Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Home...

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Home...

    HOME eshte nje dokumentar i prodhuar ne vitin 2009 nga Yann Arthus-Bertrand.Filmi ose dokumentari ne teresi permban pamje te xhiruara nga lartesia.Keto pamje dhe filmime pothuajse shetitin tere boten dhe fokusohen ne vendet e ndryshme ne toke.Poashtu ky dokumentar tregon diversitetin e jetes ne toke ,dhe se si qenja njerezore eshte duke kercenuar balancen ekologjike ne planet.
    Ky film eshte emituar per here te pare me 5 qershor 2009 ne kinemat perreth botes,ne DVD,Blu-ray,TV,dhe ne YouTube.
    duke u emituar ne 181 vende te botes.
    Dokumentari ka per teme ditet dhe gjendjen e tanishme ne toke,ndryshimet klimatike dhe pasojat nga ky ndryshim.
    Dokumentari ne menyre te shkelqyeshme trajton lidhjen delikate te organizmave,ku kjo lidhje eshte edhe kruciale ose e domosdoshme per ruajtjen e balances natyrore.
    Ne 15 minutat e pare dokumentari permban pamje dhe sqarime mbi krijimin e botes natyrore,duke filluar nga algat qe krijohen ne tehet ose afersine e kratereve vullkanike.Duke paraqitur rolin esencial te ketyre algave ne evolucionin e fotosintezes,po ashtu mundesohet edhe kuptimi i nje numri te madh te specieve bimore qe kane origjine nje-qelizore.
    Ne 60 minuteshin tjeter,dokumentari fokusohet ne zhvillimin e agrikultures dhe pasojat dhe ndikimin e tij,duke vazhduar me industrine,shqetesimet per disbalancen natyrore ku perfshihet zhveshja e pyjeve dhe zevendesimi i tij me bime tjera,perdorimin dhe menyren e shfrytezimit te energjise etj.Qytetet si New York City, Las Vegas, Los Angeles, Shenzhen, Mumbai, Tokyo dhe Dubai merren si shembull i menagjimit jo te mire sa i perket ruajtjes se ketyre balancave,dhe posaqerisht shfrytezimit tejmase te energjise,ushqimit dhe ujit.
    Me pas disa pamje te xhiruara ne Antarktike,Polin e Veriut dhe Afrike tregojne per shqetesimet qe lidhen me pasojat e kesaj disbalance.
    Per xhirimin e ketij dokumentari u deshen 18 muaj per tu perfunduar,ku te gjitha pamjet jane te marrura nga nje helikopter i vogel qe fluturoi permbi 50 shtete te ndryshme te botes.
    Dokumentari u xhirua nga nje superkamere High-Definition e quajtur "Cineflex",qe ishte e ngjitur dhe e stabilizuar ne helikopter duke i reduktuar ne maksimum vibrimet e mundshme ,qka i bene pamjet dhe xhirimet spektakulare.
    Pas cdo fluturimi,xhirimet menjehere jane kontrolluar per nga cilesia.
    Per mendimin tim personal "HOME" eshte njeri nder dokumentaret me te mire te te gjitha koherave.
    Dokumentari zgjat rreth 1 ore e gjysme dhe i`a vlen te shiqohet sidomos menyra perfekteve e kapjes se imazheve dhe xhirimet ne teresi.Gjithashtu dokumentari shquhet edhe per muziken enkas per te e bere ne menyre origjinale.
    Shikim te kendshem dhe ju preferoj ta shikoni ne HD.

    Ne teresi mund ta shikoni ketu :

    http://www.youtube.com/watch?v=jqxEN...layer_embedded
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fattlumi : 28-05-2010 mė 10:16

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412




    Faqja zyrtare e dokumentarit.

    http://www.home-2009.com/us/index.html

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •