Unejsa,
Vec ne ndodhte qe ta pushtojne arabet Romen, se keshtu qysh po thua ti, i bie qe te mos ndodhe kurre Kijameti.
Pastaj, nuk ndodhi qe as edhe nje meshtar i vetem ta mohoje Krishtin edhe ne torturat me makabre te komunizmit shqiptar, e jo me te ndodhe qe ta mohoje kush ne Vatikan. E jo vec meshtaret, por as trimja Marie Tuci nuk e mohoi Krishtin, edhe pse ne tortura pertej cnjerezoreve. E futen ne nje thes bashke me nje mace. E lidhen, e torturuan ate dhe macen. E ne fund dha shpirt jo prej drurit qe hengri ajo vete, por prej cjerrjeve te maces.
Ja edhe nje histori e vogel nga Italia per te ta argumentuar fene e gjalle ne Krishtin. Zbarkuan turqit ne Otranto te Italise aty diku rreth shekullit XV. I zune rober 800 meshkuj te vendit. U thane: 'Ja pranoni Islamin, ja ua preme kokat'. Te gjithe ata pranuan te vdisnin vetem e vetem qe te mos e mohonin Krishtin. Sot e kesaj dite, emrat e ketyre BURRAVE i gjeni te gjithe te dokumentuar ne Manastirin e Shen Kjares ne Malin e 800 Martireve, ne Otranto.
E sa te kete trima e trimeresha te tilla, mos ia mbani dertin Krishterimit, e besa as Romes.
Paqja me ne!
Krijoni Kontakt