Kryeministri: Raporti për vizat, falë reformave
Për Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, raporti i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë përbën një vlerësim të suksesit të reformave të ndërmarra nga qeveria, por edhe një detyrim për të konsoliduar më tej standardet europiane në vend. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Berisha shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit Evropian, i cili ka dorëzuar raportin përfundimtar për heqjen e vizave, bazuar mbi vlerësimet dhe inspektimet e shumta të realizuara gjatë 7 muajve në Shqipëri.
Duke iu referuar problematikës së 120 kërkesave që ka udhërrëfyesi për heqjen e vizave, Komisioni Evropian konkludon se "Shqipëria duhet të vendoset në listën pozitive, pra duhet të konsiderohet për heqjen përfundimtare të vizave, për një afat 90-ditor".
Kryeministri e konsideroi këtë një lajm shumë pozitiv, sidomos nisur nga fakti se raporti i KE-së është vlerësuar edhe nga Komisioni për Drejtësi, Siguri dhe Emigracion në Parlamentin Evropian. Në këtë drejtim, Berisha kërkoi që ky raport të përshtatet si një program konstant pune, "në mënyrë që arritjet reale të shënuara në përpjekjen tonë për të merituar heqjen e vizave, të konsolidohen dhe avancohen më tej. Kjo përbën, pa diskutim, një arritje historike për qytetarët shqiptarë, shënon arritjen më të madhe në drejtim të lirive të lëvizjes në tërë historinë e tyre. Por, nga ana tjetër, përbën edhe një konsolidim të përpjekjes sonë për ta bërë këtë vend më të sigurt dhe më të lirë", - tha Kryeministri Berisha. Kryeministri kërkoi një konsolidim të përpjekjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe zbatimin e politikave më moderne për emigracionin dhe për të mirëpritur të kthyerit. Duke u ndalur te shifrat më të fundit për shpërndarjen e pasaportave biometrike në Shqipëri, Kryeministri vlerësoi faktin se deri tani kanë aplikuar mbi 1 milion qytetarë shqiptarë për t'u pajisur me këtë dokument të rëndësishëm identiteti. "Procesi i pajisjes me pasaporta biometrike filloi në 1 maj 2009 dhe në një hark kohor të shkurtër kanë aplikuar pothuajse 1/3 e popullsisë në tërësi apo mbi 60 për qind e atyre që u takon të marrin pasaportë", - tha Berisha. Duke falënderuar me mirënjohje Komisionin Evropian, Kryeministri theksoi se ky përbën një lajm shumë pozitiv dhe si i tillë është mirëpritur dhe vlerësuar edhe nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, Siguri dhe Emigracion. Kryeministri u shpreh se kjo përbën një arritje historike për qytetarët shqiptarë, por dhe një konsolidim të përpjekjes së vazhdueshme të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit, në zbatimin e politikave më moderne për emigracionin për të mirëpritur të kthyerit etj. “Në tërësi, - theksoi Kryeministri, - përbën një obligim më madhor, në mënyrë që në Shqipëri standardet evropiane të progresojnë, të zhvillohen dhe të konsolidohen. Për ne ka një rëndësi shumë të madhe që ky raport të përshtatet si një program konstant pune, në mënyrë që arritjet reale, të padiskutueshme, të shënuara në përpjekjen tonë për të merituar heqjen e vizave, të konsolidohen dhe të avancohen, sepse kjo përbën pa diskutim një arritje historike për qytetarët shqiptarë. Shënon arritjen më të madhe në drejtim të lirive të lëvizjes në tërë historinë e tyre", - deklaroi Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Kryeministri nënvizoi se qeveria e konsideron këtë raport si vlerësim të reformave dhe suksesit të tyre, por edhe si një detyrim për të konsoliduar më tej arritjet e rëndësishme. Në këtë kontekst, Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që raporti të përshtatet si një program konstant pune, në mënyrë që arritjet reale, të padiskutueshme, të shënuara në përpjekjen për të merituar heqjen e vizave të konsolidohen dhe të përparojnë më tej. Z. Berisha pohoi se tashmë qeverisë shqiptare i mbetet që të avancojë përpjekjet për regjimin pa viza. Sipas tij, mbërritja në këtë vlerësim pozitiv ka ardhur falë reformave të ndërmarra nga qeveria dhe synimi i saj për të bërë Shqipërinë një vend të sigurt. "Ky raport është historik për shqiptarët dhe përbën gjithashtu konsolidim të përpjekjes së qeverisë shqiptare për të bërë Shqipërinë një vend të sigurt. Ky përbën një lajm pozitiv dhe me predispozitë të madhe pozitive këtë e ka vlerësuar edhe Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, Siguri e Emigracion. Ka rëndësi të madhe që ky raport të përshtatet si një program pune që arritjet reale, të padiskutueshme, të shënuara në përpjekjen tonë për të merituar heqjen e vizave të avancohen", - tha z. Berisha.
http://www.standard.al/index.php/abi/11691.html
Krijoni Kontakt