Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Abdullah Tahiri

    Abdullah Tahiri u lind mė 2 shtator 1956 nė Malishevė tė Gjilanit, dėshmorė i luftės nė Kosovė, i vdekur me 19 maj 1999...



    Abdullahu shkollimin fillor e ndoqi ne Malishevė, tė mesmen e filloi nė Gjilan dhe e pėrfundoi nė Bujanoc kurse ate tė lartė Fakultetin e Bujqėsisė nė Prishtinė. Fakultetin nuk e mbaroi sepse u pėrjashtua nga mėsimi sepse ishte njėri ndėr organizatorėt e Demonstratave tė Pranverės 1981.

    Abdullahu ėshtė njėri prej organizatorėve tė Demonstratave tė vitit 1981. Pėr datėn e 11 marsit tė vitit 1981, qė shumėkush mendon se ka ndodh rastėsisht nuk ėshtė e vėrtet sepse pėr kėtė ditė ėshtė biseduar edhe mė parė nga Abdullahu,Muhamet Pepshi , Riza Demaj,Sylė Mujaj, Ibrahim Nikqi, Bajram Kosumi e tė tjerė.

    Veprimtarisė sė Abdullahut armiqtė i kishin ra nė gjurmė dhe atė mė 15 gusht 1998 e kishin arrestuar dhe pastaj nga burgu i Gjilanit e transferuan nė ate tė Dubravės nga i cili u kthy kufomė.

    Sot trupi i Abdullahut prehet i qetė, nė varrezat e dėshmorėve nė Gjilan.







    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 27-05-2010 mė 21:15

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Bravo Busavate,keta jan heronj.
    Kan jetuar pak,por mund te jetosh edhe 100 vjet pa jetuar asnje dit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Bravo Busavate,keta jan heronj.
    Kan jetuar pak,por mund te jetosh edhe 100 vjet pa jetuar asnje dit.
    faliminderit Serafim . ja kemi borgj heronjev , se luftuan per kete liri qe ne sot po e gezomi....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    faliminderit Serafim . ja kemi borgj heronjev , se luftuan per kete liri qe ne sot po e gezomi....
    E vertet Busavate.Dhe liria eshte e vertet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ismet Azizi

    Dėshmi pėr masakrėn e Dubravės


    Xhevat Haziri


    Nė kujtesėn e shqiptarėve janė tė njohura format e veprimit dhe krijimi i preteksteve pėr vrasje, ekzekutime dhe shfarosje nė masė tė shqiptarėve nga pushtuesi serb nė periudhėn nėntėdhjetėvjeēare tė okupimit tė Kosovės.

    Masakra serbe nė Burgu i Dubravės ėshtė krim qė nuk harrohet. Numri i saktė i tė burgosurve dhe i pengjeve shqiptarė, qė pėrjetuan atė golgotė, ende nuk dihet, por, duke u bazuar nė disa tė dhėna nga bisedat midis gardianėve, ky numėr, nė periudhėn kritike prill–maj 1999, ishte mbi 950 veta. Vėrtet, Masakra e Dubravės u zhvillua nėpėr tri shkallė. Periudhėn deri mė 18 maj e karakterizoi shkalla e lartė e torturave, e pėrcjellė edhe me likuidime individuale (Mr. Ukshin Hotin, mė 16 maj 1999); periudha treditore, 19-21 maj, i pėrket krimit ndėrkombėtar pėrmes bombardimeve tė NATO-s nga ajri - si uverturė pėr plojėn serbe tė planifikuar, dhe periudha triditore tjetėr, 22-24 maj, shėnoi realizimin e projektit me ekzekutimin kolektiv tė tė burgosurve dhe tė pengjeve shqiptare.

    Nė mungesė tė burimeve tė shkruara pėr zhvillimet, pėr numrin e tė vrarėve dhe tė tė plagosurve, jam pėrpjekur tė evidencoj thėnie nga bisedat e personelit tė burgut, tė pėrgjuara dhe tė dėgjuara nga tė burgosurit gjatė dhe pas ngjarjeve tragjike.
    Nisemi nga 30 prilli 1999, kur tė burgosurit nga Burgu i Gjilanit u transferuan nė Burg tė Dubravės, pikėrisht nė pavijonin C. Aty, nė njė kėnd tė korridorit tė pavijonit, pas njė kohe, u bė evidencimi i pazakontė. U kėrkuan tė dhėna qė ishin mė tė plota nė dosjen e akėcilit tė burgosur dhe evidencimi i gjėsendeve qė mbanin tė burgosurit.

    Pas vendosjes nė pavijone ndaj tė burgosurve nisi tė zbatohet njė trajtim i egėr, ēnjerėzor dhe barbar. Kushtet e fjetjes dhe tė higjienės ishin tė shkallės sė kushteve nė llogore tė pėrqendrimit nazist pėr shfarosje tė njė race tjetėr. Preteksti pėr Masakrėn e planifikuar u paraqit pikėrisht mė 19 maj, sapo ndodhi bombardimi i parė i NATO-s nė pavijonin C. Midis tė vdekurve nga ky bombardim ishin edhe veprimtarėt politikė emblematikė tė ēėshtjes kombėtare: Abdullah Tahiri e Enver Topalli dhe Gjokė Ndrecaj, ndėrsa midis tė plagosurve rėndė: Agim Thaēi, Gjergj Karaēi dhe Kamer Hima.

    Kėtu duhet theksuar faktin se tė burgosurit jashtė pavijonit C i thyen dyert e dhomave dhe i nxorėn jashtė tė burgosurit e ngujuar. Fakti se nuk pėsoi asnjė gardianė dhe serbė tė tjerė nga personeli i burgut tregon se ata ishin tė informuar pėr bombardimet dhe ishin strehuar me kohė nė vende tė sigurta. Nė ndėrkohė u kthyen gardianėt, i rreshtuan tė burgosurit e pavijonit C nė oborr dhe ua bėnė me dije se do t’i kthejnė, prapė, nė objekt tė mbyllur. Me gardianėt tashti komandonte njė person i panjohur pėr tė burgosurit. Ai i urdhėroi gardianėt qė tė burgosurit “t’i vendosnin nė korridorin e shkollės…!” Njė gardian do t’i ndėrhyjė: “Si, janė mbi 250 veta, qysh do tė rrinė nė korridor…!?”. Eprori ia ktheu prerazi: “Unė thashė se duhet tė vendosen nė korridorin e shkollės dhe kėshtu duhet tė bėhet, a u kuptuam…?!”
    Ditėn e 20 majit 1999, tė burgosurit Burgun e Dubravės e kaluan nė ankth, ndėrkaq bombardimet e NATO-s tė 21 majit e rritėn pasigurinė edhe mė shumė. Numri i tė vdekurve dhe i tė plagosurve tashti ishte i madh. Natėn e 21/22 majit 1999 shumica e tė burgosurve natėn e kaluan nėn qiellin e hapur nė fushėn e sporteve dhe pranė pavijoneve. Nė mėngjesin e hershėm tė 22 majit 1999 njė gardian, nga dritarja e karakollit verior tė burgut, u urdhėroi tė burgosurve: “Ngrihuni dhe rreshtohuni se sė shpejti do tė arrijnė autobusėt dhe ne, pėr tė mirėn tuaj, do t’u transferojmė pėr nė Nish, por duhet tė shpejtoni…!”
    Urdhrit nuk mund t’i bishtėrohej. Pa vonuar, u krijuan katėr rreshta tė gjatė nė drejtimin perėndim-lindje. Nga tri anė tė rreshtit tė tė burgosurve mbi rrafsh tė murit ishte vėrė paraprakisht pusia e ekzekutorėve me armatim automatik e shpėrthyes. Nė njė moment, me shpejtėsi marramendėse, filluan bataretė nga dy anėt e mureve dhe nga karakolli nė kėnd tė mureve, nga kishte ardhur komanda pėr rreshtim. Predhat dhe bombat korrėn mbi tetėdhjetė dhe mbi njėqind tė tjerė plagosėn rėndė dhe lehtė.

    Dita dhe nata e 22 majit u pėrballuan me pėrpjekje maksimale tė djalėrisė ademjashariane pėrreth Bislim Zogajt dhe Nait Hasanit, pėr tė ndihmuar dhe kuruar tė plagosurit. Ankthi me vdekje tė pėrgjakshme para syve tė secilit tė burgosur do tė thellohet nė orėt e hershme tė mėngjesit tė datės 23 maj 1999. Tashti paramilitarė e personel me uniforma ushtarake hynė brenda nė objekte dhe ekzekutuan, duke i zgjedhur disa dhjetėra tė burgosur.
    http://images.bensedini.multiply.com...w&nmid=4239984
    Tmerri sa vinte dhe po thellohej. Ekzekutori priste pretekstin pėr t’i ekzekutuar tė gjithė. Ky pretekst duhej tė ishte fillimi i ribombardimit nga aeroplanėt e NATO-s nė objektet e burgu. Pėr ta lehtėsuar realizimin e kėtij plani, tė burgosurit nga tė gjitha objektet i mbyllėn nė sallėn e sporteve. Jashtė, nga dritaret, shiheshin ekzekutorė tė armatosur me minahedhės dhe nė gjendje gatishmėrie pėr granatim brenda nė sallė. Tashti ishte e qartė pėr akėcilin tė burgosur se vuajtjeve tė tyre po u vinte fundi. Vetėm njė shpresė i mbante tė fortė: “Liria e Kosovės ėshtė nė prag. Ne jemi nė themele tė saj…!” - ishte pėshpėritja qė pushtoi sallėn ku pritej vdekja pa lemerisje, kurban pėr lirinė e Kosovės dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike.
    Njė ushtar, i cili, me gjasė, duhej tė ishte brenda derės nė sallė deri nė sinjalin e dhėnė, tė burgosurve ua pėrcolli porosinė e eprorėve: “Nėse gjuajnė aeroplanėt e NATO-s ju ulni kokat…!”. Kjo, me fjalė tė tjera, do tė thoshte: “Mbyllni sytė tė mos i shikoni ekzekutorėt e vėrtetė!” Pėr fat, mė nuk ndodhėn bombardimet, nuk u krijua preteksti pėr ekzekutime tė tjera.
    http://images.bensedini.multiply.com...g&nmid=4239984
    Kohė pas kohe nė Sallėn e Sporteve vinin gardianė e ushtarė dhe dilnin. Mė nė fund hyri njė ushtar dhe njė gardian me fytyrė tė mbuluar. Ushtari i ndau tė burgosurit nė pesė grupe, pėrafėrsisht nga njėqind veta. Midis ushtarit dhe gardianit nė sallė, para tė burgosurve, do tė zhvillohet njė dialog qė meriton tė dihet: Ushtari, sapo e pėrfundoi numėrimin, i tha: “Kėtu, pėrafėrsisht janė pesėqind…!” Ndėrsa, gardiani, pa hezitim, ia ktheu: “Mirė, atėherė gjysmėn i paskemi…!?!” Ushtari pyeti: “Sa kanė qenė…?”, kurse gardiani iu pėrgjigj: “Kanė qenė 954…”

    Dinte gardiani pėr numrin e saktė tė tė pėrqendruarve nė Burgun e Dubravės, nė kėtė kohė, kjo duhet tė vėrtetohet me burime tė shkruara, me statistika. Faktori Ndėrkombėtar i Vendosjes duhet ta detyrojė Serbinė tė ofrojė dosjet dhe dokumentet e tjera pėr tė burgosurit nė kėtė kasaphane serbe ndaj shqiptarėve dhe tė masakruarve. Mė nė fund, nė agimin e datės mė 24 maj 1999, njė gardianė tė burgosurve u solli sihariqin me plot ankth: “Tash do t’ju dėrgojmė pėr Mitrovicė (tė Kosovės), ndėrsa gjatė rrugės, pranė ndonjė mali, mund tė zbritni vetėm njė herė, pėr nevoja tuaja…!”
    Zhvillimet nė burg pėr pesė ditė me radhė, ekzekutimet pa asnjė pretekst nga tė burgosurit dhe informata paraprake se tė burgosurit “mund tė zbritni vetėm njė herė”, pėr nevoja fiziologjike “pranė ndonjė mali”, nuk kishte se si tė mos kuptohej si kurth i ri pėr ekzekutime tė tjera. Sidoqoftė, urdhri nuk mund tė kundėrshtohej, duhej pritur fundin me stoicizėm.

    Vėrtet, transferimi ndodhi, por nė Burgun e Lypjanit, e prej andej, nga fundi i bombardimeve tė NATO-s mbi makinerinė ushtarake serbe nė Kosovė e gjetkė, u bė transferimi nė burgjet e Serbisė. Kjo, e tėra, ėshtė temė pėr ndriēim tė veēantė.

    Marrė nga: http://www.kokaj.net/forum/printthread.php?t=2566
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •