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    GENTILINI THOTË SE DIALOGU PËR VIZAT DO TË FILLOJË

    Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini ka përshëndetur arritjet e Kosovës në agjendën evropiane duke i përgëzuar institucionet dhe popullin e Kosovës.

    “Konkluzionet e Këshillit të aprovuara me 5 dhjetor dhe të cilat u miratuan plotësisht nga shefat e shteteve anëtare të BE me 9 dhjetor, paraqesin një hap të rëndësishëm përpara. Tani më është e qartë se dialogu për viza do të filloj dhe se Kosova do të përfitojë nga liberalizimi i vizave kur të plotësohen të gjitha kushtet. Përpos kesaj, Këshilli po ashtu ka vendosur të shqyrtojë një marrëveshje tregtare me Kosovën dhe të hap programet e BE-së për Kosovën. BE-ja poashtu pranon se anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të rrisë zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Gentilinit.

    E gjithë kjo, sipas tij, është shumë pozitive dhe paraqet një arritje shumë të prekshme. Është e rëndësishme tani që Kosova t’i dyfishoj përpjekjet e saja dhe të përqendrohet në adresimin e sfidave dhe shtyej përpara proceset e reformave.

    “Është gjithashtu e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të jetë konstruktive në dialog me Serbinë dhe në zbatimin e marrëveshjeve përkatëse. Si Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë jam shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë gjatë periudhës së fundit në Kosovë dhe në Bruksel, sa i perket lëvizjes përpara të agjendës Kosovë - BE”, ka thënë Gentilini.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Kryeministri Thaçi: Perspektiva evropiane për Kosovën është përkthyer në një ofertë konkrete, në mënyrë unike nga të gjitha shtetet e BE-së



    ...
    Publiko dokumentin zyrtar te BE-se per oferten konkrete ne fjale...?

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Çitaku: Kosova mori dritën e gjelbër

    Nga Express 10 Dhjetor 2011 18:55


    "...për Kosovën pajtueshmëria është arritur qysh në ditën e martë - është dhënë drita e gjelbër, jo vetëm për dialogun për viza, por edhe për marrëdhëniet tregtare", tha në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane.

    RADIO EVROPA E LIRË: Ju ishit të premten në Bruksel dhe pas vendimit të Këshillit Evropian, sapo u kthyet në Kosovë, ju thatë se Kosovës i është premtuar nisja e dialogut për liberalizimin e vizave dhe vënia e marrëdhënieve kontraktuale. Kjo gjë, megjithatë, nuk përmendet në konkluzat zyrtare. A mund të na sqaroni më shumë lidhur me këtë?

    VLORA ÇITAKU: Është e qartë që në kuadër të debatit publik në Kosovë ka shumë keqkuptime. E para, Kosova përmendet në konkluzat zyrtare të Këshillit të ministrave të BE-së. Ato konkluza janë miratuar ditën e martë dhe po ato konkluza janë rimbështetur nga ana e liderëve të Bashkimit Evropian dhe kjo theksohet në paragrafin e parë të konkluzave, të cilat janë dhënë për politikën e zgjerimit nga ana e liderëve të Bashkimit Evropian.
    Dokumentet qe ju referohet z. Citaku:

    Council conclusions on enlargement and stabilisation and association process (Brussels, 5 December 2011)

    The Council adopted the following conclusions:

    "ENLARGEMENT STRATEGY"

    1. In line with the renewed consensus on enlargement approved by the European Council on 14 and 15 December 2006, and the Council conclusions of 14 December 2010, the Council welcomes the communication from the Commission of 12 October 2011 on the Enlargement Strategy and Main Challenges 2011-2012, as well as the Opinion on Croatia's accession to the European Union, the Opinion on Serbia’s application for membership, and the progress reports “Turkey”, “Croatia”, “Iceland”, “the former Yugoslav Republic of Macedonia”, “Montenegro”, “Albania”, “Bosnia and Herzegovina” and “Kosovo1”, and takes good note of the conclusions and recommendations therein.

    (" *1 Under UNSCR 1244/99. The references to Kosovo in these conclusions are without prejudice to Member States’ positions on status.")

    ...
    WESTERN BALKANS

    Kosovo

    56. The Council welcomes Kosovo's commitment to its European agenda, including through sustained efforts in areas such as visa, trade and judicial system and the establishment of a council for EU Integration. It also welcomes the improved integration of Serbs south of the Iber/Ibar river. The Council notes that limited progress was achieved with the reform agenda in a year marked by elections. The Council urges Kosovo to take urgent steps to address the shortcomings identified in the electoral process and to substantially accelerate the pace of reform as well as to improve the budgetary situation in close cooperation with the IMF. Major efforts are needed in particular to strengthen public administration reform and consolidate rule of law, in particular by showing evidence of fight against organised crime and corruption, judicial reform and freedom of expression. It invites Kosovo to launch an inclusive and longterm agenda for northern Kosovo in close cooperation with the European Union and welcomes the Commission’s intention to offer its full support.

    57. The Council encourages Kosovo to enhance its cooperation with EULEX and to ensure support for EULEX's work in all areas of its mandate.

    58. The Council reaffirms that Kosovo will also benefit from the perspective of eventual visa liberalisation once all conditions are met. The Council underlines that further progress in the area of justice, freedom and security is essential. Considering Kosovo's progress on readmission and reintegration and in line with Council conclusions of December 2010, the Council welcomes the intention of the Commission to launch a visa dialogue, without prejudice to the Member States' positions on status, towards the end of the year, if all conditions are effectively fulfilled, to fully associate the Council and EU Member States to each step of the dialogue and to present regular reports on Kosovo's progress in adopting and implementing the appropriate reforms, including on the basis of Member States experts' reports on the ground.

    59. The Council reiterates its full support for the Belgrade-Pristine Dialogue and welcomes progress to date, particularly on customs, acceptance of university diplomas, civil registry, free movement of persons, cadastre, and IBM. It calls on both parties to engage constructively on the full range of issues, tackling them at an early date and in a constructive spirit. The

    Council calls for continued implementation of agreements reached to date in order to arrive at concrete results swiftly, effectively, and in a sustained manner. The Council underlines the importance of the Dialogue process for progress on inclusive regional cooperation, including trade. The Council recalls that the Dialogue, and agreements reached through the Dialogue, will continue to be of crucial importance for both parties as they take further steps towards fulfilling their EU perspective, and calls upon both parties to intensify their work in the coming period.

    60. In line with the relevant Council conclusions, the Council recalls the European Union willingness to assist the economic and political development of Kosovo through a clear European perspective, in line with the European perspective of the region. It underlines the need to take concrete steps to that effect. Without prejudice to Member States' positions on status, the Council invites the Commission to assess Kosovo's progress with regard to traderelated issues and to propose the way forward for an agreement as soon as sufficient progress has been made. The Council recognises that Kosovo's socio-economic development would also be enhanced through membership of the European Bank for Reconstruction and Development, without prejudice to Member States' positions on status.

    61. The Council is committed to find an agreement on Kosovo's participation in EU programmes, without prejudice to Member States' positions on status. The Council welcomes the Commission's intention to launch a structured dialogue on the rule of law. It looks forward to the Commission's review of its 2009 Communication."
    http://www.regards-citoyens.com/arti...-91389066.html

    2.
    III. ENLARGEMENT

    The European Council endorses the Council conclusions of 5 December 2011 on Enlargement and the Stabilisation and Association Process and recalls its conclusions of December 2006 which form the basis for a renewed consensus on enlargement.
    http://www.consilium.europa.eu/uedoc.../ec/126714.pdf

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •