-
Perjashtuar
A ke kësi shokë?
ALBISLAM.ORG: A ke kësi shokë?
A ke kësi shokë?
================================================== ==============================
Omer Berisha on 30/04/2010 13:56:00
Ka'b ibën Maliku na tregon: Nuk kam munguar në asnjë betejë që bënte
Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, përveç në betejën e Tebukut...
Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, nuk kishte pyetur për mua përveç kur
kishte arritur në Tebuk. Duke qenë ulur në mesin e shokëve kishte thënë:
"Ç'u bë me Ka'b ibën Malikun? Njëri nga familja Seleme tha: O i dërguar i
Allahut, atë e penguan të mirat e kësaj bote. Muadh ibën Xhebeli ishte
ngritur dhe ka thënë: Sa keq që fole. Pasha Allahun, o i dërguar i Allahut,
për atë dimë vetëm të mira. E Resulullahu, salallahu alejhi ue selem,
kishte heshtur.
Të jesh shok i mirë dhe besnik nuk është lehtë. Shiko në çfarë mënyre
Muadhi filloi ta mbrojë Ka'bin, edhe pse nuk dinte arsyen e mos daljes së tij
në betejë. Për fjalët e tij, Muadhi u mbështet në njohjen paraprake që
kishte për Ka'bin, e nuk i lejoi supozimeve që të manipulojnë me të, siç
ndodhi me personin tjetër.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt