Edhe pse mundohem te lexoj ne heshtje poezit tua,prap diq me vlon ne zemer per te thene Falenderit e dashur qe ndan me neve me te mirat nga me te miret.![]()
Edhe pse mundohem te lexoj ne heshtje poezit tua,prap diq me vlon ne zemer per te thene Falenderit e dashur qe ndan me neve me te mirat nga me te miret.![]()
- - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
Agim Metbala" ♥
“Njė pallto pėr shpirtin tim”
Tani jam kėtu qė tė prek me duar boshin
Kur dėshira e vjetėr tė mė rrjedhė nė gjak!
Tė shikoj acarin tėnd mbi xhamat e veshur
Tė grushtoj duart qė tė tė prekin duan prapė!.
Tani jam kėtu qė tė prek me duar violinėn
Kur malli tė mė flakė mes algash nė humnerė!
Tė shikoj fluturat brenda gėnjeshtrės sė kristaltė
Kur gishtat e shpirtit duan tė tė prekin si pėrherė!
Tani jam kėtu qė tė prek me duar palcėn
Kur marshi plot dhembje fare tė mos vlejė!
Tė shikoj dallgėt e egra tė jetės, trembur
Njė jetė tė tėrė mes heshtjesh diku t’a riblejė!
Tani jam kėtu qė tė prek me duar qoshkun
Kur mbi dysheme tė plasaris shiun e shumtė;
Tė mbėshtjell ėndrrėn e tė qėndis me damarė
Njė pallto pėr shpirtin tim qė ta kem pėr rrugė!
©V.P. 24.06.2011
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
"Falmė"
Shkruaj mbi gjoksin e qiellit, pareshtur
Gjurmė nuk lė vetėm copėza shpirti vetėvras;
Tė thashė pesė gėnjeshtra nė kurrizin e erės
Qė tė mė vrasėsh pesė herė pa shkasė!
[Sa e lehtė mungesa!.]
Sot unė kam festė dhembjen e kam pėr darkė
Zhysė duart brenda meje godas ēastin e vrarė;
Jam, nuk e di nė jam, por tė lutem falmė
Duke tė dashur, duke tė humbur, duke tė qarė!
[Sa e lehtė dhembja!.]
Numėroj me gishta tė shpirtit tim tė prerė
Njė hije dalė prej dheut gjithė ngashėrim;
Nė palcėn e zemrės ky qivuri yt po mbyllet
Brenda meje zhytu tė ndiesh shpirtin tim!.
[Unė s’kam tjetėr!.]
Si tė tė thėrras?... Mall i ēmendur nė erė
Ti kundėrshtari im mashtrues, oh qiell i larmė;
Nuk mjaftoka as gjaku pėr tė lehtėsuar dhembjen
Mbi mua pėrkulu edhe sonte. Oh Falmė! Oh Falmė!
[Unė jam ti!.]
©V.P. – 16/07/2011
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
“Katėr stinė larg”
Shkruaj si ajri mbi shpirtin tėnd,
Teh i dridhshėm ky vėshtrimi yt ėnde;
Lėre! Lėre tė vijė; furtuna, zjarri e era,
Mund tė dehem pėrkryer nė frymėn tėnde!
Shkruaj emrin tėnd mbi njė xham shpirti,
Njė ritėm i padėgjuar nė qiellin e argjendtė;
Nė mbretėrinė e fildishtė hėna mė frenon,
Tė rrahurat e marra shpėrthejnė nė vend!
Diku mes ėndrrave tona ne flasim,
Diku mes mendimesh dėgjojmė mėndje;
Si muzikė, nga erė nate qė dot s’shuhet,
Merr kėtė shpirt, merr mė tė mirėn tėnde!
Shpirti im, shkunde gjumin nga sytė,
Njė puhizė e lehtė; mos frikėso, jam unė ;
Fluturoj sėrish mes shpatullash shpirti,
Hedh gjakun nė deje tė mia edhe pse nė gjumė!
Mbi lėkurėn time kam kujtimin e prekjes,
Ē’tė mundėsh sillmė sonte prapė;
Lėrė tė vijė, nata, zėri, e imja prekje,
Diku mes ėndrrash nė katėr stinė larg!
Kaq afėr meje, saqė nuk mund tė tė shoh,
Mes mijėra frymėmarrjesh ēuditėrisht tė njoh!
©V.P. – 04.08.2011
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
shum poezi te bukura nanushi....
suksese ,suksese dhe vetem suksese...
me thuaj ke botuar liber,apo ka liber nga keta poezit e tua se vertet dua ti kem
c'do te mire...
Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot
"Kur malli rrėfehet…."
Nė shtizėn e parė: Jepmė sekonda tė ndalur
Nga xhepi shpirti bosh ulėret pa shpresė;
Dymbėdhjetė yje mė mbajnė nė fije fjale
Gjysmė mish, gjysmė kujtim, gjysmė vesė!
Nė shtizėn e dytė: Jepmė njė kioskė tė qara,
Tė rrėfehem, o dashuri, skalitur nė mur;
Tre shpirtra pata pranė nė njė kafshatė nate
Qė tani i mbėshtjell nė njė tjetėr lėkurė!
Nė shtizėn e tretė: Jepmė lotėt e paqara,
E pagjumė dhe e huaj jam nė hijen e pendimit;
Si ujė i pistė zbrazet shushurimė e vjetėr shiu
Kukullė e pėrmbysur brigjeve tė harrimit!
Nė shtizėn e katėrt: Jepmė jo’dhembjen tėnde
Ik shpirti im vetmuar nėn miliona lampadarė;
Dhe kurrė mos hedhė sytė nė shavarė prej lotėsh
Tremijė vjet legjendė e njė malli tė gjallė!.
Mbetėn sytė e mi si dy lakuriq nate,
Fantazma tė shqyera tė verbėrisė sate!!!
©V.P. – 19/08/2011
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
"Mė ndje…"
Rroba kujtese nga humbjet sillmė,
Nė kėtė natė ku ne tė dy, pa qenė ne;
Tek ti zemra ime sonte bėhet ėndėrr,
Brenda kėsaj heshtjeje; Mė ndje! Mė ndje!
Sillmė dhe hijet e frymėmarrjes sime,
I vetmi port ku nuk do tė kesh harrim;
Mbylli sytė dhe dėrgoji njė lutje qiellit,
Hyr mes krahėve tė pangopur tė shpirtit tim!
Sillmė kujtimin kur duheshim me zjarr,
Mjaltė i shpirtit sonte mė lan me hi;
Puthja e shfrenuar zhveshur rri nė gojėn time
Zot, pėrse nė duart e huaja pėrpėlitet kjo dashuri?!
Dhe nėse nuk mjafton, sillmė heshtjet,
S’mė vjen keq ē’jetova e s’jetoj mė;
Pėrmes ėndrrash shenjtore do tė tė prek,
Nė ēdo copė ajri do mė ndjesh pėrgjithnjė!
Shiko dashuri, rreth hėnės si enden ca re,
Vėshtroje si qan drita; Mė ndje! Mė ndje!
©V.P. 21 Gusht 2011
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
"S’mund tė jap mė shumė!"
Pikojnė lotėt nė trajta prekjesh
Deklaratėn e erės pres, si pėrherė;
Rrėshqas nė pėllėmbėn e agut tė djegur
E botėn zvarris pėr tė tretėn herė!
Nė epruvetat e heshtjes rimbush mallin
E nata heq pantoflat e shurdhėta prapė;
Tinguj tė shurdhėt mbi ndjenja tė lagura
Spazmė prej dejsh qė ikin me vrap!
Gur tė jesh nė tokėn e lotit prej llave
Dhembja qen me kėmbė tė thyer ngelet;
E lėngata lutet nė tingullin e pėralles
Palca e baladės ndėr sysh mė prehet!
Kur loti ushqen apogjeun e klithmės
E bota e bardhė, tani ngjanė e mallkuar;
Ndjej prekjen e pėrskuqur tė ndryshkut
Breron e ngjizet pėrsėri ai tingull i haruar!
Drurė tė zhveshur mbi inde dhembjesh
Thumbojnė nė palcė perėndime vrer;
Nėse zėri im vdes nder gėrmadha lotesh sonte
Dhuratė dhembjesh tjera nuk kam pėr tė tė sjellė!
©V.P. – 18.09.2011
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
FALEMINDERIT!...
Kam frikė nė kujtesėn e ndaluar,
Ngrihem nė ajėr qė posa lind!
Plasaritur nė peshėn e tingullit tė vdekur,
Pa zhurmėn e pėrhershme e tė pakuptimtė!
Faleminderit mijėra herė, faleminderit,
Vetėm pesė rrėnjė desha, as hi as fjalė;
Kafshojė pafajėsinė e hidhėrimit o tokė,
Djersė e ftohtė shpirti; akoma e gjallė!
Do ngelen bosh ēasti dhe krenaria,
Nė zhurmėn vetmuar kujtesash nė hi;
Mbi dhembjesh tjera, s’kam pėr t’harruar,
Gjysmė shpirtin e ringjallur pėr ta vrarė ti!
Faleminderit o heshtje, faleminderit pėrsėri,
Oh sa fjalė tė humbura unė kam ndjek;
Hija e njė loti pėrpėlitet; e shpirtėzuar,
Nė afshin e dorės sate njėherė pėr ta prek!
Kujtoj, ndjejė shtrėngim nė bark;
Faleminderit prapė!
©V.P. 24.09.2011
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
Krijoni Kontakt