Kėshilla e Hatimit
12/10/2009 13:21:00 Talha Kurtishi



Njė ditė Shekik El Belhi e pyeti nxėnėsin e tij Hatimin El Esamm: Sa vjet mė ke shoqėruar?
Tridhjetė e tre vjet, u pėrgjigj Hatimi.
Ēfarė mėsove prej meje gjatė kohės qė je duke u shoqėruar me mua.
Tetė gjėra, tha Hatimi.
Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi, bėrtiti Shekiki. E kalove tėrė jetė pranė meje dhe i mėsove vetėm tetė gjėra! Mi trego-pyeti Shekiki?
Pėrgjigjja e Hatimit ishte:

E para: Mėsova se gjithė njerėzit nė kėtė botė duan diēka dhe janė tė pėrpiktė nė atė dashuri. Kur ata vdisnin gjėrat qė i donin ngelnin pas tyre dhe nuk futeshin dot, nė varr me ta. Prandaj vendosa qė nė kėtė botė mė sė shumti t’i dua veprat e mira qė sė bashku me mua do tė hyn nė varr.

E dyta: Mendova rreth fjalėve tė Allahut: “Kurse ai qė i ėshtė frikėsuar madhėrisė sė Zotit tė tij dhe e ka frenuar veten nga dėshirat, pa dyshim qė do tė ketė pėr strehė Xhenetin.” (En Nazi’at, 40-41)
Duke e ditur se fjalėt e Allahut janė tė vėrteta u pėrpoqa ti frenoj dėshirat e mia derisa u bėra i pėrpikt nė bindjen ndaj Allahut.

E treta: Mėsova se ēdo njėri posedon diēka me vlerė tė cilėn mundohet me e ruajt pastaj i lexova fjalėt e Allahut: “Gjithēka qė keni ju, ėshtė kalimtare, ndėrsa ajo qė ndodhet tek Allahu, ėshtė e pėrhershme.” (En Nahl, 96) dhe vendosa qė ēdo gjė qė ka vlerė pėr mua t’ia drejtoj Allahut qė tė mbetet tek Ai pėr mua.

E katėrta: Mėsova qė krijesat e Allahut e ēmojnė tej mase pasurinė, postin, namin dhe prejardhjen. Kur i lexova fjalėt e Allahut: “Mė i nderuari prej jush tek Allahu ėshtė ai qė i frikėsohet mė shumė Atij.” (El Huxhurat, 13) vendosa tė jam qė me devotshmėrinė tė arrij tek ndershmėria.

E pesta: Mėsova qė njerėzit sulmojnė, urrejnė i fyejnė tė tjerėt pėr shkak tė zilisė. Kur i lexova fjalėt e Allahut: “Ne ata qė ua ndajmė njerėzve mjetet e jetesės nė kėtė botė, duke i ngritur nė shkallė disa mė lart mbi tė tjerėt” (Ez Zuhruf, 32) dhe vendosa tė mos shprehi zili dhe urrejtje ndaj asnjėrit sepse ajo e cila mė ėshtė caktuar patjetėr do tė mbėrrijė tek unė.

E gjashta: Mėsova se njerėzit e armiqėsojnė njėri tjetrin, pastaj e lexova ajetin: “Me tė vėrtetė, djalli ėshtė armik pėr ju, andaj vėshtrojeni si armik!” dhe u largova prej armiqėsisė ndaj njerėzve duke e vėshtruar shejtanin armik tė vetėm qė e kam.

E shtata: Pash se si njerėzit e nėnēmojnė vetėn duke vrapuar pas pasurisė dhe pasi i lexova fjalėt e tė Lartėsuarit: “S’ka asnjė gjallesė nė Tokė qė tė mos i ketė mjetet e jetesės prej Tij.” (Hud, 6) dhe kuptova se edhe unė jam njėra prej atyre gjallesave prandaj u angazhova me detyrat e mia ndaj Tij i bindur se ato qė mi ka caktuar pa dyshim do tė mbėrrijnė tek unė.

E teta: Pash se njerėzit mbėshteten nė gjėra tė ndryshme, dikush nė tregtinė e tij, dikush nė zanatin e tij, dikush nė shėndetin e tij ose nė dikė tjetėr. Unė vendosa tė mbėshtetem tek Allahu i cili thotė: “Allahu i mjafton kujtdo qė mbėshtetet tek Ai.” (Et Talak, 3)
Allahu tė ka dhėnė sukses o Hatim, asgjė nuk lė pa pėrmendur, tha Shekiki. Vėrtet Allahu e begaton me urtėsi atė qė e ka zgjedhur.