-Natė shpėrthimesh-
Detyruar pėr tė jetuar!
Ndaluar pėr tė vdekur!
Bėrtas! Ulėras! Asnjė zė nuk dėgjohet;
Njė ferr ofruar si shkėmbim ledhatimi, prehjeje!
Dua mė shumė qė tė rebelohem;
Tė rebelohem pa kufi! Tė zhgėnjehem deri nė palc!
Deri aty ku as dhimbja mė nuk quhet dhimbje;-
Gjarpėruese dhe si spirale tė derdhem nė duart e tua t’fryera,
dhe si profete e vjetėr vdekjeje, t’vizatohem nė sytė e tua t’shkryera!
Nėse nata do zgjaste aq kohė,-
sa tė mė lejonte tė pshtyja tėrė helmin;
Fshehtėsi errėsire,
shqipsat e mia plotėsisht nė flakė;
Po sikur nata tė mė linte vetėm farėn ta mbillja!..-
Do rrisja pemė tė ndezura errėsirash,
do haja frutat fluoreshentė, fshehtazi, tė vjela pa shkund,
dhe do hyja pėrgjithmonė nė fushėn e ēmendurisė sė pafund!..
Pėrsėri vie deri kėtu, pranga metali shkri ndėr duar,
Jam me vetėvetėn, vetėm!
Edhe zėrat e ējerra paralajmėrues ulėritės.
Por unė kam kthyer veshėt nė gurė.
Bėrtas! Ulėras! Nė sy shėndruar nė gjakė jam,
derisa pranoj sesa budalla qė jam!..-
Nuk do gėzoj dot as sekonden e gjumit, momenti rrėshqet,
sepse edhe dera e vdekjes ėshtė hapur dhe mua po mė pret!...
Nėse vetėm edhe kjo natė e vetme tė ishte njė mantel,
unė do e qepja mbi lėkurėn time,
dhe do shikoja sesi pushon muzgu nė agim,
qė mė lejon tė jetojė mė nė fund ankthin tim….
© V.P. - 13 Gusht 2010
Krijoni Kontakt