Me dylbi do ta shohe Kosova liberalizimin, desha te them me teleskopet e NASA-s. Jepini me xhamia dhe me Wahabista se per ta pare keni
Me dylbi do ta shohe Kosova liberalizimin, desha te them me teleskopet e NASA-s. Jepini me xhamia dhe me Wahabista se per ta pare keni
Revolution 1848
Fitou: Heqja e vizave merr vite
Nëse ndokush në Kosovë mendon se dialogu për liberalizimin e vizave do të jetë i lehtë, atëherë ai gabon, ka thënë ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou.
“Nëse mendon se ky dialog do të jetë i shkurtër, atëherë përsëri gabon. Po ashtu, nëse ndokush mendon se ai dialog do të bëhet sivjet, përsëri e ka gabim”, ka thënë ai në një intervistë për “Kosova Sot”.
“Për ta arritur një regjim të plotë pa viza me BE-në do të duhet që të kalojnë vite të tëra”.
Telegrafi
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Thaçi, i lindur më 1968, iu bashkua kauzës për pavarësi teksa ishte student, dhe u shndërrua në njërin nga liderët kryesorë të lëvizjes protestuese të fillimit të viteve të 1990. Me intensifikimin e presionit serb, ai u largua për në Zvicër, ku studioi histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Cyrih.
I kthyer në Kosovë si figurë kyçe e lëvizjes guerile, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mori nofkën “Gjarpëri” për shkak të shkathtësive të tij të shmangies së policisë serbe. Ai mori pjesë në bisedimet e pasuksesshme të Rambujesë në vitin 1999 dhe pas luftës themeloi Partinë Demokratike të Kosovës, PDK si fraksioni kryesor i dalë nga radhët e UÇK-së.
Thaçi konsiderohet si njeri me aftësi mendjemprehta taktike, i aftë në manovrime të shkathëta drejt arritjes së qëllimeve të tij, gjersa mban ngushtë frerët e pushtetit. Pas fitores së PDK-së në zgjedhjet parlamentare më 17 nëntor 2007, Thaçi u zgjodh Kryeministër i Kosovës.
Më 17 shkurt 2008, në parlamentin e vendit, Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur.
Kushte të rënda për liberalizim
Qeveritarë, kryetarë komunash, drejtorë të kompanive publike e shumë të tjerë, me siguri se do të “trishtohen” prej një nga kushtet që pritet t’i jepet Kosovës, në kuadër të “Udhërrëfyesit” apo listës së detyrave që vendi ynë duhet të plotësojë për liberalizim të vizave.
Nëse duam ta arrijmë këtë lehtësim nga BE-ja, atëherë Kosova, sipas draft-versionit të “udhërrëfyesit” që e ka siguruar “Zëri”, duhet të hetojë se si po pasurohen disa kosovarë në mënyrë të pashpjegueshme.
Zyrtarisht këtë dokument nuk duhet ta kenë as përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, por përderisa ai iu është dërguar vendeve anëtare, dokumenti tashmë ka “rrjedhur” ndonëse statusi i tij vazhdon të jetë “TOP SECRET”.
Kërkesa e mësipërme thuhet në faqen tetë, Bllokun numër tre, me emrin, “Rendi Publik dhe Siguria” i cili përfshin “Parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit”.
Në këtë kapitull, pasi i kërkohet Kosovës që të miratojë dhe zbatojë ligjet e duhura në këtë drejtim, vendit tonë i kërkohet edhe: “Të kryejë hetime proaktive të pasurimit të pashpjegueshëm; të krijojë një sistem të shëndoshë kundër shpëlarjes së parave; dhe të zhvillojë e implementojë një sistem të fuqishëm të konfiskimit të pasurisë dhe menaxhmentit.
Telegrafi
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Fule shpall zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit
Artan M. Haraqija | 27-03-2012
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka hapur edhe zyrtarisht procesin e hartimit të studimit të fizibilitetit për Kosovën.
Gjatë një vizite që Fule po i bën Prishtinës, ai tha se vizita e tij shënon edhe zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit.
Këto komente, ai i bëri gjatë aktit të themelimit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane i cili do të funksionojë nën udhëheqjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Ky studim do të bëjë një përfshirje të vlerësimeve lidhur me të arriturat në Kosovë”, tha Fule.
Studimi, do të identifikojë edhe sfidat që duhet përmbushur tutje, në mënyrë që edhe Kosova një ditë të mund të negociojë për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Në vijim, ai ka numëruar pikat kryesore të cilat do t’i përfshijë në vete studimi i fizibilitetit.
“Tregtia, është me rëndësi që Kosova të përcjellë rekomandimet e Komisionit Evropian”, tha fillimisht Fule.
Ndërkaq, sfidat tjera në të cilat BE-ja kërkon përparime janë administrata publike, arritja e konsensusit të gjerë politik për agjendën evropiane, ku përfshihen reformat për zgjedhje të lira e demokratike, pastaj sundimi i ligjit dhe së fundit integrimi i pakicave.
“Këtë vit ne dëshirojmë të bëjmë një përparim vendimtar për vizat, tregtinë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së”, theksoi Fule.
Në këtë aspekt, ai kërkoi që Kosova të ketë parasysh sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimin.
Fule e rikujtoi lidershipin kosovar sërish edhe për një agjendë politike e gjithëpërfshirëse për veriun dhe kërkoi nga të gjitha subjektet politike ta mbështesin këtë agjendë.
Ai tha se atje duhet të vendoset komunikimi dhe jo konfrontimi.
Në anën tjetër, presidentja Jahjaga tha se integrimet evropiane, krahas bashkëpunimit dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara janë jetike për Kosovën.
Për procesin e integrimeve, në Kosovë ka një konsensus të plotë politik, tha Jahjaga.
Për këtë qëllim ajo edhe zyrtarisht shpalli të formuar Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane.
Presidentja Jahjaga tha po ashtu se integrimet evropiane do të jenë të plota, vetëm kur pjesë e BE-së të jenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Kosovës nuk ka lënë pa përmendur as dialogun me Serbinë.
Ajo tha se dialogu është rruga e vetme për normalizimin e raporteve ndër shtetërore.
Këshilli për Integrime Evropiane ka për synim koordinimin e veprimeve në lidhje me integrimet evropiane.
Ai do të udhëhiqet nga presidentja Jahjaga, ndërkaq si qëllim ka edhe krijimin e një platforme kombëtare për integrimet.
Në takimin e sotëm, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, lideri opozitar Isa Mustafa si dhe përfaqësues komisioneve parlamentare. /rel/
***
Fyle vjen duarthatë
Studimi i fizibilitetit po “lansohet” përmes një deklarate politike, njëjtë sikur nisja e procesit të dialogut për liberalizim të vizave. Komisionari evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, vjen në Kosovë për, siç e thonë edhe në Bruksel, vetëm “nisjen ceremoniale të studimit të fizibilitetit” për Kosovën.
Nëse ky studim do dalë pozitiv, atëherë Kosova mund të nisë negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, një hap shumë serioz në drejtim të marrëdhënieve bilaterale Kosovë – BE. Sidoqoftë, zëdhënësi i Fyles, Peter Stano, e pranon që vizita e komisionarit për Zgjerim bëhet për konsum publik, pasi ende nuk ka asgjë konkrete e praktike rreth këtij studimi për Kosovën.
“Komisionari po vjen vetëm për një lansim ceremonial, mund të themi, të studimit të fizibilitetit. Kjo po bëhet në të njëjtën ditë kur e nis punën edhe Këshilli për Integrime Evropiane, ku do e mbajë edhe një fjalim. Sa u përket ekipeve të ekspertëve dhe gjërave konkrete për këtë studim, ende nuk ka asgjë të re për publikun”, i ka thënë “Zërit”, nga Brukseli, Peter Stano.
Mirëpo, njohësit e zgjerimit të BE-së dhe analistët politikë vlerësojnë se kjo vizitë e Fyles do jetë po aq duarthatë sa edhe ajo e komisionares për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom. Ish- kreu i Agjencisë Kosovare për Integrime Evropiane, Shenoll Muharremi, vlerëson se e gjitha duket një përsëritje e asaj që ndodhi me nisjen e dialogut për liberalizim vizash, pa asnjë gjë konkrete.
“Vizita e z. Fule i përngjan vizitës se komisionares Malmstrom në janar, kur erdhi për të ‘lancuar’ dialogun për viza pa udhërrëfyes, dialog ky i cili ka ngecur mu aty, asgjë signifikante nuk ka ndodhur prej janarit. Z. Fule ngjashëm po ‘lancon’ studimin e fizibilitetit, por pa ndonjë substance, pa fillim të punës së grupeve punuese të përbashkëta, pa ndonjë pyetësor. Ne kemi qenë të njoftuar edhe paraprakisht për të dyja rastet nga Komisioni Evropian dhe nga konluzionet e Këshillit të Ministrave. Kishte qenë mirë që fokusi të jetë tek progresi konkret dhe jo tek aspektet propagandistike. Progres në proces të integrimeve është atëherë kur qytetari i Kosovës përfiton konkretisht. Ky nuk është rasti, andaj fatkeqësisht kjo është një vizite duarthatë”, vlerëson eksperti i Zgjerimit i BE-së, Muharremi.
Edhe më tej shkon drejtori i organizatës për dinjitet dhe anti-korrupsion, “Qohu”, Avni Zogiani, i cili vizitat e tilla i quan sikur dikush kur shkon për drekë te një anëtar i familjes, pa pasur asnjë punë për të kryer.
“Këta (zyrtarët e BE-së) janë duke ardhur sikur kur dikush shkon për drekë te familjarët e tij. Këto vizita janë njëjtë sikur kur shkon në të pame, te tezja. Absolutisht asnjë lëvizje konkrete nuk ka. Prej vetë misioneve evropiane thuhet se për Kosovën nuk ka asgjë konkrete as për liberalizim vizash e lëre më të shkohet drejt marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Këto i dëgjoj prej vetë zyrtarëve evropianë në biseda private”, vlerëson Zogiani.
Drejtori i “Qohu” thotë gjithashtu se vizita si e Stefan Fyles bëhen në mungesë të një oferte konkrete, po bëjnë vizita vetëm për krijimin e opinionit publik të përshtatshëm për kompromise të ardhshme. Mirëpo, këto pretendime mundohet t’i hedhë poshtë zyra për informim e Stefan Fyles, pasi sipas tyre Komisioni Evropian përballë zyrtarëve vendorë nuk ka nevojë të premtojë diçka që nuk mund ta realizojë.
“Ajo që do ta bëjë komisionari Fyle nuk është vetëm një gjest politik. Ne do e ndihmojmë Kosovën gjithmonë në rrugëtimin drejt BE-së. Siç e dini ju, ne e kemi avantazhin e mos të pasurit nevojë që të kënaqim votues. Ne e bëjmë atë që është reale, pasi në mandatin tonë ne premtojmë vetëm atë që mund të bëhet. Ndoshta komisionari po bën lancimin ceremonial, por mos harroni se ka njerëz që rregullisht punojnë në prapavijë dhe kur ka diçka konkrete, atëherë ne atë ia bëjmë të ditur opinionit”, thotë Stano për shqetësimet e kosovarëve.
Në fund të muajit janar të këtij viti, kolegia e Stefan Fyles, Cecilia Malmstrom, e cila e nisi dialogun për vizat, ndërsa dokumenti kryesor që e karakterizon këtë proces, “Udhërrëfyesi” ku përcaktohen detyrat që duhet kryer, ende as sot e kësaj dite nuk u është dorëzuar autoriteteve kosovare.
Malmstrom kishte thënë që ky dokument do vijë gjatë pranverës, pa dhënë asnjë datë konkrete, diçka që pritet ta bëjë edhe komisionari për Zgjerim të martën për “grupet punuese të përbashkëta” dhe pyetësorin. Për Shenoll Muharremin, faji jo pak iu bie edhe institucioneve të Kosovës, të cilat nuk janë aq kërkuese sa duhet para Bashkimit Evropian.
“Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos kenë qasje përfitimi nga proceset integruese. Për këtë duhet të jepet përgjegjësi si nga qeveria, njëjtë edhe nga BE-ja”, vlerëson Muharremi.
Zëri
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Thjeshte:
Propagande politike per pushtetin kuisling te Thacit dhe per BE-ne...
"Republika e Kosoves" nuk njihet as nga BE-ja as nga Fyle, prandaj titulli i temes eshte absolutisht i gabuar.
Republika e Kosoves kurre nuk do ta arrije liberalizimin e vizave apo anetaresimin ne BE.
Nje gje e tille eshte absolutisht e perjashtueshme, perderisa BE nuk e njeh Kosoven si shtet.
Mos e mashtroni veten dhe popullin me gjera te paverteta, sepse realiteti eshte krejtesisht ndryshe.
Vetem nese bazohemi ne realitetin mund ta ndryshojme apo permiresojme situaten...
Edhe studimi i fizibilitetit sui generis dhe me fusnotë
Studimi i fizibilitetit që Komisioni Evropian do ta bëjë për Kosovën nuk është historik, por nuk është as i parëndësishëm. Rreziku është që, për shkak të fusnotës dhe pranimit të Kosovës që të mos trajtohet si shtet i pavarur, edhe ky studim fizibiliteti të kërkojë rrugë për raportet e Kosovës me BE-në pa e trajtuar Kosovën si shtet. Prandaj, nuk mund të përjashtohet që edhe ky studim, e ndoshta edhe MSA-ja, të jenë me fusnotë dhe një lloj sui generis, çfarë është Kosova
...
Kosova pranoi të mos trajtohet si shtet
Studimi i fizibilitetit do të duhej t’u jepte përgjigjen disa pyetjeve: A është fizibile (e realizueshme) që Kosova të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, a i ka Kosova kapacitetet administrative për të negociuar marrëveshjen dhe e ka zbatuar atë në praktikë.
Nëse Kosova trajtohet si të gjitha shtetet e tjera të rajonit, siç mundohen të na bindin zyrtarët e qeverisë dhe Presidentja e Kosovës, atëherë edhe para se të nisë puna në këtë studim përgjigjja nga ana e BE-së do të ishte jo.
Pra Kosova nuk mund të ketë të njëjtën marrëveshje SAA me BE-në çfarë kanë shtetet e tjera të rajonit.
Në rastin e shteteve të tjera të rajonit, MSA-ja është negociuar, nënshkruar dhe ratifikuar nga një shtet i rajonit, në njërën anë, dhe BE-ja me shtetet e saj anëtare, nga ana tjetër. Të gjitha shtetet e kanë nënshkruar atë marrëveshje me emërtimet e tyre zyrtar dhe si shtete të pavarura. Pasi ajo Marrëveshje ka edhe fuqinë e një marrëveshjeje multilaterale ndërqeveritare, me Kosovën pa njohjen e 5 vendeve anëtare, BE-ja nuk mund të nënshkruajë marrëveshje të tillë.
Këtu tash qëndron edhe rreziku për Kosovën. Mund të ndodhë që në BE të tentojnë të gjejnë rrugë për të arritur një Marrëveshje SAA me Kosovën të cilën nuk do të duhet fare ta nënshkruajnë vendet anëtare, por do të futej si një kompetencë evropiane. Në këtë mënyrë Kosova nuk do të trajtohej si Mali i Zi, Shqipëria apo ndonjë shtet tjetër, por më shumë si Tajvani, Autoritetet Palestineze apo ndonjë territor tjetër me status të panjohur shtetëror.
Në BE nisen nga presupozimi se Kosova tashmë e ka pranuar një trajtim të tillë, sepse ka pranuar që në nismat rajonale të marrë pjesë dhe të nënshkruaj dokumente me fusnotë që e bën atë të jetë „pothuajse e njëjtë, por pak ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë“. Të tjerët do të jenë „pak më të barabartë sesa Kosova!“
Ky trajtim i tillë do të ketë disa pasoja afatmesme dhe afatgjata për Kosovën. E para është se BE-ja do ta trajtojë për një kohë të pacaktuar Kosovën ashtu siç kërkon dhe pranon Beogradi. Kjo është dorëzim i Kosovës dhe i 22 shteteve të BE-së para Serbisë dhe 5 shteteve e tjera të BE-së.
Pasoja tjetër do të jetë se në vend që të ndjekin rrugët e njohura deri tash në procesin e zgjerimit të BE-së, institucionet në Bruksel do të kërkojnë gjithmonë diçka të veçantë për Kosovën.
MSA-ja vetvetiu edhe nuk është aq e rëndësishme, por rëndësinë më të madhe e ka si etapë për anëtarësim në BE më vonë. Pra, edhe nëse mund të gjendet disi një model për ndonjë „MSA me fusnotë“, pa nevojën që ajo të nënshkruhet nga shtetet anëtare (për të evituar veton e dikujt) Kosovën e pret rruga e zgjerimit ku secili shtet në më shumë se 72 raste ka mundësi vetoje. Nuk ka gjasa që kjo të ndryshojë në të ardhmen, sepse vendet si Gjermania dhe Franca, por edhe shumë vende të tjera, nuk dëshirojnë të humbin mundësinë që, nëse duan, ta bllokojnë për shembull anëtarësimin e Turqisë. E kur ekzistojnë rregullat në zgjerim ato nuk mund të mos zbatohen në rastin e Kosovës.
...
http://www.kohaditore.com/?page=1,9,93202
VV: Vetëm retorikë për liberalizimin e vizave
Zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosje theksuan se Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka përfituar nga proces i liberalizimit të vizave, duke vlerësuar se retorika e Qeverisë së Kosovës doli të jetë boshe, për të disatën herë me radhë, pasi ende nuk ka shënuar asnjë hap drejt këtij proces.
Alma Lama nga lëvizja Vetëvendosje theksoi se Qeveria e Kosovës kishte premtuar se do të merrte udhërrëfyesin për viza në muajin mars, mirëpo në vend të tij mori mesazhin që ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Tashmë është fare e qartë se korrupsioni dhe krimi që kanë mbërthyer institucionet, e në radhë të parë qeverinë e Kosovës janë shkaktarët e vërtetë të izolimit të qytetarëve të Kosovës. Dje e vërteta doli në shesh, kur komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fule tha shprehimisht ‘duhet të bëhen reforma domethënëse në sigurinë e dokumenteve, migracionin dhe menaxhimin e kufijve, luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh Lama.
Por sipas saj, situata është edhe më e rëndë. Ajo vlerëso se Kosova pa dyshim mund të quhet një shtet i kapur nga elementët kriminalë, me një sistem drejtësie të kontrolluar politikisht e të korruptuar, dhe me institucione që do të duhej të ishin të pavarura, por që kontrollohen nga qeveria dhe struktura parainstitucionale.
Sa i përket fillimit të studimit të fizibilitetit, Lama tha se ky shtë një proces që është bërë një herë për Kosovën në vitin 2009, por meqë nuk ishte gjetur rrugëdalja politike për të, ka dështuar.
“Por duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe pse u prezantua fillimi i këtij procesi, BE-ja nuk e ka gjetur ende formulën legale për të bërë marrëveshje me Kosovën dhe për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale”, tha Lama, duke shtuar se bëhet fjalë vetëm për nja skanim të gjendjes politike ekonomike, sundimit të ligjit, tregtisë etj, por jo edhe për ndonjë garanci për të hyrë në marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit.
Sipas saj, Qeveria ka lëshuar pe në dialog me Serbinë pa përfituar asgjë në raport me BE-në, ndërkohë që Serbisë ia mundësoi të marrë statusin e vendit kandidat.
Telegrafi
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Udhërrëfyesi në rrezik!
Artan M. Haraqija | 12-05-2012
Qeveria e Kosovës dhe njohësit e proceseve që kanë të bëjnë me BE-në janë alarmuar nga një takim që është mbajtur të enjten në Bruksel, mes ministrive të brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Takimi ka pasur si temë çështjen e regjimit të vizave Shengen dhe aty është folur edhe për udhërrëfyesin apo listën e kushteve që Kosova duhet të plotësojë për liberalizim të vizave.
Franca, Suedia, Holanda dhe Belgjika janë shtetet që seriozisht po rrezikojnë vonesa shumë të mëdha për liberalizimin e vizave të Kosovës, duke bërë që kosovarët të vazhdojnë të mbesin më të izoluarit në Evropë edhe për një kohë të gjatë.
“Në mbledhje të komitetit punues të enjten, Franca, Suedia, Holanda dhe Belgjika, por kryesisht Franca si më e zëshmja, kanë kërkuar me çdo kusht që udhërrëfyesi të jetë me dy faza. Gjermania e udhëheq bllokun tjetër që kërkon dërgimin e udhërrëfyesit përnjëherë, por komisioni nuk ka mundur të merret vesh mes vete”, ka thënë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës.
Procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohej me Kosovën, pasi të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor tashmë përfitojnë nga ky program. Sidoqoftë, disa vende anëtare të zonës shengen rregullisht janë kërcënuar me heqjen dorë nga përkrahja e këtij projekti të BE-së, pasi janë përballur me numër të shtuar refugjatësh, prej të cilave Franca e Nicholas Sarkozy ka qenë më e zëshmja.
Ambasadori i këtij shteti në Prishtinë, Jean François Fitou, thotë se diskutimet në Bruksel nuk kanë të bëjnë me udhërrëfyesin e Kosovës, por me çështje shumë më të mëdha...
(Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Zhbogar: Kosova e merr Udhërrëfyesin në pranverë
Ka mbetur edhe pak ditë deri në nisjen e stinës së verës. E kosovarëve ende u premtohet se në pranverë do ta marrin udhërrëfyesin. Këtë premtim e ka përsëritur udhëheqësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit. Ai tha se BE-ja është këtu që t’i dëgjojë brengat e qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të ndihmojë integrimin e tyre në këtë bashkësi, njofton KTV.
Sa i përket zhvillimeve në veri të vendit, Zhbogar tha se këto çështje më së miri do t’i zgjidhte qeveria e Kosovës nëpërmjet negociatave të vazhdueshme me palët.
KOHA Ditore
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt