Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 183
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    “Me ndėrgjegje vrarė"

    Eja dhe shih spektaklin e marrė
    Injorantėt njėri tjetrin falin
    Caku im i marrė; trajta njerėzore
    Qė rreshtohet si pėr dreq me djallin!.

    Shikojė mbi masakėr ndėrgjegjesh
    Varrosur nėn njė gur!
    Njėmijė copa zemrash tė thyera
    Qė identiteti nuk iu gjet kurrė!.

    Vazhdojnė tė pacipa pėrrallat
    “na ishte njė herė”…
    Heronjtė e ngrirė nė shpirt sfidojnė
    O Zot, sa tmerr!!!!

    Mbi sa shenjtėr pėshtymė deri sot
    Vranė e tillė ndėrgjegje?!
    Mė pyetėn dhe mua
    por dot nuk u dhashė pėrgjigje…

    ©V.P. – 01 Prill 2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Nanushi Lexo Postimin
    Ėshtė e tmerrshme tė vdesėsh....
    E po aq e tmerrshme tė duash kaq shumė!.
    prej dashurise lindim, prej saj jetojme e vdesim. e pastaj shperbehemi serish ne te... kjo eshte magji, jo tmerr...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    MALL

    Jam mbyllur grusht nė mallin tim
    Thėrrmija ndjesish qė godasin mijėra vende
    Tė fundos mes dehjesh, por mos u frikėso;
    Ėshtė hija e shpirtit tim qė prek fytyrėn tėnde!.

    Tė pėrpijė gjerė nė dehje, o mall i kafshuar
    Mbi jetėn e pangjyrė mbahem pa lėnė asnjė vragė
    Nė kėtė tokė ku lutja ėshtė betim i shkelur
    Pėrmbi pluhurash degdisem, me mallin si plagė.

    Kėtu unė jam veēse njė kortezh i malluar
    Frymė e jetės tėnde Meridian qė pi
    Nėn qiellin e ngrysur muzikė dhembjesh llahtar
    Nuk e di nė jam unė, apo pikė malli pikon ti!

    Harresė, ftohje! Eh zemra seē tė ndjell
    Harresa mė harroi mes resh, ta dish;
    Me mijėra vjet jam djegur pėr ty,
    E do tė digjem dhe mijėra tė tjerė sėrish!

    ©V.P. – 21.04.2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    Vėshtirė ta thuash e mė vėshtirė ta ndjesh

    Shkruaj mbi tavolinėn e zemrės sime!
    E duart boshė kalojė kaq ftohtė nėpėr kėnde;
    Digjem nė ngricė me shpirtin zhveshur krejtėsisht!
    As dora ime s’prek mė dorėn tėnde!

    Shtrėngoma dorėn.
    Shtrėngoma zemrėn.
    (Kjo ėshtė hera e fundit qė tė dua)

    E ky shi sot, nuk di dot tė gėnjejė!.
    Tė dhashė lotin qė ngjanė me dhjet palė lutje;
    Frymova ballė frymėmarrjes tėnde,
    Tė dhashė lėkurėn time qė nuk zhveshėt mė tutje!...

    Pėrqafoma lotin.
    Pėrqafoma dhembjen.
    (Kjo ėshtė hera e fundit qė tė dua)

    Zhys duart brenda meje o mėrzi qė lind
    E njė palė rroba shqyer shpirtit tim i veshė
    Zhveshė lėkurėn e dashurisė si fron dorėzimi
    Por vėshtirė qenka ta thuash e mė vėshtirė ta ndjesh!

    Puthma shpirtin.
    Puthma mėrzinė.
    (Kjo ėshtė hera e fundit qė tė dua)

    © V.P. – 16 Maj 2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    Tė desha pa ty, mė puthe pa mua

    Ēarēafė malluar shtrova nga zemra gjerė nė shpirt
    Njė mijė e njė orė tė zeza tinguj plot vrer;
    Tri herė pėrqafova heshtjen, tri herė me lotin e ngrirė,
    E hodha maska tė lumtura me dhembje dy herė tė prerė!.

    Mes teje e heshtjes distancėn shkurtova gurė me gurė
    Kur buza buzėn hante, ēmenduri brenda njė malli
    Pėr se, pėr ku dhe pėr ēfarė, heshta nė verėn e ngrirė!
    Mėkat qė nuk lan dot turpin e njė tė gjalli!...

    E nė faqet e shpirtit tėnd lotin tim humba
    Kur ėndrra e ngrirė mė zgjojė pa pėrtesė
    Gjersa nata erdhi e pafjalė e nė gjoks m’u ngri
    Nuk kisha fuqi mallin me shpatė malli shtatin t’ia pres!

    E pėrshkova dorėn nėn shpirtin tėnd lehtėsisht pa ndjerė!
    Mbase dhe dėgjove hijen e zėrit tim; nė trungun e njė prese
    Vėshtrova e vetme gropėzėn e harrimit edhe sot
    Bėhu ēdo gjė tjetėr, tė lutem; pos dhembje harrese!

    Qė sot po shkruaj pėr tė lėpirė tė djeshmen! E di
    Pėr fat, ja fisnikėria e mjerė e shprehur me njė fjalė
    Plagė do mbetem nė tėnden zemėr! Sa bukur: Bie Shi!..
    Tė desha pa ty, e mė puthe pa mua o malli im i gjallė..


    ©V.P.– 27 Maj 2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    Fli, dhembja ime, fli

    Dhe mbrėmja bie lehtė sėrish pa zė
    Njė mall i pathėnė, muranė qė dikur prehej!
    Frikė e harruar; ja shpirti nė gjoksin tim
    Madje tė dilte nga dejet e me mua tė ushqehej!

    Njė dashuri, vetėm njė, edhe ajo e shkulur nga palca ime!
    Shikoj vetėn nė pasqyrė e me gishta boshin prek
    Shtrydhem nė tė vjetrėn dhembje tė pavjetėruar
    Kristal i shpirtit mėkatar aty ku edhe britma hesht!

    Memzi hapė sytė, shpirtin tim kam kafshuar
    Dhe muzikė e violinės qė pikon gjakė mbi mua, vret!
    Brenda meje bėrtet mėshira, britma gjerė nė palcė
    Eja, dhembje ime fli, mė e bukura ėndėrr tė pret!

    Zhurmė pėrgjumėse tė mijėra kambanave gjėmuese
    Ēdo tė bėhet me plagen e ēmendur qė harbohet?!
    E zhytur mes boshit tė dhembjes, varros hirin tim
    Njė zė qė djeg pafajėsinė e njė shpirti qė kafshohet!

    © V.P. - 07.06.2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Komplimente nanush.....

    Paskam humbur kohe kot ne forum deri tani duke lene pa lexuar ate me te miren.
    AUTOCHTHONOUS

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    “Kjo dhe ka Zot”

    Kockat qė pėrpara se ti hidhnit, ishin tė mbėshtjella me mish!. Kundėrshtoj ēnderimin e juaj. E uritur jam, por uria ime nuk gjunjėzohet mėshirės suaj pėr tė provuar agonin e njė aftėsie tė pėrdalė dhe i rebelohet zinxhirėve nėpėr korridorin e mjegullt dhe sekret ku ėndrrat e mia hyjnė e ēnderohen pafajėsisht!. Mė kanė dhėnė botėn!!! Dritė tuneli ku rrėmih si e dėnuar e pėrjetshme!
    Ndonjėherė verdallisem nė orėt e vona tė natės, dhe nė pėrpjekje tė ikjes ndalem para njė kasaphane tė mbyllur. Mish pa kocka?!. Kocka pa Mish?!... Edhe pikėpyetja tashmė ka marr formėn e njė prej atyre ēengeleve qė mbajnė varur ato copa prej mishi qė siē duket ende derdhin gjak lumenjsh duke njollosur dyshemetė e drunjta nė formė harte! Ēmenduri do thoshit!..
    Ėshtė heshtja, ajo qė dua unė, shije infiniti qė mbase dhe mė argėton!. Mė pėlqen ajo vrima e vogėl qė e quaj “dhomė” me dritaren qė vėshtron pėrtej horizonteve tė atyre mureve tė ndėrtuara me tulla. Kam dhe pianon! Njė mace qore qė kohė pas kohe mė mbush me tinguj parajsėn time gri. Kam dhe merimangėn qė di tė veshė pallto ndėrsa gjuan insektet dhe u qeshet me ironi...
    Botime librash nė miniaturė, me pesė e gjashtė fleta tė humbura, ku njėri kapitull pėrplaset me kapitullin pasues... Kėmbė qė zvarriten dyshemesė ndėrsa ngas makinė imagjinare...Betejė empirike kundėr ligjeve fizike. Ē’gjė tė re ka kėtu?!...
    Mund tė kisha qenė unė ajo copė mishi pa kocka, apo ajo kocka pa mish e mbėshtjell nė njė copė gazete dhe e peshuar nė njėrėn prej atyre peshorėve tė ndryshkura, qė do pėrfundoja nė gojėn e asaj maceje tė zezė qė sorollatet lartė-poshtė dhomės sė errėt, duke lėpirė mustaqet pėrpara njė ushqimi tė tillė si unė!....
    Po pėrmbysem!. Dua ujė....Ujė tė fjetur....rrėnjė luleje...Dua tė futem nėn lėkurė! Pse Perėnditė pėr njė ēast e mbajnė sqepin mbyllur?!. Mbase mė duhet tė ecė mė shumė, tė kacavirrem nėpėr qiejt boshė pėr tė shkundur rrahjen....
    Unė, dikushi! Krijesė qė godet diellin nga pas, qė hedh hije drejt qiellit tim gri... Ja ku jam prapė, nė rrugėn e zhveshur deri nė kockė, nga rrahjet brutale tė pandershmėrisė suaj! Dhe mos guxo tė mė gjykosh perėndimin tim! Edhe unė si ju dua tė ndalem. Menjėherė. Tė groposem sa jam ende nė kohė. Duhet. sepse kėshtu donte dhe do Perėndia ime. Sepse kėshtu donte dhe do zemra ime e ēmendur.
    Ndaj thėrras nė tėrbim, dhe kacavarėm pas kujtimeve tė humbura qė dot nuk i kthejė. Nė ēdo plagosje. Nė ēdo lot budallallėku. Mė duhet tė bėjė rezistencė nga ēdo kėnd, nga ēdo derė, nga ēdo dritare, ose do vdes! Menjėherė. Nė kėtė ēast.... Derisa pėrplasem nga lufta e ēoroditur mes meje e hijes, qė tani rri pėrpara meje... Zot, mė pagėzo... Mė pagėzo me djersė... Derisa uji i bekuar tė shpėrthejė nga dejet e mia...
    Qaj, nė do qaj, rėndėsi mė nuk ka!... Sot kam qiellin kumbar....Kam lutjet e mia, vetėm tė MIAT!

    ©V.P.– 10.06.2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    “Tri fotografi”

    Humbas nė barkun e perėndimit
    Midis shpatullave tė shpirtit; e vrarė
    Sa e pamat pėr mua gjysma e heshtjes
    Gjersa zhvesh lakuriq fotografinė e parė!

    Ndjejė rrahjen e zemrės sė ēmendur
    Gjysma e shpirtit harkuar mbi sytė
    Mė fal qė po shtoj, mė dėfren dhembja
    Gjersa zhvesh lakuriq fotografinė e dytė!

    Hedh vėshtrimin e ditės sė kaluar
    Mė tėrbon boshllėku i lotit tė shkretė
    Pesė dhembjet e vrara pėrflaken tej
    Gjersa zhvesh lakuriq fotografinė e tretė!

    Tė flas, tė ftoj, tė hesht nga thellėsitė
    Tek godas pėrtej pasqyre lotin e urryer
    Mbrohem me gjak nga tehu i shpirtit tim
    Ja kėshtu klithet brenda njė zemre tė thyer!

    E ti mos harro tė gėzosh! Ja jetėn time-
    Gjersa kufoma e hėnės varros vetveten
    Nuk mund tė ma marrėsh atė qė mė ke dhėnė
    Grisur ende mbaj, tė parėn, tė dytėn e tė tretėn!

    ©V.P. – 13.06.2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    209
    “Dy pamje, veē njė fletė”

    Shoh shpirtin akull qė fluturon nė hapėsirė,
    Mė pas edhe mallin tė bardhė e tė ngrirė!.
    Memece do mbetet pėrherė heshtja jote mjaltė,
    Nė ballė dashuria pėrjetėsisht njollosur nė baltė!.

    Mė ngjake si ajėr , drejt qiejve drejtuar,
    Me krahėt e shpirtit mbi gjoks kryqėzuar!
    Me baltėn nė fytyrė, nėnqesh si e gjallė,
    Ē’kuptim ka marrėzia mbi shpirtin plot mall!

    Nuk kisha fat sot, mbase rikthehem dikur,
    Nuk ishin tė huaja ėndrrat qė mbėshtolle nė qivur!.
    E kam parė tė bardhė zėrin, te fundit mallkim
    Ėndėrr e pėrhirtė e etura baltė e shpirtit tim!.

    ©V.P. 16.06.2011
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •