Titulli jo i denjë i një gazete shqiptare ”PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e të korruptuarit Fatmir Limajt ”, të cilin unë do ta kisha tutulluar vetëm „PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e Fatmir Limajt“, më irritoi dhe më bëri të hap këtë temë.
Mua kjo më duket shumë anomali, bile kulmi i anomalisë, kur thuhet: „“Mjetet e këtij fondi do të shfrytëzohen për të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ministrit Fatmir Limaj. Fondi mbështetet në vullnetin e mirë të simpatizantëve, aktivistëve të partisë, por edhe të qytetarëve që e shohin të arsyeshme kontributin për këtë fond”, ka thënë Hasani në një bisedë telefonike“.
Po a nuk u krijua një herë e një kohë një fond për ta shpëtuar nga Haga. E çka tash?
Fundja pse gjithë kjo frikë nga drejtësia, nga ligji. Nëse është i pafajshëm do të shpëtojë siç ka shpëtuar nga Haga dhe mos e bë o Zot, po qe fajtor e bajtë me shëndet.
Po kështu është folur edhe për Albinin, jo për ndihmë, por pse po e ndjekin. Le të bjerë vëlla në karrigen e zezë dhe po qe i pastër nuk ka ligj që e dënon.
Paramendo edhe bota është në hall me ne. Me zor po mundohet të na e jap pushtetin, por nuk po ecën. Parmendo korrupsion edhe në drejtësi. ATëherë u detyrua t’I merr “frerët” në dorë e tha: “Jo unë i zgjidhi këto punë, por mendoja se ju po i zgjidhni vetë”. Pastaj dalim e shajmë atë që na e solli këtë ditë të bardhë e që akoma vazhdon të na ndihmojë.
Nuk është mirë t’ia mbajmë anën të keqes. Krimin nga kushdo qoftë duhet ta denojmë vetë, sepse vetëm dy rrugë ka: o ta luftosh krimin, o të jesh me të!
Unë nuk e kam këtu fjalën për Fatmirin e për Albinin, por për këta është përfolur më shumë, por fjalën e kam për të gjithë keqbërësit. Le të na e heqin dilemën, le të dalin të pastër nga sita e drejtësisë.
Nuk duhet frikësuar nga drejtësia!!
Krijoni Kontakt