Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    Denonconi korrupsionin në Kosovë

    Te nderuar forumiste ju ftoj te sillni fakte dhe shkrime mbi korrupsionin qe eshte bere plaga e shoqerise e vetmja pengese qe te ecim perpara drejt shoqerive normale.


    Prishtinë, 24 maj 2010 - Nëpërmjet një raporti Iniciativa e të Rinjve për Drejtat e Njeriut (YIHR) ka hedhur akuza të rënda në fushën e prokurimit, e cila siç thuhet është e manipuluar nga përzgjedhja e fituesit, duke dalë jashtë kriterit të konkratës. Siç shkruan e përditshmja "Zëri" në numrin e sotëm, vend të posaçëm në këtë raport zë prokurimi në KEK, i cili udhëhiqet nga kushëriri i Kryeministrit Hashim Thaçi. Dy kompanitë e posakrijuara dhe të afërta me familjarët e Kryeministrit kanë fituar kontrata nga KEK-u me vlerë 75 milionë euro gjatë viteve 2008 dhe 2009. Sipas raportit të gjitha kontratat e dhëna këtyre dy kompanive ishin njëburimore, përfshirë një kontratë 50 milionëshe e cila ishte për 14 milionë euro më shrenjtë se oferta tjetër. Në këtë raport flitet edhe për abuzime në PTK.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48

    Thumbs down

    Po po shihet ashiqare qe ka korrupsion dhe krim te organizuar ne Kosove, me miliona e miliona duke iu vjedhur shtetit te Kosoves, nga keta bandita. Vetem te shpresojme qe EULEX do ti qoj deri ne fund hetimet dhe te filloj sa me shpejt me arrestime te ketyre pisave. Se keta nuk do te largohen kurre poqese nuk i heq kush , nuk do te ndalen se vjedhuri poqese nuk futen ne burg.

    Ja luftetaret e Kosoves, shihni si po e ndertojne Kosoven! jo progres por regres quhet ky ...
    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ASKUSH NUK QENDRON MBI LIGJIN ... - As EULEX-i e as kryeprokurori Johanes Van Vrisuik!

    Ne nje interviste per shtypin e Kosoves, kryeprokurori i EULEX-it ne Kosove Z. Johanes Van Vrisuik deklaroi se askush nuk qendron mbi ligjin, as kryeministri i Kosoves Thaci. Kryeligji i demokracise boterore O Zot, cfare zbulimi ka bere kryeprokuyrori i EULEX-it. Edhe lopet hollandeze e jo me nje kryeprokuror i EULEX-it e dine kete fakt. Jo kryeministri Hashim Thaci, por as Presidenti i Amerikes, superfqise boterore dhe nenes se demokracise Z. Barack Obama nuk qendron mbi ligjin. Asnje Kushtetute e asnje ligj demokratik ne Bote nuk perjashton askend e nuk vendos asnjeri mbi ligjin. Te gjithe jane te barabarte para ligjit, eshte kryeligji i demokracise boterore Askush nuk qendron mbi ligjin! Kjo deklarate qe pushtoi faqet e para te krejt shtypit te Kosoves nuk eshte aspak lajm. A nuk u hetua e gati ndeshkua edhe ish- Presidenti amerikan Z. Bill Klinton ndersa ishte President i nenes se demokracise boterore per nje ceshtje krejt ordinere!? A nuk eshte nen hetim e nen akuze Kryeministri, miliarderi Silvio Berluskoni prej te paketen 10 vjetesh ne Itali!? A nuk ishte ne hetim jo vetem per Irakun, por edhe per disa afera korruptive Kryeministri i Britanise se Madhe, Xhon Brown dhe disa ministra te tij!? A nuk u akuzua, hetua dhe u shpall i pafajshem ish - Presidenti sot kryeminister i Malit te Zi Milo Gjukanovic!?…. Sa kryeministra, bile edhe presidente te shteteve shume me te vjetra e shume me te medha se Kosova kane qene e jane nen hetime!? Me qindra… A nuk eshte nen hetime ne vendin e tij Hollande edhe kryeprokurori i EULEX-it Z. Johanes Van Vrisuik per shkelje ligjore ne vendin e tij kur ishte nje prokuror io rendomte atje!? Askush nuk qendron mbi ligjin…. Kete e di edhe lopa hollandeize e jo me nje prokuror hollandez. As vete EULEX-i nuk qendron mbi ligjin. Aq me pak mund te qendroje mbi ligjin nje kryprokuror i EULEX-it si Zoti Johanes Van Vrisuik, i cili hetohet nga ligji ne vendin e vet. Misioni i politikkes dhe misionaret e ligjit Edhe nje keshille juridike per krye- zbatuesin e ligjit ne Kosove Vrisuik… Merru e zbato ligjin pa e vene veten mbi ligjin!? Merru e zbato ligjin pa a ngaterruar ligjin me politiken. Politika eshte zanat e mision i politikaneve jo i prokuroreve, avokateve, gjyqtareve… misionareve te ligjit . Pse !? Sepse deklarata e tij “ le te djersisin” politikanet e Kosoves para dy javesh eshte politike e gabuar dhe drejtesi e deshtuar. Jo vetem shperdorim i ligjit, por edhe shkelje flagrante ligjore e kryeprokurorit te EULEX-it. Eshte kercenim i mirefillte politik qe denohet nga cdo ligj e shtet demokratik ne Bote… Bile edhe nga Konventa e Gjeneves. Per me teper kercenimi nuk eshte shenje burrerie e aq me pak heroizmi… Eshte shenje frike dhe shkelje e mirefillte ligjore . Kur ky kercenim u drejtohet heronjve te Kosoves eshte krejt kunderproduktiv. Ata qe vune ne sherbim te lirise e pavaresise se Kosoves jeten e vet e te familjeve te tyre, ata qe nuk u tremben nga UDB-shet e prokuroret e Beogradit, ata qe nuk u tuten nga plumbat e bajonetat, nga tanket e raketat serbe, aq me pak mund te tremben nga deklaratat politike dhe heroizmi verbal i cilido prokuror apo kryprokuror qofte ai edhe i EULEX-it. Askush nuk qendron mbi ligjin Zoti Johanes Vam Vrisiuk. As EULEX-i, aq me pak prokuroret apo kryeprokuroret e tij. Pyetjet e mungura te disa kolegeve …. Strukturat paralele serbe ne Mitrovice sulmuan para dy ditesh kontigjentin danez te UNMIK-ut atje… Krimi eshte flagrant. Sa agresore serbe keni arrestuar Zoti Vrisiuk!? Nese jo te pakten a i keni filluar hetimet apo jo !? 16 police rumune te EULEX-it, kolege te vrasesve te djemeve shqiptare te “Vetvendosjes” ne Kosovo para dy vjetesh, u kapen nje muaj me pare me pele per dore nga policia e doganat maqedone, pasi ne Kosove ata jane mbi ligjin, sepse kane imunitet nga ligji i Maliqit. Krimi ishte flagrant: kontrabande duhani e alkoli qe denohet rende ne cdo shtet demokratik. Sa prej tyre u arrestuan apo po hetohen Zoti kryeprokuror!? Ne protestat paqesore te “Vetvendosjes” para dy vjetesh u vrane dy te rinj shqiptare te paarmatosur nga paqeruajtesit rumune… Krimi eshte flagrant. A jane arrestuar apo gjykuar vrasesit!? Asnje vrasses nuk ka imunitet para ligjit. Eshte vrases dhe duhet hetuar, arrestuar e gjykuar si vrases Zoti Kryeprokuror i EULEX-it! Ju merreni akoma me kryetarin e “Vetvendosjes” Albin Kurti… Ju merreni me samarin e jo me gomarin! Ju merreni me viktimat e jo me agresoret…. Ju merreni me te vraret e jo me vrasesit Zoti Kryeprokuror! Qindra e mijera vrases e terroriste serbe qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te Kosoves shetisin te lire dhe “djersitin… topet “ ne plazhet e Budves apo Palmes, me parate e bizhuterite sotlite e grabitura dhe plackitura te shqiptareve te vrare e plagosur, dhunuar e sakatuar te Kosoves… Sa prej tyre keni hetuar, arrestuar e denuar deri tani!? Po mbushen 11 vjet qe nga mbarimi i luftes Zoti Kryeprokuror! Mbi 2 000 shqiptareve te Kosoves, nga bebe e deri 80 vjecare nuk u dihet as vrarri e as kockat. Midis tyre mendimtari kombetar Prof, Ukshin Hoti. Behet fjale per krime kunder njerezimit e genocid masiv Zoti Kryeprokuror i EULEX-it jo per krime ordinere!Behet fjale per plage te hapura, per zemra e shpirtera te vrare te mijera shqiptarecve Zoti Vrisuk… … dhe politikaneve te Kosoves Mos valle vrasesit e terroristet shteterore serbe na qenkan edhe sot mbi ligjin !? Kane qene boll per mbi 100 vjet mbi ligjin e kane bere ligjin e kolonizatorit e vrasesit masiv kunder shqiptareve te Kosoves! Askush nuk qendron mbi ligjin! Pajtohem plotesisht me kete ligj te shtetit ligjor qe ju theksoni Zoti Kryeprokuror i EULEX-it . Aq me pak mund te jene ata mbi ligjin. Apo paska dy ligje; nje per e kunder shqiptareve qofte edhe per hamendje apo dyshime te pavertetura, kur “tigrat e Arkanjit” kur vrasesit e Sllobodanit harlisen e “djersisin bolet” neper plazhet deri edhe te Havait e Rios Zoti Vriisuik!? NATO dhe Evropa te udhehequra nga SHBA perrdoren edhe avionet edhe rake tat, edhe fuqine e tyre ushtarake per ti cliruar shqiptaret prej tyre. Eshte detyre e drejtesise se pari asaj Evropiane te ndreqe padrejtesite pafund te Evropes plake kunder shqiptareve e jo per ti penalizuar ata perseri, perseri e perseri. Jo…po… Po EULEX-i po heton ne ish- Hotel Drenica te Durresit per “krimet e shqiptareve kunder serbeve, per transplant organesh, per …” Turpi i ish- kryeprokurores se Hages, turpi i drejtesise, turpi edhe i EULEX-it! Sa eshte numri i pergjithshem i ketyre serbeve te vrare e te transplantuar Zoti kryeprokuror!? Po ti drejtoj keto pyetje sepse koleget e mi te medias shqiptare ne Kosove kane harruar ti bejne (!? ) Une nuk kam asnje te aferm as pjestar familjeje as te vrare e as te plagos, as te kidnapuar e as te zhdukur pa gjurme ne Kosove… Koleget e mi te Kosoves me siguri kane ne mos pjestare e te aferm me siguri kane te njohur, shoke e miq te tyre… Harresa e tyre eshte semundje qe lidhet me politiken jo me ligjin! Gjaku nuk behet uje Keto pyetje vlejne edhe per politikanet e Kosoves ca te pozites dhe ca te opozites… I ka dy vellezer heronj te Kosoves, te masakruar ne fushen e betejes e dhjetra deshmore ish- ushtare te tij “Komandanti legjendar” Ramush Haradinaj. Lavdi dhe u qofte i lehte dheu i Kosoves. Vete Haradinaj eshte plagosur dhe ka derdhe gjak per lirin e pavaresine e Kosoves… Aferim! E kam degjuar e lexuar 30 deklarata te tij perkrahjeje e mbeshtetjeje totale per prokoruroet e EULEX-it keto 30 ditet e fundit lidhur me hetimet ordinere kunder kolegeve te tij te luftes e te paqes… Nuk e kam degjuar asnjehere ne keto 10 vjet te kerkoje hetime as te UNMIK-ut as te EULEX-it per krimin e terrorizmin masiv serb ne Kosove, per vrasesit e vellezerve te tij dhe per plagosesit e tij. Gjaku nuk behet uje , thote filozofi populli…. Cfaredo thote nje nderkombetar, qofte edhe idiotesi dalin dhjetra politikane shqiptare dhe e mbeshtesin! Cfare emri tjeter vec kolaboracionizem, servilizem ndaj te huajve mund tu veme ketyre qendrimeve. Nderkohe Tadici, Jeremici, Dacici e krej politika zyrtare serbe, qe as ka denjuar per te kerkuar faljen minimale per politiken e terrorit shteteror e genocidit te paraardhesve te tyre ligjore ne krye te shtetit serb, nuk lene rast pa sulmuar, pa kriminalizuar shqiptaret e Kosoves per krime krejt te sajuara nga mendjet e cartuna te Beogradit. Viktima hesht. Agresori bucet tamam si tek fabula e famshme e La Fontenit “Qingji dhe ujku” Evropa e “ndeshkon ashper” duke ju jargavitur e hapur dyert e saj jo vetem para Kosoves, por edhe para Shqiperise, Bosnjes! Albanus Adversus Albanus ! Me sa duket disa politikane shqiptare ne Kosoves jane me shume te interesuar te bejne fajtore vellezerit e tyre shqiptare per krime ordinere sesa vrasesit e popullit e kombit te vet per krime te renda kunder njerezimit. Politike e gazetari tipike shqiptari kunder shqiptarit, Albanus Adversus Albanus“ … Turpi e faqja zeze !? Aresyeja: vetem duan tu zene karriket! Korifeu i let rave dhe mendjes shqiptare Ismail Kadare jep kushtrimin kombetar “ Kallxoni krimin serb” Ne shqiptaret vazhdojme te kriminalizojme velveten. Kur nuk i kallxojme, kur nuk i denoncojme, kur nuk i tregojme sot krimet serbe kunder shqiptareve e njerezimit qe jane ende te fresketa, plaget serbe qe akoma nuk jane mbyllur, barbarite serbe qe akoma nuk kane reshtur, genocidin shekullor serb, kur do ti tregojme e kallxojme ato!? Kur te treten edhe kockat e te zhdukurve pa lene gjurme!? O Zot shpetoj shqiptaret nga shqiptaret! O zot hapua syte shqiptareve! O zot … O zot ruajna mendte e krese! Askush nuk qendron mbi Ligjin… As EULEX-i nuk qendron mbi ligjin. As Kryeprokurori i EULEX-it nuk tendon mbi lignin … A e dini si thoshin greket e lashte, fqinjet e ilireve e dardaneve po aq ne mos edhe me te lashte : As Zoti i Zotave, Zeusi nuk qendron mbi ligjin! Pra, askush nuk qendron mbi ligjin… as EULEX-i!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    velko

    a po te vjen inati ty qe spo mun e ngul askund a haaaaaaaa
    tu paska tha fyti a prej qe te iken miqt tu shkie
    eh gjynah po me vjen po skam qka te baj
    po edhe pata nuk due te ndihmoi
    plas prej inati
    teru teru haaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vazhdon qeverisja stabile e PDK-së
    E martë, 25 Maj 2010 22:34

    Lulzim Rifaj



    Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës nën kryesimin e liderit të partisë dhe kryeministrit të Republikës, Hashim Thaçi, me institucionet e Republikës, si qeveria dhe kuvendi, dhe në koalicion me Lidhjen Demokratike, vazhdon me ritëm të njëjtë qeverisës dhe me kualitet më të madh. Kështu që, nuk u realizuan parashikimet pesimiste të disa medieve kritike ndaj qeverisë, një pjese të partive opozitare, dhe disa personaliteteve publike e politike, se do të ndodhë prishja e koalicionit qeverisës dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sidomos pas bastisjeve të EULEX-it në Ministrinë e Transportit, dhe pas deklaratave publike të Isa Mustafës kundër vazhdimit të koalicionit me PDK-në.

    Rrjedhimisht, PDK-ja argumentoi se, pavarësisht kritikave, mbetet partia kryesore dhe më e madhe në vend që është në gjendje me ofruar stabilitet institucional. Për asnjë moment lidershipi i PDK-së nuk u lëkund nga këto oscilime politike.

    Kështu, në politikën e brendshme qeverisja e PDK-së vazhdoi me realizimin e projekteve strategjike të parapara edhe në programin qeverisës. Janë disa veprime kryesore në politikën e brendshme që argumentuan për vazhdimin e stabilitetit institucional në vend. E para, shumë shpejt pritet të mbahen zgjedhjet në komunën e Parteshit nën organizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që është obligim ndërkombëtar i Kosovës që del nga plani i Ahtisarit. Racionaliteti i këtij aksioni politik konsiston në shtrirjen e autoritetit legjitim dhe ligjor të institucioneve të Republikës në zëvendësim të institucioneve paralele që funksionojnë në këtë vendbanim serb. E dyta, institucionet e rendit bën shkyçjen e antenave të telefonisë mobile serbe ilegale që vepronin në Kosovë duke kthyer sundimin e ligjit dhe rendit edhe në këtë fushë. Që nga mbas lufta në vend kanë funksionuar disa telefoni mobile serbe të cilat nuk kanë vepruar nën juridiksionin e institucioneve të vendit. E treta, vendimi më i rëndësishëm në aspektin ekonomik: dhënia me koncesion e Aeroportit të Prishtinës në një proces shumë transparent dhe të rregullt. Ky proces u vlerësua si i tillë edhe nga ambasadori i ShBA-ve dhe ambasadori i Francës. Madje, ambasadori i ShBA-ve, Christopher Dell, në një shkrim autorial uroi popullin dhe institucionet e Kosovës për një proces shumë të rëndësishëm për vendin.

    Në aspektin e politikës së jashtme ndodhin tri zhvillime kryesore të cilat argumentuan mendimin se institucionet e shtetit janë duke funksionuar normalisht. E para, presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, iu drejtua shteteve anëtare të vendeve islamike në aspektin ekonomik në konferencën e mbajtur në Malajzi, duke realizuar kështu një arritje historike të shtetit kur për herë të parë Kosova siguron përfaqësim të barabartë shtetëror në mesin e vendeve islamike. Kjo vizitë e presidentit pritet të ndikojë edhe në procesin e mëtejshëm të sigurimit të njohjeve të reja. E dyta, në aspektin e politikës rajonale institucionet e shtetit pranuan ftesën për të marrë pjesë në konferencën e vendeve rajonale që pritet të mbahet me 2 qershor në Sarajevë nën formatin “Gymnich” në organizimin e Komisionit Evropian. Suksesi i kësaj ftese është që Kosova siguron përfaqësim të barabartë sikurse shtetet tjera anëtare. Siç dihet diplomacia serbe ka qenë shumë aktive në përpjekje për të mos pranuar një trajtim të barabartë të Kosovës në këtë konferencë dhe fakti që Kosova megjithatë siguroi një përfaqësim të barabartë flet për një sukses të institucioneve të shtetit dhe shoqërisë. Gjithashtu, në aspektin e politikës rajonale duhet theksuar edhe vizita e kryeministrit të Republikës në Turqi me ftesë të kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. E treta, Kosova siguroi edhe një njohje të re nga shteti i Somalisë, duke e ngritur në 69 numrin e njohjeve të reja. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, Kosova pati një prezantim që vlerësua si i suksesshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Të gjitha këto zhvillime në aspektin e politikës së brendshme dhe të politikës së jashtme, argumentojnë më së miri idenë që, stabiliteti institucional vazhdon, me një ritëm normal qeverisës. Këto zhvillime politike manifestojnë një angazhim dinamik dhe stabil në qeverisjen e shtetit nën mandatin dhe kryesimin e PDK-së. Partia Demokratike, vazhdon të mbajë primatin në mesin e partive politike e cila është aftë të ofrojë kapacitete kadrovike dhe ideore për të siguruar qeverisje stabile të vendit.



    (Autori është kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga veli44 Lexo Postimin
    Te nderuar forumiste ju ftoj te sillni fakte dhe shkrime mbi korrupsionin qe eshte bere plaga e shoqerise e vetmja pengese qe te ecim perpara drejt shoqerive normale.


    Prishtinë, 24 maj 2010 - Nëpërmjet një raporti Iniciativa e të Rinjve për Drejtat e Njeriut (YIHR) ka hedhur akuza të rënda në fushën e prokurimit, e cila siç thuhet është e manipuluar nga përzgjedhja e fituesit, duke dalë jashtë kriterit të konkratës. Siç shkruan e përditshmja "Zëri" në numrin e sotëm, vend të posaçëm në këtë raport zë prokurimi në KEK, i cili udhëhiqet nga kushëriri i Kryeministrit Hashim Thaçi. Dy kompanitë e posakrijuara dhe të afërta me familjarët e Kryeministrit kanë fituar kontrata nga KEK-u me vlerë 75 milionë euro gjatë viteve 2008 dhe 2009. Sipas raportit të gjitha kontratat e dhëna këtyre dy kompanive ishin njëburimore, përfshirë një kontratë 50 milionëshe e cila ishte për 14 milionë euro më shrenjtë se oferta tjetër. Në këtë raport flitet edhe për abuzime në PTK.
    Hapni ca tema pa kuptim,çfar faktesh kerkon?
    NUK JU MJAFTON FAKTI QE NJEREZIT KERKOJNE TE EMIGROJNE.
    Apo kerkon fakte mbi emigrimin,qe seshte turizem.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon fuqishëm përkushtimin në luftë të pakompromis ndaj korrupsionit



    Prishtinë, 26 maj 2010

    Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe në kuadër të adresimit të sfidave në sektorin e Prokurimit Publik, të cilat janë përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për aprovimin e Udhëzimit Administrativ në fushën e prokurimit publik, i cili përcakton mënyrën e nënshkrimin e kontratave publike me vlerë të mesme dhe atyre me vlerë të lartë.

    Udhëzimi administrativ përcakton që nënshkrimi i këtyre kontratave, përveç nga drejtori i Prokurimit Publik, të bëhet edhe nga sekretari i përhershëm, përkatësisht nga zyrtari më i lartë administrativ dhe nga ministri, përkatësisht udhëheqësi kryesor i agjencisë buxhetore.

    Ky udhëzim administrativ është në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë së Repblikës së Kosovës, dhe ështe pjesë e Ligjit të ri të Prokurimit Publik, i cili do të aprovohet këtë viti nga Parlamenti i Kosovës.

    Udhëzimi Administrativ për nënshkrimin e kontratave publike me vlerë të mesme dhe atyre me vlerë të lartë do të jetë në fuqi deri në miratimin e Ligjit për Prokurim Publik, dhe siguron që fondet publike të përdoren me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

    Miratimi i ketij udhezimi është një mase imediate, të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërmarrë me qëllim të rritjes së përgjegjësisë në shpenzimin e mjeteve të buxhetit të Kosovës. Në mënyrë të veçantë, ky udhëzim administrativ kosiderohet si një masëe tjetër imediate e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lufte kundër korrupsionit.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do të vazhdojë me marrjen e veprimeve të tjera në këtë kuadër.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon fuqishëm përkushtimin në luftë të pakompromis ndaj korrupsionit


    Prishtinë, 26 maj 2010

    Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe në kuadër të adresimit të sfidave në sektorin e Prokurimit Publik, të cilat janë përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për aprovimin e Udhëzimit Administrativ në fushën e prokurimit publik, i cili përcakton mënyrën e nënshkrimin e kontratave publike me vlerë të mesme dhe atyre me vlerë të lartë.

    Udhëzimi administrativ përcakton që nënshkrimi i këtyre kontratave, përveç nga drejtori i Prokurimit Publik, të bëhet edhe nga sekretari i përhershëm, përkatësisht nga zyrtari më i lartë administrativ dhe nga ministri, përkatësisht udhëheqësi kryesor i agjencisë buxhetore.

    Ky udhëzim administrativ është në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë së Repblikës së Kosovës, dhe ështe pjesë e Ligjit të ri të Prokurimit Publik, i cili do të aprovohet këtë viti nga Parlamenti i Kosovës.

    Udhëzimi Administrativ për nënshkrimin e kontratave publike me vlerë të mesme dhe atyre me vlerë të lartë do të jetë në fuqi deri në miratimin e Ligjit për Prokurim Publik, dhe siguron që fondet publike të përdoren me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

    Miratimi i ketij udhezimi është një mase imediate, të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërmarrë me qëllim të rritjes së përgjegjësisë në shpenzimin e mjeteve të buxhetit të Kosovës. Në mënyrë të veçantë, ky udhëzim administrativ kosiderohet si një masëe tjetër imediate e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lufte kundër korrupsionit.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do të vazhdojë me marrjen e veprimeve të tjera në këtë kuadër.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Shife hajni me fondin "krimi ju therret"...

    PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e Limajt

    Nga Express më 28.05.2010 në ora 14:37
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka krijuar fond të posaçëm për mbrojtjen e nënkryetarit Fatmir Limaj, shkruan sot Koha Ditore. Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë konfirmuar se vendimi për krijimin e fondit është marrë para dy javësh në një mbledhje të mbyllur të Kryesisë së PDK-së.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •